Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Udhëtim nëpër gjurmët e historisë…
Publikuar më 23 qershor, 2018 në orën 19:19 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Reportazh

(Lëvizja "Foleja Kombëtare Shqiptare" në kuadrin e Vitit të Gjergj Kastriotit, organizoj përkujtimoren: ‘’Rikthimi i Bijve të Shqipes në Djepin e Dardanisë’’)
Qërshor 2018! Në qiell lëvizin re të bardha. Rrezet e përflakura të fillim muajit të qërshorit, të thonë bashkë me retë e qiellit blu, mirë se vini në tokën arbërore! Vështroj detin adriatik, valët e bardha të cilat na buzëqeshin e na thonë, se brigjet e dy anëve të tij bregdetar Shqipëri – Itali shprehin atë dashuri vllazërore nëpër shekuj.

Foto nga Xh. Cirongu : Në Kastriot, 15 qërshor 2018
Kujtojmë historinë, luftrat e sakrificat e popullit tonë nëpër shekuj! Lumenj gjaku kanë përshkruar tokën tonë arbërore. për të qenë të lirë e sovran shqiptarët në vatrat e tyre. Pushtuesit janë munduar me çdo kusht që t’ia rrëmbenin lirinë e vatrën shqiptarit, por s’kanë mundur dot, sepse shqiptarët kanë ditur të mbrojnë veten , por edhe kombet e tjera nga murtaja e pushtuesve armiq të tyre. Kalojnë vitet e shekujt, por historia jonë shekullore na tregon atë rrugë të sakrificës e të vetmohimit të larë me gjak përgjatë rrugëtimit historik. Heronjtë e kombit tonë janë e do mbeten të gjallë në shekuj, ata na bëjnë apel çdo ditë që ne t’i kujtojmë sot e gjithmonë…! Lirinë që gëzojmë ka në themelin e saj gjakun e dëshmorëve të atdheut, çdo gur e plis dheu rrit lulet e jëtës sonë; prandaj krenohemi, sot e mot do i kujtojmë e nderojmë ata, sepse derdhën gjakun për atdheun arbëror.

Këto ditë, Lëvizja "Foleja Kombëtare Shqiptare" në kuadrin e Vitit të Gjergj Kastriotit, organizoj përkujtimoren: ‘’Rikthimi i Bijve të Shqipes në Djepin e Dardanisë’’, me rastin e 629 vjetorit të betejës, ku dhanë jetën me nder e lavdi, princat heronj, Mëhill Nikollë Kopili, Teodor Andrea ll Muzaka, dhe mijëra luftëtarë Arbërorë. Shekujt ikin si lum, por kujtesa e historisë është e gjallë, sepse ajo qëndron e skalitur në çdo gur e shkëmb, në memorjen e popullit tonë. Të bashkuar si dikur, më datën 14,15, 16, qërshor 2018, që Arbërorët të mbeten të pavdekshëm në kujtesën kombëtare; ishin me dhjetra pjesëmarrës të organizuar nga të gjitha trevat shqiptare e diaspora në atë aktivitet përkujtimor historik që udhëtuan drejtë Kosovës në Kastriot, Fushë – Dardani, për të nderuar princat, kryezotët e gjithë luftëtarët Arbërorë të cilët iu bashkuan ushtrive të Koalicionit Ballkanik për çlirimin e trojeve nga pushtuesi osman.

Nga Tirana drejt Prizrenit…..

Ishte mëngjesi i datës 14 qërshorit 2018, shoferi i autobusit Bujari Kasa, sapo kishte mbritur te stacioni i trenit në qytetin e Durrësit. Ora shënonte 6 e mëngjesit. Një telefonatë më erdhe gëzueshëm nga Elida Jorgoni. Dhe…pas pak minutash ajo ishte e shoqëruar nga disa atdhetarë, e midis tyre u prezantua me ne te stacioni i trenit edhe me Loris Castriot Skanderbegh, pasardhësi i familjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) i cili vinte nga kalabria e italisë. Ai shoqërohej nga atdhetari Gjergj Prenkoçaj me banin në Zvicër.


























U përqafuam si vëllezër të një gjaku, Lorisi me Kolën, Qazimin, Xhevahirin e gjithë sa ishin aty në pritje për ushëtim drejt Tiranës. Sakaq, shofer Bujari, bën me shenjë, hipim në autobus dhe nisemi drejt Tiranës. Elida shpalos flamurin kombëtar dhe e vendosi në ballore të autobusit. Ai flamur na ndezi si zjarr zemrat tona, Lorisi sakaq u përlot. Pas 30 minutash rrugëtim mbritëm te muzeu kombëtar në Tiranë. Aty na prisnin Skënder e Fiqirete Hushi , Jakup Reka, Donika Begati, Neil e Diana Ruçi, Ramadan Kollgjeri, Fatmir Greva, Dritëro e Brikena Ajasllari, Dafina Lamçe, Silva e Ervehe Xhemo, Mili Butka, Gjon e Liçela Doçi, Artur Furriku, Pëllumb e Rozeta Nexhipi, Ilir Zhiti, por edhe Evloda, Tereza Marku, Fluturia, Vedati e Sonja Çami, Musa e Liljana Muka, Sotir e Loreta Qiriaqi, Islam Reka, Violeta Halilaj, Nepton Mero, Perikli Shuli Avdi Begolli etj. Si zumë vendet në autobus, morëm rrugën drejt Milotit. Flamuri me shqiponjë valëvitet krenar dhe kënga ndizet si zjarr përgjat rrugëtimit. - Po Irfani ku është, pyeti dikush Elidën nga mesi i autobusit. Elida bisedonte me Lorisin duke bërë prezantimet dhe shpjegimet e saj, por përkthyesja i thotë se ‘’shkodrani’’ na pret në Milot. Dhe me të vërtet ai na priste atje me flamurin e shpalosur deri në qiell! Kënga buçiste dhe jehona e saj ndizte zemrat e shumë kalimtarëve që ishin në rrugë, apo që udhëtonin me makinë në drejtime të ndryshme. Me të vërtret Irfan Domnori na gëzoj të gjithëve, ai ishte veshur me kostum kombëtar dhe flamurin se lëshonte nga dora. …Dhe kënga buçiste, jehonte lugina e Fanit dersa mbritëm në Qafë Morinë.

Në Prizren…..

14 qërshor 2018. Lamë pas Morinën, dhe autobusi merr drejtimin për në qytetin historik të Prizrenit. Ashtu në grup, me këngën ‘’Xhamadani vija –vija’’ e ‘’ Çohu Abdyl bej nga varri’’, bëmë vizitë te shtëpia Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Aty u bënë shumë foto, deri në ambjentet e brendshme të saj. Lorisi dëgjonte me vëmendje shpeguesin. Në çdo stendë qëndronte dhe nderonte figurat patriotike të kombit. Aty na nderuan edhe miqtë nga Prizreni, duke na uruar mirë se ardhjen tonë në Prizren. Interesi ishte shumë i madh, sepse shumica e vizitorëve për te Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishin për herë të parë.

































Ishte pikërisht Lidhje Shqiptare e Prizrenit e cila u mbajt më 10 qërshor të vitit 1878, që i tregoi botës ekzistencën e kombit shqiptar, por njëkosisht ajo shroi edhe për zgjidhje problemin shqiptar në Ballkan. Por shtroi me forcën e saj diplomatike para shteteve më të fuqishme të Evropës njohjen ndërkombëtare të problemit shqiptar për zgjidhje, si rrjedhojë i kësaj zgjoi ndjenjën e lartë të shqiptarëve për trojet e veta. Por, babesisht e në mënyrë barbare si gjithmonë, fqinjët tanë e më gjerë, na copëtuan trojet tona. Ndaj edhe sot kjo vizitë me pjesëmarrjen nga gjithë trojet mbarëshqiptare në Prizren, ku i pranishëm ishte edhe psardhësi i familjes së madhe të Kastriotëve të ardhur enkas nga arbëreshët e italisë, Loris Castrioti Skanderbegh, zgjoi edhe një herë atë ndjenjë të zjarrtë atdhedashuri për atdheun tonë Shqipëri! Lum Bardhi na përshëndeste, Lidhja Shqiptare e Prizrenit shpaloste historinë e bashkimit të kombit tonë.

Flamuri e kënga ndezën sheshin e Prishtinë…..!

Është mbrëmje e bukur në këtë ditë qërshori këtu në Prishtinë!Ora po tregonte 19.00. Dritat ishin ndezur kudo. Shiu që sapo filloj i tha vapës ‘’largohu’’, por s’mundi ta prishte dot atmosferën tonë si vizitorë. Në sheshin kryesor të qytetit kishin ardhur bijtë e shqipes nga gjithë trojet shqiptare.

























Një parakalim mbreslënës, me flamuj kombëtar e kënga buçiste atë ditë të datës 14 qërshorit 2018, duke filuar nga Nënë Tereza e deri tek monumenti i Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti., i cili ngrihet madhështor në qëndër të Prishtinës. Një nderim për gjithë figurat emblemë të kombit tonë. Grupi i këngëtarëve ‘’Muza e polifonisë’’ të veshur me kostumet kombëtare, u bë si një trup i vetëm bashkë me qytetarët e shumtë që gjendeshin në atë mbrëmje festive në qytetin e Prishtinës. Dhe kënga buçiste me vargjet aq domethënse:
O Kombi jonë i coptuar,
Kur do vij dita e bashkimit?
Historia që është shkruar,
Kërkon mëndjet e kthjellimit…..!
Bijtë e shqipes s’e ndalin këngën e tyre. U këndon zemra e shpirti për trojet shqiptare. Kënga buçet në qendër të Dardanisë. Ne shkëputëm edhe këto vargje që ndezën mijra zemra atë ditë në qytetin e Prishtinë.
…Si kemi hyrë kujt në hak’
Këto troje ne i duam
Sepse janë larë me gjak’…

Në këtë manifestim atdhetar e historik pranë monumetit të Gjergj Kastriotit u bënë shumë foto nga pjesmarrësit, por bashkë me ata edhe qytetarë të ndryshëm që falnderonin grupin e vizitorëve pjesmorrës për këtë event në kujtim të figurave historike të kombit tonë. Aty na pritën edhe dy poetët Adem Zaplluzha me origjinë nga Prizreni, por banon në Prishtinë, ndërsa Halil Preniqi kishte ardhur nga komuna Kastriot enkas për të na thënë mire se erdhët në Dardani! Falnderimet s’kishin të mbaruara, por edhe këngët që këndoheshin ishin të shumllojshme në tematikën e tyre. Kënga është pjesë e jetës sonë, sepse tek kënga është gdhendur vetë historia, në vargjet e tingullin e saj gjendet gjaku i heronjve e sakrificat e popullit tonë në shekuj.

Mikëpritje, këngë, e lot në Ministrinë e Jashtme të Kosovës

Në mëngjesin e datës 15 qërshor ora 11.00, ngjitemi në grup për një vizitë në zyrën e zv/ Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës z. Gjergj Deda.Kjo ishte ora e takimit, por Gjergji erdhi më shpejt, e takimin e filloi me ne aty në qëndër të qytetit të Prishtinës. Një takim që do mbahet shumë mend gjatë për gjithë pjesmarrësit në këtë maratonë historike përkujtimore. Një burrë fisnik, i thjeshtë, i dashur e që dinte të respektonte të tjerët me thjeshtësi e dashuri njerëzore. Zyra ishte e vogël, por priti atë ditë mbi 50 vizitorë.

Bsashkëbiseduam gjatë, saqë e thyem edhe orën e takimit. Pyetje e përgjigje miqësore e vllazërore, prezantime me njëri –tjetrin, si në shtëpinë tonë. Elida Jorgoni prezantoj Lorisin. Gjergji Deda u befasua, shtangu për një çast. Kjo qe e papritur për atë dhe…nga sytë u derdhën lot! Të gjithë ne lotuam atë çast. Ishin lot malli, por edhe gëzimi, sepse në zyrën e Ministrisë së Jashtme të Kosovës ishte prezent pasardhësi i familjes së Kastriotëve. Shtërngim duarsh e përqafime pafund. Të veshur me kostumet kombëtare grupi ‘’Muza e polifonisë’’ ia merr këngës ‘’Moj Kosova jonë martire’’.Ajo këngë merr udhën e historisë e takohet me shekujt, me heronjtë e dëshmorët që derdhën gjakun për lirinë e kombiti tonë. Aty mësuam se nga familja e tij i falën gjakun atdheut 12 anëtarë. Dhe tregon se, brenda një dite varrosëm 4 antarë të familjas sonë të vararë nga serbi në vitin 1999. Kujtimet ishin të shumta, por gjatë këtyre 30 vjetëve të jetës time si aktivist e luftëtar për çeshtjen kombëtare, ky takim me ju sot do mbetet i paharruar, sepse këtu takoj shqiptarë të bashkuar nga gjithë trojet tona. Ju jeni ambasadorët e vërtet të historisë që përkujtoni figurat e kombit tonë. Takimi me pasardhsin e familjes së Kastrioti, Loris Castriot Skanderbeg, më lumturon e jep forcë në besimin tim për të ecur gjithmonë përpara për të luftuar për çeshtjen kombëtare. Kam për të thënë shumë, por ardhja e takimi me ju sot i thotë të gjitha. Në fund të takimit e merr fjalën edhe Loris Castrioti, duke e falnderuar për mikpritjen vllazërore, sepse tha ai, ne jemi një gjak, e gjaku nuk harrohet kurrë! Sërisht përlotet, nga ky takim u përlotëm të gjithë, ishin lot malli e gëzimi, ashtu siç na do zemra, ashtu siç na bën apel historia! Në fund të takimit u bën shumë fotografi në shenjë kujtimi.

Homazhe në fshatin Mazgit Komuna Kastriot

Mbasditen e 15 qërshorit 2018 u bënë homazhe në nderim të princave shqiptarë që u flijuan për trojet shqiptare 329 vjet më pare, Mëhill Nikoll Kopili e Teodor Andrea II Muzaka, e mijra luftëtarë të tjerë. U mbajt një minut heshteje në nderim të tyre, u vendosën tufa me lule, dhe pas kësaj prap gjëmon kënga ‘’Kapedan o Skënderbe’’. Lëvizja ‘’Foleja kombëtare Shqiptare’’ ka bërë një sublim historik në nderim të figurave historike të kombit tonë, sepse figura të tilla s’mund t’i harrojë pluhri i historisë dhe i tradhëtisë së kohrave.Gjaku i të parëve tanë na thërret më shumë se kurrë sot. Prandaj aty në këtë vend u vendos guri i themelit të obeliskut që do vendoset me rastin e 630 vjetorit të betejës, të Fushë – Kosovës. Nën tingujt e këngës ‘’Kapedan o Skënderbe’’ që e këndonte ‘’Muza polifonike’’ dhe valvitja e flamurit tonë kombëtar me shqiponjën që fluturonte drejt qiellit blu të shqipes, Fatmir Greva kishte sjellë dy gurë me ngjyrë të bardhë e grit të sjellë nga malin Tomorr, pra nga ish pricipata e Muzakajve, dhe këta gurë u vendosën pikërisht aty në vendin ku do vendoset obelisku. Gurin e bardhë e vendosi Loris Kastrioti.

Nga pjesëmarrësi e këtij eventi përkujtimor historik të cilët vinin nga Çamëria, Gjirokastra, Kolonja, Korça, Pogradeci, Berati, Kavaja, Durrësi, Berati e Kuçova, Elbasani, Shkodra, Skrapari, Mirdita Dibra, Tirana etj, Mbollën farën e grurit të mirësisë, por ndezën edhe qirinj për të dhënë dritë, simbolikën e përjetësisë heronjve të kombit. Në këtë rrugëtim historik përkujtimor në nderim të heronjve të kombit, merrte pjesë edhe atdhetari Gjergj Prenkoçaj që jeton në Zvicër. Një djalë fjalëpak, energjik, por edhe fisnik, i cili ndoqi deri në fund aktivitetin e organizuar nga Lëvizja ‘’Foleja Shqiptare Kombëtare’’. Veprimtaria atdhetare vazhdoi duke vizituar e bërë homozhe edhe në Prekaz te varrezat e Jasharëve, në kullën e Heroit të UÇK, Adem Jashari. Tufa me lule u vendosën në shenjë nderimi edhe te varri Ibrahim Rugova në Prishtinë.

Drejtë shkupit….

Ishte dita e tretë e kësaj veprimtarie atdhetare e kulturore, lëm pas atë mëngjes të datës 16 qërshori 2018 qytetin e Prishtinës duke marrë me vete shumë mbresa kujtimesh, e nisemi drejt Shkupit për në Maqedoni. Pas verifikimeve të dokumentacionit në doganën Hani i Ekezit, autobusi merr rrugën drejt Shupit. Nga Prishtina e deri sa mbritëm në Shkup. Kënga nuk pushoj, por jehona e saj ngjalli shumë interes te ata që shikonin flamurin kombëtar që i cili falvitej krenar e dëgjonin ata këngë atdhetarie.

Foto nga Xh. Cirongu Shkup, 16 qërshor 2018


























Sa bukur, shpreheshin qytetarë të ndryshëm, në gjuhën shqipe e atë maqedonase. Kjo tregonte atë bashkëjetesë midis dy kombësive shqiptare e maqedinase, shqiptarët kanë ditur në shekuj që të përcjellin dashuri e miqësi te kombet e tjera. U bën shumë vizita në Shkupin e shumë Statujave madhështore. Ne shkuam atje te Filipi, Aleksandri i Madh, te Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) te shtëpia e Nënë Terezëz. Kënga e vallja për rreth një ore vazhdoi te Nënë Tereza.’’Këngët tona shqipëtare/ I bekoftë perëndia…!’’ . Marrim këtë bekim e nisem për në Tetovë. Pas këtej në mbrëmje von, ora 11.00, mbrijmë në qytetin e Strugës. Liqeni i Ohrit, dhe valet e bardha të Lumit Drin, na përshëndesnin duke na thënë ‘’mirseardhjen’’ tonë. Shëtitëm atë mbrëmje deri në ora 1.00 të mesnatës të datës 16 qërshor 2018 në qytetin e bukur e piktoresk të Strugës. Këtu përfundon udhëtimi jonë tre ditor në përkujtim të fgurave historike të kombit tonë. Sigurisht, të tjera manifeste të tilla na pesin në të ardhmen. Lëm pas qytein e Strugës e nisemi drejt Tiranës.

Xhevahir Cirongu

Shqipëri, 17 /06/ 2018

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 423 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi