Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kosova një shtet pa kufi ku çdo bir shkine mundet me hy
Publikuar më 11 shtator, 2018 në orën 18:09 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Sot në Kosovë është një heshtje mortore. Është heshtje mortore sepse Kosovën po e viziton ish krahu i djathtë i Sheshelit dhe ish ministri i Millosheviqit me emrin Vuqiq. Ky pasardhës i Sheshelit e Millosheviqit është duke u njohur me tokën që mendon se përmes Hashim Thaqit do ta pervetson dhe do t'ia kalon Serbisë. Ai sot eci shlirë dhe si duket edhe Presidenca, Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës por edhe kryetarët e partive politike janë strukur foteleve të nxehta e hoteleve të Prishtinës duke mos iu ndier zëri. Është e tmerrshme kjo që po ndodhë në Kosovë.

Ky qetnikë i konvertuar në demokratë sa për sy e faqe me këtë vizitë që i bëri Kosovës pa kërkuar falje për masakrat e Serbisë në Kosovë, pa i kthyer të zhdukurit shqiptarë që u vranë, u djegen dhe u gjuajtën gropave të fushave serbe, ai vjen si triumfues në Kosovë falë mosdijës dhe tradhëtisë së politikanëve shqiptarë në Kosovë. Ata kur është puna të luftojnë me njëri - tjetrin ja nxjerrin sytë njëri -tjetrit ndërsa kur është puna për ta kritikuar dhe ndaluar Vuqiqin dhe zyrtarë tjerë serbë që hyjnë e dalin në Kosovë pa asnjë frikë, bëhen sikur pulat e strukura në kotecë kur bjen një brymë apo borë e madhe dhe ato janë të mërdhira nga të ftoftit. Të njëjtën heshtje e bën edhe kryetarët e të gjitha partive politike por edhe populli në Kosovë që se paku nuk e bëri edhe protestën më të vogël për qëllimet e këtij pasardhësi të Sheshelit dhe Millosheviqit, që lëvizë shlirë nëpër tokat e Kosovës sikurse ta kishte me tapi.
Sot në Prishtinë si shenjë kundërshtimi për ardhjen e Vuqiqit në Kosovë ka qenë dashtë të organizohet një protestë e madhe tek sheshi i Gjergj Kastriotit në shenjë solidarizimi për të vrarët, të zhdukurit dhe të masakruarit shqiptarë, që shumicës as që i dihen se ku i kanë eshtrat.
Deri sa ky bir shkine lëvizë sikurse triumfues në Kosovë nënloket shqiptare tash e njëzet vjet me radhë bëjnë vetëm pak gjumë se mendjën, shpirtin dhe zemrën e kanë tek djemtë e tyre të zhdukur dhe vuajnë për faktin se nuk kanë mundësi që fëmijëve të tyre që i rritën me plotë mundime nuk munden t'iu ndezin një qiri tek varri, sepse nuk kanë varre. Harresa është shenjë e cila kthehët bumerangë.Kosova sot është mbetur një shtet pa kufi, ku çdo bir shkine mundet me hy.

Nue Oroshi

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 1 vizitorë
Lexuar: 213 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi