Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kush provokoi në ndeshjen Serbi-Zvicër?
Publikuar më 24 qershor, 2018 në orën 00:33 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
REAGIM

Nëse u hidhet një sy medieve serbe, shihet qartë se humbjen nga ekipi i Zvicrës në këtë Botëror e kanë përjetuar shumë më rëndë, për arsye se dy shënuesit e golave ishin me origjinë shqiptare nga Kosova. Në pamundësi ta gëlltisin këtë humbje, gazetarët serbë e përqendruan vëmendjen në simbolin e shqiponjës, që bënë me duar Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, pas shënimit të golave. Ky gjest i lojtarëve me origjinë shqiptare “u përjetua si provokim i rëndë ndaj serbëve, gjest për të cilin, sipas tyre, duhet të ndërhyjë edhe FIFA”!

Qëndrime të tilla dhe të ngjashme me të vërshuan në shumicën e medieve elektronike serbe. Dhe jo vetëm serbe! Fjala “provokim” zuri vend edhe në disa medie të huaja!
Simboli me duar, si aluzion për shqiponjën dykrenore, nuk përmban asnjë element provokues ndaj askujt. Është shenjë, të cilën rinia shqiptare e ka shndërruar në simbol identifikimi në momente të veçanta. Ajo nuk i drejtohet si provokim askujt, e hiç më pak në një ndeshje sportive.
A mund të konsiderohet si provokim ndaj dikujt, kur pas shënimit të golit, një numër futbollistësh bëjnë simbolin e kryqit dhe ngrenë gishtat drejt qiellit, apo kur dikush tjetër përkulet në tokë dhe bie në “sexhde” sipas ritit islam?! Lojtari që e përdor këtë simbol për të shprehur gëzimin e vet nuk përmban asnjë provokim ndaj askujt! E njëjta gjë vlen edhe për simbolin e shqiponjës me duar, me të cilën identifikohen sportistët shqiptarë, dhe jo vetëm ata.
Në ndeshjen Serbi-Zvicër pati provokime, madje provokime shumë të mëdha! Dhe jo vetëm ndaj shqiptarëve!
Fillimisht duhet të reagohet ashpër kundër ndalimit të flamurit tonë kombëtar dhe atij të Kosovës, në një ndeshje ndërkombëtare, sepse kjo përbën provokimin më të madh që na bëhet ne si shqiptarë të këtyre dy shteteve të pavarura. Nuk është provokim flamuri i Kosovës në këpucët e futbollit të Xherdan Shaqirit, por ndalesa e flamujve tanë.
Gjatë gjithë ndeshjes tifozët serbë brohoritnin refrenin “Ubi, Zakoli, dok Shipatar ne postoi” (Vra, pre, derisa të mos ekzistojnë shqiptarë!”. Ndaj cilit akt duhet të reagojë FIFA? Ndaj brohoritjeve gjenocidare serbe, apo kundër Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, pse këta bënë simbolin e shqiponjës dykrenore?
Brohoritjet gjenocidare janë provokim ndaj mbarë njerëzimit dhe jo vetëm shqiptarëve!
Ata që u përkujdesën të mos futet në stadium asnjë flamur shqiptar apo i Kosovës, nuk u shqetësuan fare që një numër tifozësh serbë kishin hyrë në stadium me fanellat që kishin si portret Ratko Mlladiqin, kriminelin serb të dënuar për gjenocid në Bosnjë.
Dhe pas gjithë kësaj, kanë pafytyrësinë të flasin për provokim ndaj serbëve!

Bardhyl Mahmuti

(Më poshtë: Foto ilustrim nga ndeshja Serbi-Zvicër)
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 1 vizitorë
Lexuar: 278 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi