Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ja pse e mbështes Thaçin për Bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën
Publikuar më 14 shtator, 2018 në orën 22:01 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Duke gjykuar mendueshëm, realisht dhe me ndjesi e përgjegjshmëri kombëtare; duke vështruar tragjedinë dhe fatkeqësitë e shqiptarëve që u kanë ardhur nga padrejtësia europiane dhe genocidi serbo-sllav i tillë sa që kur përmenden Serbia dhe serbët te shqiptarët vijnë kujtimi i vuajtjeve, terroreve, përndjekjeve, vrasjeve, dëbimeve dhe i geonicidit 150 vjeçar, dhe për të gjitha këto serbët nuk kanë kërkuar as falje.
Është detyrë kombëtare e çdo shqiptari, e çdo politikani e pushtetari shqiptar dhe sidomos e dy shteteve shqiptare që të interesohen për bashkëkombasit e vet kudo që ndodhen ata.

Në rastin konkret Thaçi me të drejtë dhe me përgjegjësinë e detyrës së Presidentit të Kosovës interesohet me përkushtim dhe me përgjegjsi duke ndjerë dhe jetuar edhe me të drejtat e mohuara njerëzore e kombëtare, me problemet dhe shqetësimet reale që kanë shqiptarët e Kosoves Lindore.
Ai deklarohet me të drejtë se zgjidhja reale ,më e drejtë dhe përfundimtare është Bashkimi i Kosovës Lindore me Kosovën.
Prandaj unë e mbështes këtë qëndrim të tij dhe jam kundër atyre të cilët realisht nuk kanë bërë asgjë dhe nuk janë në gjëndje që të bëjnë ndonjë gjë të duhur për problemin shqiptar të Luginës, përveçse e kanë të lehtë dhe duan të duken duke bërë zhurma mediatike shterpë, përçarëse,pseudoatdhetarizmi dhe papërgjegjshmërie.
Shqiptarët e Kosovës Lindore edhe sot nën Serbi janë komuniteti më i diskriminuar në Europë.
Prandaj edhe e mbështes deklarimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për Bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën dhe jam kundër atyre intelektualëve, mediatikëve dhe kundër atyre politikanëve dritëshkurtër të Kosovës të cilët për egoizëm, xhelozi dhe për inate politike deklarohen kundër Presidentit Thaçi i cili kërkon me plotësisht të drejtë Bashkimin e Komunave shqiptare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën.
Ndërsa politikanëve, intelektualëve e mediave të Shqipërisë nuk është për tua vënë re kundërshtimin e tyre për Bashkimin e Luginës me Kosovën, pasi ata gjithnjë kanë bërë politikën e njerkës me shqiptarët e Kosovës e të trojeve të tjera shqiptare jashtë Shqipërisë. Tani Kosova është shtet Sovran dhe është vetë në gjëndje që t’i përballojë sfidat e saj, ashtu sikurse politika e Prishtinës nuk është se e ka pyetur kush në Shqipëri për ndonjë gjë që i përket Shqipërisë,dhe Prishtina nuk ndërhyn në çështje të cilat i përkasin Shtetit të Shqipërisë.
Tani po shohim e dëgjojmë edhe së fundmi “këshilla “ nga politikanë e deputetë nga Shqipëria kundër Bashkimit të Kosovës Lindore me Kosovën si p.sh. nga deputeti i Partisë Demokratike, Berisha. Por si ka mundësi që dikur si ishPresident per 5 vite, dhe më pas si ishKryeministëer për 8 vite ai kurrë nuk bëri ndonjë gjë të dobishme as për Kosovën, as për Preshevën, as për shqiptarët e Maqedonisë, përveçse deklarime dhe ka hipotekuar në karrierën e tij edhe sjellje e veprime të dëmshme për Kosovën, për të cilën kur ishte president kërkonte autonomi kulturore, dhe kur ishte kryeministër nepërmjet ministrit të tij të jashtëm deklarohej për “Pavarësi të të Kushtëzuar” duke mospranuar dhe mosnjohur kështu fitoret e shqiptarëve si: Luftën Çlirimtare të UÇK-së, ndërhyrjen e NATO-s dhe as ndihmën e kontributin vendimtar të Aleatit të madh të shqiptarëve, SHBA-të, dhe pra as faktin e madh historik: atë të çlirimit dhe të dëbimit përfundimtar të Serbisë nga Kosova. Pavarësi e Kushtëzuar ishte e njëjtë me atë të cilën kërkonte Beogradi “autonomi substanciale” për Kosovën.
Apo edhe shumë intelektualë të tjerë si p.sh. shkrimtari I. Kadare i cili nuk po na shpik dhe nuk po na thotë asgjë tjetër veçse diçka të konsumuar e të thënë nga të tjerë para tij: për reciprocitet të Veriut të Kosovës me Preshevën. Për çfarë reciprociteti? A mos vallë duhet besuar te Serbia për reciprocitet ? Përse politika dhe akademia në Shqipëri nuk i kërkojnë Greqisë reciprocitet për Çamërinë, për t’u rikthyer shqiptarët e dëbuar në trojet e tyre në Çamëri, dhe për të fituar shqiptarët atje liritë dhe të drejtat qytetare dhe kombëtare ashtu siç i kanë minoritarët grek në Shqipëri? Si Greqia dhe Serbia janë njëlloj antishqiptare. Dhe nëse Kosova Lindore do të mbetet nën Serbi, Serbia do të bëjë e përdorë të gjitha metodat, marifetet dhe përpjekjet për t’i dëbuar nga trojet e tyre shqiptarët e Luginës siç po vepron edhe tani.
Prandaj zgjidhja më e mirë dhe më e duhura është bashkimi i Kosovës Lindore me Kosovën.
Tirana, politika dhe akademia e intelektualizmi në Shqipëri as sot nuk interesohet për shqiptarët dhe për Çamërinë shqiptare dhe jo më për Kosovën Lindore.
Tashmë ka ikur koha kur pushteti, politika dhe politikanët e Tiranës e shfrytëzonin dhe e përdornin “ndikimin” apo “popullaritetin” duke spekuluar me Kosovën dhe me shqiptarët e trojeve etnike shqiptare për vetëm interesa personale politike e pushteti; ka ikur koha kur politikanët e Tiranës paraqiteshin te ndërkombëtarët si individë me “ndikim” të madh në të gjithë sferën shqiptare me qëllim që ata të fitonin pikë, kredo, përkrahje dhe mbështetje politike ndërkombëtare si lojtarë e aktorë të rëndësishëm kombëtarë për “stabilitetin “ në rajon, gjë të cilën ata e kanë shfrytëzuar gjithmonë vetëm për interesa të ngushta personale pushteti e politike.
Tashmë nuk pinë ujë dhe nuk beson kush as retorikat patriotike të pseudoatdhetarizmit politik.
Për Kosovën Lindore, interesimi për të së pari i takon shtetit shqiptar të Kosovës sepse ajo i përket asaj.
Thaçi, politika, qeveria dhe shteti i Kosovës nuk do ta lejojnë që Kosova Lindore ta pësojë fatin e pastrimit etnik si e ka pësuar Çamëria dhe më heret Toplica.
Unë gjithashtu jam deklaruar ndër të parët edhe kundër instalimit të Gjykatës Speciale në Kosovë si një ndërmarrje e padrejtë dhe diskriminuese ndërkombëtare, si një akt disproporciteti sepse nuk është vepruar kështu me serbët, me autorët e vërtetë të krimeve dhe të genocidit mbi shqiptarët e Kosovës, por u ngrit një gjykatë për të gjykuar viktimat e krimit dhe të genocidit.
Unë në këtë shkrim nisem nga fakti se duhet bërë shumë, dhe duhet përkushtim që të mos i braktisim bashkëkombasit tanë të Kosovës Lindore ashtu sikur është bërë deri më tani, por është momenti historik që të mund të bëjmë më të mirën e mundshme dhe të duhur për bashkëkombasit tanë atje. Këtë duhet ta shikojmë si përgjegjsi kombëtare pavarësisht se Kosova dhe Shqipëria sot ballafaqohen me shumë probleme e pasoja të pakëndshme që vijnë nga keqpolitika, keqqeverisja, nga korrupsioni dhe nga padrejtësia e drejtësisë.
Çështja kombëtare është parësore dhe duhet mbështetur çdo nismë e inisiativë që i shërben asaj, në rastin konkret zgjidhjes së problemit shqiptar të Kosovës Lindore, pa marrë parasysh se nga cili personalitet politik e shtetëror vjen ajo, dhe pa marrë parasysh edhe nga cila politikë propozohet, përkrahet e mbështetet ajo.
Duke u nisur jo nga preferenca politike dhe as nga konsiderata dhe as nga simpati personale por nga ndjesia kombëtare së pari, ja pse edhe e mbështes Presidentin Thaçi për Bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën:
1-Thaçin e mbështes në kërkesën e tij e cila përputhet me Referendumin e shqiptarëve të Kosovës Lindore të vitit 1992 ku ata deklarohen edhe për Bashkimin me Kosovën, së cilës kjo krahinë i përket.
2- E mbështes sepse shqiptarët e Luginës së Preshevës, Kosovës Lindore, janë komuniteti më i diskriminuar në Europë ku shkelen liritë dhe të drejtat njerëzore si dhe ato kombëtare, pasojë e të cilave është pastrimi etnik dhe boshatisja në vijimësi edhe sot e këtyre viseve shqiptare nga popullsia shqiptare e këtyre trevave, pasi shqiptarët atje trajtohen si qytetarë të dorës së dytë.
3- Tirana dhe Prishtina deri më sot nuk kanë treguar interesim dhe as qasje serioze për të ndihmuar, përkrahur e mbrojtur bashkëkombasit e vet në trojet e tyre në Kosovën Lindore përveçse sipërfaqësisht sa për të kaluar radhën dhe vetëm në mënyrë deklarative dhe emocionale kur ndonjë kryetar partie nga Tirana dhe personalite shtetëror nga Shqipëria: Kryeministër, President apo Kryekuvendar i kanë pritur në Tiranë apo i kanë vizituar shqiptarët në Preshevë, dhe janë mjaftuar vetëm me kaq .
Vetëm tani disa politikanë dhe intelektualë nga Shqipëria kanë filluar të flasin për reciprocitet të Veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës pasi më parë as këtë reciprocitet as nuk e kanë përmëndur.
Pra, kërkesa e Thaçit për Bashkim të Luginës me Kosovën e ndërshqiptarizoi problemin shqiptar të Kosovës Lindore pra e bëri problem kombëtar gjithshqiptar, si dhe aq më tepër edhe e ndërkombëtarizoi atë ashtu siç e ka bërë më parë UÇPMB-ja, ashtu sikurse që e bëri dhe e ndërkombëtarizoi si kurrë më parë në histori Kosovën dhe Çështjen Shqiptare Lufta e Lavdishme dhe Heroike e UÇK-së.
4-E mbështes Presidentin Thaçi për faktin se përderisa nuk ka barazi dhe reciprocitet në krahasim me atë se çfarë lirish dhe të drejtash ka minioriteti serb në Kosovë me atë se çfarë kanë shqiptarët e Kosovës Lindore, ku serbët në Kosovë gëzojnë liri dhe të drejta si asnjë minoritet tjetër në asnjë vënd të botës, dhe përderisa nuk ka as gjasa që shqiptarët autoktonë në trojet stërgjyshore të tyre në Kosovën Lindore (sot akoma nën Serbi) që t’i fitojnë e t’i kenë po ato liri dhe të drejta të cilat i ka minoriteti i kolonëve serb në Kosovë, atëhere dhe prandaj është më se e drejtë që Kosova Lindore t’i bashkohet trungut të saj, Kosovës.
5- Thaçi ka plotësisht të drejtë kur kërkon Bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën edhe si një sfidë ndaj Europës e cila sillet me dy standarte: ku nga njëra anë kërkon dhe mbron me fanatizëm minoritetin serb në Kosovë dhe nga ana tjetër bën shurdh-memecin dhe toleron diskriminimin serb të shqiptarëve të Kosovës Lindore, dhe prandaj mbrojtja dhe zgjidhja më e mirë dhe përfundimtare për trojet dhe shqiptarët e Kosovës Lindore është bashkangjitja e saj me Kosovën.
6-Agjenda “Thaçi” për Bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën e cila është një e drejtë kombëtare e jona ka rëndësinë e saj të jashtëzakonshme të bërë ndonjëherë nga një politikan dhe përfaqësues i rangut të lartë shqiptar për Kosovën Lindore, dhe është ajo: Thaçi me këtë kërkesë legjitime si President dhe si një politikan i besueshëm ndërkombëtarish, i guximshëm dhe real e ka ndërkombëtarizuar si kurrë më parë në Europë dhe më gjërë Çëshjen Shqiptare të Kosovës Lindore e cila kërkon zgjidhje në kuadër të zgjidhjes së Çështjes së pazgjidhur në Ballkan, që është Çështja Gjithkombëtare Shqiptare.
Zgjidhja e të pazgjithshmes që është akoma Ballkani, ku kryesore është Çështja Shqiptare, përkrahet dhe mbeshtetet edhe nga aleati strategjk dhe miku i madh i shqiptarëve, SHBA-të, pa rolin vendimtar të tyre nuk do të ishte çliruar dhe as krijuar shteti i Pavarur i Kosovës që kemi sot.
Këtë duhet ta kenë mirë parasysh politika dhe politikanët shqiptarë si në Prishtinë dhe në Tiranë për të cilët kam një pyetjese se: a janë ata në gjëndje të bëjnë integrimin e Veriut shqiptar të Kosovës në shtetin shqiptar të Kosovës, dhe a janë ata në gjëndje për t’i siguruar, garantuar e mbrojtur liritë dhe të drejtat qytetare dhe kombëtare të bashkëkombasve të tyre në Kosovën Lindore apo edhe a janë ata në gjëndje për ta bërë vetë ata këtë me strategji politike e diplomatike, apo ta bëjnë edhe me luftë mbrojtjen dhe Bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën pa mbështetjen e SHBA-ve?!

Skënder Sadri KAPITI

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 283 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi