Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
XHELATI, PREJ MESJETĖS EUROPIANE DERI TE UDBA JUGOSLLAVE
Publikuar më 08 dhjetor, 2018 nė orėn 23:33 ( ) Beqir Elshani | Tė ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Sipas FGjSSh xhelat domethėnė ekzekutues qė u pret kokėn njerėzve tė dėnuar me vdekje ose qė i varė nė litar; pėrndryshe vrasės qė zbaton dėnimet trupore. Ndėrsa sipas kuptimit tė figurshėm xhelat domethėnė torturues, shkapėrdar, dorėlėshuar, bandill i prapė, gjakpirės, therės, por edhe Kazanova. Xhelatit i mungon mbiemri cilėsor: i mirė dhe i keq, prandaj nuk ka xhelat tė mirė as xhelat tė keq. Konkretisht, ėshtė njeri pa ndjena, i pafytyrė, poshtėrues dhe vrasės i njerėzve.

Prej kėtu vjen edhe metafora “sėpata e xhelatit”, qė do tė thotė vrasės pa shpirt e pa zemėr, kurse figurativisht domethėnė njeri gjakatar dhe i pamėshirshėm. Nė grupin e xhelatėve pėrfshiheshin edhe pashallarėt nė perandorinė turke, ndėrsa pas theqafjes sė tyre e vazhduan udbashėt jugosllavė, tė cilėt pa gjyq vrisnin lirinė e mbarė popullit shqiptar, dhe atė 100 vjet me radhė, nė tė gjitha sistemet jugosllave borgjeze dhe socialiste.

Xhelatit i vinte era akrep
Gjuha e xhelatit pėr zbatimin e urdhrave nė fillim ka qenė turqishtja dhe serbishtja tė mbuluar me maskėn e zezė, viktimė e tė cilėve mė sė shumti ishin kryengritėsit shqiptarė, vetėm pse nuk e duronin ēizmen e pushtuesit sllav. Megjithatė, nėse xhelati masakronte njė trim, nuk mund tė masakronte ardhmėrinė e popullit liridashės. Kur inkuizicioni kishtar Gjordano Brunon e dogji nė turrėn e druve, fill pas djegies sė trupit tė tij u pėrhap flaka e madhe, me anėn e sė cilės tregoi se epiqendra e gjithėsisė ėshtė dielli. Kėshtu me vrasjen e filozofit italian, u dogj fantazma e dogmave kishtare. Vlen tė pėrmendet se antitezė e xhelatit ėshtė martiri qė lufton pėr liri, ashtu siē ėshtė drita antitezė e errėsirės. Xhelati sipas urdhrave tė sundimtarit dhe pushtetit obskurantist mbulonte fytyrėn me kėsule deri nė qafė, nė tė cilėn kishte vetėm dy vrima tė hapur te sytė, dhe atė pėr tė mos e njohur populli. Kėsula e zezė ishte edhe krenaria e tij, prandaj pėr shkak tė maskės nė fytyrė, xhelati fliste me bark. Maskarai ishte i zėnė me ekzekutime tė shumta, sa qė nuk kishte kohė tė pastronte duart prej gjakut. Duket qartė qė despotizmi mundohej tė frikėsonte masėn, prandaj atij i vinte era e akrepit helmues. Kur dikush thoshte se nė qytet ka parė njė qen me dy kėmbė, dihej qė fjala ishte pėr xhelatin.

Ndryshe me gijotinėn franceze, e cila ishte njė mekanizėm, qė me anėn e thikės sė rėndė e tė mprehtė pritej koka e revolucionarit, xhelati ishte njė lloj roboti qė trupin e kishte si tė njeriut. Thuhet se ky mekanizėm i tmerrshėm ka filluar tė pėrdoret qysh prej shek. XVI-tė, dhe ka vepruar deri nė fund tė shekullit XX-tė - quhej “Fundi i ēorbės”. Nė atė kohė kishte xhelatė qė krekoseshin me zanatin e tyre tė pėrgjakshėm, tė cilėt me njė tė rėnė me shpatė hiqnin dy koka tė dėnuarish me vdekje. Pikėrisht nė “Place de la Concordia” nė Paris, populli e quante “Sheshi i Grevės”, gjatė Revolucionit Francez ka qenė gijotina, nė tė cilėn priteshin kokat e njerėzve pėrparimtarė. Aty ishte vend i tmerrit, tani nė atė vend ka zėnė rrėnjė obelisku egjiptian.

Rekrutimi i xhelatėve
Nė kohėn e mesjetės ishte vėshtirė tė rekrutohen xhelatėt. Punėn e xhelatit me rrogė nuk mund ta bėnte gjithkush, ashtu siē nuk mund ta bėnte ēdokush punėn e udbashit nė ish-Jugosllavi, sidomos ata qė ishin me arsye tė shėndoshė. Prandaj kėtė detyrė tė poshtėr gjakatare e kryenin kriminelėt qė kishin mohuar kombin dhe atdheun. Pushteti reaksionar xhelatėt i shfrytėzonte pėr qėllime tė egra, tė cilėt specializoheshin pėr shkurtimin e kokave, por edhe tė kėmbėve tė njerėzve. Duket qartė qė me anėn e masakrimit tė gjymtyrėve xhelatėt donin tė frikėsonin masėn.

Nė atė kohė xhelati lirohej nga tė gjitha gjobat e ndyra, siē ishin therja e kuajve, bartja e cofėtinave, prandaj si privilegj kishte tė hiqte koka njerėzish. Dy dekada mė vonė, domethėnė nė fund tė shekullit XX-tė, edhe UDB-a jugosllave me xhelatėt e saj ngordhi, ashtu siē kishte ngordhur gjysmėshekulli mė parė gestapoja gjermane. Xhelat tė vrazhdėt ka pasur edhe nė mitologjinė e vjetėr, dhe njėri ndėr ta ka qenė Prokrusti i pashpirt, pėrndryshe hajdut dhe mashtrues. Ky xhelat antik udhėtarėt qė kalonin afėr Koridalit nė fillim i priste mirė, mirėpo pastaj i vendoste nė shtratin e hekurt, qė konkretisht ishte shtrat i vdekjes. Mjerė ai qė mashtrohej. Nėse udhėtarėt ishin mė tė shkurtėr, Prokrusti me ēengele ua zgjaste trupin, mirėpo nėse ishin mė tė gjatė se shtrati, ua priste kėmbėt. Fatmirėsisht, njė ditė nė shpellėn e tij hyn kreshniku Teze, i cili nė vend se tė shtrihej nė shtratin e hekurt, e shtriu Prokrustin, dhe ia shkurtoi jo kėmbėt, por kokėn. Nė kuptimin e figurshėm, metafora e shtratit tė Prokrustit do tė thotė detyrim i njerėzve sipas bindjes sė pushtetit despotik.

Nė fund shtoj se sipas kulturės sė civilizimit, njerėzit e urrenin xhelatin, prandaj pėr tė mos u pėrballė me tė, detyroheshin tė ndėrronin drejtimin. Kėshtu ndodhte, pėr shkak se njerėzit nuk mund ta shikonin fytyrėthiun, e urrenin, prandaj largoheshin. Largoheshin sepse xhelati ishte murtajė qė shkrumbonte. Nėse rastėsisht dikush shoqėrohej me xhelatin, bėhej i ndyrė dhe i poshtėr, prej nga populli e shikonte me sy tė keq. Flitet se nė shekullin e XV-tė njė prift ishte rrahur nga i biri i xhelatit, prandaj populli nuk pranoi tė predikohej prej tij, sepse jo vetėm qė e kishte prekur, por edhe mė keq, ishte rrahur prej birit tė xhelatit. Me tė drejtė populli i zemėruar thoshte se rrogės sė xhelatit i vije era mut. Me njė rast disa gra qė kanė qenė tė dėnuara me vdekje, mund tė liroheshin prej dėnimit po qe se do martoheshin me xhelatin. Mirėpo gratė mė me ėndje do tė vdisnin se tė martoheshin me xhelatin. Prandaj mjerė ajo familje qė rritė xhelat!

Suedi, 8. 12. 2018

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Beqir Elshani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 257 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Tė ndėrtojmė ura, sa pė mure, mos vuani se i ...
E merkurė, 06 shkurt 2019 - 20:28
MĖRGIMTARĖ E VENDORĖ Ēarje dhe pėrēarje ndėr shqiptarėt! „ Inatxhi, wie arrnaut!“ (idhnak, si shqiptar), mė pat thė njė turk, te puna!, t’jua them tė d...
Kuriozitetet e ndryshme
E merkurė, 09 janar 2019 - 13:39
1. Martesa dhe Njeriu. Nė botėn antike, respektimi i tė drejtave tė njeriut, personaliteteve shtetėrore, dhe kushtetuta e vendin ishin prioritet. Edhe nė ...
Drini i bardhė!
E dielė, 23 dhjetor 2018 - 19:30
Fitorja e Drin Alajt nė zgjedhjet e kėsaj vjeshte, mbajtur me 07.10.2018, kur ai kishte garuar si anėtar dhe bashkėkryetar i Partisė Socialdemokrate (SP) ...
FOTOGRAFIA QĖ VRET
E martė, 11 dhjetor 2018 - 19:48
Njė mik mė tregoi se si dikur nė SHKA “SHOTA” tė Prishtinės kanė vallėzuar bashkė serbė e shqiptarė, besa edhe janė filmuar dhe fotografuar. Siē dihet, ato...
XHELATI, PREJ MESJETĖS EUROPIANE DERI TE UDBA...
E shtunė, 08 dhjetor 2018 - 23:33
Sipas FGjSSh xhelat domethėnė ekzekutues qė u pret kokėn njerėzve tė dėnuar me vdekje ose qė i varė nė litar; pėrndryshe vrasės qė zbaton dėnimet trupore. ...
më shumë nga - Tė ndryshme »
 
 

© 2019 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi