Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Treguesi i parë i idiotësisë, është mungesa e plotë e turpit!
Publikuar më 04 qershor, 2018 në orën 20:39 ( ) Afrim Morina | Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Interviste e imagjinuar

Zigmund Frojd (Sigmund Freud) është themeluesi i psikoanalizës. Idetë e tij radikale mbi mendjen e njeriut transformuan psikologjinë dhe mbeten kontradiktore edhe në ditët e sotme.
Fillozof i psikoanalizës, që pati ndikim të madh në kohën kur jetoi, por edhe sot ndikimi i tij shihet, sidomos te interpretimi i ëndërrave. Për lexuesit tanë, po e bëjmë këtë bashkëbisedim, që të shohim sa apstrakt dhe i thellë është në mendime.

Morina:- Kur zuri fill qytetërimi?

Freud:- Qytetërimi zuri fill kur një person i zemëruar hodhi fjalën në vend të gurit!

Morina:- Kur është i guximshëm njeriu?

Freud:- Sa i guximshëm bëhet njeriu, kur është i sigurt se e duan!

Morina:- Si ndërrohen qytetrimet?

Freud:- Një qytetërim, që lë një numër kaq të madh të pjesëtarëve të tij, të pakënaqur dhe i çon ata në revoltë, nuk e ka merituar dhe nuk e meriton të ekzistojë!

Morina:- Kur e drejtojnë veprimtarin e njeriut, komplekset?

Freud:- Njeriu nuk ia arrin t’i eliminojë komplekset e tij, por pajtohet me to: ato ligjërisht e drejtojnë veprimtarinë dhe sjelljen e tij në botë!

Morina:- Kur është ushtrimi i mirë?

Freud:- Të jesh tërësisht i ndershëm me veten është një ushtrim i mirë!

Morina:- Çka i karakterizon fëmijët?

Freud:- Fëmijët janë krejtësisht egoistë; ata i ndiejnë nevojat e tyre intensivisht dhe përpiqen mizorisht që t’i kënaqin!

Morina:- Kur janë të thella ëndërat?

Freud:- Ëndërrat janë shpesh më të thella, kur ato duken më të çmendura!

Morina:-Çka arrin fëmija nëse është i përkëdheluri i nënës?

Freud:- Nëse dikush ka qenë i përkëdheluri, i padiskutueshëm, i nënës së tij, ai ushqen gjatë jetës një ndjenjë triumfuese, besimin në sukses, i cili jo rrallë sjell me vete suksesin!

Morina:- Iluzionet dhe realiteti?

Freud:- Iluzionet na mbisundojnë ne, sepse ato na kursejnë në dhimbje dhe na lejojnë të shijojmë kënaqësinë në vend të saj. Prandaj, ato duhet t’i pranojmë, pa ankime, kur ato nganjëherë përplasen me realitetin, përballë të cilit, shndërrohen në thërrime!

Morina:- Morali dhe imorali te njerëzit?

Freud:- Njerëzit janë më moral, se sa mendojnë dhe shumë më tepër imoralë, se sa përfytyrojnë!

Morina:- Kur është i çmendur njeriu?

Freud:- Njeriu është shumë i çmendur kur është i dashuruar!

Morina:- Cili është qëllimi i jetës?

Freud:- Qëllimi i gjithë jetës është vdekja!

Morina:- Cila pyrtje është pa përgjegje?

Freud:- Pyetja më e madhe, së cilës nuk i është dhënë kurrë përgjigje dhe së cilës nuk kam mundur t’i jap përgjigje, pavarësisht tridhjetë viteve të kërkimeve, në shpirtin e femrës është: “Çfarë do një femër?”!

Morina:- Kur njeriu është i mbrojtur?

Freud:- Ne nuk jemi kurrë aq të pambrojtur, ndaj vuajtjes, sa kur dashurojmë!

Morina:- Dallimi në mes Mesjetës dhe të sotmës, për trajtimin e fillozofëve

Freud:- Sa kemi përparuar. Në Mesjetë do të më kishin djegur në turrën e druve. Tani ata mjaftohen të djegin librat e mi!

Morina:- Kur arrin njeriu në lajthitje?

Freud:- Qëllimi i personalitetit të njeriut, është i përcaktuar nga përmasat e problemit, që arrin ta shtyjë atë njeri të lajthisë!

Morina:- Kur mund të diagnostifikohemi njeriu për depresion?

Freud:- Para se të diagnostikoni veten me depresion ose vetëbesim të ulët, sigurohuni që nuk jeni të rrethuar nga budallenjtë!

Morina:- Në cilin plan nuk është paraparë lumturia e njerëzimit?

Freud:- Detyra për të bërë njerëzit të lumtur nuk është pjesë e planit të Krijimit!

Morina:- Kur mund ta konsideroni njeriun e çmendur?

Freud:- Në atë moment kur njeriu fillon të mendojë kuptimin dhe vlerën e jetës, atëherë mund ta konsideroni atë të çmendur!

Morina:- Cila është dashuria e përjetshme dhe më e pastër?

Freud:- Dashuria e përjetshme, ideale, e spastruar nga të gjitha format e urrejtjes, ekziston vetëm mes të droguarit dhe drogës tij!

Morina:- Përsoni i përsosur ka dobësi të veta?

Freud:- Sa më shumë i përsosur që është një person, së jashtmi, aq më shumë demonë ka brenda vetes!

Morina:- Është më lehtë të mbrohesh nga kritika apo lëvdata?

Freud:- Kur njerëzit më kritikojnë, unë e di se si të mbroj veten. Por, unë jam i pafuqishëm përballë lëvdatave!

Morina:- Kur e di se një njeri është idiot?

Freud:- Treguesi i parë i idiotësisë, është mungesa e plotë e turpit!

Morina:- Përbrenda vetës, cila është e pakuptueshme dhe e kuptueshme?

Freud:- Një pjesë e madhe e asaj që është, e vërtetë brenda nesh, nuk kuptohet; dhe ajo që kuptohet, nuk është e vërtetë

Prishtinë, 21.05.2018

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 531 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash...
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34
Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur...
Klasa politike vendoste pushtetin personal pa...
E enjt, 04 qershor 2020 - 19:19
Roli i Austrisë ka qenë më pozitivi, madje pa atë nuk do të mund të kishim krijuar dot një shtet shqiptar në vitin 1912. Ajo u mbështet herë pas ...
30 VJET NGA KRIMI SERB I HELMIMIT TË FËMIJ...
E shtun, 21 mars 2020 - 01:50
Dr. Shukri Gerxhaliu: “Kur është në pyete fëmija, populli e kombi unë jam i gatshëm të sakrifikohem”. Flet Dr.Gërxhaliu, doktori i cili tra...
KRAHËT E SHQIPES
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25
Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“ ⁃ Kush është zonja. Ma...
Rexhep Qosja: Fitorja e Kurtit sjell shpresë...
E hn, 07 tetor 2019 - 19:51
Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej kufirit, Rexhep Qosja dy ditë para zgjedhjeve shkroi editorialin “Zgjedhjet e parak...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi