Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Trashigimia Kulturore në Graboc-Malet e Çiçavicë, Guri i Plakës
Publikuar më 19 qershor, 2018 në orën 22:35 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Guri i Plakës

Guri i Plakës është një legjendë,tregim nga goja e popullit që kanë lënë gjurmë në jetën e një shoqërie njerëzor. Guri i Plakës i ka në periferi këto fshatra; Gradicë në pjesën lindore, Grabofcin e Epërm në Pjesën Perëndimore, Shipitullë si pjesë perëndimore e Kastriotit kurse Qikatova dhe Vasileva e Godancit në pjesën lindore të komunës së Drenasit. Në mes të këtyre fshatrave në mënyrë gjarpërore kalon lumi Drenica.

Kjo luginë është oazë e vërtetë e cila ndodhet në mes dy kodrave, mesatarisht të larta të malit të Çiçavicës.
Rrëzë këtyre kodrave egzisotjnë disa burime, që quhen kroje, të cilat burojnë pandërprerë, njëri prej krojeve buron ujë të njelmët. Këto kroje burojnë ujë pandërprerë, verë e dimër, duke iu falënderuar këtyre burimeve të ujit egziston Mulliri “Dem baba Dem” ku kanë siguruar popullata e këtyre fshatrave kafshatën e gojës.
Guri i Plakës sipas gojëdhënave të fshtarëve përreth e sidomos të fshatit Gradicë e Godanc e paraqesin rastin duke pohuar se në afërsi të Gurit të Plakës ka qenë një lagje (mahallë), një familje me Dyzet anëtarë,me pushtimin e sllavëve në atë përleshje vriten 80 persona, kurse Plaka që i mbijeton vrasjes me 2 nipat e saj i shpëton ngjarjes.
Plaka të nesërmen i merr dy nipat dhe Bagëtitë-Delet, dhitë dhe afrohet te Guri ku shihet vendi ku është strehuar Plaka me nipat në Dollap.Kurrse bagëtitë kanë qëndruar rreth Gurit të Plakës.
Në Afërsi të Gurit ka kaluar lumi Drenica-ky vend është quajtur Klysyra dhe është kaluar vetëm me kuaj. Thuhet se plaka deri sa i ka rritur nipat ka jetuar në këtë Gurë, ku në periferi të gurit nga lindja ka qenë ledinë, sipas gojëdhënave thuhet se plaka është rrëzuar dhe ka humbur jetën.

-“Dollapi ku ka qëndruar Plaka me dy nipat’






























Por sipas gojëdhënës së dytë të ndëgjuar thuhet se për herë të fundit kontakt me plakën kanë pasur vajzat e Gradicës në vjeshtë në ditën e valles së qikave kurse gjatë dimrit plaka është ngrirë nga acari. Dhe po sipas kësaj gojëdhëne natën njerëzit përreth janë friguar të kalojnë sepse kinse” është paraqitur (dëftuar) një Plakë me flokë të gjata dhe ka patur zëra here si këngë e herë si ushtimë gjatë natës.

Varrezat te Guri i Plakës

Në vitin 1933 -1935 Francezët me një Firmë ”Batanjolla” ku kanë punuar edhe shumë shqiptarë e kanë ndërtuar udhën e trenit Fushë Kosovë-Pejë, ku ky Guri i Plakës ishte prerë në dysh, ku në mes të këtij Guri tani kalon Treni.

Prerja e Gurit të Plakës





















Punëtorë që kanë punuar në këtë Firmë Franceze”Batanjolla”- që kanë qenë shumë Shqiptarë tregojnë se kanë hasur në varrezë masive në afërsi të Gurit ku kanë gjetur; bistek (Flokë Femre) me gjatësi 2.20 cm. Kanë parë varreza ku njerëzit kanë qenë të varrosur vertikalisht (në këmbë). Për këto varreza pohohet se kanë qenë varreza ku plaka i kishte varrosur të gjithë anëtarët në atë vend. Gjithashtu sipas një gojëdhëne tjetër thuhet se mbi Gurin e Plakës ka egzistuar një Manastir dhe një Teqe ku njerëzit që jetonin aty ishin shumë të dashur për banorët, për rreth, thuhet se aty ishin lajmëruar një qetë qetnike Ortodoksë që i kishin vjedhur, plaqkitur dhe vrarë të gjithë njerëzit që jetonin aty, ndërkaq të dy objektet i kishin djegur-e me kalimin e kohës ishin shëndrruar në gërmadha, dhe gjurmët e tyre janë zhdukur nga koha.
Në këtë punim seminarik me titull ”Guri i Plakës dhe lokalitetet përreth” u mundova të ceku disa gojëdhëna dhe fjalë nga literaturë e ndryshme.

Shefki Begu
Historian, hulumtues i pavarur për trashëgimi kulturore në Kosovë

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 686 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi