Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kush janë shqiptarët “tradhëtarë” të shqiptarëve?!
Publikuar më 16 korrik, 2018 në orën 19:34 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Tradhëtarë nuk janë vetëm ata të cilët haptazi apo fshehurazi u shëbejnë armiqve dhe interesave të të huajve, joshqiptarëve, kundër interesave kombëtare; por tradhëtarë janë edhe ata të cilët nga injoranca, egoizmi dhe interesi i ngushtë personal, klanor dhe partiak bëjnë vjedhjen, krimin, korrupsionin; jane edhe gënjeshtarët, mashtruesit e keqbërësit e mëdhenj të cilët mashtrojnë dhe premtojnë rrejshëm për të gënjyer popullin; tradhëtarë janë ata të cilët vjedhin dhe e keqëpërdorin pushtetin, popullin dhe shtetin kundër interesave publike dhe kombëtare të cilët ua bëjnë bashkëkombasve të vet jetën sketerrë dhe të padurueshme duke i detyruar ata që të marrin rrugët e azilit.

Tradhëtarë dhe zullumqarë të shqiptarëve janë politika, drejtësia dhe pushteti i keq të cilët prishin moralin, ligjin, patriotizmin dhe shtetin, kombin e shoqërinë.
Tradhëtarët janë armiq të kombit, tradhëtarët janë ata të cilët pengojnë, sabotojnë dhe nuk lejojnë bashkimin politik kombëtar të shqiptarëve. Këto janë partitë politike dhe grupet e interesave partiako-klanore korruptive dhe të kriminalizuara të cilat i kanë kapur ato, drejtësinë, pushtetin dhe shtetin.
Të gjithë ata prej të cilëve Shqipërisë dhe Kosovës u vijnë të këqija kombëtare si: prapambetja dhe mosemancipimi patriotiko-demokratik, mosndërtimi dhe mosfunksionimi shtetit ligjor; të gjithë ata prej të cilëve dy shtetet shqiptare janë kapur dhe mbahen peng prej padrejtësisisë së drejtësisë, prej korrupsionit, prej papunësisë, varfërisë, krimit dhe prej hajdutërisë së tyre; të gjithë ata shqiptarë prej të cilëve formohet dhe përhapet imazh negativ për shqiptarët në botë, dhe ata për shkak të të cilëve shqiptarët detyrohet të marrën arratinë dhe të kërkojnë azil nëpër Europë:
këta pra janë armiq e tradhëtarë të shqiptarëve, të cilët pavarësisht se janë pakicë por dëmin Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve ua bëjnë shumë të madh.
Dhe këta së pari janë elita politike e partive politike shqiptare,apo ajo që quhet establishmet politik.
Në komunizëm, në regjimin e tij qeverisi miti “Ç’thotë partia bën populli”. Pra, Partia ishte mbi popullin, mbi ligjin, mbi shtetin dhe partia ishte kushtetutë dhe ” fe” komuniste e pagabueshme dhe e pasfidueshme.
PPSH ishte vetë shteti e pushteti, ishte vetë populli dhe vetë ligji, ishte mit.
Agjë nuk kishte jashtë saj dhe askush nuk nguxonte të dilte kundër ideologjisë dhe kultit të saj.
Në Demokracinë e pas vetërënies së komunizmit prej partisë mëmë PPSH lindën bijat e saj si Partia Socialiste, Partia Demokratike si kryesoret, e më pastaj prej tyre u pollën satelitë të tjerë partizash politike që u bënë mbi 100.
Të gjitha partitë politike paskomuniste janë kopje dhe shëmbëlltyra korrupsioni dhe autoritarizmi politik të Partisë Komuniste Shqiptare të 8 Nëntorit 1941.
Kryetarët e tyre janë të përjetshëm, ata janë pronarë të partisë, të pushtetit politik brënda saj dhe sundimtarë absolut kur partia merr pushtetin.
Kush del kundër kryetarit nuk përjashtohesh nga partia por detyrohet të vetëpërjashtohet. Partitë përdoren si streha sigurie, si mjete presioni, si mburoja dhe si avokate mbiligjore dhe mbishtetërore për të mbrojtur krimin, korrupsionin dhe hajdutërinë e liderve dhe të kokave VIP-a të tyre.
“Vlera” më e madhe e Partive politike shqiptare është interesi personal e partizan mbi atë publik dhe pushteti; janë vjedhja, tradhëtia, papërgjegjshmëria dhe korrupsioni.
Partitë politike shqiptare, lidershipet e tyre janë “peshqit e mëdhenj” apo më sakt Partitë janë habitati ku lindin, ushqehen e rriten “peshqit e mëdhenj”të demokracisë spekulative, të korrupsionit, të krimit dhe të hajdutërisë.
Partitë politike shqiptare garojnë për të gllabëruar, për të zhvatur e vjedhur paranë publike, pasuri, pushtet dhe autoritet. Ato janë gënjeshtaret, mashtrueset dhe spekulantet e demokracisë, të politikës, të pushtetit, të shtetit, të shoqërisë, të hajnisë, korrupsionit dhe të patriotizmit. Pa u ndëshkuar kjo elitë politike, ky establishmet i kësaj politike të këtyre partive politike nuk ka as demokraci, as ndërtim të shtetit ligjor, as mirëqënie, as zhvillim dhe as integim të Shqipërisë dhe të Kosovës në BE.
Këto janë partitë politike shqiptare.
Dhe me të vërtetë edhe sot në demokraci, populli shqiptar po këto parti dhe po këtë elitë politike e beson, i shkon pas kur ato kanë nevojë. Këtyre partive dhe këtë elitë politike populli e voton, i jep pushtetin pavarësisht se prej kësaj elite politike shqiptarët mashtrohen, gënjehen, vidhen dhe sundohen. Pra asgjë nuk ka ndryshuar nga politika dhe nga Partia e djeshme komuniste vetëm sa është ndërruar maska e politikës dhe e pushtetit.
Partitë politike funksionojnë dhe janë streha të krimit, të korrupsionit dhe të vjedhjeve partizane. Këto janë edhe arsyet se përse politika dhe kjo elitë politike e partive politike shqiptare pengojnë konsolidimin e demokracisë, pengojnë ndërtimin e shtetit ligjor si dhe pengojnë e bllokojnë Reformën në drejtësi, VETTING-un dhe integrimin e Shqipërisë në BE, dhe as që janë të interesuara për zhvillimin, progresin dhe për mirqënien e shoqërisë.
Çfarë duhet t’u bëjnë tjetër shqiptarëve këta politikanë antihumanë, tw padrejtë, injorantë, hajdutë, të korruptuar, të kriminalizuar dhe antikombëtarë që të quhen tradhëtarë dhe antishqiptarë?!

Skënder Sadri KAPITI

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 362 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi