Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
MAKINERIA “SHQIPTARE” E SHQIPTARO-TITISTËVE&CO
Publikuar më 02 qershor, 2018 në orën 01:39 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Makineria antishqiptare e shqiptaro-titistëve, e ideuar, e projektur dhe e ndërtuar në Beograd, Prishtinë, Shkup, Podgoricë e gjetkë (me pjesë “patriotike” e “shqiptare” të Prishtinës, Shkupit, Podgoricës, Preshevës e të tjera), për një shekull e tepër po bën kërdi në kurriz të më shqiptarëve e të atyre shqiptarëve më “ekstremistë” pro Shqipërisë – SHQIPËRI e pro kombit – KOMB.

Dhe, çuditërisht, ajo e kjo makineri shqiptaro-titistësh, edhe dy dekada të plota pas luftës së lavdishme të UÇK-së, vetëm po i ndërron e riparon pjesët e veta “patriotike” e “shqiptare” – po me pjesë të veta, të reja, “patriotike” e “shqiptare”, dhe, po për këtë pasojë “patriotike” e “kombëtare” shqiptaro-titistësh të rafinuar, edhe njëzet vjetë pas lufte, e kemi këtë gjendje tërësisht anakronike, skandaloze dhe antishqiptare.

Por, sot, a di kush të thotë se si po duken pjesët e saj dhe si po shihet funksionaliteti i tyre “patriotik” e “kombëtar”-“shqiptar” në “Republikën e Kosovës”, me pjesët e saj “shqiptare” në Prishtinë, në Tiranë, në Shkup, në Podgoricë, në Preshevë e gjetkë, trojeve të copëtuara e trefish të trerobëruara shqiptare.

Prandaj, a di njeri të tregojë si ka rrjedhur e si ka shkuar jeta antishqiptare e makinerisë së rafinuar shqiptaro-titiste në trojet e pushtuara e të copëtuara shqiptare në ish-Jugosllavi? Jeta e asaj makinerie ka shkuar vaj, siç po shkon edhe jeta e pjesëve të saj “patriotike” e “shqiptare” sot! Puna e vetme që e ka djersitur rrast atë makineri (siç po i djersitë sot pjesët e saj!), pos “punës”, “nderit” dhe servilitetit ekstrem antishqiptar, ka qenë përgjimi, ndjekja, burgosja, ekzekutimi dhe përcjellja e shqiptarëve, hap pas hapi, dhe, shpifja tryezë me tryezë, ka qenë dhe mbetët puna dhe detyra e tyre e vetme, kryesore, më e ndyra dhe më e pista, për çka është shpërblyer e po shpërblehet edhe sot e kësaj dite, edhe dy dekada pas luftës së lavdishme shqiptare të UÇK-së.

Po, cila është nëntoka e kësaj makinerie “patriotike” e “shqiptare”, nëntoka e mafias antishqiptare, me plot emra të njohur e të panjohur “politikanësh”, “akademikësh”, “poetësh”, “shkrimtarësh”, “kritikësh letrarë”, “profesorësh”, “hoxhollarësh e imamësh”, “sportistësh”, “këngëtarësh”, “rapsodësh”, “muzikantësh”, “piktorësh”, “skulptorësh”, etj.? Nëntoka e të gjithë këtyre “profesionistëve” dhe “institucionalistëve tanë” të viteve të ’90-ta, padyshim, është LDK-ja, pasardhësja e drejtpërdrejtë e nëntokës së Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, alias, e nëntokës së Lidhjes së Komunistëve të Krahinës Socialiste Autonome të “Kosovës e Metohisë” (Sic!) Po kush dhe cili i printe nga nëntoka gjithë kësaj grigje mbitokësore, cila është nëntoka dhe cili ishte strumbullari nëntokësor i të gjitha këtyre tërmeteve antishqiptare dhe antiUÇK? Kryekreja e mafisë nëntokësore shqiptaro-titiste, atij që asnjëherë nuk iu panë këmbët e gjarprit “shqiptar”, që është udhëheqësi shpirtëror i LDK-së, në nëntokën e saj “patriotike” e “shqiptare”, që i ruan themelet e saj jugosllave, padyshim, siç debatohet kuluareve “politike” e “patriotike”-“shqiptare”, është deputeti i përjetshëm federative jugosllav, “shkrimtari” i ynë i njohur, Nazmi Rrahmani&Co, i cili, me nëntokën e tij “patriotike” e “shqiptare”, i tërhoqi edhe penjtë e zi të Shtabit të Përgjithshën të UÇK-së dhe e solli luftën më të lavdishme shqiptare në këtë humnerë, ku nuk do ta degëdisnin as pushtuesit dhe armiqtë më të mëdhenj të kombit e të Atdheut shqiptar.

Amoraliteti politiko-ushtarak, “kulturor” e “arsimor”, “patriotik” e “shqiptar” i LDK-së dhe nëntokës së saj, ka qenë dhe mbetët “fisnikëria” e asaj e kësaj makinerie të rafinuar shqiptaro-titiste, antishqiptare, me në krye deputetin e përjetshëm federativ jugosllav e shqiptaro-titist e (pro)jugosllav&Co e tij “patriotike” e “shqiptare”, të cilave po u prin nga nëntoka e tij mafioze e kriminale, që ka bërë e po bën të lulëzojë krimi i organizuar antishqiptar e antiShqipëri, krimi “kosovaro-kosovarist”, me bateri Beogradi, Moske e Tirane…!...

Prandaj, parë realitetin e hidhur, në tërësi, makineria “patriotike” e “shqiptare”, e stacionuar prej një shekulli në Krahinën Socialiste Autonome të “Kosovës dhe Metohisë”, tash, “Republikën e Kosovës”, po funksionon, me të gjitha kapacitetet e saj “patriotike” e “shqiptare” (lexo: antishqiptare), në të gjithë resorët e shoqërisë shqiptare, gjithandej, dhe, ç‘është më e keqja dhe më skandalozja, si pjesë e saj unikale u ngjit edhe “pjesa” e të “burgosurve politikë shqiptarë” dhe një pjesë tjetër “politike” dhe “luftarake” e SHP të UÇK-së, e cila është lidhur mëse keqi për një makine e makinerie denbabaden antishqiptare, që është sjellur e ka folur shqip në trojet e trepushtuara e të trecopëtuara shqiptare dhe ka menduar e vepruar serbo-jugosllavisht, siç po mendon e vepron edhe sot në “Republikën ‘patriotike’ e ‘kombëtare’ të Kosovës” (Lexo: si të “Kosovës dhe Metohisë” jo fort larg e jo fort moti!)…

Ka ardhur koha, që, pa humbur kohë, ta themi e rithemi troç e shkoqur të vërtetën, se, po kjo makinë dhe makineri “patriotike” e “shqiptare”, në kulmin e saj “kombëtar”, po i mban peng shkencën e kulturën shqiptare dhe bashkimin kombëtar, po e mban peng lirinë e shqiptarëve, politikën shqiptare, ushtrinë, policinë, arsimin, ekonominë, financat dhe çdo fushëveprimtari tjetër shoqërore-shqiptare.

Ajo e kjo makineri antishqiptare i ka inkorporuar e po i riinkorporon si pjesë të veta autonome edhe krehërit e të “burgosurve politikë shqiptarë” dhe “luftëtarët e radhëve të para të para të UÇK-së”, për t’i kullotur sa më mirë, më për së ”mbari” e më për qejfi, pa fije frike, të lashtat tona shqiptare, që u arritën me mund e djersë ndër shekuj, nga stërgjyshër, gjyshër e baballarë tanë shqiptarë.

Madje, ajo e kjo makineri antishqiptare, që po shihet në horizontin tonë shqiptar, gjithmonë ka folur e flet shqip, por, për të zezditën e të keqen tonë – e keqja e saj, dje e sot, ka qenë, është dhe mbetët se, gjithmonë, ka menduar e mendon serbo-jugosllavisht e antishqiptarçe, dhe, sa po shihet në horizont, po e kthen edhe Tiranën shqiptare si pjesë të sajën “patriotike” e “kombëtare” – që, vaj halli për popullin (Kombin) e Atdheun tonë Shqiptar, po ndodhi kjo gjëmë!...

Dhe, kulmi i së keqes është se asaj e kësaj makine e makinerie “patriotike” e “shqiptare” i kanë ndihmuar e po i ndihmojnë, bile shumë, disa “luftëtarë” e “veteranë” të njohur të “UÇK-së” dhe bashkangjitja e tyre kësaj makinerie jugosllavo-kosovariste, “komuniste”-“demokratike”, plotësisht antishqiptare, dhe, rehabilitimi i plotë I saj, e ka patosuar këtë gjendje të mjerueshme e skandaloze, antishqiptare.

Pra, nëse e shtrojmë pyetjen logjike se kush po i godet shqiptarët sot? Përgjigjja më e besueshme është se shqiptarët sot po i godet vetvetja e zinxhirit “patriotik” dhe “kombëtar”, vetvetja e strukturave të koordinuara e të organizuara, horizontalisht e vërtikalisht, të UDB-së e të KOS-it shqiptaro-titist, të kryesuara nga Sali Berisha e Lulzim Basha dhe nëntoka shqiptaro-titiste, ndihmuar nga vargonjtë e vetvetes së të “burgosurve politikë shqiptarë” dhe nga vetvetja e “veteranëve”, “komandantëve” e “luftëtarëve” të “radhëve të para të UÇK-së”!…

Sot, pre e kësaj goditjeje të vetvetes së organizuar “patriotike” e “kombëtare”, sipas zinxhirit të makinerisë shqiptaro-titiste të sistemit serbo-jugosllav e “shqiptaro-kosovarist” dhe kategorisë së saj të vetvetes së të “burgosurve politikë shqiptarë”, ranë e po binë të gjithë ata shqiptarë të mëdhenj, që nuk u bënë pjesë e asaj e kësaj makinerie antishqiptare, krah i njerëzve më të ndyrë e më të pistë, më të poshtër e më të pështirë, “patriotë” e “shqiptarë” të mëdhenj, siç dinë të jenë LDK-istët dhe kapobanda i nëntokës së tyre mafioze e kriminale, deputeti i përjetshëm federativ jugosllav, Nazmi Rrahmani&Co, i cili, është kryeideatori nëntokësor i tradhtisë së Betimit të UÇK-së, i betimit për liri e për bashkim kombëtar!...

Dhe, kjo që po shihet përfushe, sot, është makineria “shqiptare” e shqiptaro-titistëve&Co! Ështe makineria “patriotike” e “shqiptare” (kosovare e kosovariste) e LKJ-LKK – LDK-së&Co dhe par(t)ive të dala prej krahut të “luftës së UÇK-së”, që po përpiqen t’ia kalojnë Mëmës së tyre “patriotike” e “kombëtare”, puro (pro)jugosllave e shqiptaro-titiste, me antishqiptarizmin e tyre të kulluar, udhëhequr prej prijësit mafioz nëntokësor të LDK-së, deputetit të përjetshëm federative jugosllav, i cili, me shokët e tij “komunistë” e “demokratë” shqiptaro-titistë, i tërheq penjtë e zi të nëntokës “shqiptare”!... Dhe, nëse ky virus “patriotik” e “kombëtar” e prekë Tiranën shqiptare, Tiranën ku gjithmonë i kemi pasë sytë dhe mendjen, vaj halli për Shqipërinë dhe për shqiptarët-shqiptarë!... Luftën e UÇK-së nuk e organizuam dhe nuk e bëmë për të ardhur në pushtet “komunistët”-“demokratë” shqiptaro-titistë, me farë e me fis!... He, … t’parit e t’mbramit!...

Kjo, pra, thënë mëse urti e mëse shkurti, është makineria “shqiptare” e shqiptaro-titistëve të rafinuar të LDK-së&Co, e cila, fatkeqësisht, e ka krijuar makinën dhe makinerinë e saj “patriotike” e “shqiptare”, në Tiranë, dhe, kudo tjetër që i është dhënë e po i jepet mundësia, me stimulimin e plotë serbo-rus e shqiptaro-titist të “krahut politik e ushtarak të luftës”&Co!... Prandaj, secila makineri “njerëzore”, që i ka shërbyer çdo pushtuesi, është e njëjtë, antikombëtare dhe antishqiptare, e, edhe kjo që i ka shërbyer e po i shërben Serbisë e Jugosllavisë antishqiptare, sidomos, “kosovarizmit” antishqiptar.

Burojë, 29 Maj 2018

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 1 vizitorë
Lexuar: 299 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi