Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Nuk e nderojnë titujt njeriun, por njeriu i nderon titujt
Publikuar më 14 korrik, 2018 në orën 16:17 ( ) Afrim Morina | Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Interviste e imagjinuar

Niccolo Machiavelli, ishte strategu që krijoi shkencën moderne politike, i cili u lind më 2 maj të vitit 1469, në Firence, Itali. I njohur si politikan, diplomat, shkrimtar, i njohur për “Princin”, libër xhepi, për politikanë të paskrupullt, dinakë e të pabesë. “Metoda bazë për vlerësimin e inteligjencës, së një udhëheqësi, është duke parë se çfarë njerëzish mban rreth vetes”. Përveç “Princit”, Machiavelli shkroi traktatin për “Artin e Luftës”, si dhe poezi e drama. Së bashku me Leonardo da Vinçin cilësohet si një shembull tipik i njeriut të rilindjes.
Për Maciavellin dhe makiavelizmin, është shkruar dhe interpretuar në shumë mënyra, nga ma të ndryeshme. Për lexuesit tanë, po e bëjë këtë bashkëbisedim, që të jetë më i kapshmëm dhe më afër të djeshmës dhe të sotmës, sepse nga ky fillozof politikan, kemi çfarë të mësojmë.

Morina:- Çka keni dashur të thoni me “Qëllimi justifikon mjetin”?

Machiavelli:- Nuk është mendimi im! Hulumtone kudsh e ka thënë këtë, në emër tim!

Morina:- Kush ështe Princi?

Machiavelli:- Cesare Borgia, djal i Papës. Tek ai mishëroheshin konceptet e virtytit dhe fatit: fati (fakti që ishte biri i papës) e kishte favorizuar në marrjen e pushtetit, ndërsa virtytin e kishte demonstruar në mbajtjen e pushtetit. Cesare Borgia ishte dhe princi i vlerësuar nga populli, njeriu që solli në territoret që udhëhiqte rregull, stabilitet, gjykata dhe drejtësi. Megjithatë, në krah të këtyre dhuntive ai shfaqte një karakter të ashpër, prepotent dhe madje dashakeq.

Morina:- E dini se, sot, përdoret mendimi politik “Makiavelizmi”?

Machiavelli:- Jo. Nëse ka mundësi të më tregoni?

Morina:- Është sinonim i një politike force, të paskrupullt dhe pa moral, në dobi të së cilës, të gjitha mjetet janë të mira. Hipoteza bazë e kësaj teorie është, se çdo njeri, e di çfarë do dhe se, sipas kritereve të arsyeshme, zgjedh mjetet që i shërbejnë më mirë realizimit të synimeve.

Machiavelli:- Mund ta kenë nxjerr dikush, nga tërësia e veprave të mia, definicion të till nuk kam thënë.

Morina:- Mirë, po, morali politik?

Machiavelli:- Politika nuk ka lidhje me moralin.

Morina:- Po, Princit të Juja i mungon arsyeja?

Machiavelli:- Një princi nuk i mungojnë kurrë arsyet legjitime për të thyer premtimin e tij.

Morina:- Kur nuk duhet të mbaj besën sundimtari?

Machiavelli:- Një sundimtar i mençur, nuk duhet ta mbajë besën kurrë, nëse duke bërë kështu, do të jetë kundër interesave të tij.

Morina:- Një politikan çfarë duhet të bëjë?

Machiavelli:- Para së gjithash, armatosu.

Morina:- Pse përfitmet nuk duhet të jepen menjëherë?

Machiavelli:- Përfitimet duhet të jepen gradualisht, dhe në këtë mënyrë ato do të shijohen më mirë.

Morina:- Për ekonomistës, ku është dallimi në mes pengesës dhe mundësisë?

Machiavelli:- Sipërmarrësit janë thjesht ata që e kuptojnë, se ka pak ndryshim mes pengesë dhe mundësisë. Dhe janë në gjendje t’i kthejnë të dyja në avantazhin e tyre.

Morina:- Çka mund të na thuani për urrejtjen?

Machiavelli:- Urrejtja është fituar me anë të veprave të mira aq shumë sa me anë të veprave të këqija

Morina:- Për komandimin?

Machiavelli:- Ai që dëshiron të jetë i bindur, duhet të dijë se si të komandojë.

Morina:- Sa kategori profetesh kemi dhe cilët kanë dal fitimtar?

Machiavelli:- Kështu del se pothuaj që të gjithë Profetët e armatosur kanë qenë fitimtarë, dhe të gjithë profetët e paarmatosur janë shkatërruar.

Morina:- Po, për status quo-në?

Machiavelli:- Unë nuk jam i interesuar në ruajtjen e status quo-së, unë dua ta shkatërroj atë.

Morina:- Çfarë duhet bërë, për të mos pasur frikë nga hakmarrja?

Machiavelli:- Nëse duhet bërë një lëndim ndaj një njeriu, atëherë ai lëndim duhet të jetë shumë i rëndë saqë nga hakmarrja e tij të mos kesh aspak frikë.

Morina:- Çka mendoni për mashtrimin e mashtruesit?

Machiavelli:- Është kënaqësi e dyfishtë të mashtrosh mashtruesin.

Morina:- Kur je më i sigurtë?

Machiavelli:- Është shumë më e sigurt kur ta kanë frikën, sesa kur të duan.

Morina:- Çka nderon njeriu?

Machiavelli:- Nuk e nderojnë titujt njeriun, por njeriu i nderon titujt.

Morina:- A mund të pësojë njeriu nga prirja për plotësimin e nevojave të menjëhershme?

Machiavelli:- Njerëzit janë shumë të thjeshtë dhe shumë të prirur, për t’iu bindur nevojave të menjëhershme, saqë, një mashtruesi nuk do t’i mungojnë kurrë viktimat për mashtrimet e tij.

Morina:- Për ambicjet e njeriut?

Machiavelli:- Njerëzit ngjiten nga një ambicie tek një tjetër: së pari, ata kërkojnë të sigurojnë veten kundër sulmit, dhe pastaj ata i sulmojnë të tjerët.

Morina:- Çka nuk mund të duroj një bir?

Machiavelli:- Një bir nuk mund ta durojë me qetësi humbjen e babait të tij, por humbja e trashëgimisë së tij mund ta çojë atë në dëshpërim.

Morina:- Si do të kategorizonit mendjet njerëzore?

Machiavelli:- Mendjet njerëzore janë tre llojesh: e para të afta për të menduar për veten, e dyta të afta për të të kuptuar mendimet e të tjerëve dhe e trete nuk është as e aftë të mendojë për vete dhe as të kuptojë mënyrën si mendojnë të tjerët. E para është ekselenca e lartë, e dyta është ekselenca dhe e treta është e pavlerë.

Morina:- Çka është më e vështirë?

Machiavelli:- Nuk ka asgjë më të vështirë për të marrë në dorë, më të rrezikshme për të kryer, apo më të pasigurtë në suksesin e vet, se sa të marrësh udhëheqjen gjatë hyrjes në një rend të ri të gjërave

Morina:- Gjërat e mëdha, si arrihen?

Machiavelli:- Asgjë e madhe nuk është arritur ndonjëherë pa rrezik.

Morina:- Çka mendoni për shmangjen e luftës?

Machiavelli:- Lufta nuk shmanget; ajo mundet vetëm të shtyhet, në avantazh të të tjerëve

Morina:- Për të vazhduar me sukseset?

Machiavelli:- Kushdo që dëshiron të ketë sukses të vazhdueshëm, duhet të ndryshojë sjelljen me kalimin e kohës.

Morina:- Po, për premtimin?

Machiavelli:- Premtimi i dhënë ishte një domosdoshmëri e të kaluarës; premtimi i pambajtur është një domosdoshmëri e të tashmes.

Morina:- Kanë dyshime njerëzit?

Machiavelli:- Njerëzit instinktivisht nuk ju besojnë gjërave që nuk i kanë eksperimentuar vetë.

Morina:- Kur shohim më qartë në orën e qelqit, të jetës tone?

Machiavelli:- Sa më shumë rërë që ka zbritur nga ora e qelqtë e jetës sonë, aq më qartë shohim nëpër të.

Morina:- Suksesin e sipërmarrësit, si e shpjegoni?

Machiavelli:- Asnjë sipërmarrje nuk ka më shumë shanse për të dalë me sukses, se sa ajo që i fshihet armikut, deri në momentin e vënies në zbatim.

Morina:- Mbi çka ngrihen njerëzit?

Machiavelli:- Njerëzit ngrihen nga një ambicie në tjetrën; në fillim ata përpiqen të sigurohen prej sulmeve, pastaj sulmojnë të tjerët.

Morina:- Çfarë duhet t’i bçsh njeriut, për t’i shpëtuar hakmarrjes?

Machiavelli:- Nëse një njeri duhet ta lëndosh, duhet që ta bësh aq fortë, saqë të mos ia kesh frikën hakmarrjes së tij.

Morina:- Për cilat lëndime hakmerren njerëzit?

Machiavelli:- Njerëzit ose duhet të trajtohen me mirësi, ose të shkatërrohen. Sepse ata hakmerren për lëndimet e vegjël – për ata të rëndët, nuk munden.

Morina:- Si mundësh për ta vlerësuar intelegjencën e sundimtarit?

Machiavelli:- Metoda e parë për të vlerësuar inteligjencën e një sundimtari, është të shohësh ata që i rrinë rreth e rrotull

Morina:- Çka mendoni për luftën dhe përdorimin e armëve?

Machiavelli:- Lufta është e drejtë kur është e domosdoshme; armët janë të lejueshme kur nuk ka shpresë, përvec se tek armët

Morina:- Kush janë më të rrezikshmit?

Machiavelli:- Princërit dhe qeveritë janë shumë më të rrezikshëm se sa elementët e tjerë të shoqërisë

Morina:- Po, njeriu që mashtron?

Machiavelli:- Njerëzit janë kaq të thjeshtë, dhe jepen kaq shpejt pas dëshirave të momentit, saqë ai që mashtron, do të gjejë gjithmonë nga ata që janë gati të mashtrohen.

Morina:- A mund të përfitojmë nga këshillat e armikut?

Machiavelli:- Asnjë vepër e jona, nuk ka më shumë gjasa të ketë sukses, se ajo që na e këshillon armiku, teksa është gati për ekzekutim.

Morina:- Çka mendoni për njerëzit?

Machiavelli:- Për njerëzit mund të themi në përgjithësi se ata janë të lëkundur, hipokritë, dhe të babëzitur për fitime.

Morina:- Ligjet dhe armët, janë të ndërlidhura njëra me tjetrën?

Machiavelli:- Themelet kryesore të çdo shteti, shtetet e reja si dhe ato të lashta dhe të përbëra, janë ligjet e mira dhe armët e mira. Nuk mund të kesh ligje të mira, pa armë të mira, dhe ku ka armë të mira, ligjet e mira, në mënyrë të pashmangshme, i ndjekin.

Morina:- Korespondojnë politika dhe koha?

Machiavelli:- Ai i cili ia përshtat politikën e kohës, përparon, dhe nga ana tjetër politika e atij që përplaset me kërkesat e kohës, nuk përparon.

Morina:- Dallimi në mes njeriut të mençur dhe budallait?

Machiavelli:- Njeriu i mençur e bën menjëherë atë çfarë budallai e bën në fund.

Morina:- Sa mund të zgjasi një luftë?

Machiavelli:- Nuk ka luftë për t’u shmangur, por vetëm mund të shtyhet për avantazhin e të tjerëve.

Morina:- Ka shumë mendime se kush duhet udhëhequr luftën?

Machiavelli:- Lufta duhet të jetë, studimi i vetëm, i një princi. Ai duhet të konsiderojë paqen vetëm si një kohë, sa për t’u mbushur frymë, çka i jep atij kohë të lirë për të shpikur, dhe e furnizon atë me aftësinë, për të ekzekutuar planet ushtarake.

Morina:- Çarmatosja e popullit, çka do të thotë dhe a do të prodhojë diçka kjo?

Machiavelli:- Kur të çarmatosësh popullin, ti fillon t’i poshtërosh ata dhe të tregosh mosbesim ndaj tyre ose nëpërmjet frikës ose nëpërmjet mungesës së besimit, dhe të dyja këto mendime burojnë urrejtje.

Morina:- Po, vullneti?

Machiavelli:- Kur vullneti është i madh, vështirësitë nuk mund të jenë të mëdha.

Morina:- Çfar duhet bërë kur pushtohet një qytet i madh?

Machiavelli:- Kushdo që pushton një qytet të lirë dhe nuk e shkatërron atë, kryen një gabim të madh dhe mund të presë që të shkatërrohet ai vetë.

Morina:- Për aftësitë?

Machiavelli:- Nëse nuk kanë një mundësi aftësitë janë të pavlera dhe pa një aftësi mundësitë janë të panevojshme.

Morina:- Qeveritari, kur është qeveritar?

Machiavelli:- Të qeverisësh do të thotë t’i bësh të tjerët të të besojnë.

Morina:- Cili është dallimi në mes të sundimit të popullit dhe aristokracisë?

Machiavelli:- Synimet e popullit janë shumë më të ndershme se synimet e aristokratëve, sepse këta duan të shtypin, popullin që të mos shtypet.

Morina:- Është sinonim i një politike force, të paskrupullt dhe pa moral, në dobi të së cilës, të gjitha mjetet janë të mira. Hipoteza bazë e kësaj teorie është, se çdo njeri, e di çfarë do dhe se, sipas kritereve të arsyeshme, zgjedh mjetet që i shërbejnë më mirë realizimit të synimeve. Kjo nënkupton edhe mendimin “Qëllimi justifikon mjetin”. Në fillim e mohuat të dytën dhe nuk u pajtuat me “Makijavelizmin”, mirëpo, gjatë kësaj interviste i nxorrëm të dyja dolën në pah, e tash?

Machiavelli:- Nëse kështu përkufizihet mendimi fillozofik imi, nga të tjerët, mund të jetë ashtu, por me mendimin tjetër nuk pajtohem, se nuk e kam thënë unë, e nës nxirret nga nënteksti ajo, ëshë diçka tjetër

Prishtinë, 17.06.2018

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 818 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash...
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34
Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur...
Klasa politike vendoste pushtetin personal pa...
E enjt, 04 qershor 2020 - 19:19
Roli i Austrisë ka qenë më pozitivi, madje pa atë nuk do të mund të kishim krijuar dot një shtet shqiptar në vitin 1912. Ajo u mbështet herë pas ...
30 VJET NGA KRIMI SERB I HELMIMIT TË FËMIJ...
E shtun, 21 mars 2020 - 01:50
Dr. Shukri Gerxhaliu: “Kur është në pyete fëmija, populli e kombi unë jam i gatshëm të sakrifikohem”. Flet Dr.Gërxhaliu, doktori i cili tra...
KRAHËT E SHQIPES
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25
Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“ ⁃ Kush është zonja. Ma...
Rexhep Qosja: Fitorja e Kurtit sjell shpresë...
E hn, 07 tetor 2019 - 19:51
Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej kufirit, Rexhep Qosja dy ditë para zgjedhjeve shkroi editorialin “Zgjedhjet e parak...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi