Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Duhet vepruar të gjithë intelektualët, pa subjekte politike
Publikuar më 16 shtator, 2018 në orën 00:01 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
“Të drejtë për të jetuar nuk keni, nëse mundeni për të jetuar, jetoni!”
Maltusi.

Kohëve të fundit, skenën politike e dominon dilitantizmi, narcisoizmi dhe klanët, e, që të gjithë kanë krijuar huti në kokat e njerëzve, por kjo po ndodh për shkak të karierës, shpëtuar vetën e klanin dhe të shtyrë nga faktori ndërkombëtar, që Serbia të hyej në gjirin e tyre, e jo të Putinint. Por, nëse kryesusit e qendrave vendosëse e kanë lexuar “Naqërtanien”, do të shohin shumë mirë, se Vuqiqi është interpretuesi më i mirë i porosisë së Garashaninit “Kokën mbaje nga Perendimi, e dorën nga Rusia” dhe Rusia është ajo që e furnizonë me teknik ushtarake, me elaborate, me veto, etj. Nëse këtë qëllimisht të huajt “miqët tanë” e mëshehin, atëherë ne të paktën duhet t’ua tregojmë bashkombasve tanë, për të bërë trysni te këta faktor dhe të gjejmë rrugën e daljes nga kjo katrahurë, ku trojet tona po përdorën si monedhë kusuritje.

Filozofia e Maltusit
Këtë mendim Ai, që më vonë do të shëndrrojhet në moto të nazifashizmit, sigurisht, e ka marrë nga njohja e historisës dhe duke e ditur fuqinë angleza, që kishte zhvilluar katër kryqëzatat, është munduar t’i japi ngjyrë racore, që më vonë, do të jetë rrymë fillozofike më tragjikja, që i sjell vetëm gjakderdhje njerëzimit.
Ilirët, e më vonë shqiptarët, do të kenë një fat të hidhur, pothuaj gjatë gjithë histrorisë, nga popujt e mbëdhejnjë, së pari nga Perandoria Romake, pastaj nga ajo e Bizantit në bashkëveprim me sllavët dhe të turqëve, që, po ashtu, në bashkëveprim me sllavët (ortodoksëst).
Edhe Evropa, pastaj gjithë perendimi, do ta ngërthejnë në vete këtë mendim maltusian për shqiptarët dhe do ta zbatojnë në mënyrën më klasike, që edhe sot e asaj dite, e kanë prioritet të prioriteteve këtë.
Evropa do të jetë prijetare dhe zbatuese e kësaj rryme fillozofike, që nga themelimi i gjuhës grejke, kombit Grek, shtetiti Grek dhe histrorisë greke, e, sidomos nga Kongresi i Berlinit, ku shqiptarët as që radhiten ndër popujt, që merrnin frymë, nën këtë nënqiell. Kjo do të vazhdojë në vazhdimësi, qoftë veç e veç shtetet, qoftë duke kombinuar metodat e tyre maltusiane, ende pa i shfaqur publikisht Maltusi, në relacion me gjuhën, fenë, kombin, kufijtë, të cilat probleme na kanë ardhur deri në ditën e sotme. Evropa dhe të gjithë përreth saj, luajnë të njejtën lojë me shqiptarët, “të drejtë për të jetuar nuk keni, e nëse mundeni për të jetuar, jetoni!”

Maltusizmit i shtohet edhe Oevelizmi
Vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria londineze mundi për të jetuar më vete, edhe pse në ditët e para pas çlirimit, duke mos ditur ende se çfarë rendi shoqëror do të vendoset atje, nga të gjitha anët u sulmua, deri te përdorimi i forcës diverzante.
Shqipëria e pushtuar, iu nënshtrua terrorit të pa parë, me vrasje, burgosje, përzënie në Turqi e gjetiu, deri në Australinë e largët, për të zhbërë demografinë e tokave shqiptare, por shqiptarët vendosen të jetonin dhe mbijetuan edhe fillozofinë e Maltuesit.
Përveç kësaj teorie famëzezë, shqiptarët e Shqipërisë së robëruar u përballën edhe me fillozofinë e krijimit të pas Luftës së Dytë Botërore, atë të Ovellit, për shpërlarjen e trurit. Që të dyja këto teori, fuqizoheshin nga Perendimi dhe SHBA-ja “Demokrati”. Me Luftën e Ushtrisë Çlirimtare, disa e kuptuan padrejtësinë dhe na ndihmuan për çështje humanitare, por kjo doli të jetë një lojë e koordinuar, i të dyja fillozofive, asaj të Maltuesit dhe Orvelit. SHBA-ja arriti qëllimin e gjeostrategjisë, para se të pozicionohen rusër, për të cilën u vranë e masakruan rreth pesëmbëdhjetë mirjë shqiptarë, të të gjitha moshave, e gjinive, ndërsa Franca, si shpagim, që kishte marrë pjesë në bombardime, në kuadër të NATO-së, Serbisë ia siguroi zgjerimin deri në Ibër.

Pas Rambuiles, ndodhi Vjena e Brukseli
Ky kapitull, i së kaluarës, na shtynë për të mednuar, se çfarë po ndodh sot, në aeropagun e Brukselit, sepse për Vjenën kam shkruar gjërë e gjatë disa artikuj analitik e kritik, por edhe në librin “Misioni dhe misionarët”, nga tugjarët, në krye me negociatorën Mogherini, që si duket, e kanë në gjene të bëjnë pazare me tokat shqiptare, në favor të serbëve, sikur që ndodhi, që një Mogherin ndërmjetësoi në mes Mbretërisë serbe dhe Toptanit, për të ardhur në pushtet, sepse e mira e shqiptarëve është të jenë “nën Serbi, Greqi, pse jo edhe nën Italinë”. Të njejtën ua propozon sot Mogherini, isntitucionalistëve të Kosovës.
Po të ndiqnin politik parimore, pa dy motot e lartëshenuara, shtetet e fuqishme, do të kërkonin nga Serbia, që së pari, ta hiqte Kosovën nga Kushtetuta e vet, e, pastaj të fillonte bashkëbisedimi, por ata erdhën në një përfundim tjetër, pak më “parimor”, le të marri Serbia sa ka nevojë, e pjesën tjetër le ta marrin kosovarët (serbët, turqit, malazezët, të tjerët, edhe shqipatarët). Çfarë i thuhet kësaj politike, kur në Serbi, shqiptarët nuk e kanë të drejtën themelore, të mësojnë nga librat shqip, e të mos flasim për histroinë e vet, si dikur nën Turqinë, Greqinë e Serbinë, para njëqin dvetësh. I di këto faktori ndërkombëtar?! Me siguri, por duhet shkuar deri në fund me dy motot e lartëshenuara, pasi institucionalistët e Kosovës, pa përjashtim, janë bërë vasal të Brukselit, alias, të serbëve. Vet motoja “se Kosova është projekt i Amerikës dhe Evropës” e sqaronë gjithë këtë politik dyftyrëshe, madje edhe pas sa vjetësh pavarësie. Ministri i dikurshëm i Millosheviqit, Vuqiqi, në pendeën e Ujmanit, e lartësonë eprorin e vet, por ai kishte jetuar “në një kohë të papërshtatshme”. Nëse lexohet shqip ky mendim, përfundimi është, se kishte gabuar me sllovenët dhe kroatës, kur Rusia nuk e kishte forcën që e ka sot, sepse, po të ishte vetëm çështja shqiptare, do ta kishim Kosovën nën sundim, madje dhe shumë vise tjera shqipatre!!! Me një deklaratë të BE-së kundër Vuqiqit, sikur e shpërlau vetën, pa u munduar që t’ia tërheq vrejtjen seriozisht, po e la, sikur e la dikur me një vrejtje Millosheviqin, në Gazimesta, nga ku edhe do të fillojë lufta kundër të gjitha kombeve në Jugosllasvi dhe ai do të marri epitetim “Kasapi i Ballkanit”.

Rehabilitimi i mumjeve politike, shkapërderdhi energjinë kombëtare
Ku jemi ne shqiptarët, në këtë vorbull ngjarjesh?
Që nga viti 1990 e këtej, përjashtuar kohën e UÇK-së, asnjëherë nuk kemi pasur platëformë kombëtare, sepse në Shqipërinë londineze, Sali Berisha, e ndrydhi gjithë vullnetin e veprimit kombëtar e intelektual, e shkatrroi akademinë e ushtrinë, shiti dhe shkatroi arsenalin luftarak, që kombi ynë të dobësohet, sepse misionin që nuk e kishte kryer Esat Pashë Toptani, e kishte marrë përsipër ta përmbushte, madje edhe me tentim grushteti, në mes ofenzivave, si moment më i përshtatshë, për t’ia trasuar reugën ushtrisë vrastare serbe, edhe përbrenda Shqipërisë ,londineze.
Ndërsa në Shqipërinë e robëruar, në trurin e shqiptarëve ishte ngulitur, se liria do të vinte në pjatë. U deshtë mund, djersë e gjak, për ta përmbysur këtë politikë antikombëtare pjesërisht, sepse “miqtë” tanë, nuk deshën që asnjëra palë, në trojet shqiptare, pa kryer misionin e vet, të shkonin nga skena politike, por i forcuan dhe si mumje iu kthyen skenës, për t’i duartrokitur dhe votuar në emër të “pluralizmit”. Në këtë valle do të hyejnë edhe akterët tjerë politikë dhe gjithëçka do të jetë për së “mbari”, duke filluar nga Vjena, me Ahtisarin dhe tash në Bruksel me Mogherinin.
Krahu i vasalëve përditë e më tepër po zgjerohet, permes rahabilitimeve, duke i pozicionuar në vendet më kyqe, nëpër institucione, të cilat jo vetëm se nuk kryejnë detyrën e vet, të përcaktuar me ligj, por gjithnjë e më tepër, duke anuar kah politika e Beogradit, duke u thirrur në faktorin ndërkombëtar, se ata e kërkojnë këtë.
Realiteti është, se ata e kërkojnë këtë, sepse vet elita politike e jona, nuk ka bêrë asnjë përpjekje, qoftë në Vjenë, qoftë në Bruksel, për të kanalizuar çështjen kombëtare, duke i ndarë dhent e dhitë ma falangën serbe, e cila ishte dhe është në pushtet, prandaj, shtetet që ishin më serioze në mbështetje, filluan të tëhiqen, duke i lëshuar vendin sllavizmin në krye me Putinin. Nëse edhe kjo mund të quhet politik e drejtë, e atyre që kanë interes gjeopolitik dhe gjeostrategjik në hapësirën tonë, atëherë parashtrojmë pyetjen, ku i shpie kjo tërheqëje?
Shumë zëra analitik kombëtart, kanë kërkuar, në mënyra të ndryeshme, një platëformë kombëtare, duke u bazuar në Preambullën e Kushtetutës së Shqipërisë londineze, por askush nga institucionalistët, në gjithë hapësirën kombëtare, nuk dëgjoi dhe bënë e bëjnë politik fisesh, që të gjithë armiqëve u shkon përshtati, ndërsa varros të kaluarën tonë kombëtare. Nëse deri sot kjo nuk është vrejtur, sot më nuk kemi pse hemendemi dhe duhet ngritur zërinë, jo partiak, sepse të ghithë kanë humbur dinjitetin, në lojën e fundit, me rastin e Luginës së Preshevës, për të ndërrmarr diçka konkrete për kombin.
Mos të harrojmë, nëse nuk veprohet, hartat e kemi në tavolina, si ato të nëntëdhjetëeshtatës, dhuratë nga Sali Berisha, si ato të Rugovës, e, së fundmi edhe të Thaçit. Nëse nuk veprohet, atëherë do të kemi nga ahtisarët e mogherinën, shkopin, jo karrotën. Këtë alarmë e kam ngritur që në vitin 2005 (Meditieme) dhe në vitin 2016 (Misioni dhe misionarët), duke mos llogaritur edhe artikujt e veçantë për këtë problematik.

Prishtinë, 15.09.2018

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 1 vizitorë
Lexuar: 265 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi