Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
LAMTUMIRË RESHAT, IM VËLLA I ZEMRËS!
Publikuar më 17 qershor, 2018 në orën 19:31 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kush ishte Reshat Hyseni?

– Ai ishte Vëllau im i zemrës dhe i shpiritit, por nga loza e ngushtë familjare, Reshat Hysenin e kisha djalin e madh të xhaxhait tim (të ndjerë) të shumëdashur, të shumë respektuar dhe të paharruar Zenel (Shaban) Hyseni nga Bivolaku i Vushtrrisë, intelektual vizionar dhe patriot i vërtetë, njeri me integritet moral dhe kombëtar, që kishte autoritet dhe kredibilitet jo vetëm në komunën e Vushtrrisë, por edhe në Prishtinë e më gjerë, i cili së bashku me vëllain e tij, Hysenin ishin edhe pjesëmarrës në Luftën e fundit të Drenicës së Shaban Polluzhës (1945).

Vdekja e Reshatit na pikëlloi të gjithëve!...
-Ngushëllime i dashur Besim,
E nderuar Fikrije,
E nderuar Teuta,

Me dhimbje të madhe mora lajmin e hidhur për vdekjen e Babait tuaj të dashur dhe të shumëçmuar, Reshatit. Ndaj iu shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta pikëlluese për humbjen e vëllait tim të shpirtit dhe të zemrës, Reshatit.

Kjo vdekje e papritur më pikëlloj dhe më goditi pa masë, sepse unë humba Vëllaun e zemrës dhe të shpirtit tim, të cilin e kam dashur, respektuar dhe çmuar më shumë se çdokë në jetë.
Vëllau im, Reshati ishte i veçantë me edukatë, me kulturë, me dituri, me durim, me mirësjellje, me parime dhe me virtyte të larta humane njerëzore, me dinjitet kombëtar dhe atdhetar shqiptar. Mbi të gjitha ishte modest, zemërbardhë, i ndihmonte dhe i vlerësonte njerëzit, duke iu njohur meritat e tyre, që përligjnin arsyen e dritës, të diturisë, të përparimit, të drejtësisë dhe të së vërtetës.

-Reshati ishte njeri i madh, mirëpo, ne ishim të vegjël dhe shpirtmeskin për ta kuptuar dhe ndihmuar ATË, kur AI më së shumëti pati nevojë për mbështetjen tonë morale dhe njerëzore sidomos në çastet më të rënda, pasi armiqtë ia mbyllën të gjitha rrugët, që të vete për të punuar në zyrën e tij në Prishtinë, ku tërë jetën ia përkushtoi profesionit të tij të dashur-inxhinerisë së ndërtimit.

–Ai ishte një nga inxhinierët e parë të dalluar të Kosovës, që ndërtoi dhe modernizoi qytetet e saj, por më së shumëti kryeqytetin Prishtina. Që nga përfundimi i studimeve e derisa ndërroi jetë, Reshati ishte i lidhur shpirtërisht dhe fizikisht me Prishtinën, të cilën e donte më shumë sesa vendlindjen, Bivolakun, sepse aty, për herë të parë zuri të ushtronte profesionin e zgjedhur të jetës-inxhinierit të ndërtimtarisë dhe korri sukseset e tij së bashku me gjeneratën e tij të sukseshsme të inxhinierëve të Kosovës.

Edhe në këto çaste të rënda pikëllimi, nuk mund të mos përmendi kontributin dhe veprëne tij të madhe, që ua la kujtim të përjetshëm brezave të rinj në Kosovë, sepse bazamenti i arkitekturës ndërtimore të Prishtinës së sotme përbëhet nga ndërtimi i banesave moderne në lagjjet e ndryshme të Prishtinës (Dardani, Ulpianë, Lakërisht, Aktash etj.), Qendra Boro e Ramizi, Pallati i Shtypit, konviktet dhe fakultetet moderne të studentëve, postat, bankat, ndërtesa moderne “Elektrokosovës”, si dhe vepra e fundit e tij ishte Hoteli “Grand”.

Kjo ishte vepra dhe merita konkrete jetësore e sukseshme e inxhinierit tonë të dashur dhe dot të paharruar RESHAT (ZENEL) HYSENI.

Vdekja e papritur e Reshat Hysenit, është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen e tij të shumëdashur dhe të shumëçmuar, Besimi (djali), Fikrija (bashkëshortja) dhe Teuta (vajza), por edhe për familjen e gjerë (vëllezër, motra nipër, mbesa, kunata e kusherinj brenda dhe jashtë Kosovës në Evropë dhe në Amerikë), për miqtë dhe për tërë shoqërinë shqiptare të Kosovës, bartësit e së cilës as gjatë okupimit e as pas çlirimit të Kosovës (në kohë paqeje) nuk ia “ditën” derën e as nuk ia shpërblyen veprën vlerore jetësore të tij, që me aq dashuri dhe me përkushtim të lartë ia dhuroi rilindjes së Prishtinës.

-Lamtumirë, vëllau im Reshat,
-Pusho në paqe!
-Të qoftë i lehtë dheu i SHQIPËRISË ETNIKE!
-Emri dhe vepra jote e ndritshme prindërore, shoqërore dhe njerëzore shqiptare, do të jenë kujtim i përjetshëm në zemrat tona, që sot janë të plagusora dhe vajtojnë për TY, o vëllau im i dashur i shpirtit dhe i zemrës!...

Boston, më 17 qershor 2018

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 1 vizitorë
Lexuar: 817 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi