Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
DO TË VIJE KOHA PER TE “BLERË” RINI TË HUAJ !
Publikuar më 10 prill, 2018 në orën 04:03 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Katër stina, katër mrekulli natyrore në mbarë gadishullin Ilirik (Ballkan)! Ndërsa për faktorin njeri, U. Çerçili është shprehur kështu: “Ballkanasit prodhojnë shumë më shumë histori se sa mund të konsumojnë”.
Strukturat Institucionale nga lartë e poshtë, si dhe subjektet politike, bëjnë një veprim që krijon pakënaqësi në vazhdimësi jetë neveritëse të pa durueshëm. Të bënë ta urresh edhe natyrën. Edh pse kjo hapësirë gjeografike ka katër stina të vitit dhe dallohen nga njëra tjetra me bukurit e saja. Dallohet edhe me produktet bujqësore, të kualitetit të lartë.

Në hapësirën të kësaj natyre, faktori njeri vepron në disfavor të zhvillimit të mirëfilltë shoqëror. Ligjet interpretohen ekskluzivisht sipas vullnetit të klasës sunduese dhe atë pa dhënë llogari. I pa fajshmi, bëhet i fajshëm dhe dënohet, malltretohet, burgoset dhe mundet të i ndodhë edhe më e keqja. Ndërsa fajtori, as nuk gjendet, dhe jeton i lirë sikur të mos ketë bërë gjë.
Po dëgjove lajme, dhe lexove portale të ndryshme, mbushesh me neveri e vrer, e me urrejtje, negative, me shqetësime e trishtime, nga më të ndryshmet. Dënime, e ndëshkime vend e pa vend, pa fakte e pa arsye, pa dëshmi reale dhe pa bazë ligjore, po sipas diktatit politik, të tekeve, që shqiptohen madje edhe dënimi me burg të përjetshëm. Ngjanë, që nga këta, pas disa vitesh të lirohen si të pa fajshëm, thua se janë dënuar nga organet laike. Dëshmitë e “montuara” mundet të prodhojnë përgjegjësi juridik – penale, por jo në shkallën më të lartë, dënim me burg të përjetshëm, dhe pas një kohe të lirohen të pa fajshëm.
Më 23 mars 2018, në një debat tv, një gazetar tha se, në Maqedoni, qenkan të dënuar me burg të përjetshëm 60 persona, të gjithë me përkatësisë nacionale, shqiptarë!!! Nga ngjarjet e kohës, të jep të dyshosh se këtu (mund të ketë) ka pa drejtësi! Thjesht, mundet të shtrohet pyetja, pse mos të ketë nga nacionaliteti sllav me burg të përjetshëm?! ... Ta dërgosh dikë me dhunë në pushim verorë, është neveritëse dhe e pa përballueshme, po me burg! ...

Anomali e dhimbshme janë në çdo fushëveprim të jetës së qytetarit, punësim pa kriter, me lidhje – nepotizëm, me ndikim partiak, pa kriter. Ambiente të ndotura, qielli i helmuar, etj etje. Nga këto anomali, sot Ballkani dita ditës, po zbrazet nga gjenerata më e shtrenjta dhe më e shenjta: RINIA.
Një fakt i pa mohueshëm dhe që duhet të shqyrtohet, janë edhe taksat rrugore, psh: Kumanovë - Shkup dhe anasjelltas taksa rrugore kushton, 200 den. Kurse për një vit 73.000 den. Llogaritur në Euro diku: 1.150 Eu. Ndërsa nga Shkupi për Tetovë dhe anasjelltas, 160 den. Për një vit 65.700 den, në Euro 1077. Eu. Po ashtu nga Tetova për Gostivar. Kurse për mjetet tjera të transportit, taksat janë krejt me tjetër çmim, si psh. për kamion, autobusë, etj.
Këto çmime astronomik, nuk ka të ngjarë të ketë diku në rruzullin tokësor. Pa hyrë në detaje se këto rrugën, a janë në harmoni me standardet e kohës ?! Përgjigja është, më se e vërtetë: JO.
Po të krahasohen këto taksa, me disa shtete të Europës, ku rrugët janë në një standard të lartë, si, p.sh. Zvicra, ku për një vit (vinjeta) paguan vetëm: 40 Franga zvicerane. dhe për tërë rrugëtimin që e bënë kudo në shtetin Helvetik, për 365 ditë. Të bënë të çmendesh dhe jo vetëm të neveritesh. Po Gjermania ”oqeanike” pa asnjë lloj takse, dhe shumë rrugë edhe me katër korzi!!!
Faktori njeri, të vetëdijesohet në harmoni me vlerat e mira pozitive, aty ku jeton e frymon populli, të ketë rend të mirëfilltë, ligjet pozitive të jenë në harmoni me interesat e qytetarëve dhe pa hile, e ndasi: në pozitë, a po në nacionalitet.
Prandaj të fillohet nga e para e mbara, sa ka edhe pak rini, për mos me ardhur koha, me “BLERË” RINI TË HUAJ, sot që po e bënë Europa. Kur s`ke e blenë, por e ke, e nuk e ruan, dhe e humbë për asgjë, është mëkat që nuk falet.

Qemal Musliu

9 prill, 2018

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 405 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi