Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
4 shqiptarët e mëdhenj që e mposhtën Serbinë në Rusi
Publikuar më 13 korrik, 2018 në orën 14:13 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ndeshja Zvicër-Serbi në Rusi në këtë Kampionat Botëror të Futbollit, për faktin se për Zvicrën lojtarët më të mirë dhe kryesorë të saj ishin shqiptarë, jo vetëm sporti por edhe media, nga politika dhe shovinizmi e nga tifozeria harbute dhe publiku serb shpërtheu urrejtja, barbaria, huliganizmi dhe primitivizmi kolektiv serb kundër shqiptarëve.

Katër shqiptarët e mëdhenj: Shaqiri, Behrami, Xhaka dhe Xhemaili u përballen dhe mposhtën burrërisht dhe heroikisht shovinizmin dhe antishqiptarizmin serb të përkrahur dhe mbështetur edhe nga aleatja e tyre Rusia, pikërisht në Rusi, në vëndin organizator të Kampionatit Botëror 2018, ku në këtë ndeshje u bënë bashkë serbë e rusë kundër shqiptarëve sikur të ishte një ndeshje Kosovë-Serbi.
Primitivizmi dhe agresiviteti bastard e vulgar mediatik dhe politik antishqiptar serb kundër katër shqiptarëve të mëdhenj të futbollit botëror dhe sidomos kundër yllit shqiptar të futbollit, Xherdan Shaqiri,ishte vazhdimësi e etheve dhe e urrejtjes patologjike historike shoviniste të Serbisë dhe të popullit serb kundër shqiptarëve.
Serbët i tmerron çdo gjë shqiptare,çdo simbol dhe çdo ndjenjë kombëtare shqiptare, edhe gjuha, edhe flamuri edhe shqiponja, edhe sporti dhe sportistët shqiptarë, por serbët i tmerron madje edhe këpuca e Xherdan Shaqirit pse ajo ka flamurin e Shtetit të Kosovës.
Tashmë për këtë besoj se u bindën edhe ata pak shqipfolësa që simpatizojnë dhe janë tifozë të Serbisë.
Nga kjo verbëri dhe urrejtje patologjike serbe kundër shqiptarëve të humburit e mëdhenj dolën serbët, jo vetëm per faktin se Zvicra dhe shqiptarët e mundën në këtë ndeshje futbolli Serbinë me rezultatin 2:1, gjë të cilën serbët pas disfatës dërrmuese e pranuan me deshperim edhe vetë duke deklaruar se: shqiptarët na hodhën në greminë, por ajo e cila e bën më madhështore fitoren e Xherdanit, Valonit, Granitit dhe Blerimit është fakti se përderisa Serbia, nga urrejtja , verbëria dhe shovinizmi barbar i saj i dha kësaj ndeshje karakter të thellë politik, dhe si pasojë e kësaj Serbia jo vetëm se u mposht në sport ,por ajo pësoi një disfatë të rëndë edhe politike dhe diplomatike në rang botëror nga shqiptarët e mëdhenj të futbollit.
Kjo pasi futbolli është aktiviteti më i rëndësishëm dhe më global se çdo aktivitet tjetër i cili shikohet, analizohet, propagandohet, vlerësohet dhe që shikohet e ndiqet nga miliona e milona pse jo edhe nga miliarda njerëz të Botës, dhe sidomos me këtë ndeshje shqiptarët e ngritën lart krenarinë kombëtare, përderisa i gjithë opinioni botëror u trondit dhe u skandalizua me ato se çfarë shëmtie e poshtësie shovinizmi, antisportive, anticivilizuese paraqitën ,deklaruan dhe u shpërfytyruan serbët prej primitivizmin, prej harbutërisë dhe prej urrejtjes së tyre kundër shqiptarëve.
Prej këtyre 4 shqiptarëve u sfidua më parë në këtë Botëror edhe 5 herë kampionia e Botës, aleati diplomatik të Serbisë, Brazili, i cili nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.
Shqiptarët që luajtën për Zvicrën nderuan Shtetin zviceran, e përfaqësuan denjësisht atë, Zvicrën, e cili është atdheu i dytë i mbi 200 mijë shqiptave të cilët jetojë dhe punojnë atje. Kjo gjë i bën të 4 futbollistët akoma edhe më krenarë, pasi luajtën për një vënd ku shqiptarët janë mirëpritur dhe integruar shumë mirë atje. Dhe kontributi i këtyre fotbollistëve shqiptarë për Zvicrën sjell patjetër edhe rritjen e mirënjohjes dhe të respektin të Zvicrës dhe të zviceranëve për shqiptarët në përgjithësi.
Prej këtyre 4 shqiptarëve të mëdhenj si ndjehen tashmë edhe ato shtete të tjera të cilat nuk e kanë njohur akoma Shtetin e Kosovës së Xh.Shaqirit dhe të G.Xhakës të cilët me golat e shenuar pej tyre e dërrmuan dhe e shpartalluan Serbinë në këtë Botëror, madje në Rusi e cila është aleate e antishqiptarizmit serb, dhe tashmë simboli i shqiponjës shqiptare i bërë me duar nga Shaqiri e Xhaka dhe madje edhe nga sportistë të kombeve të tjera në shenjë respekti dhe admirimi për sportin dhe sportistët shqiptarë tashmë ka kaluar nëpër tërë Botën dhe kjo i trëmb jo vetëm serbët por edhe tifozët rusë të cilët janë dëgjuar që të dëshpëruar të kakarisin si ata serbë që “Kosova është Serbi”, kjo i shqeteson edhe disa mercenare serbofil si Mustafa Nano në Shqipëri. Prandaj 4 sportistët e mëdhenj shqiptarë të Përfaqësueses së Zvicrës janë heronj, dhe nuk ka pse ndokush, që vetë nuk bën asgjë dhe që është askushi edhe mund të mos jetë dakord për këtë fakt nga xhelozia dhe egoizmi.
Kudo ku janë shqiptarët në Botë, ata shqiptarë vepërmirë e vepërlartë; patriotë dhe me dinjitet, me personalitet dhe integritet humanitar, artistik, politik, diplomatik, intelektual, shkencor, kulturor, akademik dhe sidomos sportiv siç edhe janë këta sportistë të mëdhenj në Zvicër, ata janë pasuri, imazh dhe krenari kombëtare.
Këto le të jenë si shëmbuj dhe le të shërbejnë si leksione për politikën dhe për politikanët shqiptarë të cilët kanë interesin e ngushtë personal mbi intereisn kombëtar, dhe prej të cilëve Shqipëria dhe Kosova janë vënde ku korrupsioni dhe antiligji bëjnë kërdinë bashkë me krimin dhe hajninë e madhe politike, të cilat i mbajnë dy shtetet shqiptare në prapambertje demokratike dhe në moszhvillim e mosintegrim.

Skënder Sadri KAPITI
Durrës

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 1 vizitorë
Lexuar: 363 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi