Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
FOTOGRAFIA QË VRET
Publikuar më 11 dhjetor, 2018 në orën 19:48 ( ) Beqir Elshani | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Një mik më tregoi se si dikur në SHKA “SHOTA” të Prishtinës kanë vallëzuar bashkë serbë e shqiptarë, besa edhe janë filmuar dhe fotografuar. Siç dihet, ato vite të pushtetit të egër jugosllav ansambli i Kosovës ka qenë i përzier me këngë e valle të vëllazërim-bashkimit bastard, këndohej dhe vallëzohej shqip, serbisht, turqisht dhe magjupisht, siç thotë populli: krejt me bishta. Po të kishte pasur Kosova vetëm shtatë-tetë banorë bullgarë, me siguri që do të këndohej edhe bullgarisht. Me anën e këtij ansambli demagogjik Serbia mundohej që para botës të tregohej internacionaliste, mirëpo në oborr të huaj, domethënë në Kosovën homogjene shqiptare.

Prandaj një trim shokun e vet e qortoi pse është fotografuar me valltarët serbë, të cilët historikisht njihen si pushtues dhe vrasës tradicionalë të popullit shqiptar. “Ta jap besën se një ditë do të pendohesh, sa edhe do të turpërohesh për fotografinë e kobshme”, kështu e kishte qortuar petriti largpamës. “Mirëpo këta nuk janë policë, valltarë janë”, ia kishte kthyer valltari i dreqit. Kuptohet, vetëm për qortimin që trimi në atë kohë ia ka bërë shokut të vet, mund t’i shkonte koka, sepse t’ia shaje fotografinë heterogjene valltarit të ansamblit, ka qenë me pasoja të mëdha. Mirëpo, përqafimi i tij me serbët nuk zgjati shumë, kur shpërtheu lufta në Kosovë, pikërisht dashamirit valltar të Kosovës, serbët ia vranë vëllain, përndryshe ushtar i UÇK-së së lavdishme. “Ja zotërinj, kush janë serbët, vazhdoni… vazhdoni të vallëzoni me ta!” tha shqiptari vigjilent, që me kohë i ka njohur vrasësit serbë.

Dukuri të ngjashme të vëllazërim-bashkimit kanë përjetuar edhe punëtorët e Fabrikës së rripave dhe shiritave transportues “Ballkani” në Therandë. Ato vite fabrika kishte formuar klubin futbollit dhe klubin muzikor, ndaj një ditë feste në parkun e fabrikës punëtorët shfaqën koncert. Në mesin e valltarëve shqiptarë binte në sy një serb i llastuar me fytyrë meleze, veshur me kostum shqiptar, dhe atë duke improvizuar vallen e shotës me një femër shqiptare, të cilët edhe janë fotografuar. Për të qenë ironia më e madhe, pas festës fotografia e tyre mbeti si panoramë turistike e qytetit që njëkohësisht ishte vënë në shitje. Nuk është fajtor melezi serb pse është veshur me kostum shqiptar; fajtor është organizatori i klubit, kur dihet që Theranda kishte me qindra valltarë të rinj e të reja që luanin vallen e shotës. Nuk thonë kot latinët se çka i ka hije Jupiterit, nuk i ka hije demit, prandaj kostumi shqiptar dhe vallja e shotës nuk i kishte hije serbit. Pikërisht ky serb më vonë Komunës së Therandës i shkaktoi njëmijë të zeza. Siç dihet, valltari i improvizuar ka qenë një melez serb që kujdesej për kishën ortodokse, e cila në atë kohë ishte bërë çerdhe e agjenturës çetnike në dëm të popullit shqiptar, që për fat të mirë u shkatërrua gjatë luftës në Kosovë. Më vonë në vitin 1982 ”valltari” serb në shërbim të qarqeve shoviniste të Beogradit, luan një skenar shumë të rrezikshëm, së bashku me fqinjin e tij, herët në mëngjes, shkuan në vreshtat shqiptare dhe atje i prenë hardhitë e rrushit, fill pastaj i lajmëruan organet policore dhe ekipin televiziv të Beogradit. Ekipi televiziv bëri një film dokumentar me qëllime propagandistike se si shqiptarët po ua dëmtojnë pronat serbëve, kur dihet që serbët ishin aristokratë që punonin nëpër institucione zyrtare, dhe NUK KISHIN FARE VRESHTA në zonën kodrinore, ku toka ishte e ashpër. Duket qartë që vreshti i dëmtuar ishte pronë e shqiptarit, jo e serbit. Megjithatë, edhe pse ishin prerë disa trungje të hardhisë, që tekembramja mund të bulonin vitin tjetër, gazetarët serbë vepruan sikur të ishin prerë koka njerëzish. Ndërkohë që ekipi televizivë filmonte hardhitë e prera, organet policore të SPB-së i rrahën me dhjetëra bujq të pafajshëm therandasë, të cilët gjatë verës ruanin vreshtat. Prandaj organizatori i klubit muzikor nuk duhej lejuar sharlatanin serb të tallet me kostumin kombëtar, kur dihet që komuna e Therandës homogjene shqiptare kishte me dhjetëra klube muzikore që rregullisht shfaqeshin në programin televiziv.

Suedi, 6.12.2018

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Beqir Elshani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 691 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi