Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Reagim ndaj BFI-së në Maqedoni
Publikuar më 10 qershor, 2018 në orën 09:30 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në rrafshin fetar, shqiptarët e besimit mysliman meritojnë të përfaqësohen nga njerëz që nuk e lusin Allahun t’i bekojë kriminelët e llojit të Nikolla Gruevskit, që i kanë duart me gjak shqiptari!

Memoaret e Sulejman Rexhepit, përmes të cilave ai tregon se si është bërë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete jugosllave, ishin shkruar me qëllim që të publikoheshin pas vdekjes së tij. Megjithatë, siç e sqaron edhe vetë, u publikuara para tri vitesh dhe disa muaj më vonë, për arsyet që i di ai, u mbyllën faqet e internetit dhe profilet në facebook, me të vetmin qëllim që të humben gjurmët e këtyre memoareve.

Që nga ajo kohë e deri më datën 9 qershor 2018, kur reaguan ndaj përhapjes së madhe që pat shkrimi im, as Sulejman Rexhepi e as Shërbimi i tij Informativ nuk e kanë mohuar vërtetësinë e këtyre memoareve. Në asnjërin prej qindra komunikimeve publike të Sulejman Rexhepit, shkrimeve autoriale të tij dhe qëndrimeve zyrtare të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, nuk u mohua vërtetësia e këtyre memoareve.
Para një javë publikova një pjesë të memoareve të tij. Falënderoj mediat në gjuhën shqipe që i dhanë një hapësirë të madhe shkrimeve të mia, falë të cilave u përhap një e vërtetë që nuk mundën ta fshehin as udbashët, as pjella e udbashëve të Shërbimit Informativ të BFI-së et as UDB-ja vet.
Sot, këtë të vërtetë e kanë marrë vesh me dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë, që nuk i kanë ditur punët e ndyra që kanë bërë Sulejman Rexhepi dhe njerëzit që e rrethojnë. Shpresoj se do të shpërndahet edhe më shumë për ta bërë të ditur për të gjithë.
Qytetarët shqiptarë në Maqedoni i dinë fare mirë të gjitha punët e këqija që i kanë bërë Sulejman Rexhepi dhe udbashët tjerë që kanë uzurpuar kreun e Bashkësisë Fetare Islame. Ata mund të kërkojnë të zhduken edhe dhjetëra video, me shpresë se do t’i humbni gjurmët e krimeve që kanë bërë, siç shpresuan se me mbylljen e profileve të facebookut dhe faqeve të internetit do t’i humbin gjurmët e memoareve. Sido që të veprojnë, populli shqiptar në Maqedoni nuk do t’ua falë kurrë poshtërsitë që i kanë bërë në emër të Bashkësisë Fetare Islame.
Përveç një njeriu me shpirt udbashi si Sulejman Rexhepi, kush ka bërë deri sot një fyerje më të rëndë si në aspektin fetar ashtu edhe në atë kombëtar? Askush!
Pas dhunës në Tanushë, vrasjeve në Vaksincë, vrasjes në Haraçinë, vrasjeve në Shkup, vrasjeve në Fushë të Pollogut dhe vrasjeve në Malësi të Sharrit, Sulejman Rexhepi, Kryetari i Bashkësisë Islame në Maqedoni, e lutë Allahun ta bekojë Nikolla Gruevski, kriminelin që i ka duart e përgjakura me gjak shqiptarësh.

https://www.youtube.com/watch?v=jjZQm0Mxmdk
(Po ia bashkëngjis lidhjen e internetit për ata që dëshirojnë ta shohin këtë video, para se Shërbimi i tij Informativ të kërkojë ta fshijë nga interneti).
Në reagimin e tyre ndaj meje pjella e udbashëve të Kryesisë së Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, me paturpësi, flet për “fushatë antinjerëzore kundër Sulejman Rexhepit”! Çka mund të jetë më antinjerëzore për mijëra familje shqiptare, të besimit mysliman, të cilëve iu janë vrarë, plagosur, torturuar dhe dënuar anëtarët e familjes, madje edhe me burg të përjetshme, nga regjimi terrorist i Maqedonisë, se sa akti i poshtër kur ky kryetar i Bashkësisë Fetare Islame, e lutë Allahun ta bekojë krye kriminelin e këtij regjimi, Nikolla Gruevskin? Asgjë nuk mund të jetë më antinjerëzore, më anti-shqiptare dhe më anti-islame se veprimi i Sulejman Rexhepit.
Sulejman Rexhepi dhe pjella tjetër e udbashëve, që kanë uzurpuar Bashkësinë Fetare Islame me ndihmën e shërbimeve sekrete sllave, jenë faqja e zezë e islamit në Maqedoni. Ata dhe të afërmit e tyre, nën mburojën e Bashkësisë Fetare Islame, janë bërë sinonim i drogës, kazinove, korrupsionit dhe keqpërdorimit të “Zekatit” që japin besimtarët islamë. Pas përfundimit të shkrimeve lidhur me dëmin që i kanë bërë dhe i bëjnë popullit tonë shërbëtorët e shërbimeve sekrete sllave, nëse e shoh të nevojshme, do t’i kthehem edhe këtij aspekti të veprimtarisë së tyre. Edhe nëse do të përpiqen t’i zhdukin gjurmët e krimit do t’u sjell fakte sa të duan!
Të rrethuar në familje dhe në punë nga njerëz të shërbimeve sekrete sllave, Sulejman Rexhepit dhe pjellës së këtij lloji u duken edhe të tjerët si pjesë e shërbimeve serbo-sllave.
Sa për kërcënimet që m’i bëjnë se do të merren me mua “organet e drejtësisë”, udbashëve të llojit të Sulejman Rexhepit, shërbimeve sekrete sllave dhe organeve të tyre të drejtësisë ua çoj një urim me dy shkronjat e këngës së Adelina Ismailit.
Në rrafshin fetar, shqiptarët e besimit mysliman meritojnë të përfaqësohen nga njerëz që nuk e lusin Allahun t’i bekojë kriminelët e llojit të Nikolla Gruevskit, që i kanë duart me gjak shqiptari! As UDB-ja nuk do të mund t’i mbajë gjatë udbashët që kanë uzurpuar kreun e BFI-së. Pakënaqësitë e mëdha të besimtarëve do t’ua tregojnë vendin e merituar bashkëpunëtorëve të sigurimeve sllave: nga nofkat “Zjarr”, “Prush”, “Zhar-Zharko” nuk do të mbetet asgjë, pos hirit të lagur!

Bardhyl Mahmuti

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 303 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi