Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Lamtumirë, shoku, miku dhe mjeku ynë i dashur, Bedri Zahiti!
Publikuar më 30 qershor, 2018 në orën 22:11 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Letër ngushëlluese:

Dje, më 29 qershor 2018, mësova lajmin e hidhur të vdekjes së Prof. Dr. Bedri Zahiti (kardiolog) dhe profesor i shquar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, i cili më tronditi thell në shpirt.

Me këtë rast, familjes së lartnderuar Zahiti, miqve dhe kolegëve të doktor Bedriut në Kosovë dhe në diasporë, shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta, dhimbjen dhe pikëllimin tim të thellë për këtë ditë të zezë, që thell goditi dhe përvëloi zemrat tona, sepse humbëm vëllaun, shokun, mikun, humanistin, mjekun, pedagogun dhe shkencëtarin e shquar shqiptar të shkencave të mjekësisë, Prof. Dr. Bedri Zahiti, i cili asgjë nuk kurseu, që t’u dilte në ndihmë dhe t’i mjekonte me kohë dhe me plot sukses pacientët e tij që nga Mitrovica, Vushtria, Prishtina dhe e gjithë Kosova.

Sot, krahas familjes së ngushtë dhe të gjerë të doktor Bedriut, më të pikëllur ndihen shokët e rinisë, miqtë, kolegët dhe pacientët e tij, të cilët kanë ngelur të vetmuar dhe “jetimë” pa mjekun e dashur dhe të respektuar të tyre, i cili bëri çdo gjë që të shpëtonte jetën e tyre nga sëmundjet e ndryshme interne.

Në këtë rast të papritur të vdekjes së mjekut Bedri Zahiti, edhe unë së bashku me anëtarët e tjerë të Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve në Nju-Jork (Prishtinë, Shkup, Tiranë) shpreh dhimbjen e madhe dhe pikëllimin e thellë për humbjen e pakompensueshme për shokun tim të dashur të dikurshëm të Gjimnazit “Silvira Tomazini” në Mitrovicë në fund të viteve të 60-ta të shekullit XX.

-Ndjesë pastë, Bedriu ishte nga fshati Kçiq i Madh, komuna e Mitrovicës, ishte nxënës i shkëlqyer në mësime dhe shembullor në sjellje. Kjo vlerë e tij bëri që unë ta njihja, ta respektoja, ta çmoja dhe të bashkëpunoja me Bedriun, edhe pse unë isha normalist i shkollës normale “Hasan Prishtina”, por fizikisht ishim bashkë, takoheshim për çdo ditë, sepse godina e Gjimnazit dhe e Normales ishin nën një çati dhe në të njëjtin oborr të përbashkët në Mitrovicë.

Me të mbaruar shkollën e mesme (1970) jeta na ndau, Bedriu regjistroi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, të cilat i përfundoi në afatin rekord me notat më të larta si student i shkëlqyer.

Duke qenë i pasionuar dhe i përkushtuar shkencës së mjekësisë, Bedriu në afatin 5-vjeçar diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, më 1975. Ndërkaq, “specializimin në fushën e mjekësisë interne dhe të kardiologjisë” i kreu në Universitetin e Beogradit (1982-1984). Më pas, Magjistraturën (1997) dhe Doktoratën i mbaroi në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës (1999).

-Emrin, veprën dhe kontributin e vlefshëm si njeri i madh human, mjek, pedagog dhe si shkenc֝tar i madh të Prof. Dr. Bedri Zahtit, nuk do ta harrojnë as familja, as kolegët e as studentët e Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë, as kolegët e Klinikës Interne, as të Qendrës Kirurgjiuke Urgjente të Kosovës e as kolegët e Qendrës Mejkësore në Vushtrri, ku tërë jetën e kaloi duke punuar si mjek internist (kardiolog) në këto institucione mejkësore të Kosovës.

- Emri dhe vepra e tij qofshin kujtim i përhershëm në zemrat tona!
- I lehtë i qoftë dheu i Shqipërisë Etnike!
-Lamtumirë shoku dhe miku im, Prof. Dr. Bedri Zahiti!
-U prehsh në paqe!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 969 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi