Për politikanët, për intelektualët, për rininë dhe për të gjithë shqiptarët “Kosova është e para”.
Kosova, Shteti i Ri shqiptar edhe sot e në vazhdimësi ka dhe do të ketë nevojë për kontributin e shqiptarëve të mëdhenj që bëjnë vepra të mëdha. Njerëzit e mëdhenj dhe vepërlartë e lartësojnë kombin, krenarinë dhe imazhin kombëtar. Ata hyjnë në histori sepse bëjnë historinë.
Ata që e kanë Shqipërinë të parën, e kanë edhe Kosovën të parën; dhe ata që e kanë Kosovën të parën e kanë edhe Shqipërinë të parën.
Për Kosovën, për lirinë, për pavarësinë e saj sa shumë kanë sakrifikuar, sa shumë jetë njerëzore kanë dhenë jetën; sa shumë lot, vuajtje dhe dhimbje njerëzore ka pësuar populli heroik i Kosovës për bërjen, për ndërtimin dhe për bashkimin e kombit.
Sa krenar ndjehemi si shqiptar, kur trajneri i madh, Driton Kuka dhe xhudistet e mëdha, sportistet e mëdha shqiptare Majlinda, Distria, Loriana dhe Nora e vendosën Kosovën të parën në Grand Prix në Uzbekistan, shtet ku u mbajt aktiviteti i xhudos i cili nuk e ka njohur akoma Shtetin e Kosovës.
Këto 4 heroina e vendosën Kosovën në krye dhe mbi shtetet e kombet e tjera duke e ngitur në kulm imazhin dhe prestigjin e Kosovën dhe të të gjithë Kombit shqiptar.
Pra, ashtu si dhe herët e tjera më parë, në garat dhe eventet e tjera ndërkombëtare të xhudos edhe këtë radhë heroinat e Kosovës e shkruan historinë e saj me Ar.
Dhe pyesim sot, se kush më shumë se sa sportistet e talentuara të xhudos së Kosovës kanë dhënë e bërë kaq shumë për krenarinë, për lavdinë dhe për imazhin kombëtar dhe për njohjet e ndërkombëtarizimin e Kosovës?
Këto janë më se heroina sepse ato i kanë detyruar madje edhe shtetet të cilat nuk e kanë njohur akoma Shtetin e Kosovës, prej këtyre heroinave edhe ato shtete jane detyruar që t’i njohin dhe t’i respektojnë simbolet e shtetit shqiptar të Kosovës.
Shqiptarët të parën duhet ta kenë Shqipërinë dhe Kosovën, Kombin shqiptar.
Ky mësim, ky vizion, ky patriotizëm real, ky perkushtim dhe kjo përgjegjshmëri kombëtare vjen si frymezim edhe nga shembulli kombetar i ketyre heroinave, të cilat e kanë bërë Kosovën një superfuqi globale, superfuqi të botës më të madhe, të asaj sportive.
Sukseset e sportistëve dhe të sportisteve të shtetit më të Ri, Shtetit të Kosovës kanë bërë jehonë ne mediat e madje edhe te politika e diplomacia ndërkombëtare e shteteve më të fuqishma të botës. E permenda këtë gjë për të treguar se pse ky lloj indiferentizmi djallëzor nga mediat dhe shteti i Shqipërisë për sukseset e sportit kosovar, ku shtetit shqiptar i takon që ta mbështesë sportin kosovar dhe jo ta ketë këtë “nihilizëm”, inat apo xhelozi prej “njerkeje”.
Skënder Sadri KAPITI
Durrës
|