Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Vetëpërmbajtja, është një virtut, vetëm për ata që mendohet, se e kanë një alternativë
Publikuar më 26 gusht, 2018 në orën 19:56 ( ) Afrim Morina | Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Interviste e imagjinuar

Henry Heinz Alfred Kissinger ka lindur në Fürth të Bavarisë më 27 maj 1923 nga një familje me origjinë hebraike: në vitin 1938, pas persekutimeve antisemite të nazistëve, ata u larguan nga Gjermania dhe u vendosën në Nju Jork. Emri i tij mbetet në historinë moderne, për veprimtari si politikan amerikan; Sekretari i Shtetit nën presidencën e Richard Nikson dhe Gerald Ford.
Ishte i angazhuar, nga një organizatë e kundërzbulimit, si përkthyes nga gjermanishtja në anglishte. Duket se ai ka vepruar si spiun për sovjetikët. Në vitin 1950 u diplomua me nota të plota dhe vazhdoi të përsosë studimet e tij deri në vitin 1954.
Afrohet me Nelson Rockfeller-in, i cili edhe e angazhon në politik. Në vitin 1968 bëhet këshilltar i Richard Nikson-it, e menjëherë edhe Sekretar i shtetit. Në kohën e tij, shtensionohet situate me Rusinë, krijohen raporte të mira me Kinën. Edhe pse do të merr çmimin Nobel të Paqes, në vitin 1973, për arritjet në kufizimin e armëve strategjike dhe atë anti-balistike të raketave, si dhe për suksesin ‘ndalimin e zjarrit” në Vietnam. Por këtu dështoi dhe lufta atje do të intensifikohet edhe më tepër. Ky, po këtë vit, do t’i ndihmoj Pinochet-it në krye të huntës ushtarake, por kritikat më të mëdha, nga e gjithë bota, do t’i marri, kur e miratoi pushtimin e Timorit Lindor nga Indonezia, që quan në masakren e 200 000 banorëve.

Sa u pa nga kjo biografi e shkurt, Kissinger-i, ka luajtur një rol të madh në politikën e SHBA-ve, por do të jetë edhe një nga analistët dhe politikologët, që do të ket ndikim shumë të madh, për politikën e jashtme të SHBA-ve edhe pas tërheqëjes zyrtare nga politika. Për të gjitha krizat që i ka pasur SHBA-ja, në politkën e jashtme, është marr edhe mendimi i tij. Mu për këtë vendosa të bëjë një bashkëbisedim, për t’ia ofruar lexuesit tonë, mendimet e tija, për të nxjerr përfundimin, duke krahasuar politikanët tanë, që sot përballen me shumë shkollatë fuqishme politike, edhe me atë të Kissinger-it, duke shetitur me duar në xhepa.

Morina:- Lider, mund të jetë çdo kush?

Kissinger:- Lideri, nuk e meriton këtë emër, nëse nuk është i prirur, që rast pas rasti të qëndrojë edhe i vetëm.

Morina:- Përsëri për liderin?

Kissinger:- Një lider, që e kufizon rolin e tij, në përvojën e njerëzve të tij, e dënon vetveten me vendumëro; një lider, që i shpërfill përvojat e njerëzve të tij, ka rrezikun të mos kuptohet.

Morina:- Çfarë duhet të pranojë lideri?

Kissinger:- Pranoje veten tënde në tërësi - absolutisht në tërësi. Ti je ti, fillim dhe mbarim - mos u shfajëso, mos të vijë keq.

Morina:- Lideri duhet t’i fshehi faktet?

Kissinger:- Çdo fakt, që është e nevojshme të publikohet, duhet të publikohet tash ose sa më shpejt që të jetë e mundur, përndryshe, rrjedhjet nuk do të pushojnë.

Morina:- Po, gëzimi i njeriut?

Kissinger:- Arti është shprehje në laborator, i gëzimit të njeriut.

Morina:- Po i kthehemi përsëri liderëve, janë kategori e veçantë?

Kissinger:- Të bekuar janë njerëzit liderët, të cilët, mund ta shikojnë fatin drejtë në sy, pa iu dridhur qerpiku, por gjithashtu, pa tentuar të luajnë rolin e Zotit.

Morina:- Çka është diplomacia?

Kissinger:- Diplomacia: art i frenimit të pushtetit.

Morina:- Ku të shpie suksesi?

Kissinger:- Çdo sukses, vetëm blen një biletë pranimi, tek një problem më i vështirë.

Morina:- Po, paranoidi?

Kissinger:- Edhe një paranoid mund të ketë armiq.

Morina:- Ku është dallimi, në mes kombeve tjera dhe amerikanëve?

Kissinger:- Për kombet e tjera, utopia është një e kaluar, e bekuar, që nuk kthehet kurrë; për amerikanët ajo është bash përtej horizontit.

Morina:- Zyrtarët më të lartë, kur hypin në poste dhe kur largohen prej tyre, çfarë mësojnë?

Kissinger:- Postet e larta të mësojnë vendimmarrjen, jo thelbin. Ato konsumojnë kapital intelektual; nuk e krijojnë atë. Zyrtarët më të lartë largohen nga posti, me mendimet dhe ndjenjat me të cilat hypën në post; ata mësuan si të marrin vendime, por, jo, se çfarë vendimesh të marrin.

Morina:- Jeni autokritik?

Kissinger:- Unë jam i çiltër për veten, në këtë libër. Unë tregoj për gabimin tim të pare, në faqen 850.

Morina:- Keni qenë një nga luftëtarët më të mëdhenjë të komunizmit, kush është fajtor për zgjerimin e kësaj fryme?

Kissinger:- Unë nuk e di, pse ne duhet të rrimë dhe shikojmë, se si një vend po bëhet komunist, për faj të papërgjegjshmërisë së njerëzve të tij.

Morina:- Nuk e mirëpritet ardhejn e Alendës në pushtet?

Kissinger:- Çështjet janë tejet të rëndësishme, se të lihen votuesit kilianë, për të vendosur për veten e tyre.

Morina:- Jeni marr edhe me ekonomi politike?

Kissinger:- Nëse tetëdhjetë për qind e shitjeve tua, vijnë nga njëzet për qind e mjeteve tua, atëherë mbaji ato njëzet përqind.

Morina:- Ju jeni të njohur, që të mos lëshoheni në bisedime me pengmarrësit?

Kissinger:- Nëse do të kapesha rob ndonjëherë, nuk dua bisedime - dhe nëse do të kërkoja bisedime, me pengmarrësit, ata do ta shikonin këtë si një shenjë shtrëngimi.

Morina:- Ajo që duhet bërë publike?

Kissinger:- Diçka që ka për t'u bërë publike, më mirë të bëhet publike menjëherë.

Morina:- Çfarë duhet të ket parasysh politikani?

Kissinger:- Nëse nuk e di se ku po shkon, çdo rrugë të çon ty, në askund.

Morina:- Në raste krizash?

Kissinger:- Në kriza, linja më e guximshme, është shpesh më e sigurta.

Morina:- Afera Wotergej, i gjasonte tragjedive greke?

Kissinger:- Ishte një tragjedi greke. Niksoni po e plotësonte natyrën e tij. Me të filluar njëherë, ajo nuk do të kishte fund tjetër.

Morina:- Keni përcjell shumë kategori liderësh, keni dhënë ndonjëherë opinionin tendë?

Kissinger:- Liderët nuk janë përgjegjës për kryesimin e anketave të opinionit publik, por për pasojat e veprimeve të tyre.

Morina:- Janë të gjithë liderët në nivel detyre dhe në nivel kohe?

Kissinger:- Liderët mund të ndjellin një alkimi të vizionit të madh.

Morina:- Kur është virtyti vetpërmbajtje?

Kissinger:- Vetëpërmbajtja, është një virtut, vetëm për ata që mendohet, se e kanë një
alternativë.

Morina:- Mund të ndikojnë ekspertet tek lirderët?

Kissinger:- Shumë politika të jashtme, të cilat, historia i ka çmuar lart, në cilindo vend, e kanë pasur zanafillën tek liderët, të cilët i kishin kundër, ekspertët.

Morina:- Reputacioni në politik?

Kissinger:- Nëntëdhjetë përqindë e politikanëve, iu japin dhjetë për qindëshit tjetër, një reputacion të keq.

Morina:- Politikisht, mund të veprojnë të gjitha pikat e globit, në të njejtën kohë?

Kissinger:- Asnjë vend, nuk mund të veprojë, në të njëjtën kohë, në të gjithë pikat e globit, në çdo çast.

Morina:- Kur dështon politika e jashtme, edhe nëse ka gjinialitet?

Kissinger:- Asnjë politikë e jashtme, sado gjeniale, nuk mund të ketë sukses, nëse ka lindur në mendjet e pak vetave dhe nuk është në zemrën e asnjërit prej tyre.

Morina:- Pse nuk mundët të fitohet beteja në mes gjinive?

Kissinger:- Askush nuk mund ta fitojë ndonjëherë betejën, midis gjinive: ka tepër vëllezërim midis armiqve.

Morina:- Pse habiten njerëzit, kur arrijnë të mbrojnë interesin?

Kissinger:- Njerëzit janë të habitur, si mund të mbajë të gjallë interesin e tyre, duke folur pa pushim, tri orë rresht.

Morina:- Çka është pushteti?

Kissinger:- Pushteti është një afrodiziak i hatashëm.

Morina:- Kur kthjellohet mendja?

Kissinger:- Mungesa e alternativave, i kthjellon mendjet mrekullisht.

Morina:- Në vitet gjashtëdhjeta dhe shtatëdhjeta, kemi luftën në Vietnam, Kubë, Kamboxhia, poashtu edhe luftën e ftohtë, SHBA-ja i përballoi lehtë?

Kissinger:- Trauma e politikës së jashtme amerikane, të viteve gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë, shkaktohej nga zbatimi i parimeve të vlefshme, në kushte të papërshtatshme.

Morina:- Për çka janë të prirur amerikanë, në politikën e jashtme?

Kissinger:- Prirja amerikane është, të besohet, se politika e jashtme është, një nëndarje e psikiatrisë.

Morina:- Ku është dallimi në mes ushtrisë konvencionale dhe asaj partizane?

Kissinger:- Ushtria konvencionale humb, nëse nuk fiton. Ushtria partizane, fiton, nëse nuk humb.

Morina:- Çka mendoni për Nixon-in?

Kissinger:- Thelbi i Richard Nixon-it, është vetmia.

Morina:- Paligjëshmëria dhe kushtetuesja, kanë dallim?

Kissinger:- Të paligjshmen e bëjmë menjëherë. Jokushtetuesja kërkon diçka me shumë kohë.

Morina:- Keni bërë më shumë gabime kur ishit në post, apo tash?

Kissinger:- Sa më gjatë që jam jashtë postit, aq më i pagabueshëm më duket vetja.

Morina:- Mërzitën njerëzit, nga të famëshmit?

Kissinger:- Gjëja e bukur, e të qenit famoz, është se, nëse i mërzit njerëzit, ata mendojnë, se është faji i tyre.

Morina:- Si e shpjegoni sigurinë e Izraelit?

Kissinger:- Siguria e Izraelit është një urdhër moral, për të gjithë njerëzit e lirë.

Morina:- Çfarë detyre ka burrshtetasi?

Kissinger:- Detyra e burrështetasit është, të ndërtojë urë midis përvojës së kombit dhe vizionit të tij.

Morina:- Superfuqit, si sillen ndërvete?

Kissinger:- Superfuqitë, shpesh sillen si dy njerëz të verbër, tejet të armatosur, duke u vërtitur nëpër një dhomë, secili, duke u ndjerë në rrezik vdekjeje, prej tjetrit, për të cilin, ai mendon, se ka një përfytyrim të përkryer.

Morina:- Cilli është qëllimi i liderit?

Kissinger:- Qëllimi i liderit është, ta marrë popullin e tij, prej aty ku ndodhet dhe ta çojë atje ku nuk ka qenë.

Morina:- Pse u desht të luftoni në Vietnam?

Kissinger:- Lufta e Vietnamit na u desh ne, për të theksuar interest tona kombëtare më shumë, se për parime abstrakte.

Morina:- Ju dhe Presidenti Nixon u përpoqet, për çka?

Kissinger:- Për çfarë Presidenti Nixon dhe unë u përpoqëm, ishte e panatyrshme. Dhe kjo ngaqë ne nuk e bëmë atë gjë.

Morina:- Sa duhet të dijë njeriu?

Kissinger:- Për të qenë absolutisht i qartë, për diçka, njeriu duhet të dijë gjithçka ose asgjë për të.

Morina:- Si Sekretar i SHBA-së, çfarë mund të bëni për miqët e juaj?

Kissinger:- Ne nuk mund ta sigurojmë gjithmonë të ardhmen e miqve tanë; ne kemi më shumë mundësit të sigurojmë të ardhmen tonë, nëse ia kujtojmë vetes, se kush janë miqtë tanë.

Morina:- Ato që duhet të ndodhin?

Kissinger:- Çfarëdo, që më në fund, do të ndodhë, le të ndodhë tani.

Morina:- Kur mund t’i mbani parimet?

Kissinger:- Ndërkohë, që ne nuk i shkelim kurrë parimet tona, ne duhet ta kuptojmë, gjithashtu, se nuk mund t'i mbajmë parimet tona, nëse nuk mbijetojmë.

Morina:- Në Lindjen e afërt, lufta dhe paqa, nga kush kushtëzohen?

Kissinger:- Nuk mund të bësh luftë në Lindjen e Mesme pa Egjipin dhe nuk mund të bësh paqe pa Sirinë.

Morina:- Kur boshatiset mendja?

Kissinger:- Mungesa e alternativave, e boshatis mendjen mrekullisht.

Morina:- Shërbimet e intelegjencës, përfillin udhëheqësit politik?

Kissinger:- Çfarë udhëheqësit politik vendosin, shërbimet inteligjente tentojnë ta justifikojnë.

Prishtinë, 08. 07. 2018

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 1,128 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash...
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34
Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur...
Klasa politike vendoste pushtetin personal pa...
E enjt, 04 qershor 2020 - 19:19
Roli i Austrisë ka qenë më pozitivi, madje pa atë nuk do të mund të kishim krijuar dot një shtet shqiptar në vitin 1912. Ajo u mbështet herë pas ...
30 VJET NGA KRIMI SERB I HELMIMIT TË FËMIJ...
E shtun, 21 mars 2020 - 01:50
Dr. Shukri Gerxhaliu: “Kur është në pyete fëmija, populli e kombi unë jam i gatshëm të sakrifikohem”. Flet Dr.Gërxhaliu, doktori i cili tra...
KRAHËT E SHQIPES
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25
Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“ ⁃ Kush është zonja. Ma...
Rexhep Qosja: Fitorja e Kurtit sjell shpresë...
E hn, 07 tetor 2019 - 19:51
Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej kufirit, Rexhep Qosja dy ditë para zgjedhjeve shkroi editorialin “Zgjedhjet e parak...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi