Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Sa herë nanot venë në Beograd, Kosovës i del tymi!
Publikuar më 18 korrik, 2018 në orën 18:09 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
*** Këtë tragjedi kombëtare e ka provuar historia e derisotme disashekullore se, sa herë nanot, zogollët dhe esadët dhe satrapët e tillë kanë vizituar Beogradin, Kosovës dhe Shqipërisë i ka dalë tymi!
Këtë e dëshmoi, edhe rasti i fundit, kur Slobodan Milosheviqi e pat pushtuar dhe djegur Kosovën me terror, me gjenocid dhe me shpërngulje masive të mbi 1 milion shqiptarëve nga Kosova (1989-1999).

Mirëpo, Shqipëria e nanaove, e berishëve, e mejdanëve etj., pat futur “veshët në lesh” dhe nuk pati guximin, që Serbisë t’i kundërvihej ushtarakisht dhe luftarakisht me ushtrinë e saj për t’i shpëtuar mbi 2 milionë e gjysmë shqiptar nga zjarri dhe nga flaka e gjenocidit të Serbisë (1989-1999). Mirëpo, në vend të saj, këtë e bëri Amerika së bashku me NATO-n (24 mars- 10 qershor 1999).

Në vend se Shqipëria të vepronte në mbrojtjen e popullsisë dhe të territorit të saj shqiptar, burrat e shtetit të saj, nuk e panë të arsyeshme të paktën t’i prenin bashkëpunimin dhe marrëdhëniet diplomatike, ekonomike dhe tregtare me Beogradin!?

Si pasojë e një tradhtie sui generis, harangat dhe fallangat paramilitare, militare dhe policore të regjimit çetniko-fashist të Serbisë së Slobodan Milosheviqit masakruan, vranë dhe dogjën : “ Shtëpi të shkatërruara – dëmtuara të popullatës shqiptare: 100.589; shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion: 358; zyra të vendit: 71; shtëpi kulture: 30; biblioteka publike dhe shkollore: 93; objekte shëndetësore: 123; objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215; kisha katolike: 5; objekte ndihmëse – përcjellëse: 88.101; të vrarë: 11.840 viktima nga Kosova; 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç; 296 fëmijë deri në 5 vjeç; 1.739 femra; 1.882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare; 1.450 banorë ende janë të pagjetur; 20.400 femra të dhunuara shqiptare. “(http://telegrafi.com/bilanci-i-krimeve-serbe-ne-kosove/).

Amerika luftoi, e çliroi, e pavarësoi dhe e shpëtoi Kosovën, çfarë kërkojnë “parashutistët” si M. Nano etj. në "Tanjug" të Beogradit post festum, kur Shqipëria ka humbur kredibilitetin në mbrojtjen e Kosovës (1989-1999)?!

-VETËM AMERIKA dhe aleatët e saj evro-perëndimorë gëzojnë të drejtën që të ndërmjetësojnë dhe të ndërhyjnë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, JO Shqipëria, në asnjë formë, sepse ka djegur shansin e saj historik, duke mos e ndihmuar dhe duke mos e mbrotjur ushtarakisht dhe luftarakisht Kosovën (1989-1999).

Prandaj, Amerika, NATO dhe BE-ja nuk duhet lejuar eksponentët e ndryshëm qoftë privatë, qoftë zyrtarë të Shqipërisë, që të përzihen në çështje të brendshme të Kosovës, sepse politika dhe diplomacia ushtarake shqiptare ka dështuar në rastin e mosndërhyrjes kundër agresionit dhe gjenocidit të Serbisë (1989-1999) për ta mbrojtur Kosovën dhe mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë nga terrori dhe shfarosja e Serbisë së drejtuar nga Slobodan Milosheviqi.

Si rrjedhim, tani, pas 20 vitesh, Kosova nuk ka nevojë për kurrfarë ndërmjetsimi e as për “shërbime të vullnetit të mirë” qoftë nga porivatnikët e bzineseve të ndryshme masmediale, publicistike, shkencore, ekonomike, tregtare apo kulturore të Shqipërisë, që të marrin turr për në Beograd gjoja për të ligjëruar se si duhet normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Ky është cirk post festum prej të cilit nuk fitojnë as shqiptarët e as Kosova, por vetëm hyzmeqarët, tuxharët dhe avokatët e Serbisë.

Ne, shqiptarët e Kosovës nuk duam asgjë tjetër nga Shqipëria, vetëm se të mos përzihet në çështje të brendshme të Kosovës, kinse në emër të “pajtimit” me Serbinë, sepe pajtimi me të, do bëhet ndryshe. Vetëm atëherë, kur Serbia t’i zbardhë mbi 1.700 viktima të pagjtura shqiptare, që janë vepër e krimeve, e masakrave dhe e reprezalieve të gjenosidit të kryer të Serbisë në Kosovë (1989-1999); kur Serbia të kërkojë falje kolektive për gjenocidin e kryer të saj mbi shqiptarët; kur t’i paguajë të gjitha reparacionet e luftës, si dhe, pasi Serbia të tërheqet përfundimisht nga pretendimet dhe nga kërkesat e saj pushtuese për copëtimin e territorit verior të Republikës së Kosovës.

Shqiptarët nuk janë sllavë, por ilirë të lashtë!

Ata që pohojnë dhe shkruajnë kinse “libra shekncorë”, se “shqiptarët janë me origjinë sllave”, nuk janë shkencëtarë të mirëfilltë as shqiptarë, as evropianë e as botërorë, sepse nuk e njohin historinë ose këtë propagandë politike antishqiptare e bëjnë me qëllim që ta shtrembërojnë dhe ta falsifikojnë historinë e kombit shqiptar në Ballkan, duke i favorizuar tezat agnosticiste, eklektike antishkencore të sllavëve të Ballkanit, duke mohuar të drejtën historike dhe të gjenealogjisë së identitetit kombëtar të shqiptarëve.

-Atëherë, kuazishkencëtarët dhe propagandistët e politikës së shteteve dhe të kishave sllavo-bizantine në Ballkan, shtrojnë këtë pyetje: -Çfarë origjine kanë shqiptarët me përkatësi të fesë ortodokse?
-Përgjigjja është fare e thjeshtë për ata që e njohin historinë e gjenealogjisë së kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan.

-Shqiptarët-vëllezërit tanë orotodoksë nuk janë me origjinë sllave, por janë të konvertuar në fenë ortodokse sllave, ashtu sikurse janë konvertuar pjesa tjetër e shqiptarëve në fenë islame. Kjo është e vërteta historike, ashtu sikurse e vërteta se, shqiptarët myslimanë nuk janë me origjinë arabe e as turke, por me prejardhje ILIRE sikurse shqiptarët ortodoksë dhe shqiptarët katolikë. Mirëpo, gjendja faktike është se Kombi Shqiptar në Ballkan përbëhet nga tri fe (myslimane, ortodokse dhe katolike), por kjo nuk do të thotë se shqiptarët janë me origjinë sllave, por me prejardhje ILIRE.

Së fundi, “karrabishtat” melezë, që “tredhin miza”, duke gënjyer për hir të ruajtjes së biznesit dhe të miqësisë serbo-sllave të Ballkanit, se gjoja shqiptarët e Kosovës “kanë qenë serbë”, të mos shpifin gënjeshtra të këtilla të turpshme, sepse shqiptarët as të Kosovës e as të trevave të tjera të Shqipërisë Etnike, kurrënjëherë në historinë e dikurshme të tyre nuk kanë qenë as serbë, as malazezë, as grekë e as bullgarë me substrat sllav, por “me prejardhje të drejtpërdrejtë të ilirëve antikë, në territoret e të cilëve sot jetojnë shqiptarët, madje në hapësirat edhe më të gjera sesa këto të sotmet të banuara me shqiptarë.”

“Paternalizmi” post festum i Nanove, nuk i duhet Kosovës Amerikane dhe Evropiane Perëndimore!

E mira e Zotit dhe e Kombit, do të ishte, që secili t’i shikonte punërat e veta në shtëpinë vet, sepse qe më se 100 vjet jemi ngopur me gënjeshtra, me premtime boshe dhe me dashuri makiaveliste, duke e lënë gjysmën e territorit shqiptar dhe gjysmën e kombit shqiptar nën vargonjtë e sundimit të egër kolonial hegjemonist dhe gjenocidal të sllavëve fqinjë të SHQIPËRISË ETNIKE (1912-2018).

Kryesorja, të mos rrezikohet Shqipëria, sepse Kosova është nën mbrojtjen e çelikt të Amerikës

Prandaj, nanot, le t’i ndihmojnë Shqipërisë londineze (1913-2018), duke vështruar gjendjen faktike edhe nga jugu, edhe nga veriu i Shqipërisë.

1.Së pari, le ta “shoshisin” elitën politike zrytare të regjimeve demokratike dhe socialiste “të Nanos, të Berishës, të Metës dhe të Ramës (1990-2018), të cilët e mbollën Shqipërinë e Jugut me varreza ushtarësh agresorë grekë, kishën ortodokse dikur FANOLIANE ia falën kishës shoviniste greke, Janullatosit i dhanë shtetësi shqiptare, hapësirën tonë detare ia bënë peshqesh Athinës, Çështjes Kombëtare të Çamërisë i vunë kryqin përfundimisht?!”.

2. Së dyti, “Si ka mundësi që “ elita analitike” e formatit M. Nano, heshti kur politika antikombëtare e Nanos dhe e Berishës lejuan grabitjen e tokës publike në qendër të Tiranës, duke ia dhuruar Janullatosit, i cili ka ngritur atje një kala ortodokse që u bën karshillëk të gjitha institucioneve qendrore në mes të Tiranës, kala që dëshmon sikur Shqipëria është vend ortodoks-sllav?!”

3. Së treti, si u bë që “elita masmediale analitike” në Tiranë, gjatë 20 viteve të shkuara (1998-2018), asnjëherë nuk kërkoi nga regjimet socialsite dhe demokratike të Shqipërisë, që t’i ndriçonte tri (3) rastet e terrorizmit politik të vrasjes së heronjve të UÇK-së së Kosovës, Ilir Konushevci, Dr. Hazir Mala dhe colonel Ahmet Krasniqi?!

4. Së katërti, çfarë lloj pajtimi mund t’iu sugjeroni ju serbëve dhe shqiptarëve në Beograd dhe në Prishtinë, kur ende qe 20 vjet nuk keni dënuar kriminelët terroristë, të cilët barabarisht ua shuan jetën tre(3) dëshmorëve të UÇK-së?!

5. Së pesti, kush iu beson juve, se gjoja keni qëllimin e mirë dhe “vizionin” konstruktiv për t’i pajtuar serbët dhe shqiptarët e armiqësuar qe më se dy shekuj? – Askush, derisa qe 20 vjet nuk i dënoni krimet e terrorizmit, të kryera brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (më 9 maj dhe më 21 shtator 1998).

Kjo, do të duhej të ishte detyra parësore gazetareske preokupuese e Mustafa Nanos, jo Kosova, jo “Tanjugu”, jo Beogradi kinse për të “mirën” e Kosovës, sepse dihet, sa herë nanot e këtillë kanë vajtur në Beograd, Kosovës i ka dalë tymi nga katër anët, si thotë populli.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 431 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi