Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Jeto, sikur do të vdesësh nesër. Mëso, sikur do të jetosh përgjithmonë
Publikuar më 08 tetor, 2018 në orën 15:41 ( ) Afrim Morina | Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Interviste e imagjinuar

Mohandas Gandhi Karamchand ka lindur më 2 tetor 1869, Porbandar, një qytet bregdetar që sot njihet si Gujarat, Indi. Gjatë rritjes me një nënë të devotshme dhe me traditat e rajonit Jain, i riu Mohandas i zhytur, fillimisht ndikimi, që do të luajnë një rol të rëndësishëm në jetën në moshën madhore të tij, këto ndikime përfshirë për qeniet e ndjeshme, vegjetarianizëm, agjërimi për vetë-pastrimin, dhe tolerancë reciproke ndërmjet individëve të besimeve të ndryshme. Klasikët indian, sidomos tregimet e Shravana dhe Maharaja Harishchandra, nga epiket indiane, kishte një ndikim të madh, në fëmijërinë e Gandit.

Mohandas Karamchand Gandhi u vra më 30 janar 1948, ishte një udhëheqës i shquar politik dhe ideologjik i Indiasë, gjatë "lëvizjes indiane për pavarësi". Ishte i pari i lëvizjes “Satygraha” (fuqia e shpirtit, ose fuqia e të vërtetës). Kjo është e përcaktuar si rezistencë ndaj tiranisë, përmes masës rezistuese civile, një term që përdoret shumë nga Gandi në deklaratat dhe shkrimet e tij. Filozofia e tij, u themelua në mënyrë të vendosur mbi Ahimsa (jo dhunës). Në Indi ai është quajtur edhe Bapu ose Ati dhe zyrtarisht i nderuar në Indi si At ii kombit.
Në Shqipërinë e pushtuar nga Jugo-Serbia, është përhapur “fryma” e lëvizjes “Gandiste”, pra politika e ndejtjes. Sa ka të bëjë kjo me gandizmin, mund të kuptoni edhe nga ky bashkëbisedim, me këtë përsonalitet të madh botëror, por edhe me përvojën e neve shqiptarëve, jashtë Shqipërisë londineze.

Morina:- Çka është jeta Juaj?

Gandi:- Jeta ime është mesazhi im.

Morina:- Çka është lumturia?

Gandi:- Lumturia është, kur ajo që mendon, ajo që thua dhe ajo që bënë, janë në harmoni mes tyre.

Morina:- Nëse njeiu përcaktohet për diçka madhore, si sillen njerëzit?

Gandi:- Në fillim të injorojnë, pastaj qeshin me ty, pastaj të luftojnë, dhe pastaj ti fiton.

Morina:- Ju zgjodhet durimin?

Gandi:- Po. Jo-dhuna është forca më e madhe në dispozicion të njeriut. Ajo është më e fuqishme edhe se arma më e fuqishme e shkatërrimit, që njeriu ka krijuar ndonjëherë.

Morina:- Pse, kur Britania e Madhe ishte supërfuqi?

Gandi:- Ajo kishte armen, ne kishim forcën

Morina:- Çfarë arme?

Gandi:- Së pari, i paralizuam adminisratën, duke mos pranuar asnjë dokument të kolonizatorit dhe shërbimet tjera. Së dyti, ne ia mbyllëm industrin e tekstilit dhe të ushqimit, nga ku kishin përfitime të mësha. Këto tri elementa na bënë të fortë.

Morina:- Si erdhet në përfundim, se kjo mund t’ua sillte lirinë?

Gandi:- Tri vjet e shetita Indin. Nuk e kisha njohur, as mentalitetin e popullit, as pasurit që dispononte atdheu im. Kur i mësova këto të dyja, fillova ta shpërndaj iden e kundërshtimit, u pranua dhe doli se ishte arma më e forte, se e pushtuesit

Morina:- Nuk të kuptova?

Gandi:- Ata nuk përbënin çerekun e popullësisë tonë. Ne kishim të gjitha resurset e jetës në dispozicion, mund të jetonim një kohë, pa fabrikat e tyre. Ne kishim edhe hapësirë teritori, të cilën nuk mund ta mbulonte ushtria e saj, atëherë pse të përdornim armën, për të dëmtuar rinin, kur kjo formë e largoi shumë shpejtë.

Morina:- U preferoni edhe kombeve tjera këtë llojë rezistence?

Gandi:- Ato kombe, që janë në kufi me armikun dhe që janë shumë më pak me numër popullësie, nuk do tua preferoja Kjo metodë e ka të keqën më të madhe, se mud të tjetërsohesh dhe të jesh rob, deri sa të lind një gjeneratë e ndergjegjëshme, për çlirim, e cila edhe do të bie ndesh me gjeneratën e vjetër, për t’ia prishur, elitës, komoditetin politik e familjer, që e ka fituar me lojën e durimit, nën robëri

Morina:- Gjenerata e ndergjegjshme?!

Gandi:- Gjenerata, e cila do ta përgaditë kombin për një luftë të armatosur. India është specifikë më vete. Në vendet tjera, një durim i tillë, do të thotë, pranim i kapitullimit, që në fillim të rezistencës.

Morina:- Faleminderës. Po mëkati?

Gandi:- Urre mëkatin, duaje mëkatarin.

Morina:- Çka duhet kuptuar me, njeriu i mirë?

Gandi:- Njeriu i mirë është mik i të gjithë gjërave të gjalla.

Morina:- Edhe një herë, të kundërshtimi i dhunës?

Gandi:- E shpjegova më lartë. Unë e kundërshtoj dhunën, sepse kur ajo duket se po bën mirë, e mira është vetëm e përkohshme; ndërsa e keqja që ajo shkakton, është e përjetshme.

Morina:- Ua preferoni të gjithëve?

Gandi:- E shpjegova më lartë. India i ka specifikat e veta. Para se të dilja me këtë mendim, kam vizituar tërë Indin. Kam studijuar jetën në të gjitha cepet e atdheut. Kam studjeuar të gjitha rrugët që na shpienin në liri. Koha për përgaditje të një lufte të armatosur ishte shumë e shkurt, prandaj zgjodhem këtë rrugë. Të gjithë e përthekuan, e cila u perhaps shumë shpejtë.

Morina:- Çka është e vërteta?

Gandi:- Çfarë është e vërteta? Pyetje e vështirë, por unë për vete e kam zgjidhur, duke thënë se ajo është “ajo që zëri i brendshëm të thotë”.

Morina:- Kush mund të falë?

Gandi:- Të dobëtit nuk mund të falin asnjëherë. Falja është virtyt i të fortit.

Morina:- Çka është qytetërimi?

Gandi:- Qytetërimi është inkurajim i dallimeve.

Morina:- Je trishtuar ndonjëherë në jetë?

Gandi:- Asgjë nuk më ka trishtuar më shumë në jetë, se sa ngurtësia e zemrës së njerëzve të arsimuar.

Morina:- Për ndryshimin e botës?

Gandi:- Ti duhet të jesh ndryshimi që dëshiron të shohësh në botë.

Morina:- Cila është pasuria e vërtetë?

Gandi:- Shëndeti është pasuria e vërtetë, dhe jo copat e floririt dhe argjendit.

Morina:- Kur mund ta gjesh vetën?

Gandi:- Mënyra më e mirë për të gjetur veten, është ta humbasësh, veten në shërbim të të tjerëve.

Morina:- Ka ngjajshmëri, në mes njerëzimit dhe oqeanit?

Gandi:- Nuk duhet të humbasësh besimin tek njerëzimi. Njerëzimi është një oqean; nëse disa pika në oqean janë të pista, vetë oqean nuk bëhet i pistë.

Morina:- Nga kush varet e ardhmja?

Gandi:- E ardhmja varet nga ajo që bën sot.

Morina:- Si mund t’i zgjidhim problemet e botës?

Gandi:- Dallimi mes asaj që bëjmë dhe asaj që jemi në gjendje të bëjmë, do të mjaftonte për të zgjidhur problemet e botës.

Morina:- Për rezultatet?

Gandi:- Mund të mos dish asnjëherë, se çfarë rezultatesh do të kenë veprimet e tua, por nëse nuk bën asgjë, nuk do të kesh rezultate.

Morina:- Cila është arma më e fuqishme e njerëzimit?

Gandi:- Paqja është arma më e fuqishme e njerëzimit.

Morina:- Si mund të humbet beteja?

Gandi:- Të humbasësh durimin, është të humbasësh betejën.

Morina:- Për mësimin?

Gandi:- Jeto, sikur do të vdesësh nesër. Mëso, sikur do të jetosh përgjithmonë.

Morina:- Çka është intolerance?

Gandi:- Intoleranca është në vetvete një formë dhune dhe një pengesë për rritjen e një shpirti, të vërtetë, demokratik.

Morina:- Mud të ketë në mosmarrëveshje, progres?

Gandi:- Mosmarrëveshja e ndershme, është shpesh herë një shenjë e mirë progresi.

Morina:- I plotëson bota nevojat e njeriut?

Gandi:- Në botë ka mjaftueshëm për nevojat e njeriut, por, jo për babëzinë e njeriut.

Prishtinë, 14.08.2018

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 1 vizitorë
Lexuar: 2,098 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash...
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34
Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur...
Klasa politike vendoste pushtetin personal pa...
E enjt, 04 qershor 2020 - 19:19
Roli i Austrisë ka qenë më pozitivi, madje pa atë nuk do të mund të kishim krijuar dot një shtet shqiptar në vitin 1912. Ajo u mbështet herë pas ...
30 VJET NGA KRIMI SERB I HELMIMIT TË FËMIJ...
E shtun, 21 mars 2020 - 01:50
Dr. Shukri Gerxhaliu: “Kur është në pyete fëmija, populli e kombi unë jam i gatshëm të sakrifikohem”. Flet Dr.Gërxhaliu, doktori i cili tra...
KRAHËT E SHQIPES
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25
Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“ ⁃ Kush është zonja. Ma...
Rexhep Qosja: Fitorja e Kurtit sjell shpresë...
E hn, 07 tetor 2019 - 19:51
Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej kufirit, Rexhep Qosja dy ditë para zgjedhjeve shkroi editorialin “Zgjedhjet e parak...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi