Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Zinxhiri që lidh ardhmërinë europiane të Ballkanit Perëndimor
Publikuar më 13 korrik, 2018 në orën 14:24 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Reagim ndaj fjalës së Mustafa Nanos në Beograd
Sipas asaj që njoftuan mediet, më 10 korri 2018, në Beograd, zhvilloi punimet ““konferenca e organizuar nga agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”, në bashkëpunim me Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH)””. “Konferenca” kishte për qëllim të hapte debatin rreth marrëdhënieve shqiptaro-serbe.
Nga të gjitha diskutimet e kësaj “konference”, fjala e Mustafa Nanos tërhoqi vëmendjen e medieve.

Ai shprehu pesimizmin e tij, që konferenca të zhvillohej normalisht, për shkak se Çështja e Kosovës doli në rend të ditës.
Mustafa Nano, që pohoi publikisht se "programi i tij televiziv titullohet “Provokacja” dhe ai ka zgjedhur një emër serb, sepse ka dashur të përcillte mesazhin se, asgjë që i përket botës serbe nuk është e çuditshme për ne, shqiptarët, asgjë nuk është armiqësore për shqiptarët", revoltohet pse në këtë konferencë Çështja e Kosovës doli në rend të ditës. Kjo çështje nuk duhej të dilte në rend të ditës, sepse, sipas Mustafa Nanos, “Kosova është një zinxhir që na mban këmbët të lidhura”.
Pohimi se “asgjë që i përket botës serbe nuk është armiqësore për shqiptarët”, nxjerr në shesh fytyrën e vërtetë të Mustafa Nanos.
Me mijëra dokumente dëshmojnë se institucioni më i lartë serb, ku janë të grumbulluar shkencëtarët dhe artistë më të shquar të Serbisë, e ashtuquajtura Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë, është shndërruar, që moti, në “kuzhinë”, ku gatuhen falsifikimet e fakteve historike në funksion të mobilizimeve politike kundër shqiptarëve.
Të pretendohet se gjoja “asgjë që i përket botës serbe nuk është armiqësore për shqiptarët” nënkupton se as “memorandumet” dhe “programet” gjenocidare të përpiluara nga ky institucion i “shkencës” dhe i “artit” të Serbisë nuk qenkëshin armiqësorë ndaj shqiptarëve! Nuk do të them mendimin tim për qëndrimet e institucioneve të tjera të “botës serbe” ndaj shqiptarëve, sepse është rrezik që të shihem si “subjektiv” nga autorët e “Provokacija”-s serbe në Tiranë.
Këtu po citoj publicistin serb, Mirosllav Filipoviqin, i cili më 26 korrik të vitit 2000 u dënua nga Gjykata Ushtarake në Nish me 7 vjet burg, për të vetmin “krim”, sepse ngriti zërin kundër krimeve serbe në Kosovë.
Në shkrimin e gjatë të titulluar “Marshi i gjatë drejt së vërtetës për krimet”, Mirosllav Filipoviqi shkruan: “Është vështirë të gjendet institucion kombëtar, që të jetë munduar ta ruajë popullin serb nga kryerja e krimeve. Në veçanti është e vështirë të gjenden institucione që nuk e kanë nxitur popullin serb të kryejë krime”. Ku ka qenë Akademia e Shkencave, ku ka qenë Kisha, ku ka qenë Universiteti, ku kanë qenë partitë politike? Çfarë ndodhi me Kishën, e cila paralajmëroi se do t’i hapë dosjet e krimeve serbe në Kosovë? Ku mbeti paralajmërimi i Kishës, se në emër të popullit serb do të pendohet dhe do të kërkojë falje për viktimat tona?... Në Perëndim Millosheviqin qëmoti e kanë quajtur “kasap të Ballkanit” dhe e kanë krahasuar me Hitlerin. Megjithatë, Gjermania e Paraluftës së Dytë nuk mund të krahasohet me Serbinë e fillimviteve '90. Kur Hitleri filloi të çartet dhe t’i ngjajë një kafshe të tërbuar, Gjermaninë e braktisën një numër intelektualësh, shkencëtarësh dhe artistësh më eminentë të popullit gjerman. Edhe pse Serbinë e Millosheviqit e braktisën një numër artistësh, shkencëtarësh dhe intelektualësh, shumica e tyre u vunë në shërbim të tij, përkundër asaj se e dinin që, me urdhrin e tij, me miratimin e tij ose, së paku, me dijeninë e tij, çdo ditë “nga dora serbe” e pësonin qindra njerëz të pafajshëm. Tani, të kërkohet nga këta njerëz që të flasin për krimet që janë bërë, do të thotë të kërkohet nga ata që ta pranojnë fajësinë e tyre. (Republika, Miroslav Filipović, “Dugimarš ka istini o zlocinima”, shqip: “Marshi i gjatë drejt së vërtetës për krimet”, nr. 263, f. 27-28).
Kjo sintezë e Mirosllav Filipoviqit është tejet domethënëse dhe mundëson të kuptohen arsyet pse “provokacija” serbe dëshiron ta shmangë Kosovën në debatet për marrëdhëniet shqiptaro-serbe. Ata e dinë fare mirë, se Kosova nuk “është një zinxhir që lidh këmbët” dhe që duhet këputur për të ecur përpara, por një HENDEK I MADH, i mbushur plot e përplot me viktima të pafajshme. Vetëm gjatë luftës së fundit, hendekut shekullor që ndan Kosovën dhe Serbinë iu shtuan vrasjet e 11 840 personave, prej të cilëve 1392 janë fëmijë, ndërsa 1739 gra. Mijëra fëmijë, gra, burra dhe pleq shqiptarë, të vrarë me qëllim që të shkatërrohen shqiptarët në Kosovë, si të tillë, edhe mijëra femra të dhunuara seksualisht, me qëllim të cenimit të integritetit fizik dhe psikologjik të gruas shqiptare, thelluan hendekun e krimit të gjenocidit serb që ndan Kosovën dhe Serbinë.
Në takime jopublike, krimin e gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë e pranojnë edhe vetë serbët, por për motive të ndryshme ata refuzojnë ta deklarojnë haptazi. Për të ilustruar këtë pohim, ish-zëdhënësja e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Florence Hartmanne, në veprën e saj “Paqja dhe ndëshkimi” sjell qëndrimin e ministrit serb të Punëve të Jashtme, Goran Svilanoviqit, i cili në zyrën e Karla Del Pontes, më 3 tetor 2003, përpiqej të arsyetonte shkaqet e refuzimit të dorëzimit të arkivit të Këshillit Suprem të Mbrojtjes së Jugosllavisë. Në këtë takim, Goran Svilanoviqi theksoi se, “nëse ne ju ndihmojmë ta dënoni Millosheviqin për gjenocid, atëherë edhe shteti ynë do të dënohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për gjenocid dhe do të duhet t’i paguajmë miliarda dollarë dëmshpërblim...”.
Udhëheqësit politikë të Beogradit deklarojnë haptazi, se “interesi jetësor kombëtar” i tyre ishte t’i fshihnin Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të gjitha informatat që mund ta inkriminonin Serbinë për krimet e gjenocidit. Ajo që është edhe më neveritëse në strategjinë e politikës serbe për të fshehur faktet e gjenocidit serb në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë lidhet me qëndrimet e pushtetit në Beograd, se gjoja “drejtësia dhe e vërteta e dëmtojnë stabilitetin në regjion dhe veprojnë kundër paqes” (Florence Hartmann, vepra e cituar "Paix et châtiment, f.118).
Sado që dikujt mund t’i duket se “drejtësia dhe e vërteta e dëmtojnë stabilitetin në regjion dhe se gjoja veprojnë kundër paqes”, një gjë është e sigurt: pa njohjen e përmasave reale të gjenocidit në Kosovë dhe pa ndëshkimin e kriminelëve të implikuar në këtë krim, ndërtimi i urave të bashkëpunimit ndërshtetëror në këtë pjesë të Europës është vetëm një iluzion. Ardhmëria europiane e kësaj pjese të Ballkanit nuk ndërtohet me gënjeshtra.
Nëse mund të flitet për zinxhirë, atëherë, në këtë kontekst, nuk është Kosova, por mohimi i ballafaqimit me të vërtetën, ajo që lidh këmbë e duar ardhmërinë europiane të Ballkanit Perëndimor.
Në fund të fjalës së tij, Mustafa Nano evokoi kujtime edhe nga vizita që kishte bërë në Preshevë.
Për lexuesit që nuk kanë njohuri për historinë e kësaj pjese të territoreve shqiptare, po rikujtoj se me vendim politik të komunistëve serbë, u bë ndarja një pjese të Kosovës Lindore, ku përfshihej territori i tri komunave me shumicë shqiptare (Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës) dhe u vu nën administrimin e Serbisë. Që nga ajo kohë e deri në ditët e sotme, me mijëra shqiptarë që nuk pranonin sundimin serb janë vrarë, janë plagosur, janë torturuar, janë përndjekur, janë arrestuar dhe janë dënuar nga pushteti i dhunshëm i Serbisë.
Shtatë dekada më vonë, Mustafa Nano, zëdhënës i propagandës serbe në Shqipëri, deklaroi në Beograd se, kur paska vizituar herën e fundit Serbinë, paska qenë edhe në Preshevë. Atje, autori i emisionit me emërtim serb në Shqipëri, “Provokacija”, paska parë disa persona që fizikisht ishin aty, në Serbi, por me mendje ata ishin në Tiranë, në Prishtinë.
Kur flet për serbët e Mitrovicës, të cilët i kanë sytë të kthyer nga Beogradi, apo minoritarët grekë në Shqipëri, që janë të orientuar në drejtim të Greqisë, Mustafa Nano është "i paqartë" se çfarë dëshiron t’u thuhet atyre. Atë që e thotë qartazi në këtë rast, ka të bëjë me dëshirën e tij, që “Edi Rama të vijë dhe t’u thotë këtyre njerëzve: Dëgjoni, ju jeni këtu, jeni pjesë e Serbisë dhe do të jeni këtu gjithë kohën. Harrojeni Tiranën! Harrojeni Prishtinën! Pra, bëni më të mirën, integrohuni këtu, në këtë botë”.
Territoret e Luginës së Preshevës janë territore të pushtuara nga Serbia prej një shekulli dhe në shpirtin liridashës të shqiptarëve të këtyre anëve këto territore kanë statusin e territoreve të pushtuara.
Mustafa Nano apo cilido bir kurve që u sugjeron shqiptarëve të këtyre anëve, që “të harrojnë Tiranën dhe Prishtinën dhe të integrohen në Serbi”, vetëm e vetëm se në Beograd ndihet si në shtëpinë e vet, mund të shkojë atje ku e ka vendin. Historia e tokës së kësaj Lugine është e stërmbushur me gjak shqiptari dhe është pjesë e pandashme e historisë sonë kombëtare, përkundër asaj se disa politikanë të Tiranës dhe të Prishtinës kanë prirje ta harrojnë.

Bardhyl Mahmuti

Olsi Yazikxhi dhe dylberët e Erdoganit

Në dy shkrimet e mia të titulluara “Kush janë teologët dhe historianët shqiptarë në shërbim të propagandës serbe” dhe “Mohimi i gjuhës, kulturës, historisë dhe figurave kombëtare shqiptare në shërbim të propagandës serbe”, nxora në shesh mercenarizmin e një numri individësh me tituj “Doktor shkence”, në mesin e të cilëve edhe personi me forma të ndryshme të emrit të vet: Dr. Olsi Jazexhi / Olsi Yazeji / ОлсиЈахеџи).

Në emisionin “Provokacija” të Mustafa Nanos, të datës 26 qershor 2018, Olsi Yazikxhi deklaroi se dëshironte “të kruhej me shqiptarët e Maqedonisë”. Ndaj qëndrimeve të shprehura në këtë emision me emër serb, publikova shkrimin tim të titulluar “Olsi Yazikxhi dëshiron "të kruhet" me shqiptarët e Maqedonisë”.

Për të më treguar se ende “i kruhet” me shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët në Maqedoni, përmes mesazhit privat, Olsi Yazikxhi më dërgoi videon e intervistës së tij të datës 6 korrik 2018 për “Shijak Televizion”.

Për fyerjet që na bëri gjatë kësaj interviste, privatisht i përcolla këngën e “Unikkatilit”, “Diss Hysen”. Do të isha kufizuar në porositë e kësaj kënge dhe nuk do të reagoja publikisht, sikur ai të mos kishte hapur çështjen e financimit me para që shtete të caktuara bëjnë për të përhapur ndikimin e tyre politik, kulturor, religjioz etj.
Në këtë kontekst, Olsi Yazikxhi vjell vrer kundër OJQ-ve amerikane dhe europiane, të cilat, sipas tij, bëjnë “shpëlarjen e trurit të shqiptarëve”. Mirëpo, kur është fjala për Erdoganin dhe për Rusinë, ai deklaron se “nuk është keq të jesh me Erdoganin dhe Rusinë, sepse Erdogani dhe Rusia përfaqësojnë qendra pushteti”.

Për të kompletuar mënyrën se si e sheh ndikimin e parasë në raportet shoqërore, mënyrë që nxjerr në shesh se si funksionon Olsi Yazikxhi, ai deklaron: “Nëse Erdogani dhe Putini hedhin lekë në Shqipëri, siç hedhin amerikanët dhe europianët, ne do të flisnim turqisht dhe rusisht”.

Shitja e integritetit fizik, moral dhe intelektual për para, nga meshkuj dhe femra, është prostitucion, dhe, si i tillë, është i ndëshkueshëm. Deklarata e prostitutës Olsi Jazikxhi, që për para “është i gatshëm të flasë turqisht apo rusisht”, është deklarata që nxjerr në dritë karakterin e tij. Me prostituta të tilla “intelektuale” duhet të merren institucionet përkatëse. Ajo që duhet të neverisë çdo shqiptar, dhe që më shtyu të reagoj, ka të bëjë me faktin se Olsi Jazikxhi përpiqet t’u vesh shqiptarëve të tjerë karakterin e vet të prostitutës.

Olsi Jazikxhiut i shkojnë jargët kur flet për para, jargë që në kontekst të prostitucionit mund të marrin kuptim të caktuar. Ai përpiqet t’i paraqesë si të mirë Erdoganin dhe Rusinë, sepse, sipas tij, “Amerika është shtet vrastar dhe shteti më kriminal në botë”!
Meqenëse me aq entuziazëm flet për pushtetin e Putinit dhe ngre në qiell sulltanizmin e Erdoganit, po i them Olsi Jazikxhiut dhe të gjitha prostitutave intelektuale të llojit të tij, se sulltanët, përveç haremeve, kanë pasur edhe dylberët për nevoja të veçanta. Udhë e mbarë u qoftë!

Bardhyl Mahmuti

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 246 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi