Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Politikanët e Luginës së Preshevës vetëm me formalitete deklarative
Publikuar më 16 korrik, 2018 në orën 19:27 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Mbledhja e liderëve politik dhe këshilltarëve shqiptarë të tre kuvendeve Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për të marrur vendim të rëndësishëm që ka të bëj me të drejtat e shqiptarëve të kësaj ane, në parim duhet aplauduar dhe si e tillë ishte më se e domosdoshme edhe pse shumë e vonuar. Por, pas një sërë deklaratash që janë tashmë të nxjerrura si: Referendumit të 1 dhe 2 Marsit të vitit 1992, Marrëveshjes së Konçulit 2001, Platformës politike të Janarit të vitit 2006, Masave urgjente për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve Plani 7 pikësh të Marsit 2013, Rezolutës së Parlamentit të Republikës së Kosovës, të majit 2013, Vendimit mbi formimin e Asociacionit të shqiptarëve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të 12 Shtatorit të vitit 2015, po shkohet me shumë vetëm me formalitete deklarative dhe nuk veprohet konkretisht asgjë.

Partitë politike lokale me përfaqësuesit e tyre vetëkënaqen me pjesëmarrjen e tyre nëpër këto kuvende, që i organizojnë zakonisht çdo katër apo pesë vjet sa për të thënë se po bëjnë përpjekje maksimale për kërkimin e të drejtave të shqiptarëve në këto komuna. Se nxjerrja e deklaratave vetëm politike në shekullin e XXI nuk i bëjnë përshtypje as Beogradit, gjë që as që tenton që ti pengoj, pasi që deri më tani nuk është jetësuar asnjë deklaratë e nxjerrë, për më tepër as që është bërë përpjekje për mundësinë e zbatimit të saj.
Se kërkimi i të drejtave të shqiptarëve në Kosovë Lindore gjegjësisht në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, është në përputhje të plotë me konventat ndërkombëtare dhe konform standardeve më të larta të parapara me dokumentet përkatëse të OKB-së, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës si dhe praktikave të ndryshme në kuadër të të drejtave të njeriut nëpër shtete të ndryshme gjitha andej nëpër botë, është një e drejtë legjitime. Se këta politikan lokal çështjen e Preshevës e kanë ulur deri në atë pikë, dhe e kanë njollosur e defaktorizuar deri në atë masë sa që më shumë do të dëgjoheshin kërkesat e një grup azilantësh pranë një qendre evropiane se kërkesat e tyre. Kërkesa shumë legjitime për mbikëqyrje ndërkombëtare dhe kyçjes në dialogun e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që të përfshihet edhe statusi politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, si dhe ndjekja e parimit të reciprocitetit, por, këto parime kanë një vizion edhe esencë krejtësisht në rrethana tjera. Për të zbatuar këto kërkesa shumë legjitime duhet vendosmëri dhe assesi balancim i politikës mes asaj të Kosovës dhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për shumë arsye. Në rend të parë shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës janë autokton, kurse serbët e Kosovës janë kolon të ardhur me dhunë në periudha të ndryshme të historisë. Në rend të dytë kërkesat për të drejtat e tyre politike e civile janë në përputhje me konventat ndërkombëtare dhe assesi nuk përbëjnë ndonjë delikt ndërkombëtar.
Këto të drejta elementare do të jetësoheshin vetëm me një klasë politike lokale që vepron në këto komuna shqiptare, vetëm atëherë kur hiqen rivalitetet politike në mes tyre për qëllime të ulëta klanore, kur ndalojnë së vepruari me rrethe të ngushta klanore atë në bashkëpunim dhe bashkëkoordinim edhe me direktiva të pushtetit serb në dëm të çështjes shqiptare. Çështja se partitë lokale me pjesëmarrjen nëpër koto kuvende si unik, po luajnë rolin para opinionit të gjerë më kartën e një “unifikimi” të rrejshëm, s’do koment për këtë çështje, pasi që i nevojitet për konsum të brendshëm para elektoratit të saj. Në fakt kur është në pyetje serioziteti i zbatimit të tyre fshihen që të gjitha partitë dhe heshtin në mënyrë shumë perfide dhe atë shpeshherë duke akuzuar edhe Prishtinën dhe Tiranën se kinse nuk po bëjnë sa duhet për këtë pjesë.
Duhet mbi të gjitha të krijohet një lidhje vëllazërore me Prishtinën e Tiranën e jo vetëm sa për sy e faqe edhe atë në mënyrë shumë protokollare sa për të thënë se kemi bashkëpunim dhe atë vetëm në kohë fushatash të vizitojnë këto qendra, por duhet shfrytëzuar si burim i ngritjes së vetëdijes kombëtare dhe kjo kërkon kthjelltësi e qëndrueshmëri politike dhe bashkëkoordinim drejt jetësimit të politikave tona kombëtare.
Për të nxjerrë deklarata që do të shërbenin në funksion të politikës së tyre në dobi të shqiptarëve të kësaj pjese duhet pasur mbi të gjitha guximin qytetar me këmbëngulësinë e pa rezervë dhe vetëdijen kombëtare në përputhje më qëndrimet e çështjes shqiptare si dhe korrelacion me atë ndërkombëtare, për të shkuar drejt realizmit të tyre. Këta politikan kur vijnë në Prishtinë e Tiranë luajnë rolin e “heroit” se janë duke bërë përpjekje maksimale në kërkim të të drejtave të shqiptarëve, e kur shkojnë nëpër korridoret e Beogradit sillen sikur lypsar frikacak dhe të krijohet bindja se po kërkojnë të drejtat e ndonjë komuniteti të margjinalizuar, kurse në vizitat ndërkombëtare më shumë i kanë si vendtakime të preferuar aleatët e dogmës religjioze si Erdogani, dhe assesi për të vizituar qendra evropiane aty ku edhe duhet kërkuar dhe sensibilizuar për çështjen e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Politikanët lokal se janë në rrugën e një “struci” e me varfërinë mendore e njerëzore për të ditur e kërkuar më shumë të drejta në dobi të qytetarëve të këtyre komunave, këtë po e dëshmon koha. Tani prej kohësh as edhe një çështje, letra, kërkesa nuk i është dërguar institucioneve ndërkombëtare për shkelje të drejtave të shqiptarëve, si vrasjeve, djegieve të shtëpive, ushtrim të dhunës, apo edhe ajo më elementare kërkimin e abetares shqipe. Rruga për të praktikuar metodën e protestave rreth ngritjes së zërit për të drejtat e tyre politike tashmë është bërë herezi, përderisa në shtete të ndryshme të Evropës protestohet edhe për një të drejtë shumë më rrethanore kurse tek këta liderë e kjo shoqëri civile këto çështje nuk hyjnë nën llupën e vizioneve politike të tyre.

Valon Jashari
Drita Osmani

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 359 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi