Interviste e imagjinuar
Bertrand Arthur William Russell ishte një filozof britanik, matematikan, historian, shkrimtar, kritik, aktivist politik dhe fitues i çmimit Nobel. Në momente të ndryshme të jetës së tij ai e konsideroi veten liberal, socialist dhe pacifist, por gjithashtu pranoi se “asnjëherë nuk ka qenë asnjë nga këto gjëra”.
Për lexuesin tanë do të zhvillojë një baskëbisedim, me njeriun që vulosi kohën kur jetoi. Edhe sot mund të nxjerrim mësime, që ia vëlejnë të shoshiten dhe të krahasojmë të kaluarën dhe të ardhmen.
Morina:- Po fillojmë këtë bashkëbisedë me Ju, për ligjin, çka është në të vërtetë ai?
Russell:- Ligji në origjinë ishte thjesht një kodifikim i fuqisë së grupeve mbizotëruese dhe nuk synonte ndonjë gjë, që një njeriu modern do t’i dukej si drejtësi!
Morina:- Zemrimi, çka është për Ju?
Russell:- Është një humbje e energjisë që të zemërohesh me një njeri që sillet keq, ashtu siç është të zemërohesh me një makinë që nuk do të ndizet!
Morina:- Çka është e kot për Ju?
Russell:- Një nga problemet në lidhje me kotësinë, është se ai rritet me atë që ushqen. Sa më shumë të flitet për ju, aq më shumë do të dëshironi të flitet për ju!
Morina:- Kur fillon mençuria?
Russell:- Frika është burimi kryesor i besëtytnive dhe një nga burimet kryesore të mizorive. Pushtimi i frikës është fillimi i mençurisë!
Morina:- Po liria?
Russell:- Liria në përgjithësi mund të përcaktohet si mungesë e pengesave për realizimin e dëshirave!
Morina:- Cili është simptomi më shkatrrimtar?
Russell:- Një nga simptomat e një shkatërrimi nervor, që po të afrohet, është besimi se puna jote është tmerrësisht e rëndësishme!
Morina:- Për çka duhet të kujdesemi?
Russell:- Duhet të kujdesemi për një botë që kurrë nuk do ta shohim!
Morina:- Cili është shkaku më i madh i problemeve në botë?
Russell:- Shkaku më i madh i problemeve në botën e sotme është, se njerëzit budallenj janë aq të sigurt për gjërat dhe njerëzit inteligjentë janë kaq të mbushur me dyshime!
Morina:- Cila është tragjedia më e madhe?
Russell:- Shumica e njerëzve do të vdisnin para sesa të fillonin të mendonin. Në fakt – ashtu ndodh!
Morina:- Si keni arritur deri këtu?
Russell:- Asnjë arritje e madhe nuk është e mundur pa një punë të vazhdueshme!
Morina:- Çka e bënë të frikshëm njeriun
Russell:- Shumë njerëz do të kenë guximin të vdesin me trimëri, por nuk do të kenë guximin të thonë ose madje të mendojnë, se shkaku për të cilin u kërkohet të vdesin është i padenjë!
Morina:- Çka mendoni për lunturinë dhe jetën?
Russell:- Jeta e mirë, siç e konceptoj, është një jetë e lumtur. Nuk dua të them që nëse je i mirë, do të jesh i lumtur; Dua të them se nëse je i lumtur, do të jesh i mirë!
Morina:- Ndërsa domosdoshmëria e lumturisë?
Russell:- Të jemi pa disa nga gjërat që duam: kjo është një pjesë e domosdoshme e lumturisë.
Morina:- Çfarë mendimi keni për dashurinë?
Russell:- Është e lehtë të biesh në dashuri. Pjesa e vështirë është të gjesh dikë që të të kap!
Prishtinë, 22.05.2018
|