Më 26 nëntor 2018 në sallën e Teatrit të Mitrovicës, të mbushur përplotë me publik, dashamirës të AFORIZMAVE dhe të MEDITIMIT, në nderim të FESTËS SË SHENTË TË FLAMURIT u realizua Programi i Shkollës së Mesme Ekonomike "Hasan Prishtina", në Mitrovicë me titull "MEDITIM PËR BASHKIMIN E MITROVICËS” .
Pas pikës së parë të Programit-leximit të aforozmave, të cilat publiku i pëlqeu dhe i duartrokiti si Aforizmat apo Fjalët e urta të zgjedhura nga nxënësit, ashtu edhe ato që nxanësit/et i kishin shkruar vet.
Është me rëndësi të informohet realisht publiku për këtë ngjarje të re kulturore në Mitrovicë-meditimin e parë kolektivë në nivel qyteti, kur më 26 NËNTOR TË KËTIJ VITI meditimit të nxënësve dhe profesorit në skenë të teatrit ua bashkangjitë edhe TËRË SALLA, ME TËRË ENERGJIN E VET, pas asnjë përtesë, pas asnjë hezitim, por me një qetësi dhe të energjisë pozitive BEGATIM. Vërtetë ishte jo vetëm kënaqësi por edhe madhështi q qetë të merrje pjesë në një meditim të tillë me një destinim e qëëllim të lartë që na jepte titulli i meditimi: MEDITIM PËR BASHKIMIN E MITROVICËS.
Masa (publiku), pra, nuk i duartrokiti, sinqerisht, vetëm suksesit të arritur aty nga nxënësit në pikën e parë të Programit, për aforizmat që nxënësi/et i kishin shkruar vet dhe ato (fjalët e urta) të zgjedhura, por i duartrokiti edhe vetë daljes në madhështore, të qetë e me uniforma shkollore të nxënësve/ të shkollës së mesme ekonomike, të udhëhequr nga medituesi i licencuar, mësimdhënësi i psikologjisë dhe i sociologjisë R.A., i cili gjithashtu ishte me dyfish uniformë, ngase uniformës së shkollës ia kishte shtuar edhe Plisin, sepse emri i Grupit Aforizmatik quhet DRITA që lidhet me borealët Thotin dhe bashkëvepruesit e tij; ndërsa plisi lidhet me këto që i përmenëm këtu me DRITËN; BOREALËT DHE THOTIN e antikës atlantidase që ka folur shqip.
Salla, njerëzit në sallë, duartrokitën, gjithashtu, edhe vurjen e emrit të HETEM RAMADANIT në ballë të Grupit meditues të kësaj shkolle. Si dhuratë salla mori edhe informatën, se në të ardhmen vet Hetem Ramadani ka THËNË se do të vij në Mitrovicë për ta vazhduar MISIONIN E TIJ TË SHENJTË. Pra, do të kemi fatin e madh që të meditojmë me një meditues të thellë të përmasave botërore ose me një vëlla tonin të dashur.
|