Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Një promovim libri shumë emocionues (përshtypjet e një pjesëmarrësi)
Publikuar më 18 korrik, 2018 në orën 18:25 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kisha një ftesë nominale për të marrë pjesë në këtë ceremoni festive siç ësht promovimi i një libri. Më kish ftuar QANI ZAIMI që promovonte librin e tij të parë "Mes tekave të jetës". Epo sa për të njohur lexuesin me autorin e librit të tij të parë, u them lexuesëve se QANI ZAIMI është me profesion mësues; ka punuar një jetë të tërë si mësues në rrethin e SKRAPARIT dhe, pse ka bërë emër në profesionin e mësuesit, ka fituar titullin "Mësues i merituar" dhe jo vetëm kaq: është "NDERI I SKRAPARIT". Vetëm kaq do të majftonte që ta quaj veten të privileguar që isha një nga të ftuarit e këtij eventi të bukur kulturor.

Promovimi u bë në një nga mjediset komode të HOTEL "MONDIAL" në Tiranë, ditën e enjte në datën 12 korrik. Salla e mbushur plot qe si një fshat i bukur që nuk do kallauz. Paneli që drejtonte gjithë këtë ceremoni festive, qe paksa i "rëndë". Veç autorit që është Mësues i merituar dhe Nderi i Skraparit, aty qenë ulur një POET nga më të bukurit që ka LETËRSIA MBARËSHQIPTARE(nga poetët që janë gjallë),XHEVAHIR SPAHIU që veç titujve e ndereve, edhe XHEVUA është NDERI I SKRAPARIT dhe ngjitur me të,PROFESOR-DOKTOR AJLI ALUSHANI,edhe ky një PERSONALITET i madh në FUSHËN e MJEKËSISË që, veç vlerësimeve të tjera, është dhe NDERI I SKRAPARIT. Në krahun e djathtë të QANIUT, shoku i vjetër i shkollës NORMALE të ELBASANIT dhe në UNIVERSITETIN E TIRANËS, gazetari veteran, shkrimtari dhe poeti DURO MUSTAFAI që është NDERI I VLORËS. Panel më të nderuar se sa kaq, zor se gjen kund.Panel me njerëz të nderuar dhe auditor po me njerëz të nderuar.Miq, kolegë,ish- nxënës e dashamirë të librit.
* * *
Moderator apo drejtues i kësaj ceremonie ishte gazetar i vjetër,BASHKIM KOÇI, që,veç tjerash, është dhe redaktori i librit. Bashkim Koçi qe "nuni" apo kumbara që i "preu kërthizën", këtij "fëmije" që QANI ZAIMI e bëri në pleqëri. Lexuesi e kupton metaforën e përdorur nga unë, që, me të vërtetë, nuk është imja. Është metaforë e përdorur nga DURO MUSTAFAI që është një nga miqtë intimë të QANI ZAIMIT.
Bashkim KOÇI vlerësoi jo vetëm librin,por dhe faktin shumë domethënës: pse mori përsipër redaktimin e një libri kaq voluminoz dhe, në vija të trasha (ai ka gjakftohtësinë e një gazetari porfesionist në gjykim), tregoi se e mori prësipër se jo vetëm nga vlera, por, ajo që i kish bërë përshtypje të veçantë,qe "thelbi i gjërave". Dhe në thelb, librit nuk ke seç i thua: një libër me 254 faqe që ka në faqet e saj një jetë (Autori është 85-vjeç) dhe ku, në asnjë faqe nuk gjen qoftë dhe njëherë,një "rrahje gjoksi", një mburrkë, një "trimëri" (se kohë lufte qe), ku thuhet e vërteta ashu si është, dhe nuk kisha se si t'i shmangesha.
Natyrisht, festa kaloi përmjet ovacionesh, kur DURO MUSTAFAI, tha:" Ky libër nuk është libër. Është një"fëmijë" që QANIU e bëri tani, në pleqëri. Për ta "çkokolizur" metaforën për auditorin, tha:" Mund të ndodhë që të bësh fëmijë në pleqëri, por fëmijë të tillë dalin me "cene". Për çudi: "fëmija" i QANIUT ka dalë i bukur dhe i shëndetshëm. Mandej,DUROJA, tregoi shumë momente shpotitëse nga miqësia mbi 60-vjeçare e tyre dhe, mes tjerash:" Ky,QANI ZAIMI, në fakultet një dhe dy dhe frymën në Skrapar. Unë qeshë kujdestar grupi dhe duhet të mbaja mungesat. E mbajta ca kohë dorën. Dikush raportoi për"nepotizmin" tim dhe u detyrova që t'i vë mungesë. I prenë latën e ushqimit dhe për një javë, hanim ushqimin tim. Sikur mora sëpatën e u rashë këmbëve. Shpotia mbuloi sallën, por DUROJA jo pa qëlllim e bëri këtë shpoti. "Taksën" e ushqimit,e pagoi tani vonë, djali i QANIUT, EDMOND ZAIMI,kardiologu që më shpëtoi jetën. Duartrokitjet qenë në apogje, dhe MONDI i mirë,aty i pranishëm,skuqej sikur kish bërë faj.
* * *
Fjala e PROFESOR-DOKTOR AJLI ALUSHANIT e bëri auditorin sy e veshë. Ai kish ardhur aty si ish-nxënës i QANI ZAIMIT dhe tregoi se sa merita ka mësuesi për të përgatitur nxënës që të duan shkollën, dijen, librin. Tregoi se vullneti dhe pasioni për dije i nxënësve është fryt i një pune të mirë e pasionante të mësuesit.Dhe një mësues i tillë është dhe ky,Profesori im,QANIU. Kur shikon një ballafaqim të tillë, mësues-nxënës, atëherë të vjen ndërmend një sentencë shumë e qëlluar:- Nuk janë mësuesët që i vënë nota nxënësve, por janë nxënësit që vlerësojnë mësuesët. Dhe në këtë ballëfaqim, MËSUESI i MERITUAR QANI ZAIMI e ka faqen të bardhë.
Për faqen e bardhë të QANI ZAIMIT në rrethin e SKRAPARIT, veç të tjerëve, foli dhe një mësues veteran e koleg i QANI ZAIMIT, GANI ZYKA që lakoi gjthë atë veprimtari të kolegut të tij,sa si mësues, inspektor apo shefi i kabinetit pedagogjik.
Foli dhe dikush tjetër që, për fajin tim, nuk ia mora vesh dot emrin. Sidoqoftë,"qershia mbi tortë" i gjithë këtij eventi është përshëndetja që bëri vajza e QANIUT,RENATA. Kjo, pasi na falnderoi për praninë tonë në këtë event, përshëndeti babanë e saj me një poezi që, në pëlqimin tim, ishte më emblematike. Për ta shijuar të gjithë lexuesit e këtij shkrimi tim modest, po i bashkëngjit poezinë që recitoi RENATA:
Babai im
Belbëzimi i parë në jetë i çdo fëmije
Është mama dhe baba!
Dashuria e madhe e çdo fëmije
Prej nënës ngjizur
Je ti, baba!

Heroi i vajzës tënde
Je ti, babai im!
Jorgani i çdo gabimi
Je ti, babai im!

Ai që mërzitet për çdo lot që rrjedh
Je ti, baba!
Ai që për lumturinë tonë bëhet lumë që rrjedh
Je ti, baba!

Ai që më bën më të guximshën në çdo aspekt
Je ti, baba!
Ai mashkull që gjithmonë më flet me respekt
Je ti, baba!

Për ne, fëmijët tuaj
Ju, prindërit tanë,
Jini gjithçka.

Ishte një përshëndetje aq prekëse sa emocionoi krejt auditorin.

Në mbyllje të këtij shkrimi, dua t'i them autorit të librit, QANI ZAIMIT, se një shkrimtar i madh rumun ka thënë:" Që të jesh shkrimtar, mjafton të shkruash një libër, të mbjellësh një pemë dhe të bësh një fëmijë". Më thuaj ,çfarë ke mangut nga kjo thënie? E, sa për mua, mezi pres të dalësh me librin tjetër.

Përparim Hysi

Tiranë, 15 korrik 2018

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 331 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi