KOSOVËS DARDANE |
Publikuar më 16 qershor, 2018 në orën 15:51 ( ) |
Kulturë | |
|
|
.
KOSOVËS DARDANE
Na ishte njëherë një zog
me qiell shumë të gjerë
“Dardani” e kishte emrin
“ Iliri ” e kish mbiemrin
Në mbretërinë e tokës
atë zog të gjelbërimeve
të ngjashëm me kaçubat
mëllenjë né e thërrisnim
Ky zog poetik i fushave
I motshëm 13 mijë vjet
rron Fushës së Kosovës
po s´ i një lirik i madh
Një luftë të parë poetike
e quaj Alfabetin pellazg
Diskun e Festos, Epirin
Kohën kur lindën epokat
Adhoani, një trim dardan
nga shkambijtë e Trojës
Trojën e pa si e varrosën
kufijtë Ilirisë t´ia rrudhin!.
GRUAJA PERANDORAKE
Burrat s´e kanë të vështirë
të lypin atë që u pëlqen;
puthjen e buzëve në buzë,
gjirin e fshehur nën këmishë.
Vonë, shumë vonë e kam kuptuar
se veset e burrave qenkan si tonat.
Burrat, që më kërkojnë biblën
Më quajnë e bukura e trazuar,
shijen ua japë përmes të puthurave
Njerëz, më hahet buka e ëndërrave!...
Për dahnorët që m’i do zemra
me çaste shndërrohem në lojë,
në tela të kitares, në piano, në lirë
në aromë bari, në grua të gëzuar,
në thjeshtësi fati, në grua të trishtuar,
e në teke tejet të dhimbshme!...
Tregu i grave të dashuruara,
dhe tregu i grave me burra njënatësh
çdoditë e më tëpër po shtohet,
falë shijes së ëmbël të mëkatit!...
dhe trupit tim intelelegjent.
Jam e suksesshme me burrat
“Biblën”time ua japë heroikëve,
atyre që dinë të mpaken mbi mua!...
Jam grua me vese të të lashtëve
sytë i kam për lot të thellë!...
Kur mishin më hy në mish,
nis ora ime e përflakjeve,
orë e gruas perandorake!...
Nuk janë vetëm burrat që duan
dashuri, dashuri duan edhe gratë!...
Atdhe Geci
Poeti Atdhe Geci rrëmben çmimin e III-të të Metaforës, në Festivalin ndërkombëtar të poezisë "Drini poetik" të mbajtur me datë 9 e 10 qershor 2018, në Prishtinë, Prizren e Kukës, me poezinë, "Gruaja perandorake".
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
378 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|