Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Vilhelme Vranari Haxhiraj- Krenari Kombëtare
Publikuar më 11 nntor, 2018 në orën 07:47 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Vilhelme Vranari Haxhiraj, autore e 46 veprave letrare brënda 22 viteve në poezi, prozë, romane etj., jo vetëm shkrimtare por dhe autore e dhjetra shkrimeve publicistike, analiza dhe opinione me tematikë patriotike, filozofike, historike, politike, kulturore etj. Dhe nuk mund të qëndrosh indiferent, të mos emocionohesh moralisht, intelektualisht dhe kombëtarisht kur mëson se Shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj bëhet me meritë Antarja më e re e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Shqiptaro-Amerikane me seli në New York, një vlerësim ky i merituar për Mjeshtren e Madhe të Penës. Ky event bën që të ndjehen mirë të gjithë shqiptarët kudo pasi kjo bën që të ndjehemi mirë dhe të krenohemi me shkrimtaren e madhe Znj. V. Vranari Haxhiraj për antarësimin e saj në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve Shqiptaro-Amerikane me seli në New York.

Njerëzve të mëdhenj, shqiptarëve të mëdhenj, Shqipërisë dhe Kosovës gjithmonë mbrojtja, vlerësimi, ndihma dhe përkrahja u ka ardhur nga Amerika e Madhe e Vlerave të Lirisë e të Demokracisë.
Rasti i Vilhelmes me krijimtarinë e saj të jashtzakonshmne është rast unikal në letërsinë shqipe por edhe më gjërë. Këtu në këtë shkrim të shkurtër unë nuk po ndalem për t’i bërë “apologjinë” Znj. Vilhelme, pasi këtë e ka bërë mjaft mirë Akademia, e cila e pranoi atë si Antaren më të re të saj. Këtij vlerësimi më se të merituar i kanë paraprirë më parë edhe vlerësimet e bëra për znj. Vilhelme, e cila ka marrë edhe mbi njëzet Çmime prestigjoze kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo jo vetëm për Vlorën por për të gjithë shqiptarët bën që të gjithë të jemi krenar për vlerësimin e merituar, por veprën e Mjeshtres së Madhe të Penës znj. Vilhelme.
Na takon së pari Ne shqiptarëve që duhet t’i vlerësojmë dhe t’i respektojmë individët dhe kontributet e vlerat e mëdha patriotike, kombëtare, intelektruale, artistike, historike dhe krijuese të tyre siç është edhe rasti për Vilhelmen; t’i lartësojmë ata, t’i ngremë atje ku u takon dhe e meritojnë duke mposhtur injorancën, xhelozinë dhe egoizmin negativ intelektual pasi vetëm kështu Ne lartësohemi dhe krenohemi si shqiptarë.
Urime të përzëmerta për Vilhelmen, dhe i urojmë suksese në krijimtarinë e saj, dhe e falenderojmë atë për kontributin e madh që me krijimtarinë e saj ka sjellë, pasuruar dhe hipotekuar në arsenalin kombëtar të letërsisë shqiptare.

Skënder KAPITI
Durrës

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 352 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi