Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Gurgullimat e pranverës, shiu i verës, kopilat e vjeshtës dhe dielli i dimrit sipas traditës tonë shqiptare
Publikuar më 01 qershor, 2018 në orën 04:05 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Gurgullima e pranverës
Katër stinët të cilët kalojnë gjatë gjithë vitit lënë gjurmët gjatë tërë kohës si për të mirë ashtu edhe për të keq si për zotë ashtu edhe për dreq. Pranvera është stina e parë të cilën e kanë pritur shumë familje shqiptare sepse veshtirësitë ekonomike të shumë familjeve tona shqiptare kanë parë se kjo stinë së paku të nxjerr nga një dimër i gjatë dhe i vështirë. Këtë stinë shumë herë nëpër shekuj e kanë pritur edhe kryengritësit shqiptarë me atë moton:’’

Kur del dushku apo dushku mbuloj fushat dhe malet në Kosovë, pranverat s’ndalen. Për pranverën gëzoheshin edhe kryengritësit shqiptarë sepse nuk e kishin të lehtë t’i përballonin dimrave të vështirë dhe të ashpër nëper shpella apo familje të besuara që rrezikoheshin t’iu shkymet qiri komplet familjës për shkak që kishin marrë guximin t’i strehojnë kryengritësit shqiptarë. E në pranverë së bashku me lulet që lulëzonin anë e kënd trojeve shqiptare paralelisht rriteshin edhe djem e vajza shqiptare të shëndoshë si mollat ku në mendjet e tyre silleshin vërdallë idet për një Shqipëri të mbarë, demokratike dhe të bashkuar aty ku përpiqeshin kordinatat e heshtjës në mes bukës së grurit dhe majeve të larta të bjeshkëve tona shqiptare, bjeshkë që shpesheherë u dogjën u pjekën, u djegën por qëndruan heroikisht se në mbrendësinë e tyre kishin shqiptarët e besatuar për jetë a vdekje nëper kohëra të ndryshme kur ipej kushtrimi për liri. E skaj atij kushtrimi në shtatë e shtatëdhjetë jehonte edhe uji i ftohtë i gurrave tona së bashku me gurgullimën dhe jehonën e zërit mistik të kushtrimdhënesit që ipej për lirinë e trojeve shqiptare.

Shiu i verës

Shi në verë dhe djalë gjithëherë nuk ka shumë shpesh. Kështu ishte një thënje e vjetër në traditën tonë shqiptare për faktin se në shqiptarët është dashur që historikisht të bëjmë luftë mbrojtëse dhe për këtë luftë mbrojtëse është dashur që të kemi djem sokola, djem petrita që i zë nata e si sheh dita.Këta djem dhe vajza shqiptare në verë e bënin qëndresën heroike edhe pse valët përcëlluese të diellit shumë herë e bënin të vetën por dihet historikisht se luftëtarët e lirisë dhe atdhetarët e Shqipërisë etnike strehim e kishin bjeshkën dhe malin ndërsa ushqim ujin, bukën me kripë dhe qepë e ndonjëherë edhe ndonjë kafshë që e nxënin aty për aty. Edhe këtu e kemi atë shprehjën e propagandës komuniste se ballistat dhe nacionalistat kanë ngrënë mish. Është e vërtetë se ballistat dhe nacionalistat kanë ngrënë mish por ata kanë ngrënë mish kafshësh ndërsa komunistat kur erdhën në pushtet ata përveç që mish kafshësh ata u shëndrruan në kalibalë duke ngrënë mish njeriu dhe atë duke mbështjellur me vaj dhe duke i futur flakën vëllëzerve të tyre nacionalistë këtë gjë talibanët komunistë e bënë në katër stinët e vitit e sidomos në vjeshtë.

Kopilat e vjeshtës

Fjala kopil ka kuptimin e sythit të mbirë, ku shumë herë në fshat kur fillon misri me u rritë shkojnë fshatarët dhe i heqin kopilat për të mos e penguar misrin e vërtetë të rritët dhe me pasë të jepë frytin e tyre, ku do të bëhej buka dhe do të ushqehet njerzimi. Fatkeqësisht në viset shqiptare në periudha të ndryshme kohore na u krijuan shumë kopila. Madje disa edhe pse kishin babë e nënë ata nuk i dëshironin baballarët e tyre biologjikë por përqafuan baballarët ideologjik disa u bënë djemtë e Stalinit, disa u bënë djemtë e Titos, disa djemtë e Milladin Popoviqit e disa djemtë e Svetozar Vukmanoviq Tempos.
Dhe këta Kopilat e vjeshtës komuniste patën filluar me e humbë edhe atësinë. Këtu po e japim vetëm një rastë ku në një mbledhje të grave komuniste në Korçë po mbante fjalim një „goxha –shokë. Goxha shoku apo kopili komunistë duke folur tha në një çastë „Babai ynë Stalini.“ Midis grave që mbushnin sallën na gjendesh edhe e ëma e „goxha-shokut“ e cila njëherësh këceu në këmbë edhe duke i prerë fjalën të birit i bërtiti:’’ Ç’thua ashtu ti ore ditëzi…Mua sat ëme që të kam bërë kokën do më dëfteshë se cili ishte babai t`ënt?—Ptu – Jazëk të qoftë. Ç’paskam rritur unë korba!...“ Goxha shoku konferencier mbeti pa frymë tërë shoqet komuniste mbetën pa frymë ndërsa e ëma e goxha shokut e ndezur pishë nga fyemja e të birit iku duke mallkuar. Prandaj nuk është e rastësishme edhe thënja e babait të kriminelit Enver Hoxha, për një djalë tjetër që kishte, ku tha se po mërzitet se shkoi ma i miri e mbet kopili.

Dielli i dimrit

Dielli i dimrit në traditën tonë shqiptare i thuhej dielli me dhëmbë. E fatkeqësisht dimri tek ne shqiptarët ishte stina më e vështirë. Si në aspektin e varfërisë por edhe në aspektin e organizimit luftarak dhe në shumë lëmi të jetës. Por si duket diellit me dhëmbë më së shumti i gezohën sot për sot politikanët shqiptarë anë e kënd trojeve shqiptarë sepse është pikërisht stina kur ata me dhëmbët e tyre grabisin dhe hanë kafshatën e gojës së qytetarit shqiptarë pa u interesuar se si mund të jetoj ai qytetarë, dhe pa pasur mundësi që fëmijës, babait apo nënës t’i blej një ilaç për shërim, t’i plotsoj kushtet e shkollimit duke mos u interesuar fare për punësimin e popullsisë por duke hapur krahët dhe dyert që rinia shqiptare anë e kënd trojeve shqiptare ta lëshoj vendin dhe fatkeqësisht të sillen rrugeve të botës, në vendë që të krijohen kushtet e punësimit dhe të ndërtimit të jetës në trojet shqiptare troje që të bukura na i ka falë zoti por po na i asgjëson njeriu i veshur me rrobat e politikës që në katër stinët e vitit janë bërë si ai dielli mitologjikë me dhëmbë që në katër stinët e vitit deri në palcë po e hanë trupin e shëndoshë të përspektivës shqiptare.

Nue Oroshi

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 712 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi