Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Prapa çdo pasurie të madhe, fshihet një krim i madh!
Publikuar më 10 qershor, 2018 në orën 03:21 ( ) Afrim Morina | Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Interviste e imagjinuar

Balzaku (Honore de Balzac, 1799- 1850). Romancier francez dhe dramaturg. Ai ishte monarkist konservator; antipod i republikanizmit demokratik të shkrimtarit Victor Hugo. Megjithatë, trajtimi i mprehtë i realitetit dhe çështjeve të kohës fitoi respektin e shumë socialistëve dhe marksistëve. Engelsi thoshte se Balzaku ishte shkrimtari i tij e preferuar, ndërsa Marksi u referohej vazhdimisht romaneve të tij.
Për ta ofruar më pranë lexuesit, këtë shkrimtar të madh të kohës, që e tejkaloi edhe kohën e vet, po bëjmë një bashkëbisedim, ku përme kësaj do të mundohem të shkoqisë mendimet dhe porosinë që i ka lënë brezave.

Morina:- Çka është lavdija?

Balzac:- Lavdia është një helm që duhet marrë me doza të vogla!

Morina:- Çka është byrokracia?

Balzac:- Burokracia është një mekanizëm gjigant ngritur nga xhuxhët!

Morina:- Çka është arti?

Balzac:- Arti është natyra e koncentruar!

Morina:- Çfarë përfitimi nga të leximi?

Balzac:- Të lexuarit na sjell miq të panjohur!

Morina:- Nga kush varret lumturia?

Balzac:- E gjithë lumturia varet nga kurajoja dhe puna!

Morina:- Kush i shtërngojnë duartë së bashku?

Balzac:- Mizoria dhe frika shtrëngojnë duart së bashku.

Morina:- Çka mund të na thuash për ligjet?

Balzac:- Ligjet janë rrjeta, ku mizat e mëdha kalojnë lehtësisht, ndërsa mizat e vogla ngelin të mbërthyera!

Morina:- Jeni marr edhe me pasanikët, çka mendoni, si kanë krijuar gjithë atë kapital?

Balzac:- Prapa çdo pasurie të madhe, fshihet një krim i madh!

Morina:- Që kur egziston kontrata në mes të pasurve dhe të varfërve?

Balzac:- Prej kur ekziston shoqëria, një qeveri, në mënyrë të pashmangshme, ka qenë gjithmonë një kontratë sigurie midis të pasurve kundër të varfërve!

Morina:- Pse Ju adhuronte Engelsi?

Balzac:- Unë shkruaja ato ngjarje që i shikoja, e, nuk shkruja se si duhet të ishin. Ky ka qenë edhe adhurimi i Engelsit

Morina:- Në veprëm bukur vuluminoze të Marksit, në “Kapital”, Marksi shumë herë iu citon, si e vlerësoni këtë?

Balzac:- Edhe Markësi, si gjithë të tjerët, ka qenë hulumtues dhe ndër ata të cilët i ka hulumtuar, ka qenë edhe veprimtaria ime, për fajdegjinët, për punën e rëndë në miniera, për skamjen, për shtresimet e tmerrshme në shoqëri… Bukur mirë ka arritur t’i analizojë dhe t’ua gjej vendin për ilustrim.

Morina:- Çka quani Ju, farë e rënë, në shkëmbë?

Balzac:- Urrejtja pa dëshirën e hakmarrjes, është një farë e rënë në shkëmb!

Morina:- Çka mendoni për gazetarët?

Balzac:- Gazetarët oborrtar, aq i kanë ndyer duartë, sa ujtë e botës nuk mundet për t’ua pastruar.

Morina:- Të kalokmë në një temë tjetër, si e përkufizonin një nënë?

Balzac:- Zemra e një nëne është një humnerë e thellë, në fundin e të cilës do të gjesh faljen!

Morina:- Për gruan e dashuruar?

Balzac:- Një grua e njeh fytyrën e njeriut që dashuron, ashtu si marinari njeh detin e hapur!

Morina:- Po bashkëshorti i mirë?

Balzac:- Një bashkëshort i mirë nuk shkon kurrë të bjerë për të fjetur i pari natën dhe nuk zgjohet kurrë i fundit në mëngjes!

Morina:- Lumturinë e nësës, si e shpjegoni?

Balzac:- Lumturia e një nëne është si një rreze drite, ajo ndriçon të ardhmen, por reflektohet gjithashtu në të kaluarën, në formën e kujtimeve të bukur!

Morina:- Po për gratë, çka mendoni

Balzac:- Kur gratë na dashurojnë, ato na falin për gjithçka, edhe për krimet tona; kur nuk na dashurojnë, nuk na njohin meritën për asgjë, as edhe për virtytet tona!

Morina:- Çka është dashuria?

Balzac:- Dashuria është poezia e shqisave!

Morina:- Çka është kënaqësia?

Balzac:- Kur zhytemi në thellësitë e kënaqësisë, ne nxjerrim lart më shumë llum, sesa perla!

Morina:- Çka është virtyti?

Balzac:- Ndoshta virtyti nuk është asgjë më shumë, se sa mirësjellja e shpirtit!

Morina:- Folëm më lartë për ligjin, mund të ndikojë edhe në jetën e njeriut, për ta tjetërsuar?

Balzac:- Kur ligji bëhet despotik, morali dobësohet, dhe anasjelltas!

Morina:- Për pasionin?

Balzac:- Pasioni është humaniteti universal. Pa të, feja, historia, romanca, arti do të ishin të kotë!

Morina:- Dallimi në mes burrit dhe gruas?

Balzac:- Një burrë është një krijesë e gjorë, krahasuar me një grua!

Morina:- Kur i ngjason femra avokatit?

Balzac:- – Femrat, kur nuk dashurojnë, kanë gjakftohtësinë e një avokati të vjetër!

Morina:- Po, burrat?

Balzac:- Në jetë janë me bollëk meshkujt, por mungojnë burrat!

Morina:- Çfarë mendimin keni për vetminë?

Balzac:- Vetmia është e mirë, por gjithsesi të duhet dikush, që të të thotë se vetmia është e mirë!

Morina:- Çfarë mendimi keni për mençurinë?

Balzac:- Mençuria është kuptimi i atyre gjërave hyjnore, tek të cilat shpirti ngjitet përmes dashurisë!

Morina:- Kur arrin njeriu deri të vetvrasja?

Balzac:- Në atë kohë, vetëvrasja ishte në modë në Paris: e çfarë çelësi më të përshtatshëm mund të kishte, për të zbërthyer misterin, për një shoqëri skeptike?!

Morina:- Çfarë kuptimi ka zakoni?

Balzac:- Askush nuk guxon t’i thotë lamtumirë një zakoni. Shumë vetëvrasje janë ndalur, në prag të vdekjes, për hir të kujtimit të kafesë, ku për çdo mbrëmje luan domino!

Morina:- Çka nuk mund ta kthejë në fakt, pushteti?

Balzac:- Pabarazia mund të jetë e drejtë, por asnjë pushtet në botë, nuk mund ta kthejë atë në fakt!

Morina:- Armiqët dhe mbretërit e vetmuar?

Balzac:- Armiqtë tanë më të mëdhenj janë të afërmit tanë. Mbretërit nuk kanë vëllezër, nuk kanë bij, nuk kanë nëna!

Morina:- Gykimi?

Balzac:- Sa më shumë dikush gjykon, aq më pak ai dashuron!

Morina:- Çka është lumturia për gruan?

Balzac:- Lumturia është poezia e gruas!

Morina:- Kush janë të pakuptuarit?

Balzac:- Të pakuptuarit përfshihen në dy kategori: femrat dhe shkrimtarët!
Morina:- Çka është fama e dëshiruar?

Balzac:- Fama tepër e dëshiruar është, pothuaj, gjithmonë një prostitutë e pashpallur!

Morina:- Çka është kritika?

Balzac:- Kritika është një furçë, që nuk mund të përdoret mbi stofra të buta, ku mund të rrënojë gjithçka!

Morina:- Çka është martesa?

Balzac:- Martesa është një betejë deri në vdekje, para së cilës bashkëshortët ia kërkojnë qiellit bekimin e tij!

Morina:- E shëmtuara dhe e pamundura?

Balzac:- Besojini gjithçka që dëgjoni të flitet për të tjerët, asgjë nuk është aq e shëmtuar, sa të jetë e pamundur.

Morina:- Dallimi në mes shikimit dhe pikturimit?

Balzac:- Ah, sikur të pikturonim me dorë atë që shohim me sy!

Prishrinë, 24.05.2018

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 749 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash...
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34
Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur...
Klasa politike vendoste pushtetin personal pa...
E enjt, 04 qershor 2020 - 19:19
Roli i Austrisë ka qenë më pozitivi, madje pa atë nuk do të mund të kishim krijuar dot një shtet shqiptar në vitin 1912. Ajo u mbështet herë pas ...
30 VJET NGA KRIMI SERB I HELMIMIT TË FËMIJ...
E shtun, 21 mars 2020 - 01:50
Dr. Shukri Gerxhaliu: “Kur është në pyete fëmija, populli e kombi unë jam i gatshëm të sakrifikohem”. Flet Dr.Gërxhaliu, doktori i cili tra...
KRAHËT E SHQIPES
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25
Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“ ⁃ Kush është zonja. Ma...
Rexhep Qosja: Fitorja e Kurtit sjell shpresë...
E hn, 07 tetor 2019 - 19:51
Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej kufirit, Rexhep Qosja dy ditë para zgjedhjeve shkroi editorialin “Zgjedhjet e parak...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi