Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
"Gjeografia" krijuese e gazetarit Bashkim KOÇI Libri "Njerëz me kurorë"
Publikuar më 16 gusht, 2018 në orën 22:42 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
(ese)

Sapo kam mbaruar librin e BASHKIM KOÇIT "NJerëz me kurorë" dhe nuk kam se si mos kujtoj të pavdekshmin DRITËRO AGOLLI. E pyetën atë:- A nuk ju pengon gazetaria (atëherë DRITËROI qe gazetar), kur shkruani letërsi?
Dhe ai u përgjigj:- Përkundrazi, gazetaria ma mpreh penën! Dhe vërtet kështu qenka. Këtë e vë re (pra, këtë "mprehje pene") edhe kur lexoj "Njerëz me kurorë" të Bashkim KOÇIT. Nëse kam përdorur një metaforë si"gjeografia", jam fare afër realietit. Se, parë në tërësi, libri është vërtet si një"legjendë" që do hedhur në hartën e tij krijuese. Libri ka intervisat, ka vëzhgime, ka portrete dhe,si një "thelë mbi bisht", ka, veç tjerash, dhe artikuj kritikë nga autori.

Unë vazhdimisht lexoj dhe si lexues skrupuloz kam paksa aq të drejtë që të jap dhe ndonjë këshillë apo mendim për leximin apo tendencën që ka, përgjithësisht, lexuesi për librin apo llojin e librit që mund të lexohet më shumë në ditët e sotme. Mendoj që monografitë, librat me kujtime dhe ato me intervista me NJERËZ që kanë lënë emër në jetë, janë më të pranueshme dhe, parë me këtë sy, i tillë është dhe libri i Bashkim KOÇIT.
Nëse i referohemi drejtpërdrejt librit, ka këta kapituj:Intervisat, portrete e skica, reportazhe dhe kritikë letrare.
Nytyrisht, tek intervistat, kushdo që lexon (qoftë dhe dikush që nuk i njeh të intervistuarit), ndjek hap pas hapi ata që intervistohen dhe jo vetëm i "njeh", por zë dhe "dashurohet" me ta. Se të tillë janë ata në profilet e tyre që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme. Dhe, nëse ndodh kështu siç shkruaj unë (pra, dashurohesh me ta), merita është e atij që bën intervistën.
Nuk ka se si ndodh ndryshe, tek njeh atë që autori e quan "Rilindësi" i fundit të energjitikës shqiptare"(është fjala për të madhin EMIN MYSLIU). Vetëm ai i "fundit" është shumë sinjifikativ: dhe lexuesi sa dashurohet me "Rilindësi",aq keqardhje ndjen,me këtë të"fundit: dy fjalë ndajnë detin. Autori i bie pragut që të dëgjojë dera. Ajo "derë" që, mjerisht, po shkallmohet. Duke intervistuar këtë"Rilindës" ai,për të treguar,se nuk është hyjnor, por krejt tokësor dhe tek evokon tërë atë punë heroike në elektirfikimin, në ngritjen e digave të hidrocentraleve, rreshton një nga një me emra e mbiemra, gjithë atë "kohortë të ENERGJITIKËS SHQIPTARE",se, PERSONALIETET E MËDHA, e shfaqin madhështinë mes specialistëve me të cilët punojnë. Ata kurrë nuk e ndjejnë veten si të "sërës së lartë",por si një të barabartë me këdo me të cilët punojnë.
Të tillë janë dhe të intervistuarit e tjerë: Artisti i Merituar,BIRÇE HASKO, që ka nxjerrë aq artistë,po e ngrys jetën me një dhomë e një kuzhinë, kurse "derrat e kënaqur" të politikës nuk dinë sa shtëpi e vila kanë.
Profesor XHEVAT LLOSHI alarmohet kur sheh "rrezikun që i vjen shqipes" nga huazime, vend e pa vend.
Selman MËZIU tund kambanat e alarmit për "vandalizmin" që bëhet mbi pyjet.
Veterani ODISE PORODINI "çjerrë mushkëritë" duke debatur me ata që LUFTËN NÇL e quajnë"Luftë civile" dhe kërkojnë që të heqin "pluhurin e kolaboracionistëve" nga faqet e historisë.
* * *
Në shijen time si lexues, pjesa me e"shijshme" e librit është kjo me portrete e skica. Së pari, ka një galeri portretesh që, pasi njihesh me to, nuk do që të ndahesh.
Në këtë "galeri portretesh", zë e shfaqen Muhamet Malo e Fatos Çerenishti; ushtarak,si Hysni Hoxha;veteran të LUFTËS NÇL si LLAQI JANO; një postier veteran, i denjë për librin"geenes" si,KIÇO BUKAÇI; një idealist si GJOLEK ZENELI; ushtarak si"gardian të qeverisë së ISMAIL QEMALIT dhe më tej, si XHELAL KOPRËNCKA; një luftëtar për liri, si "pak i harruar", që duhet t'i ngrihet bust,si HAMIT DOLLANI;lista me portrete e skica është disi e gjatë dhe, ngaqë disa prej këtyre gjatë jetës i kam njohur dhe vet, nuk kam si mos ndaloj më gjatë.
Veteranin LLAQI JANO nga Libofsha e Fierit e kam njohur mirë. Ka qenë nga ata njerëz (me të drejtë kanë thënë:ndez zjarr mbi lumë), që jo vetëm është KRENARIA E LIBOFSHËS dhe gjithë MYZEQESË, por i drejtë, i rreptë, i pakorruptueshëm dhe idealist. E kam njohur më 1 gusht 1959 që, ndërsa zgjatja shkresën emërimit tim si mësues, ai,ardhur atje, në fshatin NDËRNËNAS të LIBOFSHËS i dërguar nga nga lart, e kapi shkresën ,lexoi emrin tim dhe, kur pa mbiemrin, më pyeti për xhaxhanë tim (atë kohë xhaxhai qe shef i shëndetësisë në Lushnje) dhe tha:"Ky, po t'i ngjaj xhaxhait, do jetë mësues i mirë".
Bashkim CAKA! Sa doja të qe gjallë dhe ta ballafaqoja me ata "hajdutë" të ashtuquajtur juristë që ventingu i nxorri lakuriq. Bashkim CAKA është juristi që do"klonuar" mu para MINISTRISË SË DREJTËSISË si një model i një juristi të pakorrruptuar,aq sa dhe,të dënuar sipas ligjeve të asaj kohe, për të flasin me nderim.
FEHRAT CAKA, një"CAK" tjetër dhe ky një model: model si mësues, si prind, si shkrimtar. I ngritur nga hiçi si ata personazhet e Hektor Malo. Sa doja të qe gjallë që, së paku, një nga të bijat, AURORA NDREU, ta shihte veç si ekonomiste, por dhe si poete dhe, mbi të gjitha, si një piktore me duar të arta.
Xhevdet Patën, nëse do ta njihja, do t'i thosha:" I ke dhënë Atdheut një shkenctar si ETHEM RUKA që,edhe si minsitër Arsimi, ka lënë gjurmë të pashyleshme.
MELO DODBIBËN, të mirën si një"hankozonjë",kur thuhet nga anët tona(unë me origjinë jam nga Skrapari), doja ta përqafoja dhe t'i thoshja:"Ti dhe kur qe "ZONJA E PARË" në Fier, qe po ajo MELOJA që përshkruan Bashkimi. Nuk e harroj që së bashku me tëtshoq,PIRO DODBIBËN, atë kohë sekretari i parë, megjithatë, si një çift i zakonshëm vinit e kërcenit në ato mbrëmjet tek klubi tek"Gajnica".
Natyrisht, unë nuk merrem dot me të gjithë, por nuk kam si mos qëndroj, pak me gjatë" tek kjo"Liria me fustanin me lulka". Dhe jo pse ka"fustanin me lulka",por këtë,LIRI PETRO SOTËN,e njoh disi më mirë. E di që koha ka bërë të sajën dhe asaj, kështu dhe si mua, po e bjerr kujtesa. Po Liri SOTËS i them:" Atje, në klasën e shtatë, tek shkolla nr.2(sot Pinallopi Piro), ishin jo një, por tri LIRI. LIRI SOTA, LIRI NGJELINI dhe LIRI CAKRRANI. Për fat të mirë që të "tri LIRITË", dolën mësuese. LIRI NGJELINI më duket se u martua në Elbasan dhe ju të dyja në Fier. Ti dhe mësim ,së fundi, pa ardhur në TIRANË tek shkolla që mban emrin e babait dëshmor,PETRO SOTA dhe,sa më bëhet qejfi që nëna juaj fisnike, SILA (kurrë nuk e hoqi rrobën e zezë nga trupi), rron ende, aq më vjen keq që ytshoq, Sandri aq i mirë ka ndërruar jetë parakohe. Njëkohësisht, kam dhe një aryse tjetër pse qëndroj tek kjo"kolegia ime me fustan me lulka". Gjej rastin që ta uroj dhe si poete, por dhe si piktore.
* * *
Tek dua t'i mbyll këto përshtypje për librin e BASHIKIM KOÇIT "NJerëz me kurorë" kam si mos kujtoj fjalët e Lesingut që thotë: "Sikur Zoti të mbante në dorën e djathtë të vërtetën dhe në dorën e majtë rrugën që të çon për tek ajo, unë do zgjidhja të majtën". Të majtën ka zgjedhur dhe Bashkimi se ai, përmjet librit, sikur ka atë "sindromën" e thënies: asgjë njerëzore nuk është e huaj për mua! Dhe kështu ka ndodhur me të vërtetë: ai sa, shkruan për bashkëshokët gjimnazistë, aq shqetësohet për "Pelikanin kaçurel" në Divjakë apo dhe ca më tej: drejt e në Tomor, tek ABAZ ALIU!
E,sa për kritikën letrare, tregon se nuk është vetëm gazetar,por ca më tepër. Se kot nuk thotë KAFKA:"Zoti vërtet t'i jepë arrat, por nuk i thyen ato". Bashkim Koçi di t'i "thyejë" mirë arrat, siç i ka "thyer" në këtë libër.

Përparim Hysi

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 652 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi