Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Protesta kundër taksës së “Rrugës së Kombit” është e motivuar ekonomikisht, moralisht dhe patriotikisht
Publikuar më 05 prill, 2018 në orën 08:23 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Janë veprimet, sjelljet dhe vendimmarrjet ato prej të cilava vijnë reagimet, protestat, opinionet, vlerësimet dhe gjykimet personale dhe kolektive per pasojat qe vijne prej kushdoqoftë ai apo ajo: politikë, pushtet, drejtesi, ideologji e diplomaci e individit apo e grupit.
Kjo taksë është një rast i ri më i fundit i politikës antikosovare të Tiranës.

Nuk mund të thuhet se kjo taksë që u vendos se ishte e pa mirestudiuar dhe e nxituar pasi te gjithe shqiptaret e dine se qytetaret e Kukësisit dhe të zonave të tjera të Veriut të Shqipërisë te cilet pothuajse per dite për punë dhe për halle të tjera jane te detyruar qe të levizin në kete rruge. Qeveria e di më mirë se kushdo tjetër edhe se kjo taksë është e papërballueshme për vlerën e lartë të saj, pasi zona në fjalë është ajo që ka varfërinë dhe papunësinë më të lartë në Shqipëri prej të cilave banorët e asaj zone po largohen nga Shqipëria. Pra, kjo taksë provokoi dhe nxiti perotestën e drejtë dhe më se të motivuar në aspektin ekonomik, moral dhe të dinjitetit civil e cila erdhi si pasojë e këtij provokimi nga kjo taksë e vendosuar nga qeveria, nga pushteti i lig, antihuman dhe i papërgjegjshëm.
Por kjo taksë është edhe një provokim me durimin, dinjitetin dhe me fisnikërinë e popullsisë patriotiketë Kukësit dhe të Verilindjes së Shqipërisë, e cila pavarësisht burimeve të mëdha pasurore, minerare, pyjore dhe energjitike, prej pasurive kombëtare të kësaj zone ku përfiton e gjithë Shqipëria, por që çuditërisht kjo është zona më e verfëra dhe më e papuna në Shqipëri e cila po boshatiset per ditë prej banorëve të saj; kjo taksë ishte një provokim i rëndë me ndjenjën e lartë patriotike të shqiptarëve, provokim me unitetin dhe me prestigjin kombëtar e cila vendos barriera mosafrimi, moskomunikimi, moszhvillimi, perçarëse, mostregëtimi dhe mos integrimi mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Kjo sepse, vetë caktimi i kësaj takse me monedhën euro dhe jo me monedhën kombëtare të Shqipërisë, me Lekun, kjo tregon se bëhet për kosovarët shqiptarë, sepse vetëm ata kalojnë në këtë rrugë nga vëndet të cilat kanë monedhë euron.
Ky fakt pastaj edhe shfrytëzohet duke ua imponuar atyre edhe këmbimin spekulativ valutor.
Taksa e kesaj Rruge u vihet shqiptareve te Kosovës për faktin se politika e pushteti në Tiranë gjykojne akoma ashtu si gjithmone se kosovarët nuk kanë se ku shkojne tjetër perveçse në Shqipëri, pasi Kosova ka në kufinj shtetet sllave me të cilat historikisht shqiptarët e Kosovës kane pasur armiqësi, dhe prej të cilëve kundër shqiptarëve të Kosovës është ushtruar krim dhe genocid.
Fakti tjetër është spekulimi që bën politika e Tiranës me patriotizmin e shqiptarëve të Kosovës të cilët për Shqipërinë kanë respekt deri në adhurimin e saj si të shenjtë për ta.
A është logjike që të vihet kjo taksë kaq shumë e lartë për kosovarët të cilët familjarisht nuk vijnë në Shqipëri vetëm një herë në vit, jo vetëm për Plazh p.sh., por ata vijnë këtu dhe kremtojnë në Shtetin Amë festat kombëtare, pushimet dhe vik-endet; mijera shqiptarë nga Kosova vijnë për të parë sportet e kombëtareve sportive të Shqipërisë jo një herë në vit por sa herë ka evenimente të tilla; vijnë për t’i mbështetur dhe për t’i përkrahur ata duke lënë në Shqipëri mijra e miliona euro.
Në Kosovë planprogramet mësimore edukativo-kombëtare kanë të planifikuar vizita të shpeshta në Shqipëri nga nxenësit kosovarë, të monumenteve të historisë dhe të kulturës kombëtare, dhe për të ardhur edhe në këto vizita pra a duhet paguar edhe kjo taksë kaq e lartë për rrugën?! Dhe pra nuk ka pse të vendosej kjo taksë e kësaj rruge të papërfunduar dhe pa standarte, por as edhe kaq shumë të lartë,nder me e lartat ne Botë per popullin më të varfer në Europë.
Kjo është një taksë antikombëtare.
Vendosja e kësaj takse e cila artificialisht përbën një “refuzim”imponues për shqiptarët e Kosovës për të ardhur në Shqipëri, dhe çuditërisht përkon edhe në kohën kur autoritetet policore kosovare arrestuan dhe dëbuan nga Kosova Marko Gjuriqin,Dretorin e Zyrës për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë pasi hyri ilegalisht në Kosovë kur atij i ishte refuzuar hyrja në Kosovë per deklarata te ashpra provokative nacionaliste te leshuara nga ai.
Është folur dhe flitet shumë për këtë rrugë e cila quhet “Rruga e Kombit”, duke spekuluar shumë në emër të Kombit dhe patriotizmit.
Është folur dhe përfolur se kjo rrugë i shërben shumë Kosovës, kur në fakt së pari i shërben edhe krahinave më te varfera Verilindore të Shqipërisë të cilat kanë qene pothuajse te izoluara dhe e kane pasur gjithmonë të vështirë lidhjen e tyre me Tiranën.
Është folur dhe përfolur shumë nga ishopozita e atëhershmë sot në pushtet ,Partia Socialiste, dhe se është akuzuar prej saj për korrupsionin që është bërë për këtë rrugë e pagëzuar si “Rruga e Kombit”.
Tani kur PS është në pushtet ajo merr vendimin për taksimin e lartë të kësaj rruge, gjë e cila po verteton edhe atë per te cilën thuhej dikur se ajo kurrë, pra Partia Socialiste as nuk do të kishte qenë e interesuar për ndërtimin e kësaj rruge, pasi me këtë taksim kaq të paarsyeshëm prej kesaj qeverie realisht po e shndërron atë rrugë në një barrierë moskomunikimi mes kombit.
Unë ashtu si edhe të tjerët nuk jam kundër taksimit të rrugës, por jo në këtë mënyrë dhe në këtë masë të tillë e cila ia kalon dhe realisht si e tillë më afër kjo taksë sillet si një “ gjobë”e shtetit shqiptar për qytetarët e Kosovës, të Kosovës Lindore dhe te Veriut të Shqipërisë. Shqiptarët e Kosovës akoma i kanë të freskëta dhe që vazhdojnë akoma por jo në atë masë sa dikur, gjobat dhe ryshfetet që u vendoseshin atyre për të hyrë, qarkulluar dhe për të dalë nga Shqipëria “Amë”.
Vitin e kaluar sa e sa keqtrajtime dhe “përndjekje” u janë bërë në Durrës autobuzëve të Kosovës në Plazhin e Durrësit duke i gjobitur dhe duke i detyruar ata që të futeshin e të parkoheshin skutave të plazhit pasi nuk kishte as vënde parkimi për ta.
Kjo rrugë nuk duhet të taksohej ne këtë masë pasi dhe përderisa nuk ka edhe rrugë alternative për të kaluar mjetet, shoferët e të cilëve si nga Shqipëria dhe nga Kosova nuk kanë mundësi financiare për ta paguar këtë taksë te larte
Tjetër, do të kishte qenë e arsyeshme që të paguhej vetëm taksa e Tynelit pasi vetëm ai plotëson kushtet dhe standartet, dhe pjesa tjetër e asaj rruge prej 50 km, është një si vetëm gjysmëautostradë e cila nuk ka as standartet e saj.
Si mund që shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë të paguajnë një taksë për një rrugë e cila nuk plotëson kushtet e shërbimit, rrugë e cila nuk ka plotësuar standartet shkencoro-inxhinjerike dhe as te sigurise, pra për një rrugë e cila nuk siguron shërbimin e duhur, pasi shërbimi paguhet kur ai të ofrohet.
Por akoma më keq akoma si të paguash për një rrugë e cila as nuk ka përfunduar, dhe me këto ritme ajo do të përfundojë ndoshta pas 10 vitesh. Pra vendosja e kësaj takse nga qeveria shqiptare nuk i shërben lehtesimit dhe nuk e ndihmon komunikimin historik dhe as afrimitetin kombëtar, nuk i shërben realisht komunikimit social ,ekonomik dhe kulturor të shqiptarëve ,por kjo taksë është një detyrim për të parapaguar kosovarët për ndërtimin dhe përfundimin e kësaj rruge. Pra kjo është sikur indirekt t’u thuash dhe t’u kërkosh kosovarëve se: doni të vini në Shqipëri, paguani që t’ua ndërtojmë rrugën!
Në të tilla kushte kjo taksë e vendosur nga qeveria shqiptare rrëzon mitin spekulativ te patriotizmit të rrejshëm të kësaj rruge si “Rruga e Kombit”. Kjo taksë do mbetet në histori si taksa e turpit e Ramës dhe e Rilindjes Socialiste.
Dhe në se është abuzuar me fondet e ndëtimit të asaj autostrade , për korrupsionin me të, nuk kanë pse të paguajnë qytetarët Shqipërisë dhe të Kosovës ku këta të fundit shumica e tyre nuk vijnë për biznes por për të pushuar disa ditë ne plazh, te te afermit, te farefisi dhe te miqtë, si dhe shpesh here per festa e pushime 2 ditore javore ne Shqipërinë Amë duke u sjellë miliona euro fitime bizneseve te ndryshme të Shqipërisë.
Kështu kjo rrugë me këtë taksë nga rrugë e integrimit të Kombit po bëhet barrierë e pengesë për Kombin, pasi i detyron dhe ua imponon shqiptareve te Kosovës qe të gjejnë alternativa të tjera tregetie, biznesi dhe turizmi.
Pra Tirana apo shteti Amë nuk duhet të sillet edhe tani ashtu edhe si gjithmonë, si Njerkë për shqiptarët e Kosovës.
Edhe gjatë Luftes në Kosovë, Shqipëria me plot armë dhe me depo armatimi e municioni nuk i vuri ato ne dispozicion te Luftes se Kosoves ,por ushtaret çlirimtarë furnizoheshin me armë e municione të vjetra dhe të skaduara që edhe ato madje ata i blinin në Shqipëri, në një kohë dhe derisa ato edhe shpërthyen nëpër depo dhe nëpër fushat e demontimit dhe të kontrabandimit të tyre.

Skënder S. KAPITI

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 1 vizitorë
Lexuar: 549 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi