Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Papunësia është shtypja më e madhe
Publikuar më 13 qershor, 2018 në orën 13:55 ( ) Afrim Morina | Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Interviste e imagjinuar

Hygoi u lind 1802 dhe vdiq me 1885. Ai shumë mirë mundi të prezantojë vet esencën e Romantizmit, duke u bërë metafora e gjallë. Vepra e tij kaq e shumëllojtë dhe kaq komplekse, prezenca e tij kaq e shndritshme dhe luftarake, bënë që të njihet edhe babai i romantizmit, jo vetëm franqez.

Me këtë mendimtar, të përmasave botërore, kemi mjaftë për çka të bashkëbisedojmë, që edhe rinia e sotme të mësojë për kohën e tij dhe tonën, përme përgjegjeve që do t’i marrim nga Ai. Besojë se nuk kemi çfarë të mësojmë.

Morina:- Çka është lëvdata?

Hugo:- Një lëvdatë është, diçka, si një puthje nëpërmjet një tyli.

Morina:- Cili është më i keq, fajdexhiu apo pronari i sklevërve?

Hugo:- Fajdexhiu është më i keq se pronari i skllevërve; sepse pronari i skllevërve ka pronë vetëm njeriun, por një fajdexhi ka pronë dinjitetin e tij dhe mund ta komandojë dinjitetin e tij.

Morina:- Çfarë është një artist i madh?

Hugo:- Një artist i madh është një burrë i madh, në një fëmijë të madh.

Morina:- Çka është biblioteka?

Hugo:- Biblioteka është akt besimtarie.

Morina:- Po, njeriu i përpirë nga mendimet?

Hugo:- Njeriu nuk është i zvetënuar për shkak se është i përpirë nga mendimet. Ka laboratorë të dukshëm dhe laboratorë të padukshëm.

Morina:- Çka janë krahët e nënës për fëmiun?

Hugo:- Krahët e nënës janë krahë të dlirësisë dhe fëmijët flenë shëndetshëm aty.

Morina:- Si e përkufizoni luftën civile?

Hugo:- Një luftë midis evropianëve është një luftë civile.

Morina:- Mirëpo, Evropa përbëhet nga shumë kombe, madje edhe shtete kombe?

Hugo:- Civilizimet nuk duhet luftuar ndërvete, duhet të ecin së bashku dhe nëse ndodh e kundërta, ajo është luftë civile.

Morina:- Ku është dallimi në mes hallit dhe begatisë?

Hugo:- Halli krijon njerëz dhe begatia krijon përbindësha.

Morina:- Forca dhe idea e kohës, cila është më e fuqishme?

Hugo:- Të gjitha forcat në botë, nuk janë kaq të plotpushtetshme sa një ide, së cilës i ka ardhur koha.

Morina:- Çfarë përbëjnë dëshirat tona?

Hugo:- Pothuaj të gjitha dëshirat tona, kur analizohen mirë, përmbajnë diçka tejet të turpshme.

Morina:- Çka është falja?

Hugo:- Falja është e mirë për ata që e japin dhe për ata që e marrin. Ajo ka vetinë e mirë, të dhënies së mëshirës, për të dyja palët.

Morina:- Dallimi në mes ferrit dhe parajsës?

Hugo:- Një ferr inteligjent do të ishte më i mirë se një parajsë e marrë.

Morina:- Më lehtë mund t’i rrezistosh pushtimit apo idesë?

Hugo:- Një pushtimi ushtarak mund t'i rezistohet, por idesë së cilës i ka ardhur koha, jo.

Morina:- Çka mendoni për arkitekturën njerëzore?

Hugo:- Arkitektura përmban idetë e mëdha të racës njerëzore. Jo vetëm çdo simbol religjioz, por çdo mendim njerëzor, ka faqen e tij në këtë libër.

Morina:- Përzirja në mes të kontrastit dhe sublimes?

Hugo:- Si përzierje e kontrastit me sublimen, grotesku është, nga pikëpamja jonë, burimi më i pasur që ofron natyra.

Morina:- Kur mbushet zemra?

Hugo:- Teksa kuleta zbrazet, zemra mbushet.

Morina:- Njeriu dhe zogu?

Hugo:- Ji si një zog i ulur në një degë të njomë, të cilën e ndjen duke u luhatur poshtë tij, e prapë ai këndon si gjithmonë, duke e ditur se ka flatra.

Morina:- Nëse nuk i pëlqejnë gjërat, siç ka dëshirë dikush?

Hugo:- Pse dikujt nuk i pëlqejnë gjërat siç janë, nuk ka arsye të jetë i padrejtë ndaj Zotit.

Morina:- Nëse i leviz akrepat e orës përpra?

Hugo:- Duke i shtyrë akrepat e orës përpara me duar, ti, prapë, nuk e çon dot përpara kohën.

Morina:- Çka mendoni për trupin dhe shpirtin?

Hugo:- Mendime të tilla janë lutje. Ka momente kur, sido që të jetë sjellja e trupit, shpirti është i përgjunjur ndaj tij.

Morina:- Opinionet dhe parimet, na i zbërtheni?

Hugo:- Ndryshoi opinionete tua, mbaji parimet e tua; ndyshoi gjethet e tua, mbaji të paprekura rrënjët e tua.

Morina:- Edhe më lartë patëm një pyetje për luftën civile, na e sqaroni edhe një herë?

Hugo:- Luftë civile? E çfarë dashke të thuash? A ka ndonjë luftë të huajsh? A nuk është çdo luftë ndeshje midis njerëzve, midis vëllezërve? Pra, ndeshje në mes civilizimeve

Morina:- Të drejtat?

Hugo:- Ngjitur me të Drejtar e Njeriut, fare pranë tyre, janë të Drejtat e Shpirtit.

Morina:- A ka diçka që nuk është rezultat i shkollimit?

Hugo:- Mirëkuptimi, gjithsesi, nuk është rezultat i shkollimit.

Morina:- Çka është me rëndësi për njeriun?

Hugo:- Kursim në stil, saktësi në mendime, vendosmëri në jetë.

Morina:- Cila është zotësia e femrave?

Hugo:- Kureshtja është një nga format e zotësisë femërore.

Morina:- Kush prodhon krim më të gjatë?

Hugo:- Despotizmi është një krim i gjatë.

Morina:- Çka duhet synuar njeriu?

Hugo:- Mos syno të jesh diçka, por të jesh dikush.

Morina:- Çfarë mendimi keni, nëse, nuk bënë njeriu asgjë?

Hugo:- Të mosbërit asgjë është lumturi për fëmijët dhe mjerim për pleqtë.

Morina:- Ndarja e moshave?

Hugo:- Të dyzetat janë pleqëria e rinisë; të pesëdhjetat janë rinia e pleqërisë.

Morina:- Për çfarë duhet të luftojnë mendjet logjike?

Hugo:- Liri në art, liri në shoqëri, ky është qëllimi i dyfishtë për të cilin të gjitha mendjet e vërteta dhe logjike duhet të luftojnë.

Morina:- Po gjeniu?

Hugo:- Gjeniu: mbinjeriu në njeriun.

Morina:- Po, rreziqet e mëdha?

Hugo:- Rreziqet e mëdha e kanë bukurinë e tyre, e cila sjell në dritë vëllezërinë e të panjohurve.

Morina:- Çbënë zakoni?

Hugo:- Zakoni është mëkues i gabimeve.

Morina:- Po, çka është guximi, durimi dhe qëllimi?

Hugo:- Ki guxim për të këqijat e mëdha të jetës dhe durim për të voglat; dhe kur të kesh përmbushur me sukses qëllimin e ditës sate, shko dhe fli i qetë.

Morina:- Njeriu pa zotësi?

Hugo:- A i që nuk është i zoti ta durojë varfërinë, nuk është i zoti të jetë i lirë.

Morina:- Cili njeri është më i suksesshem, sipas Jush?

Hugo:- Kush hap dyer shkollash, mbyll dyer burgjesh.

Morina:- Ju, çfarë do të qoni në varr?

Hugo:- Unë jam një shpirt. Dhe e di mirë që çfarë do të çoj në varr, nuk është vetja ime. Vetja ime do të shkojë tjetërkund. Tokë, ti nuk je humnera ime!

Morina:- Kush jeni Ju?

Hugo:- Unë jam një lum i zgjuar i cili ka pasqyruar pandërprerë të gjitha brigjet para se të derdhet, duke medituar vetëm mbi pamjet, që ja kanë sjellë ato brigje në ndryshim të përhershëm.

Morina:- I doni njerëzit?

Hugo:- I dua të gjithë njerëzit që mendojnë, madje edhe ata që mendojnë ndryshe nga unë.

Morina:- Jeni fetar?

Hugo:- Unë jam një fetar i kundërvënë ndaj fesë.

Morina:- Cila është shtypja më e madhe?

Hugo:- Papunësia është shtypja më e madhe.

Morina:- Çka do të thotë të marrësh iniciativë?

Hugo:- Iniciativë do të thotë të bësh gjënë e duhur, pa e treguar atë.

Morina:- Çka është inteligjenca?

Hugo:- Inteligjenca është grua, fantazia është mëseusja e saj, kujtesa është shërbyesja.

Morina:- Çka është e frikshme?

Hugo:- Nuk është asgjë të vdesësh. Është e frikshme të mos jetosh.

Morina:- Ku gjeni ngushllim?

Hugo:- Njerëzit e zgjuar gjejnë ngushëllim në travajet e jetës.

Morina:- Çka është e pëlqyeshme?

Hugo:- Është më e pëlqyeshmja të bësh një veprim të drejt, i cili nuk është i pranueshëm nga dikush, të cilin, dikush tjetër, nuk e pëlqen.

Morina:- Loti, më afër kujt është?

Hugo:- Buzëqeshja e gëzimit është shumë më afër lotëve së qeshjes.

Morina:- Çka simbolizon qeshja?

Hugo:- Qeshja është dielli që e përzë dimrin nga fytyra njerëzore.

Morina:- Çka është jeta?

Hugo:- Jeta është lulja për të cilën dashuria është mjalta.

Morina:- A ka njerëzimi qendër të vetme?

Hugo:- Njerëzimi nuk është një qark me një qendër të vetme, por një elips me dy pole kryesore, nga të cilët njëri janë faktet dhe tjetri janë idetë.

Morina:- Dalin nga betejat e vogla, akte?

Hugo:- Shumë nga aktet e mëdha, janë kryer në betejat e vogla.

Morina:- Çdo ditë e jetës, sjell edhe hidhërime?

Hugo:- Njeriu mësohet me helmin pika-pika.

Morina:- Kur mundën njerëzit si Ju?

Hugo:- Njerëzit si unë janë të pamundshëm, deri ditën kur ata bëhen të nevojshëm.

Morina:- Ka diçka të veçantë muzika?

Hugo:- Muzika shpreh atë që nuk mund të thuhet dhe ndaj së cilës është e pamundur të heshtës.

Morina:- Flitet se jeni dytësor?

Hugo:- Shijet e mia janë artistokratike, veprimet e mia janë demokratike.

Morina:- Çfarë fuqie kanë eklipset?

Hugo:- Kombet, si yjet, iu nënshtrohen eklipseve. Gjithçka bëhet mirë sapo rikthehet drita dhe eklipsi nuk shndërrohet në natë të pafund. Agimi dhe ringjallja janë sinomike. Rishfaqja e dritës është si mbijetesa e shpirtit.

Morina:- Kur nuk duhet të qeshësh?

Hugo:- Kurr mos qesh me ata që vuajnë; vuaj nganjëherë për atë që qesh.

Morina:- Kush mund ta mbajë sekretin më së miri?

Hugo:- Askush nuk mund ta mbajë sekretin më mirë, se një fëmijë.

Morina:- Çfarë di gruaja?

Hugo:- Askush nuk di më mirë se një grua, si t'i thotë gjërat, që janë njëkohësisht njerëzore dhe të thella.

Morina:- Ka njerëz që besojnë në realizimin e deshirave nga të tjerët?

Hugo:- Dikush beson se të tjerët do të bëjnë atë që ai dëshiron.

Morina:- Cili është synimi më i vështirë?

Hugo:- Një nga synimet më të vështira është, të nxjerrësh vazhdimisht nga shpirti i dikujt, një dëshirë të sëmurë, pothuaj, të pashterëshme.

Morina:- Çfarë mendimi keni për njeriun meditues?

Hugo:- Të soditësh do të thotë të lodhesh, të mendosh do të thotë të bësh. Duartë që rrinë kryq punojnë, duartë e mbledhura veprojnë. Sytë e drejtuar nga Qielli janë një akt krijimi.

Morina:- Cilësinë dhe të metat, si duhet shikuar?

Hugo:- Dikush i shikon cilësitë nga larg dhe të metat nga afër.

Morina:- Si i shpjegoni vetëvrasjet dhe pse ndodhin ato?

Hugo:- Dikush nganjëherë thotë: „Ai vrau veten se i ishte mërzitur jeta.“ Në fakt duhet të thotë: „Ai vrau veten se ishte mërzitur nga mungesa e jetës.“

Morina:- Çfarë jemi ne?

Hugo:- Ëmat tona na bëjnë ose rrënojnë ne, ne jemi fëmijët e bëmave tona.

Morina:- Po, dhimbja?

Hugo:- Dhimbja është e ndryshme si njeriu. Secili vuan si ka mundësi.

Morina:- Dallimi në mes paqes dhe luftës?

Hugo:- Paqja është virtut i qytetërimit. Lufta është krim.

Morina:- Çka ju pëlqen popujve?

Hugo:- Popujve nuk iu pëlqen forca, iu pëlqen vullneti.

Morina:- Cili është sekreti i fitoreve?

Hugo:- Këmbëngulja, sekreti i të gjitha triumfeve.

Morina:- Kur luten njerëzit?

Hugo:- Lutja është një pohim madhështor i padijës.

Morina:- Si mund të na shpjegoni reaksionin?

Hugo:- Reaksioni është një varkë që shkon kundër rrymës, por e cila nuk e ndalon lumin të rrjedhë.

Morina:- Religjioni dhe fillozofia?

Hugo:- Religjionet bëjnë një gjë të dobishme: ato e zbresin Zotin në nivelin e njeriut. Filozofia i përgjigjet duke bërë një gjë të dobishme: ajo e ngre njeriun në nivelin e Zotit.

Morina:- Mund të na shpjegoni për rimën?

Hugo:- Rima, ajo mbretëreshë e skllavëruar, ajo magji supreme e poezisë, ajo krijuese e metrikës sonë.

Morina:- Çka i bëjmë jetës me humbje kohe?

Hugo:- Jeta është e shkurtër, por ne e bëjmë më të shkurtër nga humbja e kohës.

Morina:- Hapësira për të afërmit?

Hugo:- Djali, vëllai, babai, i dashuri, miku. Ka hapësirë në zemër për të gjitha ndjenjat, siç ka hapësirë në qiell për të gjithë yjet.

Morina:- Kur njeriu, jo meritor, don të dali mbi të tjerët, çfarë ndodh?

Hugo:- Shoqëria është një republikë. Kur individët duan të ngrenë veten mbi të tjerët, ata ulen poshtë nga masa, ose nga përqeshja dhe tallja.

Morina:- Cila nga qenjët njerëzore e di se është e paditur?

Hugo:- Kafsha është e paditur për atë që di, njeriu e di se është i paditur.

Morina:- Dallimi në mes bukurisë dhe shëmtisë?

Hugo:- Bukuria ka vetëm një tip, shëmtia ka me mijëra.

Morina:- Simptomet e dashurisë, te të dyja gjinit?

Hugo:- E para simptomë e dashurisë tek një djalosh është droja: tek një vajzë është guximi.

Morina:- Për çka ka nevojë njeriu?

Hugo:- Shpirti njerëzor ende ka nevojë më të madhe për idealen se për realen. Nga realja ne ekzistojmë; nga idealja ne jetojmë.

Morina:- Kush janë kunatat?

Hugo:- Idealja dhe e bukura janë njësoj; idealja i korrespondon idesë, dhe bukuria formës; kështu që ideja dhe lënda janë kunata.

Morina:- Streha e fundit e mbretit dhe popullit?

Hugo:- Streha e fundit e mbretërve është gjylja e topit. Streha e fundit e popullit, hedhja e gurëve.

Morina:- Kur arrin njeriu të kuptojë se është i paditur?

Hugo:- Njeriu i mësuar e di se është i paditur.

Morina:- Pse janë të shenjët njerëzit e vegjel dhe çka përfitohet nga ata?

Hugo:- Njerëzit e vegjël mund të jenë të shenjtë për të mëdhenjtë, dhe prej të drejtave të të dobtit, buron e drejta e të fortit.

Morina:- Kush i bënë njerëzit të egjër?

Hugo:- Malet, pylli dhe deti i bëjnë njerëzit të egjër; ata kultivojnë egërsinë, por nuk e shkatërrojnë njeriun.

Morina:- Ku është dallimi në mes baballarve dhe gjyshërve?

Hugo:- Ka etër që nuk i duan fëmijët e tyre; nuk ka gjyshër që nuk i duan nipat e tyre.

Morina:- Cila është bindja supreme?

Hugo:- Lumturia supreme e jetës është bindja se të tjerët na duan; ngaqë e meritojmë atë, ose pavarësisht nëse e meritojmë atë.

Morina:- Ma çka karakterizohet shekulli i Juaj?

Hugo:- Këtë shekull kemi pasur vetëm një njeri të madh dhe një gjë të madhe: Napoleonin dhe lirinë. Prej dëshirës së njeriut të madh, le të kemi gjënë e madhe.

Morina:- Cilli është dallimi në mes tmerrit dhe lemerisë?

Hugo:- Ekziston një tmerr i shenjtë ndaj gjithçkaje të madhe. Është gjë e lehtë t'ia admirosh medikorietin dhe kodrat; por gjithçka që është tepër madhështore, një gjeni, ashtu si një mal, një ansambël, ashtu si një kryevepër, t'i shikosh nga afër është e lemerishme.

Morina:- Cili është spektakli më i madh?

Hugo:- Është një spektakël më i madhe se deti, ai është qielli; është një spektakël më i madh se qielli, është brendësia e shpirtit.

Morina:- Kush jeton?

Hugo:- Ata që jetojnë janë ata që luftojnë.

Morina:- Ku është dallimi në mes mendimit dhe ëndërrimit?

Hugo:- Mendimi është laboratori i intelektit, ëndërrimi është kënaqësia e tij.

Morina:- Ku është bukuria e gabimit?

Hugo:- Të ngjitesh nga gabimi tek e vërteta është e rrallë dhe e bukur.

Morina:- Cili është religjioni më i mirë?

Hugo:- Toleranca, është religjioni më i mirë.

Morina:- Dallimi në mes virtytit dhe vesit?

Hugo:- Virtuti ka një vello, vesi një maskë.

Morina:- Si i shikojmë të kaluarën dhe të tashmen?

Hugo:- Ne e shikojmë të shkuarën në teleskop dhe të tashmen në mikroskop. Pavarësisht pafundësisë të së tashmes.

Morina:- Çfarë mendimi keni për historinë?

Hugo:- E çfarë është historia? Një jehonë e së kaluarës në të ardhmen; një pasqyrim i së ardhmes në të shkuarën.

Morina:- E shëmtuara e kopshtit…?

Hugo:- Ajo që duket e shëmtuar në një kopsht, duket e bukur në një mal.

Morina:- Si duhet shikuar një femër, gjersa flet?

Hugo:- Kur një femër po flet me ty, dëgjo se çfarë thotë ajo me sytë e saj.

Morina:- Kur do të jeni në mesin tonë?

Hugo:- Kur të kthehet liria, do të kthehem unë.

Prishtinë, 01.06.2018

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 736 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash...
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34
Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur...
Klasa politike vendoste pushtetin personal pa...
E enjt, 04 qershor 2020 - 19:19
Roli i Austrisë ka qenë më pozitivi, madje pa atë nuk do të mund të kishim krijuar dot një shtet shqiptar në vitin 1912. Ajo u mbështet herë pas ...
30 VJET NGA KRIMI SERB I HELMIMIT TË FËMIJ...
E shtun, 21 mars 2020 - 01:50
Dr. Shukri Gerxhaliu: “Kur është në pyete fëmija, populli e kombi unë jam i gatshëm të sakrifikohem”. Flet Dr.Gërxhaliu, doktori i cili tra...
KRAHËT E SHQIPES
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25
Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“ ⁃ Kush është zonja. Ma...
Rexhep Qosja: Fitorja e Kurtit sjell shpresë...
E hn, 07 tetor 2019 - 19:51
Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej kufirit, Rexhep Qosja dy ditë para zgjedhjeve shkroi editorialin “Zgjedhjet e parak...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi