Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“BASHKIMI BËN FUQINË” ( Jusuf Gërvalla)
Publikuar më 14 shtator, 2018 në orën 22:05 ( ) Faridin Tafallari | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kështu shkroi i madhi Jusuf Gërvalla, në shkrimin e tij me të njëjtin titull, një shkrim kushtrim për bashkëkombasit e tij, që vuanin nën regjimin e egër titist të ish-Jugosllavisë!? Ky kushtrim ishte një thirrje e trimit sypatrembur, e atij, që do të bëhesh mishërimi i bashkimit të luftëtarëve mërgimtarë të lirisë, që do të punonte natë e ditë, pa u lodhur dhe me guxim, për tu treguar bashkëluftëtarëve të tij luftën e drejtë dhe për t’i udhëhequr drejt rrugës së duhur, drejt lirisë dhe Bashkimit Mbarëkombëtar, bashkimit me SHQIPËRINË AMË!!!

Si bashkëveprimtar i asaj kohe të artë, i kohës së JUSUF GËRVALLËS, i kam në mendje fjalët e tij të mençura! Dhe shoh, sot e për çdo ditë se, sa aktuale janë ato thesare të tij!...Tingëllojnë ato fjalë të tija, akoma më fuqishëm për ne, shokët e atyre viteve të stuhishme, edhe duke parë me sytë tanë gjendjen në të cilën ndodhet sot atdheu e kombi ynë, duke parë se, ç’po ndodh me ne, shqiptarët, me Kosovën, me trojet tona...duke parë se, sa larg është bashkimi i dëshiruar!?..
Kur ndalesh e kthehesh prapa në vitet e tetëdhjeta krenohesh e të vinë ato vite dhe fjalët famëmadhe të Jusufit sikur të madhërojnë...Ndihesh krenar se, ke qenë atdhetar i flaktë, ku mbi çdo gjë për ty, ka qenë atdheu dhe liria; ke qenë i gatshëm të hidhesh mbi tankun serboçetnik, ashtu si trimi Mic Sokoli, para topit të turkomanëve, për të cilin, Sulejman Krasniqi shkroi librin “Mic Sokoli", libër, që u lexua me aq përkushtim nga shumica prej nesh dhe qe një frymëzim për ne, në rrugën tonë të përpjekjeve dhe luftës së drejtë kundra okupatorit serbosllav.

...Po sot?!..Është një gjëndje e trishtueshme kudo, sidomos, edhe duke parë këta horrat pushtetarë, në qeveri e parlament, që kanë harruar popull e atdhe dhe po punojnë mbrapsh! Pa frikë mund të thuash janë një prerje me ata, që ishin në pushtetin titist! I njëjti model, e njëjta parullë si e atyre,si e këtyre, xhepat plot për vete e për popull“ bash me briga“, nuk ma nin!...Dhe këtë po e realizojnë pikë për pikë!...Po akoma më e trishtueshme është kur e mendon që, këtë Kosovë po e udhëheqin ata, që deri dje ishin luftëtarë të lirisë!? Po kush e kish menduar lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në këtë gjëndje?!...Po po, sot ku kemi arritur edhe atë që, nuk e njeh as qeni të zotin e shtëpisë. Hyn e del nëpër Kosovë cilido udbashë, si t’i dojë qejfi, pa ju dridh qerpiku!? Shetisin posht e nalt, athua se, nuk ishin këta kriminelë që, deri dje maltretuan e zhdukën pa nam e nishan bijtë e këtij populli, që ushtruan mbi këtë popull gjenocidin më të egër!? Dhe deri më sot asnjë kërkim falje nga Serbia shkinë...dhe as që po e njeh kjo shkinë Kosovën e pavarur!!!

...Dhe ja, edhe Vuçiçi u lejua të vinte në Republikën e Kosovës... erdhi me qëllim a pa qëllim, veç ai zotëria erdhi në Kosovë!? Këta plehrat, krerët tanë, që gjoja na udhëheqin, herë deklaroheshin se, do të lejohet Vuçiçi e here jo!?... Njëri thoshte pa leje, tjetri me leje...Por e vërteta nuk ishte as tek njëri e as tek tjetri, sepse ai erdhi dhe hyri si në shtëpinë e vet, pa i bërë syri tërrrr!!! Hyri në tokën shqiptare, ai, që kishte bërë terror ndër shqiptarët bashkë me kasapin e ballkanit Sllobodan Millosheviçin... Shkoj ai në Mitrovicë se, aty e kanë "zemrën" se, ashtu thonë "Kosova është zemra e Serbisë"...Shëtiti zotëria e tij, gjithandej, ku deshti e dëshiroj, i shoqëruar vetëm nga serbët dhe nga policia e Kosovës!? Ndërsa nga organet shtetërore të Republikës së Kosovës nuk e shoqëroj askush. Shkoj edhe në qytete të tjera...por shkoj edhe në Ujman, të cilin serbët e vajtojnë, sepse, sipas tyre, aty është Serbi!? Foli e çka nuk foli, kurse “trimat”, të tanët, ishin futur në vrimën e miut dhe, dëgjonin nga të tjerët se, ku gjendet dhe çka po bën Vuçiçi!... Nga aty, u nis edhe për në Drenicë, por aty, hëëëë “dale beg, se ka hendek”, populli i bëri bllokadë...! E ndaluan dhe, e dogjën asfaltin e rrugëve të Kosovës sepse aty e deri te Rashka është Kosovë dhe jo deri në Skënderaj!...Dhe u kthye mbrapsh ky kriminel, që kudo, ku shkoi, deklaroi me të madhe përsëri se, nuk do ta njohin Kosovën dhe se, do të luftojnë, për të drejtat e serbëve të Kosovës!? Atij duhej zën pritën larg, shumë larg…Por kjo ishte edhe një dëshmi a sikur ai ju tha “...o shqiptari, pse po harroni që, unë jam pasardhësi i Millosheviçit, i atij kasapit, ndaj, edhe sa kohë do të duhet për ju, që ta kuptoni e të bindeni për këtë, o të mjerë!!...” Dhe askush nga qeveritarët tanë nuk ju kundërvu...bile disa i buzëqeshën, sikur i thanë mos e prish terezinë, por vazhdo rrugën tënde se, mirë e ke!...Po mirë e ka ky, kur edhe Evropës i erdhi keq për të, që nuk shkoi në Drenicë, mirë e ka ai dhe Serbia, kur ne sot jemi të përçarë mes vedi si asnjëherë në historinë tonë!!! Jemi kthyer në armiq për njëri tjetrin...Sharje e shantazhe nga më të rëndat midis qeveritarëve e pushtetarëve tanë, që me shumë të drejtë populli i thjeshtë i ka quajtur pushta-pushtetarë!
E çfarë bashkimi mund të presësh prej tyre, kur kjo fjalë me kohë është
harruar në gojën e tyre...

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 319 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi