Jusuf Zenunaj - Poezi |
Publikuar më 12 nntor, 2018 në orën 15:02 ( ) |
Kulturë | |
|
|
.
VETERANËT MASHTRUES
Kur shpërtheu lufta në Dardani,
fêmija pesë vjeç
armêt rroku për liri,
ku i zbrazi e ku luftoi
di veç komandanti i tij!?
Të tjerët nga hotelet
nê pushime në bregdet,
me mendje në beteja
kudo moren pjesë.
Pati e çfarë nuk pati
edhe në mërgim,
me armët e padukshme
prej së largu n' armik shtinë.
I PARI
Ndër fjalët e para
thotë se është i pari,
atdheun e përdor
sikur t'ishte dushk mali!?
Edhe kur nuk ndryshon moti,
ndryshon fjalën e tij
Fjala i shprushet vetëm në Bruksel,
nyjes me Vuçiqin kush fije s'i nxjerr!
GOJËN PLOT ATDHE E KENI
(Simbas Hakërrimit të Ali Asllanit )
Që nga e hëna deri të dielen mbrtetëron një errësirë
si në fshat ashtu në qytet, vërshëllën një egërsirë!
Pra, të pangopur mbushni xhepat orë e ças,
derisa barku si daullja t'ju pëlcasë!
Hani, pini, rrëmbeni çka mundeni e dini,
duar e këmbë si mbledhësbari, keni horra!
Sot me kulla e me villa, dje në kasolla!
Në gjunj populli i përkulur nga varfëria,
nëna fshehtas fshin lot, kur bukë i kërkon fëmija.
Si me dro pyesin pleqtë, vallë, kështu qenka liria?!
Nga më i vogli te më i madhi
thërrasin: ".. rroftë djersa e ballit"!
Është kafshatë e rrëmbyesit- matrapazit?!
Me kamata nëpër banka brenda e jashtë,
emra të rrejshëm pesë a gjashtë.
Hani, pini, çka të mundeni rrëmbeni,
gojën plot atdhe e keni!
"TË DY FITUES"
Viktima e pushtuesi
në shekullin e ri,
në Bruksel
fitues "duhet të jenë të dy"!?
Kështu loja nuk luhet as në shah,
Hashim, lum atdheu që të të ka....!
NA ISHTE NJËHERË
Na ishte njëherë një kryeminitër,
që pati dhënë premrtim ditën
se kufirin me Malin e Zi
Radaftit s'do t'i zbresë mbi kry,
as Liqenatin nuk do ta coptojë,
se në Kullë e në Çakorr
varret bëjnë rojë.
HESHTJE
Heshtje në Tiranë,
heshtje në Prishtinë,
nuk bëzajnë varfjakët;
tê pasurit s'duan të djinë
se ç'po bën Thaçi me Dardaninë!!!
Akademitë na janë matufosur,
përgjumja e vjetër nuk ka të sosur...
PSE O POPULL
Dje i vure gjoksin stuhisë,
u përplase nëpër gurë,
të keqes nuk i hape udhë.
Në vetëtima djegë e përcëlluar,
rrugës pa rrugë ke shtegtuar
Në natën korb
e herë-herë me hënë,
plagët lidhe pa bërë gjëmë.
Sot, në ditën me diell,
pse o popull sytë ke mbyll?!
KU SHKON ÇMENDURIA?
Ku shkon çmenduria,
ku shkon!?
Mendja nuk e përthekon,
Ky me çallmë në kokë,
a mendon se çfarë thotë?!
"Gjaku i jo besimtarëve
është pija më e mirë për myslimanët"!!!
Është njeri apo kanibal
ç'gjak i rrjedhë nëpër damarë?!
Është bimë e vet djallit,
besë as fe nuk ka të shqiptarit ...
SI TREG U BË KUVENDI
Në jug faldet deti,
në veri bjeshka e mali,
po heshte, o popull,
lumë e liqe do t'i falin !
Deri kur në mjegull,
dhelpra ta vjel rrushin,
ti hesht nën pjergull?!
Me duar në xhepa
erdhi në Kuvend deputeti,
formulën e tê pasurit
në mesin e kolegëve e gjeti.
Villa e makina jo vetëm për vete,
para nëpër banka
edhe jashtë shteti.
Gjykata e mjekësia
në duar të pushtetarëve,
vuajtja e durimi,
pronë e qytetarëve.
Drogë e vrasje
brenda e jashtë vendi,
populli hesht,
Si treg u bë Kuvendi..
TË GJITHA I HARROVA
Kritikova, kritikova
në gazeta e në facebook,
në radioi e në tv,
por më e mira ndër të gjitha
është detyra ime e re!?
Nën hijezë të qeverisë hyra,
ndërrova si nata me ditën,
u bëra zëvendësministër...
"PARADA E KRENARISË "
Nê rrugë të "demokracisë",
na doli "Parada e krenarisë"!
Me lesbike, homoseksualë
bashkë me të dygjinishëm
e ndërruesgjinish,
me flamuj në duar,
botës i dëshmojë
për lirinë që gëzojmë!
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
419 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|