Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kosova si “rast sui generis” ngeli jashtë OKB-së !
Publikuar më 09 qershor, 2018 në orën 00:04 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

(I) -Për shkak se Serbia nga OKB-ja nuk u ndëshkua ligjërisht për kryerjen e gjenocidit të saj në Kosovë.

(II) –Dhe, për shkak të politikës së gabuar të krerëve politikë të Kosovës, të cilët në vend se Serbinë ta akuzonin dhe ta padisnin për krimet e saj të gjenocidit, të kryera në Kosovë (1989-1999), ata bënë të kundërtën, pranuan “Fusnotën” e UNMIK-ut dhe “mbetjen” e tij në Kosovë, edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008), duke u përbishtuar në “dialogë” me Serbinë në Bruksel kinse në emër të “normalizimit” të marrëdhënieve me Beogradin.

(III) - Kjo është “dhuratë” e kastave politike udhëheqëse të Kosovës (1999-2018), që nuk morën në konsideratë të drejtën historike, demokratike dhe të vetëvendosjes së popullit shqiptar, që me REFERENDUM, të deklarohej për pavarësinë dhe për sovranitetin e plotë të Kosovës, gjatë periudhës tetëvjeçare të UNMIK-ut, (1999-2008).

Mirëpo, këtë gabim politiko-juridik dhe kushtetues, kastat e theksuara drejtuese të Kosovës, në kundërshtim flagrant me parimet dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare, e përsëritën, edhe pas njohjes unilaterale të pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008), duke e mbajtur një pjesë të kontigjentit të UNMIK-ut në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 të KS-së së OKB-së (10.06.1999), e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Një raport i tillë joligjor i qeverisë së Kosovës me UNMIK-un, edhe pas shpalljes së pavarësisë, është nonsens dhe, vërtet është ‘RAST SUI GENERIS”, sepse është në kolizion me të gjitha rregullat, parimet dhe normat e së drejtës ndërkombëtare. –Kësi “mishmashi” juridiko-politik , nuk mund të gjesh në asnjë rresht të së drejtës ndërkombëtare e as të Kartës së Kombeve të Bashkuara (1945). Ky është shkaku kryesor, pse OKB-ja nuk e njeh pavarësinë unilaterale të Kosovës, sepse sipas Rezolutës 1244, ende është nën “FUSNOTËN” e UNMIK-ut, edhe pse Kosovën e kanë njohur mbi 100 shtete të OKB-së (2008-2018).

Kosova “rast sui generis” vetëm për doktrinën dhe për praktikën e së drejtës ndërkombëtare

Ndërkaq, gjenocidi serb në Kroaci, në Bosnjë dhe nuk Kosovë, nuk ka asnjë segment “sui generis”, por është gjenocid klasik sipas së drejtës ndërkombëtare.

-Të tria gjenocidet e Serbisë, të kryera në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë, janë asimetrike vetëm për nga numri i viktimave të shkaktuara dhe i shkatërrimeve të tjera materiale, jo për nga përmbajtja, qëllimi dhe “teknologjia” e shfarosjes së qindra e mijëra njerëzëve të pafajshëm civilë, vetëm pse nuk ishin serbë, të cilët i plaçkitën, i vranë, i masakruan, i krematorizuan dhe i dëbuan nga shtëpitë, nga banesat dhe nga pronat e tyre, me qëllim të fundmë, që t’ua grabisnin territoret e tyre, ashtu sikurse veproi Hitleri me shfarosjen dhe me deportimin e hebrenjve nga shtëpitë dhe nga pasuritë e tyre, gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1945).

Kosova është rast kolonial-gjenocidal, jo “rast sui generis”. Ky problem, duhet përmbyllur me Serbinë!

Prandaj, nuk ka asnjë dilemë se Kosova, po të ishte trajtuar si problem kolonial dhe si viktimë e gjenocidit të Serbisë (1912-1999) sigurisht se sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (10.06.1999), do të njihej si shtet i pavarur dhe sovran, jo si “provincë e Serbisë” e as mëpastaj, të njihej si “rast sui generis”, të cilën nuk e njehë as e drejta ndërkombëtare dhe as Karta e Kombeve të Bashkuara, sepse nuk ka kurrfarë baze juridike shkencore.

-Pse kryerja e gjenocidit serb në Kosovë, që shkaktoi mbi 12 mijë viktima në njerëz dhe me shumë dëme e shkatërrime të tjera të pasurisë së paluajtshme, është “sui generis”, e kryerja e dy gjenocideve të Serbisë në Kroaci dhe në Bosnjë me më shumë viktima dhe me më shumë shkatërrime sesa në Kosovë, nuk trajtohen si “raste sui generis”?!

-Sepse asnjëra prej këtyre 3 rasteve të theksuara nuk janë “sui generis”, por vetëm raste gjenocidi, i cili në Kosovë karakterizozhet, edhe nga elementi kolonial 100-vjeçar (1912-1999).

Pra, sipas së drejtës ndërkombëtare, asnjëri prej këtyre tri gjenocideve të Serbisë, të kryera në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë, nuk janë “raste sui generis”, por vetëm 3 gjenocide të dënueshme mbase përbëjnë vepër penale ndërkombëtare. Kjo do të duhej t’i thuhej botërisht Serbisë nga ana e Tribunalit të Hagës së OKB-së (1993-2018) se ka shkelur Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Gjenocidit (1948), të miratuar nga ana e OKB-së, si dhe normat e parimet e së drejtës ndërkombëtare. Në këtë rast, OKB-ja mban përgjegjësinë më të madhe për tolerimin dhe për mosndëshkimin e tri gjenocideve të Serbisë, të kryera kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999), sepse arbitrarisht shpërfilli Konventën e theksuar për parandalimin dhe për dënimin e krimit të gjenocidit, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e saj (1948). Ky është nonsens politik dhe juridik i pajustifikueshëm për të drejtën humanitare ndërkombëtare.

S’ka dyshim se OKB-ja si autore dhe miratuese e Konventës së saj kundër gjenocidit, do të duhej ta ndëshkonte Serbinë për tri gjenocidet e kryera kundër kroatëve, myslimanëve dhe të Bosnjës dhe kundër shqiptarëve në Kosovë, jo ta amnistonte për krimet e saj kundër njerëzimit, duke kërkuar forma të tjera joligjore për normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me tri vendet e theksuara fqinje, gjoja, sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe dhe e tmerrshme mes tyre (1990-1999)!

-Ia vlen të theksojmë se, të tri gjenocidet e Serbisë, të kryera në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë janë plotësisht simetrike sipas përkufizimit të nocionit të gjenocidit, të sanksionuar në “Konventën Ndërkombëtare mbi Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, më 9 dhjetor 1948, dhe të hyrë në fuqi më 12 janar 1951”.
-Ja se çfarë thuhet në përmbajtjen e 2 neneve të para të saj: “Palët kontraktuese konfirmojnë se genocidi i kryer qoftë në kohë paqeje, qoftë në kohë lufte, është krim i dënueshëm sipas së drejtës ndërkombëtare. Prandaj, palët kontraktuese janë të obliguara ta parandalojnë dhe ta ndërshkojnë atë.”(Neni 1).
Ndërkaq, në Nenin 2, thuhet : “ Gjenocidi nënkupton cilëndo akt të kryer me qëllim të asgjësimit të plotë ose të pjesshëm të një grupi nacional, etnik, racor ose religjioz:
(a) Vrasja e anëtarëve të një grupi;
(b) Lëndimi i rëndë fizik ose psikik i anëtarëve të grupit;
(c) Nënshtrimi i qëllimshëm i një grupi kushteve të rënda të jetesës, me qëllim të shkatërrimit të plotë ose të pjesshëm fizik;
(ç) Imponimi i masave për t’i parandaluar lindjet brenda grupit;
(d) Ndarja e dhunshme e fëmijëve nga një grup në tjetrin. “ Shih në: http://www.un.org/en/genocideprevention/genocide.html ).

Sa më sipër, në përmbajtjen e normave dhe të parimeve juridike të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara nuk është sanksionuar dhe rezevruar ndonjë e “drejtë speciale” për zgjidhjen e “rasteve sui generis”, kur është fjala për njohjen ndërkombëtare të ndonjë shteti të ri, siç është “rasti sui generis” i Kosovës, të cilën në mënyrë unilaterale e njohu Amerika me aleatët e saj evropianë perëndimorë (17 shkurt 2008).

Pikërisht, kjo çasje e gabuar (Kosova rast sui generis) në aspektin juridik, diplomatik dhe politik ka ndikuar negativisht te shumica dërrmuese e shteteve-anëtare të Kombeve të Bashkuara, që Kosova të mos njihet nga ana e tyre për shkak të dyshimit të bazuar në Rezolutën 1244 (10.06.1999) sipas së cilës Kosova “i përket Serbisë”.

Prandaj, derisa Kosova të trajtohet si “rast sui generis, e jo si rast kolonial-gjenocidal 100-vjeçar (1912-1999), do të ngelë jashtë “familjes” 193 anëtarëshe të Kombeve të Bashkuara, nuk do të njihet si subjekt juridik i së drejtës ndërkombëtare.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 371 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi