Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
50 vjet krijimtari-Sejdi Zeka
Publikuar më 16 nntor, 2018 në orën 16:03 ( ) Bekim Rexhepi | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Vetëkultura është mësimi që skalit dijen, më tepër se ajo klisheja e vjetër e filozofëve të mëdhenj që artin figurativë dhe shkathëtit artistike i klasifikonin si veprime jo të dijës, por më tepër dhe vetëm si inspirime apo bindje subjektive me akte emocionale dhe fare me pak intelektual.

Gjithnjë kam ecur drejtë bregut të art dhe tani kur kam mbërritur, po ia hedh një shikim të thekshëm rrugëtimit nga kam ardhur deri këtu – sikur na e thotë, por po e themi në këtë rast. Sejdi Zeka ka kultivuar një kulturë të jashtëzakontë dhe në vetëdije për vete gjithnjë ka kërkuar kushtin e domosdoshëm të vetëkulturës. Të promovosh kulturë nuk është e njëjtë si të kesh kulturë për vete, ajo kapërcen kufijtë e vetvetes, madje arrin deri atje ku krijohen opinione e thella, ndërton marrëdhënie të afërta dhe i zgjon komunitetin me mendjen imituese për kulturën.
Shkrimin i këti rasti të veçantë, duket qartë se ma morri një nguti për të cilën nuk isha aq i gatshëm të mendohem, por pavarësisht kësaj ngutje më bëhet i vështirë edhe fakti se po shkruaj për mësuesin krijues. Nuk kam ndonjë synim ekstrem që të bëjë teori për mësuesin krijues, por qëndron fakti se mësuesi im ishte dhe është krijues ende.

Nuk mund të mos ndalemi në qarkun e hershme referues të Platonit, sidomos në atë problemin e tretë thelbësor të estetikës dhe në tërësinë e funksionit edukativë e artistik të njeriut që ka tendencë artin. Platoni shpjegon dhe vë në kundërshti eseistët antik qe artin nuk e vejnë në objektiven e analizave, por merren me filozofinë e natyrës krijuese. Unë po ashtu do të doja pak të merrem me këtë natyrë krijuese sepse këtu më josh edhe kujdesi për vetën që në theks ka vetëkulturën. Pra, vetëkultura është mësimi që skalit dijen, më tepër se ajo klisheja e vjetër e filozofëve të mëdhenj që artin figurativë dhe shkathëtit artistike i klasifikonin si veprime jo të dijës, por më tepër dhe vetëm si inspirime apo bindje subjektive me akte emocionale dhe fare me pak intelektual.
Pranë kujdesit për vetën e gjejmë atë njeriun që do të ushtroj gjithnjë sovranitetin e vetvetes, autonominë dhe pavarësinë krijuese. Këtë instinkt intelektualist e kam vërejtur gjithnjë tek Sejdi Zeka, edhe atëherë kur shoqëria dhe rrethi e kërkonte dobësimin e rregullave, por qe në fakt tani besoj se i ka mbajtur mirë dhe me një fanatizëm që do një respekt edhe kulturor. Kultura dhe Arti për Sejdi zekën, nuk kishin një ndarje brisku, ato ecnin si dy shina paralelë që e dërgojnë diku një tramvaj me vlera.

Sejdi Zekën e gjejmë kund në kulturë dhe art, nga skulptura në pikturë, nga grafika e deri në film, nga organizimet e festivaleve e, deri në ekspozitat ndërkombëtare. Pra, padyshim një krijues i madh i kulturës dhe i artit në veçanti që nxori qyteti i Mitrovicës.
Nëse do të doja të kisha njohur një model të kulturës dhe artit ky do të ishte serish Sejdi Zeka, i cili këto ditë me krenari të veçantë po manifeston 50 vjetorin e krijimtarisë artistike.

14.11.18

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Bekim Rexhepi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 243 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi