Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Veshja ime e tregon këtë, ilir jam
Publikuar më 06 gusht, 2018 në orën 23:32 ( ) Afrim Morina | Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Interviste e imagjinuar

Nikola Tesla u lind më 10 Korrik 1856 në Kroaci dhe vdiq më 7 janar 1943, në New York. Ishte një shpikës, fizikant, inxhiner mekanik dhe inxhimier elektrik. Tesla njihet si ndër shkencëtarët më të përkryer të fund shekullit 19-të dhe fillimit të atij të 20-të, si edhe një nga ndihmuesit më të mëdhenj të teknologjisë moderne. Patentat e tija dhe punët teorike, formojnë bazën e sistemit, të fuqisë së rrymës elektrike shndërruese, duke përfshirë, sistemin e fuqisë shpërndarëse shumëfazore dhe motorrët elektrik, me të cilët ai ndihmoi në Revolucionin e Dytë Industrial.
Në SH.B.A, fama e Tesla-s, rivalizoi shumë shkencëtarë dhe shpikës. Pas demonstrimit të tij, të komunikimit pa tela, në vitin 1893 dhe pas fitimit në “Luftën e Rrymave”, ai ishte inxhinieri elektrik, shumë i respektuar dhe më i madhi i Amerikës. Tesla vdiq i varfër, e, i harruar, në moshën 86 vjeçare, në një qilar hoteli. Në vitet e fundit të jetës së tij, Tesla nderohej, si një shkencetar i çmendur dhe u bë i njohur, për pohime të habitshme. mbi zhvillime të mundshme shkencore, si p.sh. "përçuarja e energjisë pa tela".

Trashëgimia e Tesla-s, mund të vërehet, në qytetërimin modern, kurdoherë që përdoret elektriciteti. Tesla ka ndihmuar në shkallë të ndryshme, në fushat e robotikës, balistikës, kompjuteristikës, fizikës bërthamore dhe fizikës teorike. Ky është i njohur edhe me “Grushtin e hekurt”
Pak ka, nga ata, që nuk kanë dëgjuar për këtë shkencëtar, më të madhin, të shekullit të kaluar. Ky ka ndikim me pesh edhe në shkencën bashkohore, për përçuarja e energjisë pa tela, për “goditjen e hekurt”, për astronominë, për hulumtimin e universit dhe domosdoshmërin e komunikimit mes qenieve njerëzore dhe atyre jashtokësore. Për lexuesit tanë, do të mundohem të sjellim disa nga mendimet e Tij, për këto tema, që i theksova.

Morina:- Para se të hyejmë në zbulimet dhe të arriturat tua shekencore, cilit komb i takoni?

Tesla:- Veshja ime e tregon këtë, ilir jam

Morina:- Kjo veshje mund të jetë e qastit?

Tesla:- Jo. Unë asnjëherë nuk kam qenë në Shqipëri, se për të zhvilluar teorin time, ka qenë dashtë të drejtohem në perendim dhe Amerikë

Morina:- Ndoshta këtë e ke pasur kujtim nga diskush, për hirë të arritjeve tua shkencore?

Tesla:- Këtë veshje e vishnim, kur bëheshin ceremonit familjare, miqësore… Po, pse këto pyetje, kur dihet se jam shqiptar?

Morina:- Propaganda serbe, thotë se jeni i kobit të tyre.

Tesla:- Kur fillova të meditojë për energjinë, ata më quanin të çmendur, mu pse nuk i takoja asaj race, e, sot, pas gjithë këtij suksese, qenkam i tyre?!!!

Morina:- Kush është Nikola Tesla?

Tesla:- Një shkencëtar, që iu kam trasuar rrugën, në shëmë fusha, gjeneratave që do të vijnë, për energjinë dhe universin.

Morina:- Shpresoni se do të dali e vërteta, për punën tuja?

Tesla:- Lëre të ardhmen, të thotë të vërtetën, dhe vlerësoje gjithësecilin sipas punës dhe arritjeve. E tashmja është e tyre; e ardhmja, për të cilën vërtetë kam punuar, është e imja.

Morina:- Cilat janë ditët më të vështira të muajit?

Tesla:- 29 ditët e fundit, të muajit, janë më të vështirat.

Morina:- Çka është keqkuptimi?

Tesla:- Luftërat mes individëve, por edhe qeverive dhe kombeve, rezultojnë, pa dallim, nga keqkuptimet në kuptimin më të gjerë të këtij termi. Keqkuptimet shkaktohen gjithmonë nga paaftësia, për të vlerësuar, këndvështrimin e njëri-tjetrit.

Morina:- Kur do të vije paqja?

Tesla:- Paqja mund të vijë, vetëm si një pasojë, e natyrshme, e iluminimit universal.

Morina:- Shkencëtari i shkencave, çfarë prêt nga puna e vet?

Tesla:- Shkencëtari nuk synon rezultate të menjëhershme. Ai nuk prêt, që idetë e tij, të përparuara, të pranohen me gatishmëri. Puna e tij është, si ajo e atij që mbjell për të ardhmen. Detyra e tij është, të hedhë themelet, për atë që do të vijnë, të tregojë rrugën. Ai jeton, punon dhe shpreson.

Morina:- Në natyrë ka energji, ku është dallimi i energjisë statike dhe kinetike?

Tesla:- Kudo në hapësirë, ka energji. A është kjo energji statike, apo kinetike? Nëse është statike, shpresat tona janë të kota; nëse është kinetike dhe këtë e dimë me siguri, atëherë është thjeshtë çështje kohe, se kur njeriu do t’ia dale, që t’i bashkëngjisë makinerinë e tij, vetë rrotës së punës, së natyrës.

Morina:- Kur kemi në hapësirë energji, edhe qeniet e gjalla janë në vorbullën e saj, ka influencë?

Tesla:- Çdo qenie e gjallë, është një motorr i bashkëngjitur rrotës së punës, të universit. Ndonëse, në dukje, i prekur vetëm prej asaj që e rrethon, sfera e influencës së jashtme, shtrihet deri në distanca të pafundme.

Morina:- Planeti ynë, në relacion me rrymat elektrike, çka është?

Tesla:- Ky planet, me madhësinë e tij, në dukje mbresëlënëse, për rrymat elektrike, është thjeshtë, një zar i vogël metalik.

Morina:- Mund të bëni krahasimin në mes njerëzve dhe yjeve?

Tesla:- Ndonëse të lirë, të mendojmë dhe veprojmë, ne jemi të lidhur mes nesh, ashtu si yjet në qiell, përmes lidhjeve të pandashme. Këto lidhje, nuk mund të shihen, por ne mundemi t’i ndiejmë.

Morina:- Ka për të ndodhur dallimi në mes të shekullit njëzetenjë dhe qytetërimin të lashtë?

Tesla:- Në shekullin 21, robotët do të kryejnë punën, që skllevërit, bënin në qytetërimet e lashtë.

Morina:- Ka ngjajshmëri në mes qytetërimit dhe zjarrit?

Tesla:- Përhapja e qytetërimit, mund të krahasohet me një zjarr; fillimisht ka një shkëndijë, pastaj një flakë e vockël, më pas një flakë e madhe, që rritet me shpejtësi dhe fuqi të pabesueshme.

Morina:- Çka na ndihmojnë shqisat?

Tesla:- Shqisat na mundësojnë, të perceptojmë, vetëm një pjesë, shumë të vockël të botës së jashtme.

Morina:- Mund të na shpjegoni për virtytet?

Tesla:- Virtytet dhe dështimet tona, janë të pandashme, si forca dhe materia. Kur ndahen, njeriu nuk është më.

Morina:- A mund të na thoni, diçka, për vlerën e parasë?

Tesla:- Paraja, nuk e ka atë vlerë, që i kanë vënë njerëzit. Të gjithë paratë e mia, i kam investuar në eksperimente, me të cilët kam bërë zbulime të reja, që i kanë mundësuar njerëzimit, një jetë pakëz më të lehtë.

Morina:- Po, për injorancën?

Tesla:- Nga të gjithë rezistencat e fërkimit, ajo që e ngadëlson më shumë lëvizjen e njeriut, është injoranca, ajo që Buda e ka quajtur “e keqja më e madhe e botës”.

Morina:- Po, për instiktin?

Tesla:- Instikti është dicka që shkon përtej dijes. Padyshim, që kemi disa fibra, që na mundësojnë të perceptojmë të vërteta, atëherë kur deduksioni logjik, apo cdo përpjekje tjetër e trurit, janë të kota.

Morina:- Si e shpjegoni paradoksin dhe të vërtetën?

Tesla:- Eshtë paradoksale, por e vërtetë, që sa më shumë që ne dijmë, aq më injorantë bëhemi, në kuptimin absolut, sepse vetëm përmes iluminimit ne jemi bërë të vetëdijshëm, për limitet tona. Një prej rezultateve, më të mrekullueshëm, të evolucionit intelektual, është hapja e vazhdueshme ndaj horizonteve të reja dhe më të mëdha.

Morina:- Për njeriun, mund të thuani diçka?

Tesla:- Individi është kalimtar, racat dhe kombet venë e vijnë, por njeriu mbetet. Këtu qëndron dallimi i thellë, mes individit dhe të tërës.

Morina:- Cili është produkti kryesor i njeriut?

Tesla:- Shpikja, është produkti më i rëndësishëm i trurit, krijues të njeriut. Qëllimi final është zotërimi tërësor i mendjes, mbi botën materiale, shfrytëzimi i natyrës njerëzore, për nevojat njerëzore.

Morina:- Zhvillimi nga çka është i varur?

Tesla:- Zhvillimi progresiv, i njeriut, është i varur nga shpikjet.
Morina:- Cili është sekreti i shpekjes?

Tesla:- Rri vetëm, ky është sekreti i shpikjes; ji vetëm, sepse atëherë lindin idetë.

Morina:- Çka është jeta?

Tesla:- Jeta është dhe do të mbetet gjithmonë një ekuacion i pazgjidhur, por ajo përmban disa faktorë të njohur.

Morina:- Cila është deshira e Juaj?

Tesla:- Dëshira që më udhëheq, në gjithë çfarë bëj, është dëshira, për të shfrytëzuar forcat e natyrës, në shërbim të njerëzimit.

Morina:- Çfarë mendimi keni për shkencëtarët e sotëm?

Tesla:- Shkencëtarët e sotëm, mendojnë thellë dhe jo qartë. Njeriu duhet të jetë në rregull mendërisht, për të menduar qartë, por, mund të mendojë thellë dhe të jetë krejt i marrë.

Morina:- Kur do të bëjë progres, më shumë, shkenca?

Tesla:- Ditën, kur shkenca do të fillojë të studiojë fenomenet jofizike, do të bëjë më shumë progress, në një dekadë, se, sa, në të gjithë shekujt e ekzistencës së saj.

Morina:- Kur njeriu fillon të harrojë ushqimin, gjumin, miqtë, dashurinë…?

Tesla:- Nuk mendoj se ka ndonjë emocion tjetër, që përshkon zemrën e njeriut, më të madh, se sa ai i shpikësit, kur sheh, që krijesa e trurit të tij, shpaloset drejt suksesit… emocione si ky, e bëjnë njeriun të harrojë ushqimin, gjumin, miqtë, dashurinë, cdo gjë.

Morina:- Çfarë mendimi keni për shkencëtarët e sotëm?

Tesla:- Shkencëtarët e sotëm, kanë zëvendësuar matematikën me eksperimentet, dhe ata përsiaten ekuacion pas ekuacioni, e në fund, ndërtojnë një strukturë, që nuk ka lidhje fare me realitetin.

Morina:- Problemet e mëdha, për rritjen e energjisë njerëzore, ku e gjejnë përgjigjen?

Tesla:- Tre zgjidhjet e mundshme, të problemit të madh, të rritjes së energjisë njerëzore, e gjejnë përgjigjen, tek tre fjalë: ushqim, paqe, punë.

Morina:- Kur do ta kemi çelsin e Universit?

Tesla:- Sikur ta njihnit madhështinë e 3-shit, 6-ës dhe 9-ës, atëherë do të kishit në duar çelësin e Universit.

Morina:- Çka është më e rëndçësishme?

Tesla:- Mendoj, që, asgjë nuk është më e rëndësishme, sesa komunikimi ndërplanetari.

Morina:- Nga teoria që keni shpalos, jeni plotësisht të bindur, se ka krijesa në univers?

Tesla:- Kjo gjë do të ndodhë një ditë, e them me siguri të plotë, pasi jam thellësisht i bindur, që ka krijesa të tjera në univers, që punojnë, vuajnë dhe kanë probleme të natyrave të ndryshme, sikurse edhe ne. Komunikimi mes këtyre krijesave dhe njerëzve, do të ketë një ndikim magjik në njerëzimin, duke ndihmuar në krijimin, e një vëllazërie universale, që do të zgjasë sa edhe vetë njerëzimi.

Morina:- Për çka brengosesh?

Tesla:- Nuk më bëhet vonë, që vodhën idenë time… Më bëhet vonë, që nuk kanë një ide të tyre.

Morina:- Sa mund të prodhojë energji, bota?

Tesla:- Nëse urrejtja juaj, do të mund të shndërrohej në energji elektrike, do të arrinte të ndriçonte të gjithë botën

Morina:- Çka të pëlqyn më së shumëti?

Tesla:- Nga të gjithë gjërat, më shumë më pëlqyen librat

Morina:- Sekreti i inovacionit?

Tesla:- Të jesh i vetëm, ky është sekreti i inovacionit; të jesh vetëm, kështu lindin idetë

Morina:- E djeshmja dhe e sotmja?

Tesla:- Ne duam shumë sensacionet e reja, por shumë shpejtë, bëhemi indiferentë ndaj tyre. Mrekullitë e të djeshmes, janë gjërat e zakonshme, të të sotmes.

Morina:- Çka mbetët në këtë jetë?

Tesla:- Individi është kalimtar, racat dhe kombet venë e vijnë, por njeriu mbetet

Morina:- Kur nuk do të ketë njeri?

Tesla:- Virtytet dhe dështimet tona, janë të pandashme, si forca dhe materia. Kur ndahen, nuk ka më njeri

Morina:- Kur lindin momentet e mëdha?

Tesla:- Momentet e mëdha, lindin prej shanseve të mëdha

Morina:- Çka nuk kuptojmë sot?

Tesla:- Mund të jetoni, e të shihni tmerre të shkaktuar nga njeriu, që sot, as nuk i kuptoni dot

Morina:- Pse nuk u realizua, projekri, “Goditja e hekurt”?

Tesla:- Ishin dy projekte të mëdha, atomi dhe projekti im. Zgjodhën Atomin, se ai krijonte frikë te njerëzit.

Morina:- Po, projekti i juaj?

Tesla:- Shkatronte teknikën ushtarake

Morina:- Besoni, se ky projekt do të realizohet?

Tesla:- Patjetër. Njerëzimi duhet orjentuar kah universi.

Morina:- Për fund?

Tesla:- Shkenca i ka parametrat, për të ecur përpara. Kur unë, me teknologjin e kohës, kam arritur të prodhjë energjin, pa tela, madje edhe “Goditjen e hekurt”, pse mos t’i bëjë shkenca, në shekullin njëzeenjë.

Prishtinë, 20.06.2018

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 1,121 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash...
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34
Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur...
Klasa politike vendoste pushtetin personal pa...
E enjt, 04 qershor 2020 - 19:19
Roli i Austrisë ka qenë më pozitivi, madje pa atë nuk do të mund të kishim krijuar dot një shtet shqiptar në vitin 1912. Ajo u mbështet herë pas ...
30 VJET NGA KRIMI SERB I HELMIMIT TË FËMIJ...
E shtun, 21 mars 2020 - 01:50
Dr. Shukri Gerxhaliu: “Kur është në pyete fëmija, populli e kombi unë jam i gatshëm të sakrifikohem”. Flet Dr.Gërxhaliu, doktori i cili tra...
KRAHËT E SHQIPES
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25
Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“ ⁃ Kush është zonja. Ma...
Rexhep Qosja: Fitorja e Kurtit sjell shpresë...
E hn, 07 tetor 2019 - 19:51
Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej kufirit, Rexhep Qosja dy ditë para zgjedhjeve shkroi editorialin “Zgjedhjet e parak...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi