Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
AMERIKA, ta shpëtojë Kosovën nga lidershipi korrupcionist-oligarkik dhe despotik
Publikuar më 13 prill, 2018 në orën 23:17 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** -Sepse, si rregull, ai që shkel ligjet dhe kushtetutën e shtetit (që u mohon të drejtat dhe liritë e qytetarëve të shtetit të vet), nuk mund të jetë kryeministër e as president i Republikës së Kosovës. –Shteti i ri i Kosovës nuk ka nevojë për diktaturë, për diktatorë, për korrupcionistë dhe për abuzues të vlerave dhe të fryteve të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës, por për demokratë me ide, me veprime, me platformë dhe me vizion të qartë ideopolitik dhe demokratik proevropian perëndimor dhe amerikan, që favorizojnë të drejtat dhe liritë elementare të çdo qytetari në Kosovë.

–Për hir të korrupcionit, të luftës dhe të sëmundjes patologjike për pushtet dhe të pasurimit të paligjshëm dhe të pakufijshëm të lidershipit despotik, AMERIKA dhe ALEATËT E SAJ EVROPERËNDIMORË nuk DO TË DUHEJ TË LEJONIN, që Kosova demokratike evropiane-amerikane, të rrëshqasë në diktaturën fashiste të një apo disa ish-profiterëve të luftës, sot (në liri e paqe), milionerë të korruptuar dhe autokratë të dëshmuar si “zotë” sui generis të Kosovës (1999-2018).

*** -Ndryshe, për një kohë shumë të shkurtër Kosova demokratike, do të shthuret sikurse dikur Republika Federale Gjermane e Vajmarit nga diktatura fashiste, nga autokracia, nga despotizmi, absolutizmi dhe nga nazifashizmi i Adolf Hitlerit (1933).
****Personalizimi autokratik dhe policizimi i pushtetit shtetëror të Republikës demokratike të Kosovës shpie në rifashizimin dhe në rikolonizimin serbo-sllav të Kosovës.

Me kapjen dhe me personalizimin e pushtetit, Hashim Thaçi ia ka tejkaluar edhe kryetarit të përjetshëm të Jugosllavisë, Titos (1963-1980)!

Sepse kompetenca dhe autorizime të tilla të pakufizuara antiligjore, antikushtetuese dhe antidemokratike të presidentit Hashim Thaçi (2008-2018), nuk kanë pasur as diktatorët komunistë të vendeve të dikurshme të kampit lindor socialist të BRSS-së, siç ishin: Nikita Krushçov (BRSS), Nikollae Çaushesku (Rumani), Vladislav Gomulka (Poloni), Todor Zhivkov (Bullgari), Gustav Husak (Çekosllovaki), Janosh Kadar (Hungari), Josip Broz Tito (Jugosllavi) dhe Enver Hoxha (Shqipëri).

Megjithatë, pavarësisht nga sistemi politik shtetëror, të gjitha këto shtete kanë pasur kushtetutë dhe ligj. Mirëpo, asnjëri prej këtyre liderëve të tyre komunistë nuk ka guxuar që t’i shkelë ose të pohojë para botës se “vetë është kushtetuta” dhe “vetë është ligji”, si dhe vetë është shkelësi, ashtu siç po vepron naivisht presidenti Hashim Thaçi, “revolucionari” i UÇK-së dhe autokrati absolut i “demokracisë perëndimore” (2008-2018).

UÇK-ja ka luftuar, por luftën në Kosovë e ka fituar AMERIKA DHE NATO-JA dhe, pavarësinë e Kosovës e ka vulosur AMERIKA dhe aleatët e saj EVROPERËNDIMORË, jo hashimët dhe turgutët e tij

Madje, George Washington i Kosovës ishte dhe, për jetë të jetëve, derisa të ketë shqiptarë mbi dhe, do të mbetet heroi legjendar gjithëkombëtar shqiptar, Adem Jashari, jo Hashim Thaçi, i cili nuk luftoi si Adem Jashari për ta çliruar dhe mbrojtur popullin dhe Kosovën, por vetëm për pushtet dhe, të bëhej milioner dhe diktator i Kosovës (kryeministër, zëvendëskryeministër, ministër i Jashtëm dhe President). Kjo ishte strategjia, taktika dhe ambicia e tij edhe në luftë, edhe në kohë paqeje, jo sakrifica mbinjerëzore për liri dhe për pavarësi të Kosovës skikur që me gjakun dhe me veprën e tyre heroike dëshmuan : ADEM, HAMZË dhe SHABAN JASHARI, FEHMI DHE XHEVË LLADROFCI, ZAHIR PAJAZITI, AGIM RAMADANI, SALI ÇEKU… si dhjetra e qindra të tjerë.

Prandaj, përpjekjet e luftës për pushtet, për personalizimin e fryteve të saj në kohë paqeje, si dhe përpjekjet e zeza për ta ndryshuar historinë e UÇK-së dhe të Kosovës së pavarur (1999-2018), me qëllim të gllabërimit dhe të përvetësimit të kontributit dhe të meritave historike, kombëtare dhe atdhetare të dëshmorëve dhe të heronjve të UÇK-së me KRYEHEROIN legjendar gjithëkombëtar, ADEM JASHARI, janë të turpshme, të paqëndrushme, të papranueshme dhe të pajustifikushme.

Sikur Kosova të mos kishte qenë nën mbrojtjen dhe mbikëqyrjen e Amerikës, të BE-së dhe të NATO-s (1999-2018), qëmoti, do të kishte përjetuar fatin tragjik të Republikës së Vajmarit (1919)

Mirëpo, për të shpëtuar nga një rrezik i tillë i brendshëm armiqësor kundërrevolucionar shtetëror, që po bëhet nga autokratët miliarderë plaçkitës, shfrytëzues oligarkistë dhe korrupcionistë të lidershipit kosovar, Amerika, NATO-ja dhe BE-ja nevojitet që sa më parë të jetë e mundur, ta parandalojnë me të gjitha mjetet juridike ligjore dhe demokratike (që ta shpëtojë popullin dhe shtetin e mëvetësuar të Kosovës), duke i larguar nga pushteti të të gjithë ata, që kanë kryer krime, kanë shkelur ligjet, kushtetutën e Kososvës, si dhe vlerat e investuara ushtarake, ekonomike, politike, humanitare dhe demokratike evropiane dhe amerikane.

-Ata liderë politikë, që për qëllime dhe për interesa të tyre personale, klanore, materiale, partiake, karrieriste, korrupcioniste dhe latifundiste kanë abuzuar lirinë, drejtësinë, humanzimin, demokracinë dhe mbështetjen e gjithanshme amerikane dhe evropiane perëndimore, me qëllim që, pa punuar fare dhe pa kurrfarë meritash, të bëhen milionerë dhe miliarderë, pa pardon, duhet të shkarkohen nga të të gjitha funksionet dhe nga detyrat, që ushtrojnë në pushtetin shtetëror të Kosovës (2000-2018).

Kjo, do të ishte forma më racionale, më e butë, më e justifikueshme, më e lehtë dhe më e shpejtë e decentralizimit dhe e demokratizimit evropiano-perënidmor të Kosovës.
Ndryshe, nëse kjo nuk vie në shprehje, atëherë, nuk ngel formë tjetër e sfidimit të një regjimi të tillë despotik, totalitar dhe kunrrevolucionar shtetëror të PERSONALIZUAR, veç përgjigjes së mundshme gjithëpopullore. –E, dihet se si quhet kjo përgjigje, kur i gjithë populli ngrihet në këmbë për të shpëtuar lëkurën e vet dhe Kosovën e pavarur evropiane perëndimore (17 shkurt 2008).
Mirëpo, atëherë, do bëhet vonë për “komunjarët”, që “pa ferrë në këmbë” të largohen pa pasoja nga pushteti i personalizuar dhe i kriminalizuar i tyre.

–Që të mos ndodh kjo, kundërrevolucionarëve shtetërorë milionerë, korrupcionistë dhe plaçkitës të pasurisë së popullit dhe të Kosovës, duhet t’ua rikujtojmë historinë e dikurshme të Revolucionit Francez (1789), që vullnetarisht të ikin nga pushteti, sa nuk është bërë vonë, se popullit po i digjet dheu nën këmbë. –Është “ mbështetur për “muri” (sepse aty ku s'ka bukë, punë dhe mirëqenie të plotë për të gjithë qytetarët, nuk ka as liri,ass drejtësi, as brazai e as demokraci ) sikurse dikur nga regjimi pushtues kolonialist dhe ekspansionist serb (1912-1999).

***
Në një shtet, ku në krye të pushtetit të tij ndodhet një diktator (me ambicie të sëmura politike për ta shfrytëzuar dhe shtypur popullin) i mbështetur nga kasta sunduese dhe shfrytëzuese despotike, është shembulli më karakteristik i ushtrimit të dhunës së brendshme kundërrevolucionare shtetërore ndaj vlerave universale të drejtësisë, të humanizmit, të solidarësisë, të parlamentarizmit, të demokracisë, të lirisë, të mirëqenies dhe të paqes së shumicës dërrmuese të popullit.

-Ky fenomen amoral, antihuman, antiligjor dhe antidemokratik e rrezikon edhe Kosovën, nëse edhe më tej, pushteti shtetëror i saj, do të jetë në duart e një njeriu, siç është diktatori Hashim Thaçi, ish-kryemonistër dhe aktualisht, president (2008-2018).

Koha dhjetëvjeçare (2008-2018) ka provuar se ky fenomen irracional me të madhe po kërcënon vlerat e sistemit kapitalist demokratik të shtetit të ri të Kosovës mbase pushtetin e ka privatizuar dhe instrumentalizuar vetëm një njeri, që quhet Hashim Thaçi (aktualisht president i Kosovës sipas marrëveshjes së “anshlusit” me Isa Mustafën për ndarjen e posteve:-Ti , mua president e unë, ty kryeministër), duke falënderuar partisë dhe partizanëve mbështetës të tij në qeveri, në parlament dhe në polici. Ky është rreziku më i madh me të cilin po ballafaqohet demokracia deklarative e sanksionuar në Kushtetën e Kosovës ( 15 qershor 2008), që nga shpallja e saj si shtet i pavarur dhe demokratik (17 shkurt 2008).

Ky lider politik ka futur në grusht të të gjitha kompetencat dhe autorizimet e shtetit, duke diktuar se, -unë jam shteti, unë jam presidenti, unë jam kryeministri, unë jam kryetari i kuvendit, unë jam kryepolici, unë jam ligji, unë jam kushtetuta, unë jam demokracia, kjo do të thotë se i gjithë aparati shtetëror është përqëndruar vetëm në duart e një diktatori autokratik, në kundërshtim me Kushtetutën dhe me të gjitha ligjet e shtetit dhe me rregullat e me parimet e demokracisë parlamentare.

Kjo formë e sundimit të egër të personalizuar vetëm nga një lider politik, është rruga më e shpejtë dhe më fatale e falimentimit të shtetit demokratik të Kosovës drejt shthurjes dhe fashizimit të tij.

Shteti i së drejtës dhe Demokracia janë pronë e ligjshme e të gjithë qytetarëve, jo vetëm e sunduesve të tyre, që drejtojnë shtetin së bashku me marionetat e tyre të favorizuara

Tjetërsimi dhe mohimi i këtyre të drejtave të qytetarëve (në emër dhe, për hir të interesave të politikës despotike, policizuese dhe personalizuese) nuk ka të bëjë me asnjë lloj demokracie të AMERIKËS e as të Evropës Perëndimore, por thjesht ka karakter dhe përmbajtje private ideologjike programore të një partie politike, ku në krye të saj ndodhet polici-diktatori-autokrati i idealizuar si idhull dhe si person i pazëvendësueshëm për të “gjitha kohërat”, por jo, edhe për të gjitha shtresat popullore, por vetëm për ato të privilegjuara dhe të nënshtruara nga diktati dhe nga çizmja e tij e hekurt e politikës policore apo militariste despotike.

Historia e marrëdhënieve ndërkombëtare ka provuar që, nëse vije në shprehje policizimi i politikës së një shteti në favorin e një lideri, siç është rasti i Hashim Thaçit, dhe të një partie politike, siç është PDK-ja, objektivi politik është më se i qartë-uzurpimi dhe tjetërsimi i kompetencave dhe i autorizimeve të shtetit nga një lider dhe nga një parti politike-rob dhe “opingë” e diktatorit Hashim Thaçi, duke mos zgjedhur aleatë për të qëndruar sa më gjatë në pushtet. Këtë e dëshmoi edhe aleanca e tyre me “Srpska listen” me Aleksandar Jabllanoviqin në krye, i cili u kundërshpërlye nga Hashim Thaçi dhe nga Isa Mustafa, që minoriteti kolon serb në Kosovë, të formojë “Srpska zajednicën” në veriun e Kosovës. Një garanci e tillë u vulos edhe në Marrëveshjen e arritur të palëve negociuese serbo-kosovare në Bruksel (2013).

Ky lloj pushteti i personalizuar nga një lider politik, nuk mund të mposhtet vetëm nga opozita në parlament (me gjithë strategjinë dhe taktikën e saj politike), pa hedhjen në protesta gjithëpopullore demokratike e paqësore për ta mposhtur rrënjësisht shtypjen, terrorin, shfrytëzimin dhe dhunën brutale të kundërrevolucionit shtetëror të brendshëm me në krye “juntën” politike policore të tij korrupcioniste dhe kriminale, e cila Kosovën po shpie drejt rikolonizimit dhe neokolonializmit serbo-sllav.

Ambiciet e tilla negative antidemokratike të kujtojnë shembullin karakteristik të Gjermanisë në dekadën e dytë dhe të tretë të shkullit XX, pas ardhjes së Adolf Hitlerit në krye të Partisë Nacionalsocialiste Punëtore Gjermane (1924) dhe më pas në krye të Gjermanisë si kancelar (’30 janar 1933'), i cili si armik i përbetuar i humanizmit, i demokracisë, i vlerave të lirisë dhetëi paqes dhe, si shfarosës i hebrenjve, i uzurpoi dhe i vuri nën kontrollin e “Gestapo–Geheine Statspolizei” të gjitha institucionet dhe organt shtetërore, me qëllim që t’i barazonte kompetnecat dhe autorizimet e partisë dhe të shtetit. Kjo lloj shkrirjeje e atributeve, e kompetencave dhe e funksioneve të shtetit për partinë e tij naciste sheshit kishte për qëllim tjetërsimin e ligjeve dhe të kushtetutës në zotërimin personalizues dhe partiak, me qëllim të fundit, që aparatin shtetëror ta vinte nën diktatin dhe nën kontrollin direkt dhe indirekt të Partisë Nacionalsocialiste, si dhe nën kontrollin e vet si “ mbiinstitucion” të diktaturës nazifashiste, me ç’rast e shkeli Kushtetutën dhe e përmbysi Republikën Federale të Vajmarit (1919).

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 2 vizitorë
Lexuar: 427 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi