Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Një lider udhëheq me shembull, jo me forcë
Publikuar më 07 korrik, 2018 në orën 21:05 ( ) Afrim Morina | Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Interviste e imagjinuar

Gjeneral kinez, jetoi në shekullin e IV para lindjes së Krishtit. Nga historia dihet shumë pak për aktet heroike në luftë të Sun Tzu-it, por kaq i pasionuar ka qenë pas luftës, sa ka shkruar “Arti i luftës”, libri i strategjive të luftës më i mirë që është shkruar ndonjëherë.
Për lexuesit tanë, që mendojnë të jenë në strukturat ushtarake, bëjmë këtë bashkëbisedim, me një nga figurat më të njohura të “Artit të luftës”, të cilat as një kohë, e as një teknologji, nuk mund ta zhvlerësojë, sepse kemi të bëjmë me fillozofinë luftarake dhe përgaditjen për të.

Morina:- Çka i duhet ushtarakut për të mos humbur në beteja?

Sun Tzu:- Nëse i njihni armiqtë dhe e njihni veten, nuk do të rrezikoni as në një 100 beteja.

Morina:- Çka i mnevojitet një strategu ushtarak, nga ana profesionale, për të mos marr si shembull?

Sun Tzu:- Një vend që ka përfituar nga lufta e zgjatur nuk është shembull

Morina:- Si duhet të veprojë një strateg ushtara, për të fituar betejën?

Sun Tzu:- E gjithë lufta është bazuar në mashtrim. Pra, kur të sulmojmë, duhet të dukemi sikur s’jemi të aftë. Kur të përdorim forcat tona, duhet të dukemi joaktivë, kur të jemi afër, duhet të dukemi sikur jemi larg. Dhe kur jemi larg, duhet t’i bëjmë të besojnë se jemi afër

Morina:- Një strategu ushtarak, çka i duhet të njeh, për të pasur erzultate në beteja?

Sun Tzu:- Nëse e njeh armikun dhe e njeh veten, nuk duhet të frikësohesh nga rezultati i qindra betejave. Kur njeh veten, por jo armikun, për çdo fitore duhet të vuani një humbje. Nëse s’njeh as veten as armikun, duhet të jepesh në çdo betejë.

Morina:- Si duhet të sillet një strateg ushtarak?

Sun Tzu:- Jini jashtëzakonisht misteriozë, deri në pikën e fundit të qetësisë. Kështu mund të jesh drejtor i fatit të kundërshtarit.

Morina:- Çfarë duhet të bëjë staretegu ushtarak?

Sun Tzu:- Angazhoji njerëzit me atë çka ata presin, për ato gjëra që ato janë në gjendje të përshtaten.

Morina:- Njeriu, nëse e njeh mikun?

Sun Tzu:- Për të njohur armikun, duhet të bëhesh armiku i vetes.

Morina:- Ku është dallimi në mes luftëtarëve fitimtar dhe atyre të mundur?

Sun Tzu:- Luftëtarët fitimtarë, fitojnë në fillim, e më pas shkojnë në luftë, ndërsa luftëtarët e mundur, shkojnë në fillim në luftë dhe më pas kërkojnë fitoren.

Morina:- Çka nënkuptojmë me startegjinë?

Sun Tzu:- Strategjitë pa taktika janë rruga më e ngadaltë drejt fitores. Taktikat pa strategji janë zhurmë përpara humbjes.

Morina:- Ka shumë mendime për mënyrat e sulmit, çka preferoni Ju?

Sun Tzu:- Lëviz shpejt si era, dhe në formacion si drutë. Sulmi si zjarri dhe vazhdo të mbetesh një mal.

Morina:- Cila është fitorja më e madhe?

Sun Tzu:- Fitorja më e madhe është ajo që nuk kërkon betejë.

Morina:- Si duhet trajtur ushtarët?

Sun Tzu:- Trajtoi trupat e tu sikur të jenë djemtë e tu të dashur. Dhe ata do t’ju ndjekin deri në luginën më të thellë

Morina:- Si duhet të veprojë një strateg ushtarak, kur gjindet para një ushtrie të konsoliduar?

Sun Tzu:- Kur janë të fortë, shmangini. Nëse kanë moral të lartë, mposhti. Nëse janë të qetë, shqetësojë. Nëse janë të bashkuar, ndaji. Sulmo pikat e dobëta.

Morina:- Si duhet sjellur me planet e hartuara?

Sun Tzu:- Lërini planet tuaja të jenë të errët e të padepërtueshëm si nata, dhe kur lëvizni ato të bien si vetëtima.

Morina:- Kur do të bindet një strateg ushtarak, për fitore, pasi të filloj beteja?

Sun Tzu:- Njih vetveten dhe do fitosh të gjitha betejat.

Morina:- Cilët gjëra që duhet ditur dhe analizuar për fitore?

Sun Tzu:- Ka pesë gjëra thelbësore për fitoren. Fiton ai që di kur të luftojë dhe kur jo. Fiton ai që di si të merret si me forcat superior ashtu dhe me ato inferiore. Fiton ajo ushtri e të cilit ka të njëjtin shpirt, në të gjitha radhët. Fiton ai që i përgatitur kërkon ta kapë armikun të papërgatitur. Fiton ai që ka kapacitet të madh ushtarak dhe që nuk ndërhyhet nga sovrani.

Morina:- Po, mundësitë?

Sun Tzu:- Mundësitë shumohen, ndërkohë që krijohen

Morina:- Kur krijohet melodia?

Sun Tzu:- Pesë nota muzikore veç e veç nuk bëjnë asgjë, së bashku dhurojnë një melodi. pesë ngjyra veç janë thjesht ngjyra. Të kombinuara ata prodhojnë më shumë shkëlqim.

Morina:- Kur duhet të merresh me armikun?

Sun Tzu:- Kur armiku relaksohet, prishi qetësinë. Kur ndjehen mirë, sulmoji.

Morina:- Po, dëshira?

Sun Tzu:- Nëse në mendje ekziston dëshira, çdo gjë mund të arrihet

Morina:- Cili është arti supreme i luftës?

Sun Tzu:- Arti suprem i luftës është të mposhtësh armikun pa luftuar.

Morina:- Po, lideri?

Sun Tzu:- Një lider, udhëheq me shembull, jo me forcë

Morina:- Si duhet sjell me miqtë dhe armiqtë?

Sun Tzu:- Mbaji miqtë afër, por armiqtë edhe më afër

Morina:- Si duhet të një strateg ushtarak?

Sun Tzu:- Duku i dobët kur je i fortë, dhe i fortë kur je i dobët

Morina:- Për të arritur qellimin?

Sun Tzu:- Beso në vetvete.

Morina:- Cili është qëllimi i luftës?

Sun Tzu:- Qëllimi i luftës është paqja

Morina:- Strategjia dhe taktika?

Sun Tzu:- Strategjia pa taktika, është rruga më e ngadaltë për fitore. Taktikat pa strategji janë zhurma, para mposhtjes.

Morina:- Një strateg i mirë çfarë fuhet të bëjë?

Sun Tzu:- Mendohuni mirё dhe me maturi para se tё bёni njё lёvizje

Morina:- Kush siguron fitoren?

Sun Tzu:- Mosbёrja e gabimeve ёshtё ajo qё themelon sigurinё e fitores

Morina:- Po, luftrat e gjata?

Sun Tzu:- Nuk ekziston asnjё shembull, i ndonjё shteti, qё doli i fituar, nga njё luftё qё zgjati shumё.

Morina:- Mungesa e informacionit në luftë?

Sun Tzu:- Tё filloni me brohoritje luftёn dhe mё pas tё trembeni nga fuqia e armikut , kjo tregon njё mungesё tё madhe informacionesh.

Morina:- Arti më i madh i një lufte?

Sun Tzu:- Zotёsia mё e madhe nё luftё ёshtё tё nёnshtrosh armikun pa luftuar

Morina:- Po lufta?

Sun Tzu:- E tërë lufta është dinakëri.

Prishtinë, 14. 06. 2018

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 856 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash...
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34
Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur...
Klasa politike vendoste pushtetin personal pa...
E enjt, 04 qershor 2020 - 19:19
Roli i Austrisë ka qenë më pozitivi, madje pa atë nuk do të mund të kishim krijuar dot një shtet shqiptar në vitin 1912. Ajo u mbështet herë pas ...
30 VJET NGA KRIMI SERB I HELMIMIT TË FËMIJ...
E shtun, 21 mars 2020 - 01:50
Dr. Shukri Gerxhaliu: “Kur është në pyete fëmija, populli e kombi unë jam i gatshëm të sakrifikohem”. Flet Dr.Gërxhaliu, doktori i cili tra...
KRAHËT E SHQIPES
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25
Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“ ⁃ Kush është zonja. Ma...
Rexhep Qosja: Fitorja e Kurtit sjell shpresë...
E hn, 07 tetor 2019 - 19:51
Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej kufirit, Rexhep Qosja dy ditë para zgjedhjeve shkroi editorialin “Zgjedhjet e parak...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi