Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Convertus, n’daç ndërro emër, n’daç ndërro fe, kurrë s’do bëhesh SKËNDERBE!
Publikuar më 10 prill, 2018 në orën 21:20 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Nënvizim

*** Kur shoqëria është e prekur nga shumë viruse epidemike (sëmundjet, padrejtësia, pabarazia, uria, varfëria dhe papunësia... etj.), shfaqen edhe dukuri negative dhe iracionale, sepse njerëzit fatin e tyre kërkojnë në llotari, në lojëra bixhozi, në fajde, në idoktrinime të ndryshme politike dhe religjioze, në konvertimin e identitetit personal ose religjioz, në mercenarizëm, në mashtrime, në shfrytëzimin e njeriut prej njeriut, në dekadencë… dhe në filozofinë egzistencialiste, duke ëndërruar një jetë më të mirë jashtë realitetit.

Të mësohemi të jetojmë me realitetin maerialist dialektik, jo me fantazma që të prishin mendjen, të zhbirojnë zemrën dhe të verbojnë sytë

Natyrisht se, do të ishte e mira e Zotit, e Kombit dhe e Atdheut-SHQIPËRISË ETNIKE, që të punojmë siç na mëson Naimi Frashëri ynë “Punë, punë natë e ditë që të shohim pakëz dritë…”, të edukohemi, të arsimohemi dhe ta ndjekim rrrugën e ndritshme kombëtare dhe atdhetare patriotike të kolosëve Hasan Prishtina, të Ismail Qemalit dhe të Adem Jasharit për të dalluar dritën nga terri dhe lirinë nga robëria. Mirëpo, kjo nuk arrihet duke ndërruar emra, duke tradhtuar, duke mashtruar, duke shpifur dhe duke luajtur bixhoz nëpër taverna dhe kafene të shkollës falimentuese dekadente të egzistencializmit dhe të nihilizmit “modern”.

Me injorancë, me përralla imituese dhe me fall indoktrinues rinfus, të konsumuar për t’i çoroditur dhe infektuar të tjerët. nuk bëhet ribashkimi kombëtar dhe i SHQIPËRISË ETNIKE

Të bëhesh personalitet-VLERË me famë kombëtare dhe ndërkombëtare, emri s’lot rol, kush je, i kujt je dhe nga je, por mendja, puna e vyer, sjellja shembullore, kultura dhe vepra e dëshmuar, e çmuar dhe e vlerësuar nga shoqëria.

Ja disa shembuj konkret nga historia, nga politika, nga kultura kombëtare shqiptare: Hasan Prishtina dhe Babai i Shqipërisë Etnike, Ismail Qemali nuk e ndryshuan emrin as fenë, por ishin dhe mbetën personalitete dhe vlera emblematike të pavdekshme kombëtare dhe atdhetare shqiptare, që si SKËNDERBEU dikur, i thanë JO TERRINËS DHE ROBËRISË SHEKULLORE, duke ia kthyer pushkën Perandorisë Osmane për çlirimin, për pavarësimin, për bashkimin dhe për formimin e shtetit të parë shqiptar brenda kufijve natyralë autoktonë të Shqipërisë Etnike, më 28 Nëntor 1912.

–Të gjithë ata, që ndjekin këtë rrugë të dritshme si dielli, nuk kanë nevojë të bëhen përgaz, duke ndërruar emër, komb e fe, sepse shpëtimi i shqiptarëve vjen nga çuarja në vend e amanetit dhe e veprës së pavdekshme liridashëse, kombëtare dhe atdhetare e ndërtuar me shekuj nga plejadave e RILINDËSVE dhe e LËVIZJES KOMBËTARE SHQIPTARE (1878 -2018).

S’ka asnjë dyshim se këtë vërtetë aksiomatike e provuan edhe veprat vlerore jetësore epokale, patriotike dhe kombëtare shqiptare të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, të Sami, Abdyl, Naim Frashërit, të Pjetër N. Luarasit, të Papa K. Negovanit, të Hoxhë Tahsinit, të Çerçiz Topullit, të Jeronim de Radës, të At Gjergj Fishtës, të Konstadin Kristoforidhit, të Ndre Mjedës, të Filip Shirokës, të Ismail Qemalit, të Hasan Prishtinës, të Luigj Gurakuqit, të Hoxhë Kadri Prishtinës, të Isa Boletinit, të Azem Bejtës, të Nënë Terezës, të Shaban Polluzhës, të Shaban, Hamzë dhe Adem Jasharit, të Adem Demaçit, të Fazli Greiçevcit, të Rexhep Qosjes, të Ismail Kadares, të Jusuf e Bardhosh Gërvalla, të Kadri Zekës…., e qindra e mijëra të tjerëve me emra dhe me mbiemra të ndryshëm myslimanë, katolikë dhe ortodoksë, që emrat dhe mbiemrat e tyre nuk ishin kurrfarë pengese, që të bëheshin pesonalitete grandaioze vlerore të kombit, të atdheut, të shkencës, të artit, të kulturës dhe të humanizmit kombëtar dhe botëror.

Prandaj, është naivitet dhe budallallëk sui generis të ndryshohet emri dhe mbiemri, sepse në rrethana dhe në kushte normale, nuk fiton as dituri, as burrëri, as trimëri, as miliona e miliarda, as nuk gëzon kurrfarë autoriteti, respekti, as besimi nga të tjerët, veçëse bëhesh komik, i dyshimtë dhe objekt talljeje, duke mos të vërë “në pullë “ asnjë njeri normal.

Ndërrimi i emrit nuk të bën patriot mbase nuk është kurrfarë obligimi dhe IMPONIMI KOLEKTIV KOMBËTAR, por vetëm një dëshirë individuale fantazie

Prandaj, ai që ndërron emër dhe mbiemër ose fe për qejf, s’ka nevojë t’u bjerë këmbanave të kishave, as t’ua nxjerrë gjumin minareve të xhamiave, sepse ai nuk është kurrfarë apeli i dobishëm human as për shpëtimin e njerëzëve nga fatkeqësitë elementare të natyrës (tërmeti, cunami), as për shpëtimin e njerëzëve nga rreziqet e luftërave dhe të epidemive të ndryshme shkatërrimtare të bashkësisë njerëzore ( kanceri, kolera…etj.), as për grumbullimin e ndihmave bemirëse humanitare kombëtare dhe ndërkombëtare, as për parandalimin e konflikteve dhe të luftërave grabitçare kolonialiste dhe neokoloniaste, as për çlirimin, as për bashkimin e as për paqen e humanizmin si vlera siprane të qytetërimit dhe të mirëqenies së përgjithshme të botës së sotme modern (e pllakosur nga varfëria, nga papupunësia, nga uria e thellë, nga sëmundjet vdekjeprurëse, nga mjerimi ekonomik, si dhe nga ekzodi sistematik i miliona refugjatëve nga konitetet e ndryshme të botës), POR vetëm një lloj idealizmi i verbër subjektiv i individëve nihilistë, të cilët ushqehen me nusprodukte të ideologjisë së fetishit, jo të ideologjisë shkencore të realitetit të materializmit dialektik.

Kjo formë e idealizmit të fetishizimit të realietit, është instrumenti ideologjik më agresiv i vetëmohimit dhe i tjetërsimit të vetëvedijes së njeriut normal, i cili në këtë mënyrë endërron për një jetë a fat më të mirë. Mirëpo, pavarësisht nga ambicia negative, asgjë nuk mund të ndryshojë duke ndërruar emrin, mbiemrin, vendin ose religjionin, sepse pa mend, pa dituri, pa sakrificë, pa përpjekje, pa punë “ditë e natë…”( si shkruante Rilindsi ynë i madh, Naim Frashëri), pa qendresë mbinjerëzore, pa ideal e realizëm të pathyeshëm dhe pa vepra kolosale të pavdekshme kombëtare dhe patriotike sikurse ato të RILINDËSVE tanë, nuk mund të jesh as hija e Gergj Kastriotit- SKËNDERBEUT, as e Ismail Qemalit, as Naimit, as Abdylit, as e Samiut, as e Hasan Prishtinës…etj.

Ndërrimi i identitetit është çështje personale private, e drejtë e çdo individi

Mirëpo, individët, që ndryshojnë emrin dhe mbiemrin, nuk ka nevojë që përmes RTV-së dhe masmediave të tjera vendore dhe botërore të “alarmojnë” si një “zbulim shkencor” APO si një “akt heroik” kombëtar, duke imponuar ndonjë shpërblim (çmim nobel), mobilizim, mbështetje apo mirënjohje patriotike gjithëkombëtare kolektive a shtetërore, sepse ai është vetëm një akt privat-një dëshirë personale, që prej tij nuk fiton asgjë interesi i përgjithshëm i shoqërisë, as i kombit, as i politikës, as i ekonomisë, as i atdheut, as i shkencës e as i mirëqnies së përgjithshme të shoqërisë qoftë në kuptimin e ngushtë të brendshëm, qoftë në atë të gjerë të jashtëm.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 273 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi