Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Demokraci është atëherë kur sundues janë të varfërit dhe jo të pasurit
Publikuar më 23 qershor, 2018 në orën 19:49 ( ) Afrim Morina | Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Aristoteli, një nga mendjet më të ndritura dhe më të thella të të gjitha kohëve, shkroi mbi shumë probleme dhe nga më të ndryshmet. Me përjashtim të matematikës, lëroi të gjitha fushat e dijes, si politika, shkencat e natyrës, artin etj. Është i fundit nga filozofët e mëdhenj të antikitetit dhe konsiderohet si biologu i parë. Ai themeloi shkencën e logjikës, shtroi terrenin për metodën shkencore dhe shkroi rreth shumë subjekteve. Aristoteli ishte gjithashtu tutori i Aleksandrit të Madh për disa kohë. Ai ka pasur influencë të madhe në mendimin e Tomas Akuinit dhe për rrjedhojë mbetet një ndër influencuesit kryesore në edukimin dhe teologjinë katolike.

Mu për këtë, për lexuesit tanë, do të bëjë një bashkëbisedim, që të njihemi me këtë fillozof dhe të mos përtojnë të hulumtojnë gjeneratat e reja, për jetën dhe bëmat e Tij. Me njohjen e Tij, do të dinë edhe si t’i qasen shumë shkencave, që kanë vlerë edhe për ditët e sotme

Morina:- Ka rastësi në jetë?

Aristoteli:- Është e vështirë që të ndodhë diçka, pa një arsye apo pa një parim.

Morina:- Nëse kemi një objektivë, si duhet arritur atë?

Aristoteli:- Fillimisht, ki një objektiv të qartë. Së dyti, gjej mjetet për ta arritur. Së treti përshtat mjetet.

Morina:- Si e kuptoni demokracinë?

Aristoteli:- Demokraci është atëherë kur sundues janë të varfërit dhe jo të pasurit.

Morina:- Çfarë gjendje krijon revolucioni?

Aristoteli:- Shtresat e ulëta ngrenë krye për të qenë të barabartë, dhe të barabartët ngrenë krye, sepse duan të jenë shtresë sunduese. Kjo është gjendja mendore që i krijon revolucionet.

Morina:- Njerëzit i krijuan zotat dhe…?

Aristoteli:- Njerëzit i krijojnë zotat sipas vetes, jo vetëm për nga pamja, por edhe për nga mënyra e jetesës.

Morina:- Çka nuk është edukim për Ju?

Aristoteli:- Edukimi i mendjes pa edukimin e zemrës nuk është aspak edukim.

Morina:- Po, miku i të gjithëve?

Aristoteli:- Miku i të gjithëve nuk është miku i askujt.

Morina:- Çka e karakterizon qytetin?

Aristoteli:- Një qytet i madh nuk duhet ngatërruar me një qytet të populluar.

Morina:- Cili është miku i vërtetë?

Aristoteli:- Miku i vërtetë është një shpirt në dy trupa.

Morina:- Çka i karakterizojnë veprimet njerëzore?

Aristoteli:- Të gjitha veprimet njerëzore, kanë një ose më shumë prej këtyre shkaqeve: fati, natyra, detyrimi, zakoni, arsyeja, pasioni, dëshira.

Morina:- Kur do të ishte njeriu kafsha më e keqe?

Aristoteli:- Në më të mirën e tij, njeriu është më fisniku i të gjitha kafshëve; po të mos ishin ligji dhe drejtësia, ai do të ishte kafsha më e keqe.

Morina:- Si mundesh për t’iu shmangur kritikave?

Aristoteli:- Ka vetëm një mënyrë për të shmangur kriticizmin: mos bëj asgjë, mos thuaj asgjë dhe ji thjesht asgjë.

Morina:- Përjashtuar gabimet, sa rrugë ka për të bërë gjërat si duhet?

Aristoteli:- Gabimi vjen në shumë mënyra, ndërsa për të bërë gjërat siç duhet, ka vetëm një rrugë.

Morina:- Çka është familja?

Aristoteli:- Familja është shoqata e krijuar nga natyra, për të siguruar nevojat e njeriut.

Morina:- Si matet dinjiteti?

Aristoteli:- Dinjiteti nuk matet me titujt që zotëron, por me vetëdijen që i meriton.

Morina:- Çka është e mirë në jetë?

Aristoteli:- Mirë është, që në jetë ashtu si në gosti, të mos dalësh as i etur as i dehur.

Morina:- Kemi dy kategori njerëzish, si dallohen ata?

Aristoteli:- Të këqijtë binden prej frikës, të mirët prej dashurisë

Morina:- Çka është frika?

Aristoteli:- Droja është një stoli për të rinjtë, por një turp për të moçmit.

Morina:- Pse trimëria është e para cilësi njerëzore?

Aristoteli:- Trimëria është cilësia e parë njerëzore, sepse ajo është cilësia që i garanton të gjitha cilësitë e tjera.

Morina:- Çka duhet bërë njeriu, që të ketë një pleqëri të mirë?

Aristoteli:- Shkollimi, është parapërgatitja më e mirë për pleqërinë.

Morina:- Çka kanë të përbashkët sytë e lakuriqit me shpirtrat e njerëzve?

Aristoteli:- Ashtu si sytë e lakuriqëve janë të verbuar nga drita, për të njëjtën arsye edhe shpirtrat tanë janë të verbër përballë gjërave, të cilat, shihen më qartë, se gjithçka.

Morina:- Sa kohë i duhet njeriut për të qenë i bekuar dhe i lumtur?

Aristoteli:- Sikurse një dallëndyshe e vetme nuk sjell pranverë, sikurse si një ditë e vetme nuk sjell pranverë; ashtu një ditë, një kohë e shkurtër, nuk e bën njeriun të bekuar e të lumtur.

Morina:- Cilën duhet respektuar më parë, mikun apo të vërtetën?

Aristoteli:- Sikurse ne i duam sa të vërtetën aq edhe miqtë tanë, nderi na thotë që të parën ta respektojmë të vërtetën.

Morina:- Duke u nisur nga parim, Jy thatë, e dua Platonin, por më shumë e dua të vërtetën?

Aristoteli:- Po, ashtu është, sepse mu deshtë ta krtikoja Platonin, rreth funksionimit të shtetit.

Morina:- Nga kush varet lumturia?

Aristoteli:- Lumturia varet nga ne.

Morina:- Miqtë janë të domosdoshëm, duhet të kemi shumë?

Aristoteli:- Ai që ka shumë miq, nuk ka asnjë.

Morina:- Kur mund të jetë një sundimtar i mirë?

Aristoteli:- Ai që do të ishte një sundimtar i mirë, duhet së pari të ketë qenë i sunduar.

Morina:- Aleksandri nuk ishte i sunduar?

Aristoteli:- Jo, por përgaditej për sundimtar.

Morina:- E përgaditët të jetë i tille?

Aristoteli:- Unë e përgadita të jetë i ndershëm me të sunduarin.

Morina:- Pati ndikim?

Aristoteli:- Po. Nuk është sjellur keq me robërit e luftës, me fshatarët dhe as me ushtarët.

Morina:- Pse e zgjodhët Atë ta edukoni?

Aristoteli:- Ma sygjeroi nëna e Tij. Pasi kishim një gjuhë, shumë shpejtë u morrëm vesh.

Morina:- Ishte e vogël atëherë Maqedonia dhe Ju dëshronit të zgjerohej?

Aristoteli:- Të gjerohej aq sa, mund të merrej vesh me bashkëvendasit e vet, por ai shkoi edhe përtej detit.

Morina:- Bëri mirë?

Aristoteli:- Qytetërimi duhej shpërndar. Duhej mësuar të bërit pushtet dhe të shtrihej demokracia, sipas bindjeve të mia, e, jo sipas rregullave të kohës

Morina:- E ka bërë këtë?

Aristoteli:- Me tu larguar nga unë, është ballafaquar me dallgët e jetës dhe nuk ka arritur të shtrijë ndikimin e vet, në këtë plan. Te Ai kanë parë rrezikun e ndryshimit të kohëve dhe mu për këtë e helmojnë. Rrall ndodh të lindin general të till, do t’i mungojë shumë njerëzimit, deri në zëvendësimin e Tij.

Morina:- Cili popull mund të lind një si Ai?

Aristoteli:- Populli i Tij.

Morina:- Mos ka të bëjë kjo me paaftësin e të kuptuarit të përsonaliteteve dhe kohëve?

Aristoteli:- Të dyat qendrojnë. Vështirë t’i kapë çdo kokë njeriu, aq ma tepër lakmitarët dhe vetanakët, këto probleme.

Morina:- Paaftësia për të jetuar në shoqëri, duke i mjaftuar vetëvetja, çka është për njeriun?

Aristoteli:- Ai që është i paaftë të jetojë në shoqëri, ose ai që nuk ka nevojë ngaqë i mjafton vetvetja, duhet të jetë ose një bishë, ose një perëndi.

Morina:- Na thuani diçka për Homerin?

Aristoteli:- Homeri i ka mësuar të gjithë poetët e tjerë artin e të treguarit të gënjeshtrave me zotësi.

Morina:- Do të thotë, Ju e trajtonin Homerin vetëm si meshtër…?

Aristoteli:- Bëmat për të cilat këndon, nuk kanë qenë të kohës së Tij. Ai i ka huazuar nga folklori i popullit dhe ka qenë dasht t’ia kthej popullit origjinalitetin, me emra e vende.

Morina:- Do të thotë, ka bërë politik?

Aristoteli:- E kanë detyruar!

Morina:- Nën rreshta le për të kuptuar, se kush kundër kujt ka luftuar dhe ku kanë ndodhur ngjarjet tragjike?

Aristoteli:- Po, me shpresë de do të kuptohet

Morina:- Atëherë, çka është shpresa?

Aristoteli:- Shpresa është një ëndërr që nuk fle.

Morina:- Cila është fitorja më e vështirë?

Aristoteli:- E quaj më të zotin atë që i tejkalon dëshirat e tij, se atë që i pushton armiqtë e tij; sepse fitorja më e vështirë është ndaj vetvetes.

Morina:- Çka duhet të ketë parasysh një njeri, për të hartuar një fjalim?

Aristoteli:- Për të hartuar një fjalim, njeriu duhet t’i studiojë tri pika: së pari, mjetet e arritjes së bindjes; së dyti, gjuha; së treti, organizimi i përshtatshëm i pjesëve të ndryshme të fjalimit.

Morina:- Kush shfaç më tepër dashur, gruaja apop mashkulli?

Aristoteli:- Nga nëntë raste në dhjetë, gruaja shfaq më shumë dashuri sesa ndjen.

Morina:- Cila është shenja e një mendje të ditur?

Aristoteli:- Është shenja e një mendje të ditur, të jetë e aftë, që ta mirëpresë një mendim pa u pajtuar me të.

Morina:- Çka është njeriu për nga natyra?

Aristoteli:- Njeriu nga natyra është një kafshë politike.

Morina:- Çka i shtynë njerëzit për të vepruar?

Aristoteli:- Njerëzit veprojnë më shumë për shkak të frikës se për shkak të respektit.

Morina:- Kush i nxjerr në shesh, miqtë e rrejshëm?

Aristoteli:- Fatkeqësia i tregon ata që nuk janë miq të vërtetë.

Morina:- Për çka janë të prirur shumica e njerëzve?

Aristoteli:- Shumë njerëz parapëlqejnë të japin më shumë dashuri se të marrin.

Morina:- Pse nënat janë më të dashura se sa burrat, për fëmijët e tyre?

Aristoteli:- Nënat janë më të dashura se etërit për fëmijët e tyre, sepse ato janë më të sigurta, se ata janë të tyre.

Morina:- Ka rastësi në natyrë?

Aristoteli:- Natyra nuk bën asgjë kot.

Morina:- Ka gjeni, për çmenduri?

Aristoteli:- Nuk ka ekzistuar kurrë një gjeni i madh pa njëfarë çmendurie.

Morina:- Cilli është qëllimi i të mençurve?

Aristoteli:- Qëllimi i të mençurve është jo për të sjellë kënaqësi, por për të shmangur dhimbjen.

Morina:- Cili është dallimi në mes të diturit dhe të paditurit?

Aristoteli:- I ditur ndryshon nga i padituri, sa i gjalli nga i vdekuri.

Morina:- Çfarë mendimi keni për shkollimin?

Aristoteli:- Rrënjët e shkollimit janë të hidhura, por frutet janë të ëmbla.

Morina:- Humori, ka sekrete?

Aristoteli:- Sekreti i humorit është befasia.

Morina:- Çka duhet bërë dhe mësuar?

Aristoteli:- Ato që i di, bëji. Ato që nuk i kupton, mësoji.

Morina:- Pse bëjmë luftë?

Aristoteli:- Ne bëjmë luftë që të jetojmë në paqe.

Prishtinë, 07. 06.2018

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 880 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash...
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34
Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur...
Klasa politike vendoste pushtetin personal pa...
E enjt, 04 qershor 2020 - 19:19
Roli i Austrisë ka qenë më pozitivi, madje pa atë nuk do të mund të kishim krijuar dot një shtet shqiptar në vitin 1912. Ajo u mbështet herë pas ...
30 VJET NGA KRIMI SERB I HELMIMIT TË FËMIJ...
E shtun, 21 mars 2020 - 01:50
Dr. Shukri Gerxhaliu: “Kur është në pyete fëmija, populli e kombi unë jam i gatshëm të sakrifikohem”. Flet Dr.Gërxhaliu, doktori i cili tra...
KRAHËT E SHQIPES
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25
Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“ ⁃ Kush është zonja. Ma...
Rexhep Qosja: Fitorja e Kurtit sjell shpresë...
E hn, 07 tetor 2019 - 19:51
Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej kufirit, Rexhep Qosja dy ditë para zgjedhjeve shkroi editorialin “Zgjedhjet e parak...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi