Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Bomba atomike…Vetëm nëse do ta kisha ditur, do të isha bërë orëndreqës
Publikuar më 30 qershor, 2018 në orën 22:50 ( ) Afrim Morina | Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Interviste e imagjinuar

Albert Einstein, shkencëtari më i madh i të gjitha kohërave, pati kontribute të mëdha në shkencë dhe u nderua me Çmimin Nobel, në Fizikë në vitin 1921.
U lind më 14 mars 1879, shkencëtari gjerman, ishte një nga individët më të rëndësishëm të shekullit njëzetë. Emri Ajnshtajn, sot është sinonim me fjalën gjeni. Disa prej ideve të tij. për shkencën, natyrën dhe besimim, mund t’ju habisin. Jo më kot është zgjedhur “Personi i Shekullit” nga revista “Time”.
Me këtë gjeni të përmasave botërore, e pam të rrugës për të bërë një bashkëbisedim, që lexuesve tanë, t’ua bëjmë sa më të afërtë fillozofinë e Tij, edhe pse ky ka krijuar emër në Teorinë e relativitetit dhe në gjetjen e formulës së atomit. Ka kaluar nëpër shumë peripeci të jetës dhe ka çka të na thotë.

Morina:- Jeni telent?

Einstein:- Unë nuk kam asnjë talent. Por jam shumë kurioz.

Morina:- Pse e ndieni vetën autoritar?

Einstein:- Për të më ndëshkuar mua, për mospërfilljen ndaj autoritetit, fati më ka bërë mua një autoritar.

Morina:- Cila është sëmundja e njerëzve të bardhë, në Shtetet e Bashkuara?

Einstein:- Ka një ndarje mes njerëzve me ngjyrë, nga të bardhët, në Shtetet e Bashkuara. Kjo ndarje, nuk është një sëmundje, e njerëzve me ngjyrë. Kjo është një sëmundje e njerëzve të bardhë. Nuk kam ndërmend të rri duarkryq për këtë.

Morina:- Çka mendoni për luftën?

Einstein:- Ti nuk mund të parandalosh apo të përgatitesh papritur për luftë. Parandalimi i luftës kërkon më shumë besim, më shumë kurajo, se sa të nevojitet, për të përgatitur një luftë.

Morina:- Jeni gjerman apo hebre?

Einstein:- E shoh veten si njeri. Nacionalizmi është një sëmundje fëmijërore. Është fruthi i njerëzimit.

Morina:- Kulti i përsonalitetit dhe fama, çfarë mendimi keni?

Einstein:- Kulti i personaliteteve individuale është gjithmonë, sipas mendimit tim, i pajustifikueshëm. Për të qenë të sigurtë, natyra shpërndan dhuratat e saj, në mënyra të ndryshme, në mesin e fëmijëve të saj. Por, ka shumë nga ata, që jetojnë të qetë edhe pse jo të famshëm.

Morina:- Keni patur një jetë të vështirë në kohën e nazizmit, madje edhe dy gra, tash si ndiheni?

Einstein:- Po ia dal mirë, duke marrë parasysh, se kam mbijetuar nga nazismi dhe dy gratë.

Morina:- Gjatë shkollimit keni pasur vështirësi, sidomos me metodikën, mësuesit e vlerësonin diturinë e juaj dhe të shokëve?

Einstein:- Shkolla dështoi me mua dhe unë dështova me shkollën. Më mërziste. Mësuesit silleshin si rreshterë. Doja të mësoja atë që doja unë, por ata donin që unë të mësoja për provim. Ajo që urreja më shumë ishte sistemi kompetitiv. Për shkak të tyre, isha i pavlerë, dhe disa herë më sugjeronin ta lija shkollën. E ndjeja, se etja ime, për dije ishte cunguar nga mësuesit, notat e të cilëve ishin, thjesht një sistem matës.

Morina:- Keni arritur shumë në shkencë, sa edhe njerëzimi mburet me Ju, por cila ishte lënda, që po të kishe pasur kohë, do ta studjoje?

Einstein:- Nëse s’do isha fizikan, do isha muzikant. Unë shpesh mendoj në muzikë. I jetoj ëndrrat e ditës në muzikë. E shoh jetën time në rreshta muzikore. Nuk do kisha bërë asnjë punë pa muzikë.

Morina:- Me pak fjalë, na thuani për kuptimin e jetës?

Einstein:- Cili është kuptimi i jetës njerëzore, ose i jetës organike? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje duhet të përfshish një fe të tërë. Njeriu që i përket jetës së tij dhe krijesave rreth tij, nuk është vetëm për të ardhur keq, por pothuajse i skualifikuar nga jeta.

Morina:- Si mundët njeriu për të shpëtuar nga korrupsioni?

Einstein:- E vetmja mënyrë, për t’i shpëtuar efektit korruptues të lavdërimeve, është të vazhdosh punën.

Morina:- Të lexuarit në vazhdimësi, le pasoja të njeriu?

Einstein:- Leximi, pas një periudhe kohe, e largon mendjen shumë nga ndjekjet e saj krijuese. Çdo njeri që lexon shumë dhe e përdor trurin pak, bie në zakonin dembel të të menduarit, ashtu si njeriu që shpenzon shumë kohë në kinema, duke harruar jetën e tij.

Morina:- Çfarë mendimi keni për misterin?

Einstein:- Gjëja më e bukur që mund të përjetoni është e mistershmja. Është burim i artit të vërtetë dhe shkencës. Ai për të cilin ky emocion është i huaj, është si i vdekur, me sy të mbyllur. Depërtimi në misterin e jetës, i jep kuptim asaj. Nëse kjo është feja, atëherë unë jam një njeri fetar në mënyrë të devotshme.

Morina:- Gjatë jetës, shumë kohë keni kaluar në vetmi, duke u marr me numra e formula, keni pasur pasoja?

Einstein:- Unë jam një udhëtar i vetmuar dhe kurrë nuk i kam përkitur këtij vendi, shtëpisë sime, miqve ose edhe familjes sime, me gjithë zemër. Nuk e kam humbur kurrë dëshirën dhe nevojën për pak vetmi.

Morina:- Ku është dallimi në mes suksesit dhe vlerës, për njeriun?

Einstein:- Përpiquni të mos bëheni një njeri i suksesit, por një njeri me vlera.

Morina:- Ka diçka që bie ndesh me diturin e Juaj?

Einstein:- E vetmja gjë që bie ndesh me diturinë time, është arsimimi.

Morina:- A duhet përkushtuar, për të përshkruar, të vërtetën?

Einstein:- Nëse jeni në botë të përshkruani të vërtetën, lërjani elegancën rrobaqepësit.

Morina:- Lufta e II Botërore, kur filloi, nuk kishte teknologji të zhvilluar ushtarake, por gjatë saj u përsos dhe përfundoi me bombë atomike, po, nëse do të ketë luftra të tjera, me ato përmasa?

Einstein:- Nuk e di se me cilat armë do të bëhet Lufta III Botërore, por Lufta IV Botërore do të luftohet me shkopinj dhe gurë.

Morina:- Çka është marrëzia?

Einstein:- Marrëzia: të bësh të njëjtën gjë përsëri dhe përsëri dhe të presësh rezultate të ndryshme.

Morina:- Për relativitetin është folur e folet shumë, a bënë të na shpjegoni sa më thjeshtë?

Einstein:- Graviteti nuk është përgjegjës që njerëzit bien në dashuri. Si mundet ta shpjegosh në terma kimikë dhe fizikë, një fenomen kaq të rëndësishëm, sa dashuria e parë? Vendose dorën mbi furrë për një moment dhe të duket si një orë. Ulu me një vajzë speciale për një orë dhe të duket si një minutë. Ky është relativiteti.

Morina:- Çka mendoni për njerëzit pa gabime?

Einstein:- Kushdo që s’ka bërë asnjë gabim, nuk ka provuar asgjë të re.

Morina:- Kur nuk do të jeni vetja e Juaj?

Einstein:- Nëse unë do të filloja të kujdesesha për foshnjën tim, nuk do të jem më vetja ime.

Morina:- Çka i duhet njeriut për të qenë i lumtur?

Einstein:- Një tavolinë, një karrige, një kanistër me fruta dhe një violinë; çfarë i duhet më shumë një njeriu për të qenë i lumtur?

Morina:- Sa mënyra të të jetuarit janë?

Einstein:- Janë dy mënyra për ta jetuar jetën. Njëra është të mendosh, se asgjë nuk është një mrekulli. Tjetra është të mendosh, se çdo gjë është një mrekulli.

Morina:- Ka lidhëshmëri në mes shkencës dhe fesë?

Einstein:- Shkenca pa fenë është topalle. Feja pa shkencën është e verbër.

Morina:- Cili njeri është i pa denjë për të jetuar?

Einstein:- Cilido, që e konsideron jetën e vet, apo të tjerëve, pa kuptim, është jo vetëm i palumtur, por as i denjë për të jetuar.

Morina:- Çka mendoni për optimizmin?

Einstein:- Është më mirë të jesh optimist kot më kot, se të jesh pesimist pa arsye.

Morina:- Përveç të mirave materjale, ka edhe përfitim tjetër nga puna?

Einstein:- Kush është i zënë me punë, nuk ka kohë as të qajë.

Morina:- Të mëdhenjët, nga kush kundërshtohen, në mënyrë të dhunshme?

Einstein:- Shpirtrat e mëdhenj kanë ndeshur gjithmonë kundërshtim të dhunshëm nga ana e mendjeve mediokre.

Morina:- Jeni penduar për shpikjen e bombës atomike?

Einstein:- Bomba atomike…Vetëm nëse do ta kisha ditur, do të isha bërë orëndreqës.

Morina:- Çfarë mendimi keni për mendjen?

Einstein:- Për të humbur mendjen, nevojitet ta kesh

Morina:- Kujt i falenderohesh për suksest e Juaja?

Einstein:- U jam falënderues atyre që më thanë jo. Për shkak të tyre po e bëj vetë.

Morina:- Po, për diturinë dhe erësirën?

Einstein:- Ashtu siç zgjerohet rrethi i diturisë sonë, njashtu edhe perimetri i errësirës që rrethon atë.

Morina:- Të arriturat e Juaja shkencore, i dedikohen fantazisë, apo talentit?

Einstein:- Dhurata e fantazisë, ka pasur më shumë domethënie për mua, se sa talenti im për të thithur dituri pozitive.

Morina:- Çfarë duhet të jetë mësuesi?

Einstein:- Është arti suprem i mësuesit, të ngjallë kënaqësi në shprehjen kreative dhe dituri.

Morina:- Cila është më e rëndësishme, imagjinata apo dituria

Einstein:- Imagjinata është më e rëndësishme se dituria. Dituria është e kufizuar. Imagjinata rrethon botën.

Morina:- Si shkencëtar, çfarë mendoni për ndryshimet teknologjike?

Einstein:- Ndryshimi teknologjik, është sikur sëpata në duart e kriminelit patologjik.

Morina:- Është për tu befasuar?

Einstein:- Atomi është zbuluar për të përparuar njerëzimi, e jo për ta vrar e frikësuar.

Morina:- Po, burimi i diturisë?

Einstein:- I vetmi burim i diturisë është përvoja.

Morina:- Është dituri informata?

Einstein:- Informata nuk është dituri.

Morina:- Para se të kuptojmë…?

Einstein:- Ne mund të kuptojmë thuajse gjithçka, por nuk mund të kuptojmë, se si mund të kuptojmë.

Morina:- Gjatë punës së vet njeriu, si mund të kontrroloj atë?

Einstein:- Njeriu duhet të shohë çka është dhe çka duhet të jetë.

Morina:- A mundët menja ta tejkalojë planin e diturisë?

Einstein:- Vije një kohë, kur mendja, merr plan më të lartë të diturisë, por asnjëherë s’mund të dëshmojë se si ka arritur aty.

Morina:- Cili duhet të jetë problem kryesor i shencëtarëve?

Einstein:- Përsosja e mjeteve dhe ngatërrimi i qëllimeve, duket të jetë problemi ynë kryesor.

Morina:- Ngatrrohesh ndonjëherë nga pyetjet?

Einstein:- Pyetja që ndonjëherë më mjegullon: Jam unë, apo të tjerët të çmendur?

Morina:- Çka kanë të përbashkët: relegjionet, artet dhe shkencat?

Einstein:- Të gjitha religjionet, artet dhe shkencat, janë degë të një trungu.

Morina:- Cili është këshilltari më i keq politik?

Einstein:- Barku i zbrazët, nuk është këshilltar i mirë politik.

Morina:- Ku mund të fshihet zemërimi?

Einstein:- Zemërimi banon vetëm në gji të budallenjve.

Morina:- Nëse budallai bënë gjëra të mëdha dhe komplekse?

Einstein:- Nëse një budalla inteligjent i bënë gjërat më të mëdha dhe komplekse…
Duhet prekja e një gjeniu dhe shumë kuraje për t’i drejtuar në drejtim të kundërt.

Morina:- Si mund ta vlerësojmë njeriun?

Einstein:- Cilido, që nuk e merr të vërtetën seriozisht, në çështje të vogla, nuk mund t’i besohet as në çështje të mëdha.

Morina:- Kanë dallim njerëzit para Zotit?

Einstein:- Para Zotit ne jemi njëjtë të mençur dhe njëjtë teveqelë.

Morina:- Çka është edukata?

Einstein:- Edukata është, ajo që mbetet, kur njeriu harron atë që ka mësuar në shkollë.

Morina:- Po, respekti?

Einstein:- Secili duhet respektuar si individ, por asnjëri të mos idolizohet.

Morina:- Thjeshtësia?

Einstein:- Çdo gjë duhet të jetë e thjeshtë, aq sa është, por jo më e thjeshtë.

Morina:- A shohin të gjithë me sy dhe ndjejnë me zemër?

Einstein:- Të pakët janë ata që shohin me sytë e vetë dhe ndjejnë me zemrat e veta.

Morina:- Te kush ka ndikim forca?

Einstein:- Forca gjithnjë i tërheq njerëzit me moral të ulët.

Morina:- Kur nuk do të kemi luftë?

Einstein:- Unë jam paqësor, por paqësor ushtarak. Dua të luftoj për paqe. Asgjë nuk do të përfundojë luftën, përderisa vetë njerëzit refuzojnë, të shkojnë në luftë.

Morina:- Çfarë jeni Ju?

Einstein:- Nuk kam talent special. Unë jam vetëm kurioz i apasionuar.

Morina:- Çka quani Ju, çmenduri?

Einstein:- Çmenduri: Përsëritja e veprimit të njëjtë, pa ndarë dhe pritja e rezultateve të ndryshme.

Morina:- Ku është dallimi në mes intelektualëve dhe gjenive?

Einstein:- Intelektualët zgjidhin problemet, gjenitë i parandalojnë ata.

Morina:- Mos Ju besdisa?

Einstein:- Gjëja kryesore është, të mos ndaloni së pyeturi.

Morina:- Ku është dallimi në mes logjikës dhe imagjinatës?

Einstein:- Logjika do të të shpie nga A tek B. Imagjinata të shpie kudo.

Morina:- Kur ka kuptim jeta?

Einstein:- Vetëm jeta e jetuar për të tjerët është me vlerë.

Morina:- Ka fjëra pa kufi?

Einstein:- Vetëm dy gjëra janë të pa kufij, universi dhe budallallëku njerëzor, nuk jam i sigurt rreth universit.

Morina:- Ku është dallimi në mes gjeniut e budallait?

Einstein:- Dallimi mes budallait dhe gjeniut është se gjeniu ka kufijtë e tij.

Morina:- Koha?

Einstein:- E vetmja arsye e kohës është, që çdo gjë të mos ndodhë përnjëherë.

Morina:- Ka sekrete kreativiteti?

Einstein:- Sekreti i kreativitetit është, të dish si t’i fshehësh burimet.

Morina:- Si mund t’i zgjedhim problemet?

Einstein:- Ne nuk mund t’i zgjedhim problemet, duke i përdorur mjetet e njëjta, të cilët i përdorëm për t’i krijuar ato.

Morina:- A duhet dëshpruar me njerëzit?

Einstein:- Nuk mund të dëshpërohemi nga njerëzimi, sepse vetë jemi njerëz.

Morina:- Kur fillon të jetojë njeriu?

Einstein:- Personi fillon të jetojë, kur jeton jashtë vetes së tij.

Morina:- Mendoni për të ardhmen?

Einstein:- Asnjëherë nuk mendoj për të ardhmen. Ajo vjen së shpejti.

Morina:- Kur është shkenca e mrrekullueshme?

Einstein:- Shkenca është gjë e mrekullueshme, nëse njeriu nuk duhet të fitojë të hyrat e jetës, nga ajo.

Morina:- Kur mund ta vërtetojmë, se edhe ne nuk kemi kuptuar diçka?

Einstein:- Nëse nuk mund t’ia shpjegosh një gjashtë vjeçari, nuk e ke kuptuar vetë. Por edhe nëse nuk mund t’ia sqarosh thjeshtë, nuk e ke kuptuar mjaft mirë.

Morina:- Nëse deshirojmë, që fëmijët të bëhen intelegjent, çfar duhet bërë?

Einstein:- Nëse dëshiron fëmijët të të bëhen inteligjent, u lexo përralla. Nëse dëshiron të të bëhen edhe më inteligjent, u lexo më shumë përralla.

Morina:- Kujt i ngjason jeta?

Einstein:- Jeta është sikur ngasja e biçikletë. Për të ruajtur ekuilibrin duhet të qëndrosh në lëvizje.

Morina:- I dallon njerëzit me të cilët flasish?

Einstein:- Të gjithëve u flas njëjtë, pavarësisht nëse është pastrues apo president universiteti.

Morina:- Të kam bërë shumë pyetje për gjenit, janë të gjithë njerëzit të till?

Einstein:- Të gjithë janë gjeni. Por nëse e gjykon peshkun sipas mundësisë për tu ngjitur në trung,

Morina:- Ka njerëz, se i është ngulitur në mendje, se është budalla?

Einstein:- Ka të tillë që do të jetojnë tërë jetën, duke besuar së është budalla.

Morina:- Për fund, çfarë porositni gjeneratat e ardhëshme?

Einstein:- Asnjëherë mos mëso diçka, që mund ta vështrosh përsëri.

Prishtinë, 10.06.2018

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 384 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash...
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34
Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur...
Klasa politike vendoste pushtetin personal pa...
E enjt, 04 qershor 2020 - 19:19
Roli i Austrisë ka qenë më pozitivi, madje pa atë nuk do të mund të kishim krijuar dot një shtet shqiptar në vitin 1912. Ajo u mbështet herë pas ...
30 VJET NGA KRIMI SERB I HELMIMIT TË FËMIJ...
E shtun, 21 mars 2020 - 01:50
Dr. Shukri Gerxhaliu: “Kur është në pyete fëmija, populli e kombi unë jam i gatshëm të sakrifikohem”. Flet Dr.Gërxhaliu, doktori i cili tra...
KRAHËT E SHQIPES
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25
Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“ ⁃ Kush është zonja. Ma...
Rexhep Qosja: Fitorja e Kurtit sjell shpresë...
E hn, 07 tetor 2019 - 19:51
Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej kufirit, Rexhep Qosja dy ditë para zgjedhjeve shkroi editorialin “Zgjedhjet e parak...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi