Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Është e rrezikshme të kesh të drejtë, atëherë kur qeveria e ka gabim!
Publikuar më 31 maj, 2018 në orën 01:14 ( ) Afrim Morina | Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Interviste e imagjinuar

Volteri (1694-1778, Paris) është përfaqësuesi kryesor i iluminizmit, shkrimtar, historian, filozof jashtë filozofisë konvencionale, i njohur për satirën, kritikën ndaj fesë si institucion, përkrahës i tolerancës fetare dhe për ndarjen e kishës nga shteti, shkrimtar me dhunti të shumta, duke prodhuar: dramë, poezi, roman, ese, vepra historike e shkencore. Ai shkroi më shumë se 20 mijë letra dhe mbi dy mijë libra dhe pamflete.
Për shkrimet e tij satirike, ai shpesh u dënua me burgim ose mërgim.

François-Marie Arouet- Voltaire
Kisha nuk pranoi ta varroste në vendet e saj të shenjta, atë që e konsideronte si heretik. Por, megjithatë, më 1791, pas Revolucionit, u varros me madhështi në Panteon, atje ku prehen figurat më legjendare të Francës.
Permes këtij bashkëbisedimi, do të mundohenm të sjelli para lexuesit tonë, një nga fillozofët më të famshëm franqez, zëri më i fuqishëm i kohës, kundër pushtetit e kishën, që edhe i syrgjynosur nuk mundi të gjej rahati, mu për shkak të ideve përparimtare të kohë, që edhe sot vlejnë të mësoshen dhe të nxjerrim mësim.

Morina:- Çdo mendim është i lir dhe leht të thuhet?

Voltaire:- Unë nuk jam dakord me atë që thua, por do ta mbroj deri në vdekje të drejtën tënde që ta thuash!

Morina:- Kë e quani triumh?

Voltaire:- Triumfi i vërtetë i arsyes është se na aftëson të vazhdojmë rrugën me ata që nuk e kanë!

Morina:- Ju jeni marr edhe me dramaturgji, mund të na shpjegoni një kategori njerëzish, permes akteve dramatike?

Voltaire:- Ka njerëz që nuk mendojnë më thellë se një fakt!

Morina:- Çfarë mund të bëjë njeri i pushtetshëm?

Voltaire:- Gjithkush që ka pushtetin të të bëjë të besosh absurditete ka pushtetin të të bëjë të marrësh përsipër padrejtësi!

Morina:- Kur këndohet?

Voltaire:- Çdo gjë, shumë koti për t’u thënë, këndohet!

Morina:- Po, vlerësimi?

Voltaire:- Me anë të vlerësimit, e bëjmë përsosmërinë e të tjerëve pronën tonë!

Morina:- Jeni përballur me qeveritë, pse u bë kjo, sepse qeveria…?

Voltaire:- Qeveritë duhet të kenë edhe barinj edhe kasapë!

Morina:- Cila është feja e të gjithëve?

Voltaire:- Kur bëhet fjalë për paratë, të gjithë kanë të njëjtën fe!

Morina:- Po, paragjykimet?

Voltaire:- Paragjykimet janë ato që budallenjtë përdorin për arsye!

Morina:- Ju keni qenë edhe kritik fetar, që pushteti mos ta përdorë si levë të saj, mirëpo?

Voltaire:- Nëse Perëndia nuk do të ekzistonte, do të ishte e nevojshme ta shpiknim!

Morina:- Kur do të ishte fajtor njeriu?

Voltaire:- Çdo njeri është fajtor për të gjitha të mirat që s’ka bërë!

Morina:- Çka mendoni për fillozofinë?

Voltaire:- Filozofia, vetëm filozofia, kjo motër e fesë i ka hequr besëtytnisë armët nga duart e gjakosura prej kohësh dhe tani që ka dalë helmi, mendja e njeriut habitet me mynxyrat ku e kishte shpënë fanatizmi!

Morina:- Çfarë mendimi keni për tolerancën dhe jotolerancën?

Voltaire:- Toleranca nuk ka nxitur kurrë luftë civile, kurse mostoleranca e ka mbuluar tokën me gjak!

Morina:- Si mund ta gjykojmë njeriun?

Voltaire:- Gjykojeni një njeri më shumë nga pyetjet se sa nga përgjigjet e tij!

Morina:- Po, për dhuratën çka mund të na thuani?

Voltaire:- Zoti na e dha ne dhuratën e jetës; na takon ne t’ia japim vetes dhuratën e të jetuarit mirë!

Morina:- Po, për vlerësimin?

Voltaire:- Vlerësimi është një gjë e mrekullueshme: Kjo e bënë atë që është e shkëlqyer tek të tjerët, të na përkasë edhe neve!

Morina:- Po, për artin e qeverisjes?

Voltaire:- Në përgjithësi, arti i qeverisjes përbëhet nga marrja e sa më shumë parave, që të jetë e mundur, nga një klasë e qytetarëve, për t’ia dhënë një tjetre!

Morina:- Iu ke drejtuar ndonjëher zotit me lutje?

Voltaire:- Unë kurrë nuk kam bërë lutje për Zotin, përveç njërës shumë të shkurtër: “O Zot, bëji armiqtë e mi qesharakë.” Dhe Zoti ma dëgjoi!

Morina:- Vrasja është e ndaluar, cilët vrasës nuk denohen?

Voltaire:- Është e ndaluar për të vrarë; prandaj të gjithë vrasësit ndëshkohen, përveç nëse ata vrasin në numër të madh dhe nën tingujt e borive!

Morina:- Çka mendoni për vështirësit e jetës?

Voltaire:- Jeta është e mbjellë dendur me gjemba, dhe unë nuk di asnjë mjet tjetër përveçse të kaloj shpejt nëpër to. Sa më gjatë të ndalemi në fatkeqësitë tona, aq më e madhe është fuqia e tyre për të na dëmtuar!

Morina:- Çka është Zoti për Ju?

Voltaire:- Zoti është një komedian, duke luajtur ndaj një audience që ka shumë të frikësuar për të qeshur!

Morina:- Si fe e vaçantë, çka mendoni për krishtërimin?

Voltaire:- Nga të gjitha fetë, e krishtera sigurisht duhet të frymëzojë tolerancën më të madhe, por deri tani të krishterët kanë qenë më intolerantët e të gjithë njerëzve!

Morina:- Çka është e vështirë?

Voltaire:- Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë!

Morina:- Po ndjenja e grave?

Voltaire:- Të gjitha arsyetimet e burrave, nuk janë me vlerë, sa një ndjenjë e grave!

Morina:- Cili është ligji i parë i natyrës?

Voltaire:- Çfarë është toleranca? Është pasojë e njerëzimit. Ne jemi të formuar të gjithë nga dobësia dhe gabimi; le të falim të gjithë ne reciprokisht marrëzinë e njëri-tjetrit – ky është ligji i parë i natyrës!

Morina:- Pse i urreni femrat?

Voltaire:- Unë i urrej femrat, sepse ato gjithmonë i dinë gjërat se ku janë!

Morina:- Befasia e burrit për gruan?

Voltaire:- Burri, i cili vendos të befasojë papritur gruan e tij, shumë shpesh, e ka befasuar veten!

Morina:- Çka është e rezikshme?

Voltaire:- Është e rrezikshme të kesh të drejtë në çështjet në të cilat autoritetet e kohës janë gabim!

Morina:- Ka art qeverisja?

Voltaire:- Po dhe arti i qeverisjes është për të bërë dy të tretat e një kombi të paguajnë gjithçka, që ata mund të paguajnë, për të mirën e një të tretës tjetër!

Morina:- Një vepër, si mund ta vlerësojmë?

Voltaire:- Nuk është e mjaftueshme të shohim dhe të njohim bukurinë e një vepre. Ne duhet ta ndjejmë dhe të prekemi prej saj!

Morina:- Si mund të arrihet suksesi në botë?

Voltaire:- Për të patur sukses në botë nuk është e mjaftueshme të jesh budalla, duhet gjithashtu të jesh i sjellshëm!

Morina:- Çka është më mirë të rrezikosh?

Voltaire:- Është më mirë të rrezikosh shpëtimin e një njeriu fajtor sesa të dënosh një njeri të pafajshëm!

Morina:- Cili është virtyti i tiranit?

Voltaire:- Tiranët gjithmonë kanë disa hije të lehtë virtyti; ata i mbështesin ligjet para se t’i shkatërrojnë ato!

Morina:- Kush ka dominuar botën?

Voltaire:- Supersticioni është për fenë, çka Astrologjia është për astronominë, vajzë e çmendur e një nëne të mençur. Këto bija shumë kohë kanë dominuar tokën!

Morina:- Për sigurinë dhe dyshimin?

Voltaire:- Dyshimi nuk është një gjendje e këndshme, por siguria është absurde!

Morina:- Ka rastësi?

Voltaire:- Rastësia është një fjalë e zbrazur nga kuptimi, asgjë nuk mund të ekzistojë pa një shkak!

Morina:- Cili çështë vesi më i keq?

Voltaire:- Asnjëherë mos debato në tryezën e darkës, sepse, ai që nuk është i uritur, gjithmonë gjen argumentin më të mirë!

Morina:- Si e shpjegoni origjimalitetin?

Voltaire:- Origjinaliteti nuk është asgjë veçse imitim i mençur. Shkrimtarët më origjinalë kanë huazuar nga njëri-tjetri!

Morina:- Me një fjali, si e përkufizoni respektin për të gjallët dhe të vdekurit?

Voltaire:- Për të gjallët e kemi borxh respektin, por për të vdekurit e kemi borxh vetëm të vërtetën!

Morina:- Nga këndi fillozofik, jetojnë njerëzit?

Voltaire:- Ne kurrë nuk jetojmë, ne jemi gjithmonë në pritje të jetesës!

Morina:- Dallimi në mes divorcit dhe martesës dhe cila është më e vjetër?

Voltaire:- Divorci është ndoshta i së të njëjtës datë si martesa. Unë besoj, megjithatë, se martesa është disa javë më e vjetër!

Morina:- Neriu i vështirë dhe menqur, përkufizimi?

Voltaire:- Është një njeri i vështirë ai që është vetëm i drejtë, dhe i trishtuar ai që është vetëm i mençur!

Morina:- Çka është histroria?

Voltaire:- Historia është vetëm regjistri i krimeve dhe fatkeqësive!

Morina:- E si duhet të shkruhet ajo?

Voltaire:- Historia duhet të shkruhet si filozofi!

Morina:- Çfarë mendimi keni për librin?

Voltaire:- Unë di shumë libra të cilat i kanë mërzitur lexuesit e tyre, por unë nuk di asnjë libër që ka bërë vërtet ndonjë të keqe!

Morina:- Për të vërtetën, çfarë mund të na thoni?

Voltaire:- Ka të vërteta të cilat nuk janë për të gjithë njerëzit, as për të gjitha kohërat!

Morina:- Kaluat tetëdhjetë vjetë jete, si do ta kishit përshkruar me pak fajë?

Voltaire:- Unë kam jetuar tetëdhjetë vjet të jetës dhe nuk di asgjë për këtë, veçse të dorëzohem dhe të them se, fluturat kanë lindur për t’u ngrënë nga merimangat dhe njeriu për t’u gllabëruar nga trishtimi!

Morina:- Njeriu kur është më i rezikur?

Voltaire:- Është e rrezikshme të kesh të drejtë, atëherë kur qeveria e ka gabim!

Prishitnë, 19.05.2018

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 465 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash...
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34
Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur...
Klasa politike vendoste pushtetin personal pa...
E enjt, 04 qershor 2020 - 19:19
Roli i Austrisë ka qenë më pozitivi, madje pa atë nuk do të mund të kishim krijuar dot një shtet shqiptar në vitin 1912. Ajo u mbështet herë pas ...
30 VJET NGA KRIMI SERB I HELMIMIT TË FËMIJ...
E shtun, 21 mars 2020 - 01:50
Dr. Shukri Gerxhaliu: “Kur është në pyete fëmija, populli e kombi unë jam i gatshëm të sakrifikohem”. Flet Dr.Gërxhaliu, doktori i cili tra...
KRAHËT E SHQIPES
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25
Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“ ⁃ Kush është zonja. Ma...
Rexhep Qosja: Fitorja e Kurtit sjell shpresë...
E hn, 07 tetor 2019 - 19:51
Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej kufirit, Rexhep Qosja dy ditë para zgjedhjeve shkroi editorialin “Zgjedhjet e parak...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi