Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë 12 marrëveshje
Publikuar më 26 nntor, 2018 në orën 18:12 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në mbledhjen e përbashkët ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë e cila po mbahet në Pejë, u nënshkruan 12 marrëveshje ndërshtetërore raporton "Zeri.info".

Me këtë rast është nënshkruar marrëveshja për heqjen e çmimeve të shërbimeve roaming për rrjetet publike të komunikimeve të lëvizshme ndërmjet ministrive përgjegjëse për fushën e komunikimeve elektronike të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës, është nënshkruar protokolli për kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit doganor në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Morinë – Vërmicë në mes të Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovë dhe Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë së Republikës së Shqipërisë.

Po ashtu gjatë kësaj mbledhjeje është nënshkruar marrëveshja për bashkëpunim në fushën e borxhit publik, të financimeve të huaja dhe marrëdhëniet me institucionet financiare ndërkombëtare, memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Pronësinë Industriale të Republikës së Kosovës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale të Republikës së Shqipërisë.

Mes marrëveshjeve të nënshkruara mes dy shteteve ishte edhe protokolli ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës për njohjen bilaterale dhe për unifikimin e modeleve të certifikatave shëndetësore, veterinare dhe fitosanitare që do të shoqërojnë ngarkesat e kafshëve të gjalla, të produkteve me origjinë shtazore e produkteve bimore gjatë importit, eksportit dhe transitit midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
/Zëri

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 981 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi