Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
ME KË DUHET TË JENË SHQIPTARËT?
Publikuar më 08 nntor, 2018 në orën 01:33 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Duke e parë realitetin e hidhur me sy, që po ndodhë tash e shkuar dy dekadash (e, ka ndodhur edhe më herët), nga kushdo dhe cilido që ka qenë e po vjen në pushtetet “patriotike” e “shqiptare” dhe ngado që po anojnë shqiptarët, unë, kam zgjedhur një model origjinal shqiptar, për të qenë me Shqipërinë dhe me shqiptarët, si gjithmonë në jetën time shqiptare, por, jo, kurrë, as me shqiptaro-titistët e “bashkuar” në katër republika “patriotike” e “shqiptare” të ish-Jugosllavisë antishqiptare, por, as edhe me ndonjërin prej “udhëheqësve” shqiptarë të “demokracisë”, po “patriotike” e “shqiptare” të Tiranës zyrtare, që po i përzgjedhë për “këshilltarë” e po i zyrtarizon shqiptaro-titistët me këlyshët dhe me ku(a)drat e tyre!...

Zgjedhja e ime e vetme dhe e përjetshme ka mbetur Shqipëria dhe shqiptarët, si shtet dhe komb i im shqiptar, Shqipëria e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe e xhaxhit Enver Hoxha, pa dashur kurrën e kurrës të jem i barabartë para asnjë udhëheqësi tjetër “patriot”, “shqiptar” e shqiptaro-titist, me krye e me bisht!... Dhe, kurrë nuk i kam takuar dhe as që do t’i takoj ndonjë grupimi “politik”, “patriotik” e “shqiptar”, dhe, aq më pak grupimeve “politike” e “patriotike” të shqiptaro-titistëve&Co, që nuk dinë (dhe nuk duan) ta bëjnë Shqipërinë-SHQIPËRI, ose këtë emër e përdorin vetëm për konsum “politik” e “patriotik”, për të përfituar mëhallët, klanet dhe dinastitë e tyre, po “patriotike” e “shqiptare”(!) .

Para se të jem me këta “patriotë” e “shqiptarë” të mëdhenj, kam zgjedhur të jem me Kushtetutën shqiptare, me Atdheun dhe me Kombin tim, që po e zhvatin nga të gjitha anët hienat “shqiptare” dhe ato shqiptaro-titiste në pushtet, në gjashtë shtetet ku është copëtuar Shqipëria dhe në të cilat “shtete” e nga po përçahen, plaçkiten e dëbohen vetëm shqiptarët, të ndihmuar prej “miqve” tanë rajonalë, evropianë e botërorë.

Po ashtu, kam zgjedhur të mos jem me të gjitha kategoritë “patriotike” e “shqiptare” të të “burgosurve politikë shqiptarë” në pushtetet që ua kanë dhuruar “shqiptarët” dhe shqiptaro-titistët e njohur, që po e zhvatin e copëtojnë kaq egërsisht e pamëshirshëm djersën e kombit tim, po me dije e diapazon “politik”, “patriotik” e “kombëtar”, “komunist”-“demokrat”, shqiptaro-titist(!)…

Thjesht, kam zgjedhur të mos jem me UDB-asho – KOS-istët shqiptaro-titistë (as me aleatët e tyre në Tiranë) dhe as me pasardhësit e rafinuar e të katapultuar të tyre, të konvertuar në “demokratë” e “patriotë” të mëdhenj (me të cilët, ne, shqiptarët, nuk kemi qenë kurrë) dhe me bijtë e bijat e tyre në pushtetin post”komunist”-“demokratik”, në të gjitha fazat e këtij “tranzicioni” antishqiptar, antihuman dhe antinjerëzor(!)…

Shqiptarët, pa asnjë mëdyshje, nuk duhet të jenë as me Sali Berishën dhe kompanitë e tij “patriotike” e “shqiptare” të dirigjuara nga UDB-asho –KOS-istët e Prishtinës&Co, as me pasardhësit e Ibrahim Rugovës dhe kompanitë e tij “patriotike” e “shqiptare” shqiptaro-titiste të UDB-së dhe KOS-it, as me Edi Ramën e Hashim Thaçin, as me Albin Kurtin e VV-të e tij, as me dinastitë e rafinuara, “patriotike” e “kombëtare”, shqiptaro-titiste të LDK-së, as me kategoritë e të “burgosurve politikë shqiptarë”, as me “prijësit e UÇK-së”, që e sollën luftën në këtë derexhe dhe e shkelën Betimin e UÇK-së; po, as me par(t)itë e tjera “patriotike” e “shqiptare” të dala prej shqiptaro-titistëve, as me dreqin e me t’birin “shqiptar” e shqiptaro-titist që sillet me ne e rreth nesh dhe këshillon se si duhet të shkelet Betimi i UÇK-së dhe të përdhoset lufta e lavdishme e saj e si të copëtohet Shqipëria sa më shumë e të përçahen shqiptarët!…

Po, atëherë, me kë duhet të jenë shqiptarët?

Çështja logjike që duhet shtruar për diskutim e shqyrtim të hollësishëm, politik e kombëtar, është çështja se a kontrolloheshin, a manipuloheshin dhe a shantazhoheshin të punësuarit shqiptarë në botën e jashtme nga UDB-asho –KOS-istët dhe “patriotët” shqiptaro-titistë dhe a po favorizohen pasardhësit e tyre sot, sepse, gjasat janë mëse të qarta, bile, aq shumë të qarta sa nuk duan dhe nuk durojnë sqarim tjetër, të cilët, deri në këto çaste që po e mbarështrojmë këtë temë, po na e çojnë “peshkun e rruzës”… Dhe, nuk mund të pajtohemi me asnjë “shtet shqiptar”, ku, hienat politike e “patriotike” ia rrëmbejnë bukën nga goja popullit shqiptar, në emër të të cilit sundojnë dhe sillen “alla” sulltançe, “alla” grekçe, “alla” titistçe, “alla” serbçe, “alla” bullgarçe!...

Fatkeqësisht, tash e dy dekada i është dhënë mandat e hapësirë krahut anti-UÇK, që ta nëpërkëmbë e shkelë gjakun e luftëtarëve shqiptarë, që është dhënë për bashkim e liri kombëtare, dhe, ky është kulmi i krimit hipokrit shqiptaro-titist&Co!…

Sot, të mos ia duash shëndetin dhe jetën e gjatë Shqipërisë dhe kombit tënd, të mos ia duash bashkimin dhe lirinë popullit shqiptar, thjesht, është baras me tradhti.

Shqiptarët (sikurse edhe unë me shokë), duhet t’u kthehen rrënjëve të tyre ilire të Agronit, Teutës dhe Gentit, atyre të Aleksandrit të madh (Lekës), të Gjergjit Kastriotit-Skënderbeut, dhe, edhe më fort se kurrë më parë rrënjëve shqiptare të trungut të paluajtshëm shqiptar të Epokës së ndritur shqiptare të Xhaxhit Enver! Dhe, jo vetëm. Sepse, këto janë edhe rrënjët e mia (tona) shqiptare. Prandaj, unë, nuk dua të jem i barabartë para asnjë udhëheqësi “shqiptar” e shqiptaro-titist&Co dhe me asnjërin prej tyre (as krah tyre) dhe larvave që na i imponojnë e katapultojnë ata e këta, në çdo hap të ecjes sonë kombëtare e shtetërore, shqiptare(!)…

Jemi shumëlodhur, tashmë, nga të folurit e të vepruarit plot shibla të politikanëve “tanë” dhe të partiçkave të tyre “patriotike” e “shqiptare”, në çdo fushëveprimtari të jetës shoqërore shqiptare(!)…

Prandaj, kam zgjedhur të jem përherë me shtetin tim, Shqipërinë, dhe, me popullin (kombin) tim, me shqiptarët-shqiptarë dhe me moton e besimit shqiptar të Vaso P. Shkodranit, ku duhet ta ofrojnë praninë e tyre, pa përjashtim, të gjithë shqiptarët!...

Burojë, më 7 Nëntor, 2018

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 275 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi