Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Xhudistet e Kosovës e bënë Kosovën superfuqi sportive
Publikuar më 13 prill, 2018 në orën 23:10 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Askush nuk e ka rritur sot imazhin e shqiptarëve në botë se sa Sporti i xhudos , kampionet dhe rekordmenet shqiptare të këtij sporti, vajzat të cilat i sollën Kosovës dhe shqiptarëve medaljet e arta, vëndin e parë dhe të gjith njohjen dhe respektin e përbotshëm të Kosovës sportive, dhe pra të shtetit të Pavarur të Kosovës.
Xhudistet kosovare janë sot krenaria më e madhe kombëtare me të cilat krenohen kudo shqiptarët.

Në çdo evenimet dhe turne nderkombëtar, europian dhe botëror të sportit të xhudos, ku kanë garuar vajzat shqiptare të Kosovës, ato i kanë dhuruar asaj medalje, krenari dhe lavdi duke ngritur lart prestigjin dhe imazhin e shqiptarëve dhe të shtetit të Kosovës, duke sfiduar dhe lëne prapa edhe shumë vënde e shtete të fuqishme, superfuqi botërore në këtë sport.
Shpirti i lartë kombëtar, karakteri heroik dhe luftarak, dinjiteti dhe personaliteti i larte i vajzave kosovare e ka ngritur lart, në zenit imazhin dhe prestigjin jo vetëm sportiv ,por edhe diplomatik, politik, kombëtar dhe shtetëror të Kosovës, e shtetit të ri shqiptar të Kosovës legjendare.
Me medaljet e arta të tyre të fituara në këto gara të mëdha ndërkombëtare sportive, ato shndritën si yje dhe e shkruajtën me arë edhe historinë e Kosovës, duke i dhënë Shtetit të Kosovës statusin ndërkombëtar të superfuqisë në sportin e xhudos në unionin global të botës më të madhe,të asaj sportive.
Atë të cilën nuk arrijnë dhe nuk janë në gjëndje për ta bërë politika e pushtetit të sotëm si të Shqipërisë dhe të Kosovës, por që janë të aftë për të bërë të këqija kombëtare duke e mbajtur Shqipërinë dhe Kosovën si kampione të varfërisë, të papunësisë, të padrejtësisë, të eksodit,të drogës, të korrupsionit,mosintegrimit dhe të bllokimit të prosperitetit, krejt ndryshe bëjnë dhe kontribuojnë sportistet kosovare të cilat me dinjitet përfaqësuan Kosovën edhe në “Grand Prix Antalya 2018” duke i dhuruar Kosovës vëndin e pare me tre medalje të arta dhe një të argjendë.
Atë të cilën nuk janë në gjëndje që ta bëjnë qeveritë e dy shteteve shqiptare për njohjen prej shteteve të cilat deri më sot nuk e kanë njohur Kosovën, këtë po e bëjnë xhudistet kosovare që shumë nga ato shtete të fuqishme botërore të cilat nuk e njohin akoma Shtetin e Kosovës si p.sh. Rusinë ,Brazilin etj., i kanë detyruar këto shtete që t’i njohin dhe t’i respektojnë simbolet e shtetit të Kosovës, himnin dhe flamurin e saj edhe në shtetet e tyre madje; shumë prej sportisteve të atyre shteteve kanë marrë ndëshkim dhe humbje në përballjet sportive me heroinat e Kosovës.
Urime, respekt dhe mirënjohje për këto vajza heroina.
Është për t’u habitur” neglizhenca” dhe minimalisht as mospërmëndja jo vetëm nga politika dhe shteti i Shqipërisë prej të cilëëve të paktën nuk pati asnjë përgëzim apo urim as sipërfaqësor deri më tani, por as mediat nuk i kushtuan aspak vëmëndje dhe as nuk ia bënë të njohur publikut shqiptar të Shqipërisë këtë arritje madhështore historike të vajzave të Kosovës të cilat e fituan këtë garë të madhe ndërkombëtare të “Grand Prix Antalya 2018” dhe e cila është krenari për të gjith shqiptarët.

Skënder S. KAPITI

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 1 vizitorë
Lexuar: 455 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi