Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Dr. Vlora Mehmeti-Tërshani, emër nderi i kombit
Publikuar më 30 shtator, 2018 në orën 06:09 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Përkujtim i shkencëtares shqiptare me rastin e njëvjetorit të largimit në amshim

Tani po mbushte një vit nga fund shtatori i kaluar ku UN i Vjenës u trondit nga shuarja e Dr. Vlora Mehmeti-Tërshani në moshën e saj 35 vjeçare. Ajo që e vogël u dallua me zgjuarsinë e saj duke qenë nxënëse shembullore në Kosovë dhe Austri ku mbaron me sukses të shkëlqyeshëm gjimnazin në Vjenë, duke shkruar histori si nxënësja e vetme në historikun e gjimnazit e njohur të Vjenës, e cila nuk përsërit vitin sipas ligjeve për gjuhën e shkollës. Ishte shumë e dalluar në gjuhën angleze, shkencat natyrore, veçan matematikë dhe në mësimin e gjermanishtes për disa muaj. I gjithë trupi mësimor u mrekullua me një rast të pa takuar deri më tani në jetën shekullore të gjimnazit. Kujdestarja e klasës i shkruan letër Ministrit të Mësimit të Austrisë.

Mbaron Fakultetin e Farmacisë në Universitetin Shtetëror të Vjenës, kurse Magjistraturën në Tokushima (Tokushima Bunri Unviersity, Japoni), tek Profesori i njohur Asakawa Yoshinori, në gjuhën angleze, duke u vlerësuar me notë të lartë dhe mbrojtur temën me vlerësim maksimal. Prof. Dr. Gerhard Buchbauer, në emër të komisionit tha: “Ne jemi krenar me Vlorën”.
Studimet e doktoratës i përfundoi në shtator të vitit 2016 në drejtimin e Mikrobiologjisë Molekulare në Universitetin e Vjenës. Dr. Vlora ishte e angazhuar si punëtore shkencore në Departamentin për Ekogjenomikë dhe Systembiologji (Department of Ecogenomics and Systems Biology), në sektorin laboratorik të njohur për hulumtime shkencore, njërin nga më të njohurit në sferën e biologjisë molekulare në botë.
Dr. Vlora Mehmeti Tërshani prezantoj UN e Vjenës në disa kongrese botërore të hulumtuesve të rinj. Hulumtimet e saj u botuan në dhjetëra gazeta shkencore të botës. Puna e saj e ngriti si shkencëtare të nivelit ndërkombëtar e cilësuar nga përfaqësuesit e UN- të Vjenës.
Në sallën solemne të ndarjes së titujve akademik, Dr. Vlora Mehmeti Tërshani përshëndeti të pranishmit solemnisht në emër të të graduarve shkencor nga gjithë bota në gjuhët; latinisht, anglisht, gjermanisht dhe në shqip, diçka e pa dëgjuar deri tani.
Dr. Vlora Mehmeti-Tërshani është ndër doktorantet e para shqiptare në drejtimin e mikrobiologjisë të këtij universiteti. Puna shkencore afirmative e studiueses së re shqiptare është shembull që duhet ditur gjenerata e re dhe meriton vlerësimin nga të gjithë.
Në përkujtim të Dr. Vlorës, Fondacioni Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”, dega në Vjenë, i ndan Mirënjohje me Motivacion: “Për rezultate të shquara të rangut të lartë ndërkombëtar në fushën e hulumtimeve shkencore, për ndihmë shumë studiuesve nga gjithë bota dhe atyre shqiptarë, për ngritje të imazhit të femrës shqiptare, në veçanti, dhe shqiptarëve në rrethet shkencore ndërkombëtare.”











Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 770 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi