Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Serbia është bër shtet në trojet shqiptare dhe i ka borxh Kosoves territor rreth tri Kosova (1804-1912)
Publikuar më 18 shtator, 2018 në orën 21:46 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Banorët nëpër vendbanimet dhe qytezat e Serbisë para kryengrtjes së parë serbe kanë qenë kryesisht me shumicë turke. Serbë kanë qenë shumë pak. Në vitin 1783 në periferi të Beogradit kanë qenë 6.000 shtëpi turke dhe 800 shtëpi serbe. Në Beograd shumica e lagjeve i mbanin emrat e nacionaliteteve (lagj-ja e shqiptarëve, grekëve, çifutëve, jevgjëve). Më 1784 Kraleva ka patur 89 shtëpi turko-shqiptare. 11 serbe. Më 1826 Çupria ka patur 230 shtëpi shumicë turko-shqiptare e pak serbe. Sipas T. Vukanoviq, kryesisht edhe në vendbanimet -qytezat tjera në Serbi më shumë kishte popullatë turke, sesa serbe si: Svetozareva Kragujevci, Krushevci, Pozharevci, Paraqini, Smedereva, Uzhica, Çaçaku, Shabaci etj.

Sipas historiografisë serbe,shqiptarët e islamizuar janë quajtur turq-musliman. Ashtu autorët serb shkruajnë kinse shqiptarët nuk kanë luftuar kundër turqëve, por kanë bashkpunuar me ta, për këtë vetë kanë ikur… Serbia e mori Sanxhakun e Beogradit n’fillim të shek.XIX. Kur serbët morën këtë territor, filluan të dëbonin shqiptarët nga sanxhaku i Beogradit dhe lugina e lumit Moravë. Nga Sanxhaku i Beogradit u dëbuan të paktën 150.000 shqiptarë,që po ta kthesh me numrin e sotëm të rritjes së popullsisë, shkon deri te 1 milionë banorë. Beogradi ka pasur një popullsi të madhe shqiptare, e cila mund të përbënte edhe shumicën e popullsisë në atë kohë.
Më 1833 Serbia i kishte shpërngulur shqiptaret edhe nga 6 nahijet; të Krushevcit, Paraqinit, Rozhanjit, Soko Banjës, Timokut dhe Negotinit.
Me 1878 Serbia i kishte shpërngulur me dhunë shqiptarët në pjesën Verilindore të Vilajetit të Kosovës (Sanxhakun e Nishit, Toplicë Pirot, Leskovc, Vranjë etj. Më 1912 Serbia i okupoi dhe ende i mban, Preshevën, Bujanocin, Medvegjen dhe Sanxhakun. Gjatë dy shekujve të fundit, nga territoret e shtetit serb u dëbuan mbi 2.5 milionë banorë. Po të llogarisim edhe numrin e të vrarëve më atë të dëbuarve, sot mund të bënin një popullsi prej 15 milionë shqiptarë. 30 milionë në Ballkan. Ashtu në Turqi numri mund të jetë 10-20 milionë shqiptarë. Këto fakte nuk ja thanë serbisë dhe B. Ndërkombëtare ,asnjë intelektual e historian dhe asnjë politkan e deputet. Literatura: – Tatomir Vukanovič -Naselja u Srbiji u doba prvog srspkog ustanka 1804 -1813, Vranje 1975. – Elena Kocaqi Levanti Planet për Zhdukjen e Shqiptarëve Si u krijua Greqia dhe Serbia në trojet shpiptare, shtypur: EMAL – Kosovo nekad i danas – Kosova dikur e sot, Beograd 1973. – Feliks Kanic, Srbia Zemlja i Stanovništvo, Beograd 1986.

Ragip Mexhuani
Prishtinë
15-09-2018

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 1 vizitorë
Lexuar: 732 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi