SI MUNDESH O NJERI, MOS TË GUXOSH TË KËRKOSH, ATË, QË TA KANË RRËMBYER PADREJTËSISHT?! |
Publikuar më 04 korrik, 2018 në orën 00:04 ( ) |
Faridin Tafallari | Opinion | |
|
|
....Atë, morr i ngratë, që ta kanë marrë me dhunë...me forcë e kërbaç?!...
Nuk e di se si më mban vendi, kur shoh se, si këta krerët tanë, as që e venë „ujin në zjarr“ për këtë Kosovë, e lere më për trojet etnike shqiptare, a për bashkimin e tyre, a për këtë mbrapshtinë jetese, që po ndodh sot e për çdo ditë me këtë popull të vuajtur e të stërmunduar!? Bisedime e takime pa fund me Serbinë, si dje, si sot, besoj edhe nesër kështu do jetë, pa pikë rezultati!?...Takohen mes veti delegacionet e dy vendeve, shtrëngojnë duart në prezencë të përfaqësuesve të lartë të BE-së dhe asgjë konkrete... Ne populli shohim...dëgjojmë...presim...
Dje kryeministër e sot president edhe z. Hashim trimi po i njëjti! Veçse është thinj pak ma shumë, duke „vrarë“ mendjen për popull e Kosovë!? U lodh ky i ngratë për këtë Kosovë, u lodh, tu i ndërru poltronat, tu ndërru pozicionet...Shëtit atij Brukseli me duart në xhepat e kostumeve të shtrenjta, që i ndërron, sa herë ta thërrasin, ulet në ato tryeza bisedimesh...buzëqesh ëmbël, se e ka në terezi...Sepse tekstin e përgjigjes, ma mirë me thënë, tekstin e marrëveshjes me Serbinë e ka mësuar përmendësh!? Nuk ka faj, gjithë ato ec e jake me Serbinë sa ky, sa dikur ajo, Editura Tahiri. Si asaj edhe këtij, ja kanë dhënë të gatshëm tekstin e fjalës, ata „miqtë „ tanë ndërkombëtarë.. dhe, sa ken se, mos të guxojë e të dalë jashtë tekstit, mos o Zot, e të kërkojë me zë të lartë ate, që na është vjedh e rrëmbyer ndër vite e dekada?!...
Dhe ne, populli i varfër rrimë para mediave televizive si guakë.. e shohim fotot e presidentit në Bruksel, duke pritur se, mos diku po ja „shkreh“ asaj, që presim tashmë prej kohësh!...Po kush bre??! Cilët??! Këta krerët tanë, që janë bërë lesh e li mes veti, që nuk po ju a nin fareee e nuk po ju ha palla për asgjë, mo po asgjë, as për Kosovë, as për popull e as për shqiptari!!! ?! Me një fjalë e thua sot me plot gojën se, janë kthyer në shërbëtorë të ligj, për të huajin e tradhëtarë për të vetin, janë kthyer në shitës të trojeve tona tek fqinjt sllavë, antishqiptarët, janë kthyer në hajdutë e kriminelë, të pa komb e të pa fe, në theqafje për tu pasuruar për vete e të dashurit e tyre!!!
E kam thënë dhe e kam shkruar dikur, këtyre të shiturve,, krerëve tanë, jua kanë zenë “kokën me derë” bota, me kohë e me vakët...Koha po e verteton këtë më së miri! Prandaj, sa të jenë këta maskarenj në krye, nuk do të heqin dorë nga roli i “memecit” oj Kosova ime e ngratë!!!
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 1 vizitorë |
Lexuar:
529 herë
|
|
|
|
|
|
|